{"id":951917,"date":"2024-05-13T13:03:28","date_gmt":"2024-05-13T11:03:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=951917"},"modified":"2024-05-13T13:03:28","modified_gmt":"2024-05-13T11:03:28","slug":"mitsotakis-athina-nuk-toleron-lapsuse-te-tjera-nga-shkupi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/mitsotakis-athina-nuk-toleron-lapsuse-te-tjera-nga-shkupi\/","title":{"rendered":"Mitsotakis: Athina nuk toleron \u201clapsuse\u201d t\u00eb tjera nga Shkupi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri i Greqis\u00eb, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar se Athina nuk do t\u00eb toleroj\u00eb \u201clapsuse\u201d t\u00eb tjera t\u00eb krer\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, n\u00eb raport me detyrimet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr zbatimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs, shkruan <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/reagimi-greqia-perdorimi-emri-vjeter-maqedonia-\/32944175.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a>.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Reagimi i kreut t\u00eb Qeveris\u00eb greke pason ceremonin\u00eb e inaugurimit t\u00eb presidentes s\u00eb re t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, t\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 12 maj, e cila gjat\u00eb betimit nuk e p\u00ebrmendi emrin Maqedoni e Veriut, por vet\u00ebm Maqedoni.<\/p>\n<p>\u201cBetohem se do t\u00eb mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb\u201d, ka deklaruar Davkova duke lexuar betimin si presidente para deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Mitsotakis ka th\u00ebn\u00eb se \u201cGreqia refuzon manipulime si ato, me t\u00eb cilat zonja Silanovska hapi mandatin e saj\u201d dhe i b\u00ebri thirrje q\u00eb t\u2019i respektoj\u00eb detyrimet ligjore dhe t\u2019u p\u00ebrmbahet obligimeve q\u00eb dalin nga roli i saj si presidente.<\/p>\n<p>\u201cNe deklarojm\u00eb se kategorikisht nuk do t\u00eb pranojm\u00eb \u2018lapsuse\u2019 t\u00eb ngjashme. Dhe, p\u00ebrs\u00ebrisim se \u00e7do p\u00ebrparim n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe, si dhe \u00e7do hap i Shkupit drejt Evrop\u00ebs, varet nga respektimi i sinqert\u00eb i marr\u00ebveshjeve, nga p\u00ebrdorimi i drejt\u00eb i emrit kushtetues t\u00eb shtetit fqinj. Dhe, sigurisht, nga shmangia e sfidave\u201d, transmetojn\u00eb mediat greke nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb kryeministri grek, Mitsotakis.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018 Shkupi dhe Athina kan\u00eb n\u00ebnshkruar at\u00eb q\u00eb njihet si Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs, p\u00ebr ndryshimin e emrit nga Maqedoni n\u00eb Maqedonia e Veriut.<\/p>\n<p>Kjo marr\u00ebveshje i ka dh\u00ebn\u00eb fund kontestit shum\u00ebvje\u00e7ar duke ua hapur rrug\u00ebn p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vendit p\u00ebr integrim n\u00eb BE dhe NATO.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja nga pala maqedonase ishte n\u00ebnshkruar nga ish-kryeministri Zoran Zaev dhe Qeveria q\u00eb drejtohej nga ai. Qeveria q\u00eb pasoi, e drejtuar nga ish-kryeministri Dimitar Kova\u00e7evski (po ashtu nga Lidhja Social Demokrate sikurse Zaev), ka respektuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi detyrimet e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, duke p\u00ebrdorur emrin Maqedonia e Veriut.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja me Greqin\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga VMRO DPMNE-ja, e cila n\u00eb zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit fitoi bindsh\u00ebm zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, nd\u00ebrsa drejtuesit e saj n\u00eb disa raste kan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur se n\u00eb komunikimin e brendsh\u00ebm dhe at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb p\u00ebrdorin emrin e vjet\u00ebr t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, q\u00eb drejtohet nga ministri n\u00eb largim, Bujar Osmani, ka b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb respektohen marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kjo ministri ftoi p\u00ebr vigjilenc\u00eb nga ana e aktor\u00ebve politik\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht, si\u00e7 thekson, nga t\u00eb zgjedhurit e rinj t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb shtat\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit, t\u00eb dyja vendet fqinje kan\u00eb zhvilluar nj\u00eb nivel jasht\u00ebzakonisht t\u00eb lart\u00eb t\u00eb dialogut politik, i cili ka rezultuar me nj\u00eb rritje t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit ekonomik dhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve pozitive mes njer\u00ebzve. K\u00ebto p\u00ebrfitime rezultuan me an\u00ebtar\u00ebsimin e vendit n\u00eb NATO, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe me p\u00ebrmir\u00ebsimin e partneritetit strategjik n\u00eb nj\u00eb dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;B\u00ebjm\u00eb thirrje p\u00ebr vigjilenc\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt politik\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb zgjedhurit e shtetit. Ruajtja e kursit euroatlantik t\u00eb vendit, paraqet interes themelor strategjik dhe \u00ebsht\u00eb garantues i siguris\u00eb dhe stabilitetit afatgjat\u00eb t\u00eb vendit\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs, Maqedonia e Veriut detyrohet q\u00eb emrin e ri t\u00eb shtetit ta zbatoj\u00eb, si n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb brendsh\u00ebm, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Athina zyrtare s\u00eb fundi kishte refuzuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Shkupit p\u00ebr shtyrjen e afatit p\u00ebr nd\u00ebrrimin e dokumenteve personale edhe pas 12 shkurtit 2024, p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrrimin e tyre brenda koh\u00ebs s\u00eb parapar\u00eb.<\/p>\n<p>Pala greke n\u00eb disa raste ia ka rikujtuar Shkupit se moszbatimi i t\u00eb gjitha obligimeve q\u00eb dalin nga kjo marr\u00ebveshje, mund t\u00eb ket\u00eb pasoja n\u00eb procesin e integrimit t\u00eb saj n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Lidhur me zhvillimet q\u00eb nxiti betimi i presidentes s\u00eb re, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian (BE) duke shprehur keqardhje q\u00eb Gordana Silanovska-Davkova, nuk e p\u00ebrdori emrin kushtetues t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u201cBE-ja rithekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e respektimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjeve ekzistuese dhe ligj\u00ebrisht t\u00eb detyrueshme, p\u00ebrfshir\u00eb Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs me Greqin\u00eb\u201d, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e BE-s\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb dhe politik\u00ebs s\u00eb jashtme, Nabila Massrali, n\u00eb nj\u00eb komunikat\u00eb t\u00eb diel\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Greqis\u00eb, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar se Athina nuk do t\u00eb toleroj\u00eb \u201clapsuse\u201d t\u00eb tjera t\u00eb krer\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, n\u00eb raport me detyrimet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr zbatimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs, shkruan Radio Evropa e Lir\u00eb.\u00a0 Reagimi i kreut t\u00eb Qeveris\u00eb greke pason ceremonin\u00eb e inaugurimit t\u00eb presidentes s\u00eb re t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":342219,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-951917","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/951917","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=951917"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/951917\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/342219"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=951917"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=951917"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=951917"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}