{"id":958573,"date":"2024-05-30T22:03:04","date_gmt":"2024-05-30T20:03:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=958573"},"modified":"2024-05-30T22:05:44","modified_gmt":"2024-05-30T20:05:44","slug":"a-i-ndane-rruget-presidenca-qeveria-e-kuvendi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/a-i-ndane-rruget-presidenca-qeveria-e-kuvendi\/","title":{"rendered":"A i &#8220;ndan\u00eb rrug\u00ebt&#8221; Presidenca, Qeveria e Kuvendi?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Rrug\u00ebtimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt politik t\u00eb presidentes Vjosa Osmani, kryetarit t\u00eb Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministrit Albin Kurti dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministres Donika G\u00ebrvalla duket se po i vjen fundi, sipas njoh\u00ebsve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve politike n\u00eb vend, Artan Muhaxhiri dhe Mexhide Demolli.<\/strong><\/p>\n<p>Af\u00ebrsia e presidentes Osmani me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, si dhe kalkulimet politike parazgjedhore t\u00eb kryeministrit Kurti, po vler\u00ebsohen si disa nga arsyet q\u00eb e kan\u00eb shkaktuar k\u00ebt\u00eb ndarje, e cila filloi t\u00eb b\u00ebhej publike jav\u00ebve t\u00eb fundit, shkruan <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/presidentja-kryeministri-kalkulimet-ndasi-\/32972544.html?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR3r2afBBSYQxHn2UFnpRcSk_pGD6Ro_8twZwfvEn1KKHYKsw9JsLkPCY-w_aem_AY8MoHyHUU-atnGt8lLaLQqcXzzCCWo0_Rq4CNA79IlQQZ95aqreqiNES7o23EwI59Zzago8Teed-dP1rCsqyUpN\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/a><\/p>\n<p>Presidentja Vjosa Osmani tha se nuk u konsultua p\u00ebr letr\u00ebn q\u00eb ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Kosov\u00ebs,\u00a0Donika G\u00ebrvalla,\u00a0ia kishte d\u00ebrguar presidentit t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, Theodoros Rousopoulos, m\u00eb 16 maj.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"tf2tOrlkYW\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/letra-e-percarjes\/\">Letra e p\u00ebr\u00e7arjes<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cLetra e p\u00ebr\u00e7arjes\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/letra-e-percarjes\/embed\/#?secret=VCNCxoZw02#?secret=tf2tOrlkYW\" data-secret=\"tf2tOrlkYW\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, G\u00ebrvalla, e cila nj\u00ebher\u00ebsh \u00ebsht\u00eb edhe kryetare e partis\u00eb Guxo, parti t\u00eb cil\u00ebn e kishte themeluar Osmani para se t\u00eb b\u00ebhej presidente, ka th\u00ebn\u00eb se Qeveria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrgatitur nj\u00eb draft-statut p\u00ebr Asociacionin, t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb zotuar ta d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese deri n\u00eb fund t\u00eb majit.<\/p>\n<p>D\u00ebrgimi i draft-statutit n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese kishte qen\u00eb\u00a0kusht\u00a0i disa vendeve an\u00ebtare, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Franc\u00ebn dhe Gjermanin\u00eb, p\u00ebr ta p\u00ebrfshir\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb agjend\u00ebn e Komitetit t\u00eb Ministrave t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs m\u00eb 17 maj.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht gjith\u00eb k\u00ebsaj, Kosova d\u00ebshtoi t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb agjend\u00ebn p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs, dhe letra u konsiderua si e vonshme.<\/p>\n<p>Kryetari i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Glauk Konjufca, m\u00eb 29 maj, tha se mosinformimi i presidentes ishte i paq\u00ebllimsh\u00ebm pasi ajo ishte n\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb larg\u00ebsis\u00eb, jo \u00e7do holl\u00ebsi e cila ndryshonte \u00e7do minut\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e votimit q\u00eb e kishim nga ana e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs, mund t\u00eb ndahet dhe koordinohet\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Konjufca n\u00eb nj\u00eb deklarim p\u00ebr gazetar\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb deklarim t\u00eb kryeparlamentarit Konjufca, presidentja Vjosa Osmani e quajti \u2018qesharak\u2019, pasi q\u00eb, sipas saj, larg\u00ebsia nuk ka qen\u00eb problem.