{"id":950423,"date":"2024-05-08T20:23:28","date_gmt":"2024-05-08T18:23:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=950423"},"modified":"2024-05-08T20:23:28","modified_gmt":"2024-05-08T18:23:28","slug":"perfundojne-votimet-per-presidentin-dhe-parlamentin-e-ri-maqedonas","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/perfundojne-votimet-per-presidentin-dhe-parlamentin-e-ri-maqedonas\/","title":{"rendered":"P\u00ebrfundojn\u00eb votimet p\u00ebr presidentin dhe Parlamentin e ri maqedonas"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut ka p\u00ebrfunduar procesi i votimit p\u00ebr zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, n\u00eb t\u00eb cilat t\u00eb drejt\u00ebn vote kishin 1.8 milion qytetar\u00eb, shkruan <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/qytetaret-maqedonise-zgjedhje-president-parlament\/32937120.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/a>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Komisionit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve (KSHZ), dalja n\u00eb votimet p\u00ebr president \u00ebsht\u00eb mbi 40 p\u00ebr qind, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se Maqedonia e Veriut t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, m\u00eb 8 maj, ka zgjedhur presidentin e ri t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Dalja n\u00eb zgjedhjet parlamentare, sipas KSHZ-s\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se 45 p\u00ebr qind, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt votuan p\u00ebr 17 parti dhe koalicione t\u00eb cilat garonin p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb Parlamentit t\u00eb ri prej 120 ul\u00ebseve.<\/p>\n<p>Pritet q\u00eb KSHZ-ja t\u2019i shpall\u00eb rezultatet preliminare para mesnat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr president n\u00eb rundin e dyt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve u p\u00ebrball\u00ebn Gordana Silanovska-Davkova nga VMRO DPMNE, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski.<\/p>\n<p>Davkova n\u00eb rundi e par\u00eb, t\u00eb mbajtur m\u00eb 24 prill, kishte fituar me nj\u00eb diferenc\u00eb prej 20 p\u00ebr qind t\u00eb votave kund\u00ebrkandidatin e saj socialdemokrat.<\/p>\n<p>VMRO DPMNE-ja n\u00eb paraqitjen e par\u00eb pas mbylljes s\u00eb vendvotimeve n\u00eb or\u00ebn 19:00 tha se \u201ct\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn ka d\u00ebshtuar skenari i Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim [BDI] p\u00ebr d\u00ebshtimin e zgjedhjeve presidenciale\u201d.<\/p>\n<p>Tim\u00e7o Musunski nga VMRO-ja tha \u201cfituese e zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb VMRO DPMNE-ja nd\u00ebrsa BDI-ja do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb opozit\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i shtabit zgjedhor t\u00eb Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim, Arb\u00ebr Ademi, tha se procesi zgjedhor ka qen\u00eb demokratik dhe se fitues i zgjedhjes \u00ebsht\u00eb Fronti Evropian q\u00eb udh\u00ebhiqej nga BDI-ja.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Lidhjes Social Demokrate, q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet, Bogdanka Kuzeska tha se zgjedhdjet \u201cishin t\u00eb suksesshme, paq\u00ebsore dhe dinjitoze, si\u00e7 i ka hije nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb NATO-s dhe nj\u00eb vendi q\u00eb ka filluar negociatat me Bashkimin Evropian\u201d.<\/p>\n<p>Procesi zgjedhor u zhvillua n\u00eb 3.480 vendvotime, nd\u00ebrsa mbar\u00ebvajtja e tyre u monitorua nga 1.300 v\u00ebzhgues vendor\u00eb dhe 860 t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>\u201cMisioni i ODIHR-s\u00eb do t\u00eb shpall\u00eb rezultatet fillestare t\u00eb v\u00ebzhgimit dit\u00ebn e enjte. Ne do t&#8217;i shqyrtojm\u00eb rezultatet e tjera kur ato vijn\u00eb nga i gjith\u00eb vendi dhe m\u00eb pas do t\u00eb nxjerrim p\u00ebrfundimet tona bazuar n\u00eb v\u00ebzhgimet e dh\u00ebna nga v\u00ebzhguesit tan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb&#8221;, ka deklaruar m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb 8 majit shefja e misionit t\u00eb ODIHR-s\u00eb, Jilian Stirk.<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin zgjedhjet e para t\u00eb dyfishta q\u00eb u mbajt\u00ebn n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut q\u00eb nga vendosja e demokracis\u00eb n\u00eb vitet \u201890.<\/p>\n<p>N\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr Parlamentin e ri mor\u00ebn pjes\u00eb 17 parti dhe koalicione. Beteja kryesore u zhvillua mes VMRO DPMNE-s\u00eb dhe LSDM-s\u00eb n\u00eb kampin maqedonas, nd\u00ebrsa n\u00eb at\u00eb shqiptar mes Frontit Evropian, t\u00eb kryesuar nga Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim, dhe koalicionit opozitar VLEN.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00ebt e Frontit Evropian garuan edhe pes\u00eb parti politike t\u00eb bashk\u00ebsive etnike turke, rome dhe boshnjake.<\/p>\n<p>Zgjedhjet parlamentare u mbajt\u00ebn me lista t\u00eb mbyllura, sipas sistemit proporcional n\u00eb gjasht\u00eb nj\u00ebsi zgjedhore dhe, n\u00eb \u00e7donj\u00ebr\u00ebn prej tyre, zgjidhen nga 20 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Parlamenti i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut i ka 120 ul\u00ebse.