{"id":955121,"date":"2024-05-21T15:51:14","date_gmt":"2024-05-21T13:51:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=955121"},"modified":"2024-05-21T16:11:34","modified_gmt":"2024-05-21T14:11:34","slug":"cka-importon-kosova-nga-shba-te-mbi-500-milione-euro-importe-per-nje-dekade","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/cka-importon-kosova-nga-shba-te-mbi-500-milione-euro-importe-per-nje-dekade\/","title":{"rendered":"\u00c7ka importon Kosova nga SHBA-t\u00eb? Mbi 500 milion\u00eb Euro importe p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Vet\u00ebm gjat\u00eb 10 viteve t\u00eb fundit Kosova nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs (SHBA) importoi produkte ushqimore dhe jo ushqimore n\u00eb vler\u00eb prej hi\u00e7 m\u00eb pak\u00eb se 550 milion\u00eb euro. Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna zyrtare t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs (BQK) shihet se gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kohore vlera m\u00eb e madhe e importit prej 94 milion\u00eb euro ka qen\u00eb n\u00eb vitin 2021, deri sa vlera m\u00eb e vog\u00ebl e importit gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kohore ka qen\u00eb n\u00eb vitin 2018, ku nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs Kosova importoi produkte ushqimore dhe jo ushqimore n\u00eb vler\u00eb prej 34.7 milion\u00eb euro.<\/strong><\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb referuar t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb BQK-s\u00eb shihet se importet nga Amerika n\u00eb vitin 2021 ishin 94 milion\u00eb euro, n\u00eb vitin 2020 ishin 59,1 milion\u00eb euro. N\u00eb vitin 2019 ishin 46,2 milion\u00eb euro, n\u00eb vitin 2018 ishin 35,7 milion\u00eb euro, n\u00eb vitin 2017 ishin 35,8 milion\u00eb euro, n\u00eb vitin 2016 ishin 55,6 milion\u00eb euro, n\u00eb vitin 2015 ishin 37,5 milion\u00eb euro, n\u00eb vitin 2014 ishin 62,7 milion\u00eb euro, deri sa n\u00eb vitin 2013 ishin 52,5 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Po ashtu bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs shihet se Kosova nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs m\u00eb s\u00eb shumti ka importuar koks, e cila konsiderohet si naft\u00eb e pa p\u00ebrpunuar, mish t\u00eb pul\u00ebs, por edhe mij\u00ebra produkte tjera ushqimore e jo ushqimore n\u00eb sasi m\u00eb t\u00eb vogla.<\/p>\n<h2>Zeka: Duhet t\u00eb punohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb rritjen e importeve<\/h2>\n<p>Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ka treguar se pavar\u00ebsisht distanc\u00ebs gjeografike, ka bashk\u00ebpunim ekonomik t\u00eb madh n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb tutje ka treguar se po punohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb rritjen e importeve nga SHBA n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuhet punuar m\u00eb tej n\u00eb rritjen e v\u00ebllimit t\u00eb importeve nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, meq\u00eb Kosova dhe kompanit\u00eb kosovare duhet t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e partneritetit strategjik edhe kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimit ekonomik dhe shk\u00ebmbimet tregtare n\u00eb ve\u00e7anti. Shembulli i kompanive t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb angazhuara n\u00eb tregti me SHBA-t\u00eb d\u00ebshmon se distanca gjeografike nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barrier\u00eb vendimtare. Ka nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bashk\u00ebpunimit ekonomik, ve\u00e7mas n\u00eb industrin\u00eb e mbrojtjes dhe t\u00eb siguris\u00eb\u201d, u shpreh Zeka.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr r\u00ebnien e importit nga Amerika p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike e kan\u00eb vler\u00ebsuar si shqet\u00ebsim p\u00ebr ekonomin\u00eb kosovare.<\/p>\n<h2>Krasniqi: Prishja e marr\u00ebdh\u00ebnieve SHBA-Kosov\u00eb ka ndikuar n\u00eb import dhe eksporte<\/h2>\n<p>Ish-ministri i Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb Vesel Krasniqi thot\u00eb se Qeveria me urgjenc\u00eb duhet t\u2019i harmonizoj politikat ekonomike me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka radhitur shkaktar\u00ebt q\u00eb sipas tij, kan\u00eb ndikuar n\u00eb r\u00ebnien e importit dhe eksporteve me ket\u00eb shtet mik.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj se shkaktar i r\u00ebnies s\u00eb eksporteve dhe importeve n\u00eb raport me SHBA-n\u00eb jan\u00eb disa faktor: Pandemia, po ashtu \u2060ka r\u00ebnie t\u00eb investimeve qoft\u00eb vendore qoft\u00eb nga jasht\u00eb, \u2060prishja e marr\u00ebdh\u00ebnieve, apo mos bashk\u00ebpunimi i Qeveris\u00eb Kurti me SHBA-t\u00eb, \u2060politikat fiskale jo t\u00eb favorshme p\u00ebr prodhuesit vendor, \u2060lufta n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs dhe n\u00eb Ukrahin\u00eb, \u2060sanksionet Evropiane ndaj Kosov\u00ebs etj. Urgjentisht Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb reflektoj ndaj Qeveris s\u00eb SHBA-ve , pra t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb raportet, t\u2019i zbatoj marr\u00ebveshjet e Qeverive te m\u00ebparshme si ato me MCC-n\u00eb , t\u2019i harmonizoj politikat ekonomike me SHBA\u201d, deklaron Krasniqi.