{"id":958078,"date":"2024-05-29T17:12:21","date_gmt":"2024-05-29T15:12:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=958078"},"modified":"2024-05-29T17:13:35","modified_gmt":"2024-05-29T15:13:35","slug":"gazetarja-qe-lufton-stereotipet-dhe-paragjykimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/gazetarja-qe-lufton-stereotipet-dhe-paragjykimet\/","title":{"rendered":"Gazetarja q\u00eb lufton stereotipet dhe paragjykimet"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gazetarja Nora Gjuzi ka mision q\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb paragjykimet ndaj komuniteteve joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ia vuri vetes nj\u00eb q\u00ebllim: q\u00eb si gazetare do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej z\u00eb i shqet\u00ebsimeve t\u00eb komunitetit t\u00eb saj egjiptian. Mir\u00ebpo jo vet\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij komuniteti.<\/strong><\/p>\n<p>Gazetarja nga Prizreni shumetnik thot\u00eb se \u00e7do her\u00eb kontaktohet nga qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u2019i qar\u00eb hallet e tyre.<\/p>\n<p>\u201cGjendja e v\u00ebshtir\u00eb ekonomike, t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb, munges\u00eb e infrastruktur\u00ebs. Koh\u00ebve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb shfaqur p\u00ebrs\u00ebri fenomeni i braktisjes s\u00eb shkollimit\u201d, thot\u00eb gazetarja Gjuzi.<\/p>\n<p>Autorja e emisionit \u201cOra egjiptiane\u201d u kushton shumi minuta sukseseve nga komuniteti i saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr emisionin e 27 prillit, gazetarja Gjuzi q\u00eb gjithashtu \u00ebsht\u00eb edhe moderatore e k\u00ebtij emisioni q\u00eb shfaqet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb n\u00eb RTK1, ka p\u00ebrgatitur storje p\u00ebr komunitetin q\u00eb jeton n\u00eb fshatrat Serbobran dhe Zallq t\u00eb Istogut.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 sfidave ditore, banor\u00ebt e fshatit Serbobran jetojn\u00eb edhe me frik\u00ebn se sa her\u00eb ka reshje sht\u00ebpit\u00eb e tyre mund t\u00eb v\u00ebrshohen.<\/p>\n<p>Sanja Selimoviq, banore e fshatit, i thot\u00eb gazetares Gjuzi se ka qen\u00eb e r\u00ebnd\u00eb hera e par\u00eb kur sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb v\u00ebrshuar nga uji.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsive, Selimoviq shton se f\u00ebmij\u00ebt shkojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb. \u201cTash nis edhe vajza e vog\u00ebl shkoll\u00ebn. Mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\u201d, i thot\u00eb Selimoviq gazetares Gjuzi.<\/p>\n<h2>Zanati i harruar<\/h2>\n<p>Gazetarja Gjuzi n\u00eb fundprill ka vizituar edhe fshatin Zallq t\u00eb Pej\u00ebs. Atje ka d\u00ebgjuar rr\u00ebfimin e Izet Kamerajt q\u00eb i vet\u00ebm kujdeset p\u00ebr kafsh\u00ebt. Ai b\u00ebn qethjen e deleve.<\/p>\n<p>\u201cTash \u00ebsht\u00eb sezoni i qethjes p\u00ebr shkak t\u00eb nxeht\u00ebsis\u00eb. Koha e qethjes ka nisur para dy jav\u00ebsh. Jemi vonuar pak me qethje, por \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, tash kemi filluar\u201d, i thot\u00eb Kameraj gazetares s\u00eb RTK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Kamerajt, kur vjen koha e qethjes s\u00eb deleve krijohet atmosfer\u00eb e mir\u00eb n\u00eb fshatin Zallq.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb pak e mundimshme, por tash kan\u00eb dal\u00eb makinat e qethjes dhe \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb qethjen e deleve. M\u00eb her\u00ebt \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb me g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb, por tash me makinat e qethjes \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsuar puna. M\u00eb duhen diku tet\u00eb minuta p\u00ebr ta qethur nj\u00eb delme\u201d, i thot\u00eb Kameraj gazetares s\u00eb emisionit \u201cOra egjiptiane\u201d.<br \/>\nKameraj thot\u00eb se ka munges\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore. Kjo ia ka v\u00ebshtir\u00ebsuar pun\u00ebn, q\u00eb sipas tij, sjell fitim.<\/p>\n<p>\u201cFitimin e kam t\u00eb mir\u00eb, por pak kemi problem me pun\u00ebtor. Nuk ka fuqi pun\u00ebtore sa duhet. Po t\u00eb kishte do t\u00eb pun\u00ebsonim, por p\u00ebrs\u00ebri mir\u00eb sesa t\u00eb rrim\u00eb\u201d, thot\u00eb Kameraj.