{"id":955983,"date":"2024-05-23T16:59:50","date_gmt":"2024-05-23T14:59:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=955983"},"modified":"2024-05-24T13:27:20","modified_gmt":"2024-05-24T11:27:20","slug":"kur-pothuajse-asnje-15-vjecar-nuk-e-dallon-faktin-nga-opinioni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kur-pothuajse-asnje-15-vjecar-nuk-e-dallon-faktin-nga-opinioni\/","title":{"rendered":"Kur pothuajse asnj\u00eb 15-vje\u00e7ar nuk e dallon faktin nga opinioni"},"content":{"rendered":"<p><strong>P\u00ebrpos q\u00eb jan\u00eb gati t\u00eb fundit n\u00eb lexim, shkenc\u00eb e matematik\u00eb, 15-vje\u00e7ar\u00ebt nga Kosova nuk kan\u00eb treguar rezultate t\u00eb mira n\u00eb tri testimet e PISA-s, as sa u p\u00ebrket aft\u00ebsive t\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019i lexuar e kuptuar tekstet e gjata dhe konceptet abstrakte. Konkretisht, sipas rezultateve, pothuajse asnj\u00ebri prej nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb testuar n\u00eb Kosov\u00eb s\u2019ka qen\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb ta dalloj\u00eb faktin nga opinioni. Nj\u00eb gjetje e till\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb alarm p\u00ebr t\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb reagim shtet\u00ebror e shoq\u00ebror. Edhe p\u00ebrmes vendosjes si prioritet t\u00eb edukimit medial n\u00eb \u00e7erdhe, shkolla e ndoshta edhe n\u00eb universitete.<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li>&#8211; Rezultatet e Testit PISA jan\u00eb t\u00eb mira dhe meritojn\u00eb q\u00eb t\u00eb lexohen nga t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb shqet\u00ebsohen p\u00ebr arsimin.<\/li>\n<li>&#8211; N\u00eb rezultatet e Testit PISA konstatohet se pothuajse asnj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs nga Kosova nuk i ka nivelet 5 dhe 6, q\u00eb jan\u00eb nivelet ku nx\u00ebn\u00ebsit do t\u00eb mund t\u00eb ishin n\u00eb gjendje p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb dallimin mes faktit dhe opinionit.<\/li>\n<li>&#8211; Nj\u00ebri nga shembujt me shqet\u00ebsues t\u00eb TESTIT PISA \u00ebsht\u00eb mungesa e njohurive n\u00eb shkenc\u00eb p\u00ebr 15-vje\u00e7ar\u00ebt.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Fjalia e par\u00eb q\u00eb e lexuat \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebshtetur n\u00eb OPINION, nj\u00ebsoj si fjalia e tret\u00eb. FAKT \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fjalia e dyt\u00eb, sepse ajo bazohet n\u00eb d\u00ebshmi, n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00eb testin PISA 2022, q\u00eb i ka matur njohurit\u00eb e 15-vje\u00e7ar\u00ebve n\u00eb 80 vende t\u00eb bot\u00ebs, e edhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Tri fjalit\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar sipas nj\u00ebrit prej modeleve t\u00eb testeve t\u00eb PISA-s, ku 15-vje\u00e7ar\u00ebt e testuar kan\u00eb pasur p\u00ebr obligim q\u00eb t\u2019i klasifikojn\u00eb fjalit\u00eb, n\u00ebse jan\u00eb FAKTE apo OPINIONE n\u00eb nj\u00eb recension t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr librin <a href=\"https:\/\/www.amazon.com\/Collapse-Societies-Choose-Succeed-Revised-ebook\/dp\/B004H0M8EA\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201cCollapse\u201d t\u00eb Jared Diamond-it<\/a>.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb test, asnj\u00ebri prej nx\u00ebn\u00ebsve kosovar\u00eb nuk i ka arritur nivelet 5 dhe 6 n\u00eb Testin PISA. Aty nxirret nj\u00eb p\u00ebrfundim se \u201cpothuajse asnj\u00ebri prej tyre nuk di q\u00eb ta dalloj\u00eb faktin nga opinioni, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb tekste t\u00eb gjata dhe as t\u00eb merret me koncepte abstrakte\u201d.<\/p>\n<p>As n\u00eb vendet e zhvilluara nuk mund t\u00eb krenohen me k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, pasi edhe atje rezultati i PISA-s i ka nxjerr\u00eb keq. Mesatarisht, nj\u00eb n\u00eb dhjet\u00eb nx\u00ebn\u00ebs di q\u00eb ta dalloj\u00eb faktin nga opinioni.<\/p>\n<p><strong>II<\/strong><\/p>\n<p>Sipas fjalor\u00ebve shpjegues, FAKTI \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje a veprim q\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, di\u00e7ka q\u00eb ekziston, pra di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, di\u00e7ka q\u00eb njihet dhe pranohet si e v\u00ebrtet\u00eb dhe sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb argumentuar, kund\u00ebrshtuar e diskutuar, e ardhur n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim. Nd\u00ebrkaq, opinioni \u00ebsht\u00eb mendim p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje a veprim t\u00eb caktuar, gjykim a vler\u00ebsim nga ne. Q\u00eb ta thjeshtojm\u00eb, fakti \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb v\u00ebrtetohet, e opinioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim subjektiv, nj\u00eb bindje, nj\u00eb besim, nj\u00eb vler\u00ebsim a gjykim.