<\/p>\n<p>Beteja kryesore p\u00ebr partit\u00eb shqiptare pritet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb zgjedhore nj\u00eb, dy dhe gjasht\u00eb, ku edhe jeton popullata shqiptare.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb sondazhet, dhe n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb rundin e par\u00eb t\u00eb zgjedhjeve presidenciale q\u00eb u mbajt m\u00eb 24 prill, VMRO DPMNE-ja \u00ebsht\u00eb favorite p\u00ebr nj\u00eb fitore t\u00eb thell\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n<p><strong>Gara p\u00ebr president mes Davkov\u00ebs dhe Pendarovskit<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr president ishin kandidat\u00eb, fituesja e rundit t\u00eb par\u00eb, Gordana Silanovska-Davkova e VMRO-DPMNE-s\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, q\u00eb mb\u00ebshtetet nga Lidhja Social Demokrate n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>N\u00eb rundin e par\u00eb, Davkova i fitoi 363.000 vota, apo 40 p\u00ebr qind &#8211; nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtari i saj Pendarovski rreth 180.000 vota, apo 19 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Q\u00eb zgjedhjet presidenciale t\u00eb ishin t\u00eb suksesshme, p\u00ebrve\u00e7 se nj\u00ebri nga dy kandidat\u00ebt duhet t\u2019i fitoj\u00eb shumic\u00ebn e votave t\u00eb qytetar\u00ebve, sipas legjislacionit, duhet q\u00eb dalja t\u00eb jet\u00eb s\u00eb paku 40 p\u00ebr qind. N\u00eb zgjedhjet e 8 majit ky prag u arrit.<\/p>\n<p>Tani, Parlamenti duhet t\u00eb mbaj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr inaugurimin e presidentit t\u00eb ri t\u00eb Republik\u00ebs deri t\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 12 maj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, seanca ceremoniale p\u00ebr inaugurimin e presidentit t\u00eb ri do t\u00eb mbahej nga deputet\u00ebt n\u00eb largim.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, sipas kryetarit t\u00eb Komisionit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve (KSHZ), k\u00ebto afate deri m\u00eb 12 maj mund t\u00eb respektohen vet\u00ebm pasi KSHZ-ja t\u2019i ket\u00eb shpallur rezultatet p\u00ebrfundimtare t\u00eb zgjedhjeve presidenciale, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00ebse nuk ka ankesa p\u00ebr procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201cKandidati p\u00ebr president q\u00eb fiton zgjedhjet, duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb solemne para Kuvendit dhe, sipas Kushtetut\u00ebs, mund t\u00eb b\u00ebhet edhe para p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb vjet\u00ebr parlamentare. P\u00ebrb\u00ebrja e vjet\u00ebr parlamentare e ka nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb till\u00eb, duke qen\u00eb se kemi edhe zgjedhje parlamentare. Pastaj, presidenti i ri do ta caktoj\u00eb mandatin p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb Qeveri t\u00eb re&#8221;, thot\u00eb Novakovski.<\/p>\n<p>Rezultatet p\u00ebrfundimtare t\u00eb KSHZ-s\u00eb zakonisht vijn\u00eb m\u00eb shpejt n\u00ebse nuk ka ankesa nga kandidat\u00ebt dhe partit\u00eb politike. N\u00ebse ka kund\u00ebrshtime, rezultatet p\u00ebrfundimtare publikohen pasi t\u00eb jen\u00eb shterur t\u00eb gjith\u00eb mekanizmat ligjor\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Parlamenti i ri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut duhet t\u00eb konstituohet brenda 21 dit\u00ebve nga shpallja e rezultatit p\u00ebrfundimtar t\u00eb zgjedhjeve nga Komisioni Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e t\u00eb 8 majit jan\u00eb t\u00eb 11-at q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit dhe zgjedhjet e shtata presidenciale n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Procesi zgjedhor zhvillohet n\u00eb 3.480 vendvotime, nd\u00ebrsa mbar\u00ebvajtja e tyre monitorohen nga 1.300 v\u00ebzhgues vendor\u00eb dhe 860 t\u00eb huaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut ka p\u00ebrfunduar procesi i votimit p\u00ebr zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, n\u00eb t\u00eb cilat t\u00eb drejt\u00ebn vote kishin 1.8 milion qytetar\u00eb, shkruan Radio Evropa e Lir\u00eb.\u00a0 Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Komisionit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve (KSHZ), dalja n\u00eb votimet p\u00ebr president \u00ebsht\u00eb mbi 40 p\u00ebr qind, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se Maqedonia e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":950299,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-950423","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/950423","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=950423"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/950423\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/950299"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=950423"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=950423"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=950423"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}