<\/p>\n<p>P\u00ebr qethjen e deleve dhe t\u00eb mbjellat, Kameraj \u00ebsht\u00eb ndihmuar edhe me subvencione t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cGrantin e kam marr\u00eb prej IOM-it dhe prej Komun\u00ebs s\u00eb Istogut. Na kan\u00eb ndihmuar sepse \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsim i madh. \u00cbsht\u00eb dashur t\u2019i paguajm\u00eb vet\u00eb. Mir\u00ebpo tash i kemi pajisjet. Kjo m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb motiv shum\u00eb sepse pas luft\u00ebs askush nuk \u00ebsht\u00eb kujdesur. Mir\u00ebpo tani kam shum\u00eb shpresa dhe vullnet. Deri m\u00eb tani jemi t\u00eb k\u00ebnaqur shum\u00eb\u201d, thot\u00eb Kameraj.<\/p>\n<p>P\u00ebr Izet Kamerajn, qethja e deleve \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa pun\u00eb e p\u00ebrditshme. Thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e jetes\u00ebs dhe pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e identitetit kulturor.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur traditat po shuhen p\u00ebrball modernizimit, qethja e deleve mbetet shenj\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e p\u00ebrmbajtjes dhe forc\u00ebs s\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb tyre lokale.<br \/>\nRaportimet si ky p\u00ebr pun\u00ebn e Izet Kamerajt, Gjuzi thot\u00eb se jan\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb komunitetet pakic\u00eb t\u00eb mos pasqyrohen vet\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn e tyre t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb shumic\u00ebn e shumic\u00ebn e temave t\u00eb trajtuara p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb, pra gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb pasqyruar jeta e v\u00ebshtir\u00eb, kushtet e r\u00ebnda socioekonomik. K\u00ebshtu, ka ardhur deri te forcimi i paragjykimeve q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb pasur p\u00ebr komunitetet rom\u00eb, ashkali dhe egjiptian\u201d, vler\u00ebson gazetarja Gjuzi.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo pik\u00ebpamje se si duan t\u00eb portretizojn\u00eb komunitetet dhe p\u00ebr shkak se tashm\u00eb me storje m\u00eb emocionale po arrihen p\u00ebrfitime t\u00eb ndryshme, mb\u00ebshtetje t\u00eb tjera n\u00eb qoft\u00eb se trajtohet nj\u00eb tem\u00eb p\u00ebr komunitetet jo shumic\u00eb dhe bazuar n\u00eb jet\u00eb ne tyre, trajtimi i k\u00ebtyre temave p\u00ebr komunitetet n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb del q\u00eb me ose pa dashje t\u00eb paragjykohen dhe m\u00eb tep\u00ebr\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Gjuzi insiston se ka p\u00ebrpjekje q\u00eb gazetar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb z\u00eb i k\u00ebtyre komuniteteve.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkohet q\u00eb m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb fokusohemi tek pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit dhe jo tek rastet e tjera, por n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve ne mund t\u00eb jemi edhe z\u00eb i tyre\u201d, thot\u00eb Gjuzi.<\/p>\n<h2>Luftimi i dezinformimit dhe propagand\u00ebs<\/h2>\n<p>Autorja e emisionit \u201cOra egjiptiane\u201d ka folur edhe p\u00ebr luftimin e dezinformimit te komunitetet joshumic\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cOJQ t\u00eb ndryshme kan\u00eb punuar mjaft\u00eb n\u00eb luftimin e dezinformimit p\u00ebr komunitetet me projekte t\u00eb ndryshme, qoft\u00eb t\u00eb nivelit lokal, por edhe qendror\u201d, thot\u00eb ajo.<br \/>\nVler\u00ebson se deri m\u00eb tani nuk ka pasur raste t\u00eb dezinformimit te komunitetet joshumic\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb luftohet dezinformimi dhe propaganda te komunitetet joshumic\u00eb, \u00ebsht\u00eb themeluar edhe plaforma mediale \u201cFactorial\u201d.<\/p>\n<p>\u201cFactorial\u201d \u00ebsht\u00eb platform\u00eb mediale e themeluar n\u00eb prill t\u00eb vitit 2024, p\u00ebrmes projektit \u201cLuftimi i dezinformimit dhe propagand\u00ebs p\u00ebrmes edukimit medial p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d i financuar nga Ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, me grant p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb k\u00ebsaj platforme thuhet se q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb gazetaria narrative me bosht kryesor komunitetet ashkali, egjiptian, rom dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cDuke mb\u00ebshtetur debate kritike, z\u00ebri yn\u00eb ka mision p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar, mbrojtur dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur informacionin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr komunitetet n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre, adresimin e \u00e7\u00ebshtjeve dhe sfidave t\u00eb ndryshme q\u00eb i prekin\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrshkrimin e k\u00ebsaj platforme.