<\/p>\n<h2>Shatri: T\u00eb shihet me shqet\u00ebsim ulja e importeve dhe eksporteve<\/h2>\n<p>P\u00ebr uljen e importeve, por edhe eksporteve, si dhe investimeve amerikan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ish-ministri i Financave, Haki Shatri fajin e ka hedhur tek Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se deklaratat e pamatura t\u00eb Qeveris\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb klim\u00ebn e t\u00eb b\u00ebrit biznes n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje Shatri e ka cil\u00ebsuar t\u00eb \u00e7uditshme dhe shqet\u00ebsuese uljen e importeve nga Amerika n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nga nj\u00eb vend t\u00eb ket\u00eb zbritje t\u00eb investimeve dhe duhet t\u00eb zbulohet pse. A \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje ftohja e marr\u00ebdh\u00ebnieve politike, raportet e Qeveris\u00eb Kurti me Qeverin\u00eb Amerikane dhe aleat\u00ebt, deklaratat e pamatura t\u00eb qeveritar\u00ebve tan\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb klim\u00ebn e t\u00eb b\u00ebrit biznes. Eksportin e importin e kemi pas t\u00eb rritur e me zbrit nga nj\u00eb vend si Amerika \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e \u00e7uditshme. Po ashtu, duhet me pa me shqet\u00ebsim uljen e remitenca dhe t\u00eb tjerave nga nj\u00eb mik si\u00e7 jan\u00eb SHBA, kjo \u00ebsht\u00eb si klim\u00eb q\u00eb e kan\u00eb krijuar autoritetet tona\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb opinion krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr ka eksperti i ekonomis\u00eb Mustaf\u00eb Kadriaj.<\/p>\n<p>\u201cKosova nuk ka treg p\u00ebr bizneset nga SHBA p\u00ebr faktin q\u00eb numri i konsumatorit \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl duke ditur fuqin\u00eb ekonomike t\u00eb bizneseve nga SHBA\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p><em><strong>Importet nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs:<\/strong> <\/em><br \/>\n2022: 72.0 milion\u00eb euro<br \/>\n2021: 94.0 milion\u00eb euro<br \/>\n2020: 59.1 milion\u00eb euro<br \/>\n2019: 46.2 milion\u00eb euro<br \/>\n2018: 35.7 milion\u00eb euro<br \/>\n2017: 35.8 milion\u00eb euro<br \/>\n2016: 55.6 milion\u00eb euro<br \/>\n2015: 37.5 milion\u00eb euro<br \/>\n2014: 62.7 milion\u00eb euro<br \/>\n2013: 52.2 milion\u00eb euro<br \/>\n<strong>Total: 550.7 milion\u00eb euro<\/strong><\/p>\n<p><strong>*<em>Ky artikull u realizua nga mediumi \u201c<a href=\"https:\/\/frontonline.net\/cka-importon-kosova-nga-shba-te-mbi-500-milione-e-importe-per-nje-dekade-kerkohet-rritja-e-vellimit-tregtar\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Front Online<\/a>\u201d, p\u00ebr dhe n\u00eb kuad\u00ebr projektit t\u00eb gazet\u00ebs online Reporteri.net: \u201c<a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/projekti\">Luftimi i dezinformimit dhe propagand\u00ebs p\u00ebrmes Edukimit Medial p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb<\/a>\u201d, i financuar p\u00ebrmes grantit t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb. Mendimet, p\u00ebrfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb Autorit(\u00ebve) dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb 10 viteve t\u00eb fundit Kosova nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs (SHBA) importoi produkte ushqimore dhe jo ushqimore n\u00eb vler\u00eb prej hi\u00e7 m\u00eb pak\u00eb se 550 milion\u00eb euro. Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna zyrtare t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs (BQK) shihet se gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kohore vlera m\u00eb e madhe e importit prej 94 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":856756,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[379,2021,2020,624],"class_list":["post-955121","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-kosove","tag-luftimi-i-dezinformimit-dhe-propagandes-permes-edukimit-medial-per-komunitetet-joshumice-ne-kosove","tag-projekti-1","tag-shba"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/955121","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=955121"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/955121\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/856756"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=955121"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=955121"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=955121"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}