<\/p>\n<p>Mungesa e aft\u00ebsive p\u00ebr ta dalluar FAKTIN nga OPINIONI te nx\u00ebn\u00ebsit vjen nga mungesa e nj\u00eb mendimi kritik p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen q\u00eb e lexojn\u00eb, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si i lexojn\u00eb tekstet n\u00eb shkolla e deri te mungesa e nj\u00eb edukimi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr media.<\/p>\n<p>T\u00eb mos i ngat\u00ebrrojm\u00eb: opinioni nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e keqe vetvetiu.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, kur secili ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb shpreh\u00eb nj\u00eb opinion n\u00eb media sociale, problemet thellohen dhe shtohet nevoja p\u00ebr dallimin e tij nga fakti, sepse sot secili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e hap\u00ebsir\u00ebs publike p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe shp\u00ebrndar\u00eb mendime e fakte.<\/p>\n<p>Dallimin e faktit nga opinioni nuk din\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb as shumica e t\u00eb rinjve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, q\u00eb jan\u00eb testuar nga OECD-ja.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb i arrijn\u00eb nivelet 5 ose 6, sipas PISA-s, jan\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb tekste t\u00eb gjata, t\u00eb merren me koncepte abstrakte dhe ta vendosin dallimin mes faktit dhe opinionit.<\/p>\n<p>Kosova n\u00eb vitin 2015, nga gjithsej 70 vende, doli n\u00eb vendin e 68-t\u00eb n\u00eb PISA, e fundit krahasuar me vendet n\u00eb zhvillim dhe e fundit edhe n\u00eb rajon.\u00a0 Her\u00ebn e dyt\u00eb, m\u00eb 2018, u rendit s\u00ebrish n\u00eb fund t\u00eb list\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vendin e 75-t\u00eb nga 79 vende pjes\u00ebmarr\u00ebse. Edhe n\u00eb testimin e tret\u00eb, 15-vje\u00e7ar\u00ebt nga Kosova s\u00ebrish jan\u00eb renditur n\u00eb fund t\u00eb list\u00ebs s\u00eb 80 shteteve pjes\u00ebmarr\u00ebse, duke u renditur n\u00eb vendin e 74-t.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe shum\u00eb arsye t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb urgjente edukimi p\u00ebr media, krijimi i shkatht\u00ebsive p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u2019i p\u00ebrdorim mediat e t\u00eb mbrohemi nga \u00e7rregullimi informativ e posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb edukohen se si t\u2019i dekonstruktojn\u00eb p\u00ebrmbajtjet dezinformuese e propaganduese.<\/p>\n<p><strong>IV<\/strong><\/p>\n<p>Askund m\u00eb mir\u00eb se p\u00ebrmes edukimit, konkretisht edukimit medial, nuk mund\u00ebsohet thellimi i njohurive p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb rriturit p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb dallimin mes faktit dhe opinionit. P\u00ebrmes edukimit p\u00ebr media n\u00eb shkolla, p\u00ebrmes sistemit t\u00eb arsimit, por edhe n\u00eb edukimin joformal, p\u00ebrmes trajnimeve, p\u00ebrmes diskutimeve dhe p\u00ebrmes organizimit t\u00eb seminareve, mund\u00ebsohet krijimi i nj\u00eb grupi t\u00eb njer\u00ebzve me njohuri themelore p\u00ebr funksionimin e mediave, p\u00ebr p\u00ebrmbajtjet e mediave, p\u00ebr agjendat e mediave, p\u00ebr funksionet e mira e t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb mediave.<\/p>\n<p>Te vendet q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb mir\u00eb n\u00eb Testin PISA, e kan\u00eb t\u00eb tejkaluar debatin p\u00ebr edukimin p\u00ebr media, si n\u00eb rastin e Finland\u00ebs, ku, p\u00ebr shembull, edhe gjuha finlandeze m\u00ebsohet p\u00ebrmes edukimit medial. P\u00ebrmes edukimit medial diskutohet fuqia e internetit, diskutohet p\u00ebr \u00e7rregullimin informativ te lajmet e rreme, si dhe krijohet gjykim kritik p\u00ebr narrativat e historis\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Departamenti i Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, nga viti 2009 avokon p\u00ebr nj\u00eb edukim formal p\u00ebrmes l\u00ebnd\u00ebve obligative t\u00eb edukimit medial. Deri m\u00eb tash ka nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, pasi edukimi medial \u00ebsht\u00eb l\u00ebnd\u00eb zgjedhore, nd\u00ebrsa jan\u00eb trajnuar m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkollave fillore e t\u00eb mesme nga e gjith\u00eb Kosova p\u00ebr ta ligj\u00ebruar edukimin medial. N\u00eb disa shkolla, tashm\u00eb ve\u00e7se \u00ebsht\u00eb l\u00ebnd\u00eb zgjedhore dhe f\u00ebmij\u00ebt mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr edukimin medial. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, shteti duhet t\u00eb investoj\u00eb urgjentisht n\u00eb shtimin e kapaciteteve teknologjike n\u00ebp\u00ebr shkolla p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar edukimin medial p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjis\u00eb, pasi aktualisht, sipas <a href=\"https:\/\/masht.rks-gov.net\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/03-Strategja-e-Arsimit-2022-2026-Alb-Web.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Strategjis\u00eb s\u00eb Arsimit 2022-2026,<\/a> nj\u00eb kompjuter \u00ebsht\u00eb p\u00ebr 35 nx\u00ebn\u00ebs apo n\u00eb gjith\u00eb shkollat publike n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb 9 mij\u00eb e 138 kompjuter\u00eb.<\/p>\n<p>Urgjenca p\u00ebr edukim medial, sidomos p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, shtohet kur e sheh secilin f\u00ebmij\u00eb me telefon n\u00eb dor\u00eb duke shkuar e dal\u00eb nga shkolla. Nj\u00eb edukim i till\u00eb i nevojitet secilit grup shoq\u00ebror, pa i p\u00ebrjashtuar edukator\u00ebt n\u00eb nivelin parashkollor, m\u00ebsuesit, arsimtar\u00ebt e profesor\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e arsimit, e edhe gjeneratat e moshuara q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrdoruese t\u00eb mediave sociale.<\/p>\n<p>Pos Departamentit t\u00eb Gazetaris\u00eb, nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr edukimin medial e ka b\u00ebr\u00eb edhe <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/projekti\/\">gazeta online \u201cReporteri\u201d,<\/a> q\u00eb ka organizuar trajnim p\u00ebr luftimin e propagand\u00ebs p\u00ebrmes edukimit medial me komunitete n\u00eb disa rajone t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>*<\/strong><em><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb kuad\u00ebr projektit t\u00eb gazet\u00ebs online Reporteri.net: \u201c<a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/projekti\">Luftimi i dezinformimit dhe propagand\u00ebs p\u00ebrmes Edukimit Medial p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb<\/a>\u201d, i financuar p\u00ebrmes grantit t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb. Projekti implementimet n\u00eb partneritet me mediumin \u201cFront Online\u201d. Autori \u00ebsht\u00eb profesor n\u00eb Departamentin e Gazetaris\u00eb s\u00eb Fakultetit Filologjik t\u00eb Universitetit &#8220;Hasan Prishtina&#8221;. <\/strong><\/em><em><strong>Mendimet, p\u00ebrfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb Autorit dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit. Reporteri.net mban t\u00eb rezervuar \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr rishp\u00ebrndarjen e k\u00ebtij artikulli.\u00a0<\/strong> <\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrpos q\u00eb jan\u00eb gati t\u00eb fundit n\u00eb lexim, shkenc\u00eb e matematik\u00eb, 15-vje\u00e7ar\u00ebt nga Kosova nuk kan\u00eb treguar rezultate t\u00eb mira n\u00eb tri testimet e PISA-s, as sa u p\u00ebrket aft\u00ebsive t\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019i lexuar e kuptuar tekstet e gjata dhe konceptet abstrakte. Konkretisht, sipas rezultateve, pothuajse asnj\u00ebri prej nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb testuar n\u00eb Kosov\u00eb s\u2019ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":843718,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[2022,2021,2020],"class_list":["post-955983","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-edukimi-medial","tag-luftimi-i-dezinformimit-dhe-propagandes-permes-edukimit-medial-per-komunitetet-joshumice-ne-kosove","tag-projekti-1"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/955983","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=955983"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/955983\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/843718"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=955983"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=955983"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=955983"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}