<\/p>\n<p>\u201cPlatforma jon\u00eb synon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb mjedis informativ dhe p\u00ebrkrah\u00ebs p\u00ebr komunitetet duke siguruar informacion t\u00eb sakt\u00eb, objektiv dhe t\u00eb lidhur me \u00e7\u00ebshtjet lokale dhe globale q\u00eb prekin jet\u00ebn e tyre\u201d, thuhet m\u00eb tej.<\/p>\n<p>\u201cFactorial\u201d \u00ebsht\u00eb e angazhuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahur t\u00eb gjitha grupet dhe interesat e komunitetit, duke siguruar q\u00eb z\u00ebrat e tyre t\u00eb d\u00ebgjohen dhe t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin ton\u00eb editorial.<\/p>\n<p>\u201cNe operojm\u00eb me transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie p\u00ebrpara komuniteteve tona, duke u angazhuar p\u00ebr t\u00eb shpjeguar vendimet tona dhe p\u00ebr t\u00eb pranuar kritik\u00ebn konstruktive p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar q\u00ebndrimin ton\u00eb dhe p\u00ebrmbajtjen ton\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrshkrim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Gjuzi insiston se duhet t\u00eb ndryshohet qasja dominuese n\u00eb mediat kosovare n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si raportojn\u00eb p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSepse n\u00eb momentin q\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e komuniteteve e shohin q\u00eb nuk ka p\u00ebrmir\u00ebsim, automatikisht vjen deri te demotivimi q\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e ndryshimit t\u00eb situat\u00ebs ose krijimit t\u00eb politikave p\u00ebr dezinformimin\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p><strong>*<em>Ky artikull u realizua nga <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/gazetarja-qe-lufton-stereotipet-dhe-paragjykimet\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">gazeta online Reporteri.net<\/a>, n\u00eb kuad\u00ebr projektit \u201c<a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/projekti\">Luftimi i dezinformimit dhe propagand\u00ebs p\u00ebrmes Edukimit Medial p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb<\/a>\u201d, i financuar p\u00ebrmes grantit t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb. Projekti implementimet n\u00eb partneritet me mediumin \u201cFront Online\u201d. Mendimet, p\u00ebrfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb Autorit(\u00ebve) dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetarja Nora Gjuzi ka mision q\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb paragjykimet ndaj komuniteteve joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ia vuri vetes nj\u00eb q\u00ebllim: q\u00eb si gazetare do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej z\u00eb i shqet\u00ebsimeve t\u00eb komunitetit t\u00eb saj egjiptian. Mir\u00ebpo jo vet\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij komuniteti. Gazetarja nga Prizreni shumetnik thot\u00eb se \u00e7do her\u00eb kontaktohet nga qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u2019i qar\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":958079,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[2021,2020],"class_list":["post-958078","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-luftimi-i-dezinformimit-dhe-propagandes-permes-edukimit-medial-per-komunitetet-joshumice-ne-kosove","tag-projekti-1"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/958078","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=958078"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/958078\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/958079"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=958078"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=958078"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=958078"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}