{"id":951115,"date":"2024-05-10T15:52:03","date_gmt":"2024-05-10T13:52:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=951115"},"modified":"2024-05-10T15:52:03","modified_gmt":"2024-05-10T13:52:03","slug":"vmro-dhe-vlen-bisedojne-per-formimin-e-qeverise-se-re-te-maqedonise-se-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/vmro-dhe-vlen-bisedojne-per-formimin-e-qeverise-se-re-te-maqedonise-se-veriut\/","title":{"rendered":"VMRO dhe VLEN bisedojn\u00eb p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut"},"content":{"rendered":"<p><strong>Qeveria e re e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozit\u00ebs shqiptare VLEN, por pjes\u00eb e saj mund t\u00eb jen\u00eb edhe parti t\u00eb tjera opozitare q\u00eb kan\u00eb fituar mandate n\u00eb zgjedhjet parlamentare, m\u00eb 8 maj. K\u00ebshtu kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur drejtuesit e VMRO DPMNE-s\u00eb, q\u00eb fituan zgjedhjet e dyfishta, parlamentare dhe ato presidenciale, me nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe kundrejt Lidhjes Social Demokrate (LSDM), shkruan <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/vmro-vlen-formimi-qeveria-re-\/32941199.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/a><\/strong><\/p>\n<p>Kryetari i VMRO DPMNE-s\u00eb, Hristijan Mickoski, ka th\u00ebn\u00eb se pret q\u00eb deri m\u00eb 28 maj t\u00eb b\u00ebhet konstituimi i p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb re parlamentare dhe m\u00eb pas ta marr\u00eb mandatin p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re, por ai thot\u00eb se bisedimet do t\u2019i nis\u00eb edhe para k\u00ebtyre afateve.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb shpejt do t\u2019i fillojm\u00eb negociatat me partit\u00eb opozitare p\u00ebr t\u00eb formuar koalicionin dhe Qeverin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Maqedonin\u00eb ton\u00eb. Procesi do t\u00eb jet\u00eb transparent. Kam biseduar me drejtuesit e koalicionit VLEN \u2013 Bilall Kasamin, kryetarin e Tetov\u00ebs, dhe Arben Taravarin e Gostivarit. Presim q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb t\u2019i nisim bisedimet p\u00ebr programin e Qeveris\u00eb s\u00eb re. Do t\u00eb bisedojm\u00eb edhe me partit\u00eb tjera opozitare\u2026 Koha \u00ebsht\u00eb q\u00eb BDI-ja, s\u00eb bashku me LSDM-n\u00eb, t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. Populli ia dha leksionin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm Qeveris\u00eb [s\u00eb deritashme] dhe e shp\u00ebtoi vendin e tij\u201d, ka deklaruar Mickoski.<\/p>\n<p>Drejtuesit e koalicionit VLEN q\u00eb mbr\u00ebmjen e 8 majit, kur dol\u00ebn rezultatet e para jozyrtare, than\u00eb se do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb s\u00eb re, s\u00eb bashku me VMRO DPMNE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej drejtuesve t\u00eb tyre, Bilall Kasami q\u00eb drejton l\u00ebvizja BESA, paralajm\u00ebron formimin e grupeve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr hartimin e programit t\u00eb ri qeveritar.<\/p>\n<p>\u201cKy koalicion do t\u00eb jet\u00eb garantues i integrimit t\u00eb vendit n\u00eb Bashkimin Evropian dhe garantues i t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve, sepse zgjedhjet treguan se ne kemi marr\u00eb mandatin e shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb jemi p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tyre dhe t\u00eb sjellim vendime q\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tyre dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vendit, si dhe integrimit n\u00eb BE. Bazuar n\u00eb rrethanat dhe rezultatin zgjedhor, ne besojm\u00eb se shum\u00eb shpejt mund t\u00eb marrim mandatin dhe t\u00eb formojm\u00eb qeverin\u00eb e re\u201d, ka deklaruar Kasami.<\/p>\n<p>VMRO DPMNE-ja, sipas t\u00eb dh\u00ebnave preliminare t\u00eb KSHZ-s\u00eb, n\u00eb zgjedhjet e 8 majit ka fituar 58 mandate \u2013 dy m\u00eb pak se gjysma e p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Parlamentit prej 120 ul\u00ebseve.<\/p>\n<p>Koalicioni opozitar shqiptar, VLEN, ka fituar 13 mandate, partia E Majta- 6, aq sa edhe l\u00ebvizja ZNAM.<\/p>\n<p>K\u00ebto parti, n\u00ebse arrijn\u00eb t\u00eb merren vesh p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb e re, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ken\u00eb 83 deputet\u00eb apo mbi dy t\u00eb tretat e deputet\u00ebve n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Lidhja Social-Demokrate q\u00eb udh\u00ebhoqi vendin n\u00eb shtat\u00eb vjet\u00ebt e fundit s\u00eb bashku me Bashkimin Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI) ka pranuar disfat\u00ebn pasi n\u00eb zgjedhje arriti t\u00eb merrte 18 mandate, por BDI-ja q\u00eb drejtohet nga Ali Ahmeti me 19 mandatet e fituara pretendon se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese legjitime e shqiptareve.<\/p>\n<p>Kryeministri teknik n\u00eb largim, Talat Xhaferi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga BDI-ja nuk i ka komentuar q\u00ebndrimet e VMRO DPMNE-s\u00eb dhe t\u00eb koalicionit VLEN.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja e mandatit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme i takon procedurave, kalkulimit dhe bisedimeve nd\u00ebrpartiake apo subjekteve q\u00eb kan\u00eb fituar mandate n\u00eb Kuvend\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Xhaferi duke mos iu shmangur pyetjes lidhur me q\u00ebndrimin e VMRO DPMNE-s\u00eb se \u201cBDI-ja do t\u00eb kalon n\u00eb opozit\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kryetari i BDI-s\u00eb, Ali Ahmeti mbr\u00ebmjen e 8 majit i pyetur se \u00e7far\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb partia e tij n\u00ebse mbetet n\u00eb opozit\u00eb, tha se \u201c shteti m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr stabilitet, paqe&#8230;\u201d, q\u00eb n\u00eb opinion u interpretua si k\u00ebrc\u00ebnim nga ana e tij, n\u00ebse VMRO-ja vendos q\u00eb t\u00eb mos e ftoj\u00eb n\u00eb bisedime p\u00ebr qeverin\u00eb e re, si fituese e zgjedhjeve te shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Kreu i VMRO DPMNE-s\u00eb, Hristijan Mickoski, tha se nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb edhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr destabilizim.<\/p>\n<p>\u201cPresim gjith\u00e7ka. Kemi informacione p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb flitet dhe planifikohet atje. Neve nuk na mbetet asgj\u00eb tjet\u00ebr, por si qeveri e ardhshme n\u00eb rast se ka protesta t\u00eb dhunshme t\u00eb sigurojm\u00eb institucionet dhe sistemi t\u00eb funksionoj\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Mickoski p\u00ebr televizionin maqedonas Kanal 5.<\/p>\n<p>Drejtuesit e VMRO-s\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi kan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur se nga viti 2017 m\u00eb nuk ekziston parimi \u201cfituesi me fituesin\u201d, nj\u00eb rregull e pashkruar, q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me formimin e qeverive nga partit\u00eb fituese shqiptare dhe maqedonase, pavar\u00ebsisht orientimeve t\u00eb programeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e vitit 2016, VMRO DPMNE-ja kishte fituar zgjedhjet, por pas p\u00ebrplasjeve t\u00eb shumta, me disa muaj vones\u00eb, n\u00eb vitin 2017 Qeveria u formua nga LSDM-ja si humb\u00ebse e zgjedhjeve te maqedonasit, fal\u00eb mb\u00ebshtetjes q\u00eb mori nga partit\u00eb shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e re e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozit\u00ebs shqiptare VLEN, por pjes\u00eb e saj mund t\u00eb jen\u00eb edhe parti t\u00eb tjera opozitare q\u00eb kan\u00eb fituar mandate n\u00eb zgjedhjet parlamentare, m\u00eb 8 maj. K\u00ebshtu kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur drejtuesit e VMRO DPMNE-s\u00eb, q\u00eb fituan zgjedhjet e dyfishta, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":665558,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-951115","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/951115","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=951115"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/951115\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/665558"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=951115"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=951115"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=951115"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}