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb thuhet q\u00eb kjo n\u00eb \u00e7far\u00ebdo m\u00ebnyre paska pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me larg\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk dua ta besoj q\u00eb dikush e thot\u00eb, sepse nuk ka fare t\u00eb b\u00ebj\u00eb me realitetin dhe tregon q\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, po tentohet q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb moskoordinim p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kaq kapitale, faji t\u00eb lihet te Presidenca\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Osmani n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr portalin Ekonomia Online.<\/p>\n<p><strong>\u201cTragjikomedia me letr\u00ebn n\u00eb K\u00ebshill\u00ebn e Evrop\u00ebs, e ndezi fitilin p\u00ebr eksplodimin final\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Artan Muhaxhiri, analist i \u00e7\u00ebshtjeve politike, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se thyerja n\u00eb mes t\u00eb kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb mospajtimeve se kush duhet ta p\u00ebrgatis\u00eb draftin p\u00ebr Asociacionin.<\/p>\n<p>Kurti kishte deklaruar se draftin duhej ta shkruaj\u00eb ai s\u00eb bashku me ministrin e tij p\u00ebr Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe at\u00eb t\u00eb Vet\u00ebqeverisjes Lokale, Elbert Krasniqi, por ashtu nuk mendoi presidentja Osmani.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7arja e par\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme nisi n\u00eb shtatorin e 2023-\u00ebs, kur presidentja Osmani e dha iden\u00eb q\u00eb drafti i Asociacionit t\u00eb krijohej bashk\u00eb nga institucionet kosovare dhe SHBA-ja. Pastaj vazhdoi me identifikimin publik t\u00eb presidentes nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit amerikan\u00eb si aleatja e tyre kryesore n\u00eb Kosov\u00eb dhe balancuesja e q\u00ebndrimeve radikale t\u00eb kryeministrit\u201d, thot\u00eb Muhaxhiri.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u201ctragjikomedia me letr\u00ebn n\u00eb K\u00ebshill\u00ebn e Evrop\u00ebs e ndezi fitilin p\u00ebr eksplodimin final\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSabotimi q\u00eb iu b\u00eb duke e injoruar n\u00eb nj\u00eb momentum kritik, ishte mesazh i qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb\u201d, vler\u00ebson ai.<\/p>\n<p>Drejtoresha e L\u00ebvizjes Fol, Mexhide Demolli, p\u00ebrmend moskoordinimin me faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr aksionet n\u00eb veri, si nj\u00eb nd\u00ebr shkaktar\u00ebt e prishjes s\u00eb raporteve.<\/p>\n<p>\u201cRrug\u00ebt mes presidentes dhe kryeministrit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kan\u00eb filluar nga koha kur kryeministri, pa ndonj\u00eb koordinim me aktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb jan\u00eb prezent n\u00eb vendin ton\u00eb, filloi aksione t\u00eb ndryshme p\u00ebr shtrirjen e sovranitetit n\u00eb veri t\u00eb vendit\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Ashtu si Muhaxhiri, edhe ajo pohon se af\u00ebrsia e presidentes me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt ka ndikuar edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe shihnim se n\u00eb shum\u00eb raste takimet e ndryshme, qoft\u00eb t\u00eb ambasador\u00ebve apo edhe delegacioneve t\u00eb ndryshme, mbaheshin vet\u00ebm me presidenten duke u injoruar k\u00ebshtu kryeministri\u201d, thekson ajo.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka kontaktuar kabinetet e Osmanit, Kurtit dhe G\u00ebrvall\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00ebse kan\u00eb ndryshuar raportet mes tyre, por deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nga kabineti i i kryetarit t\u00eb Kuvendit, Ilir K\u00ebr\u00e7eli ka mohuar t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb mospajtim mes presidentes Osmani dhe kryeparlamentarit Konjufca.<\/p>\n<p>\u201cRaportet me presidenten jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira. Kryetari ka takime t\u00eb rregullta javore me presidenten (p\u00ebrjashto ato dit\u00eb kur presidentja ose kryetari jan\u00eb jasht\u00eb vendit n\u00eb vizita zyrtare)\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Presidentja Osmani jasht\u00eb kalkulimeve zgjedhore t\u00eb Kurtit<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet e rregullta parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb pritet t\u00eb mbahen vitin e ardhsh\u00ebm kur edhe i p\u00ebrfundon mandati Qeveris\u00eb s\u00eb drejtuar nga Albin Kurti.<\/p>\n<p>Dit\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, por partit\u00eb politike nuk arrit\u00ebn dakordim p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet shkuar n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Sipas Drejtoresh\u00ebs s\u00eb L\u00ebvizjes Fol, Mexhide Demolli, kalkulimet politike t\u00eb k\u00ebsaj fushate zgjedhore, kan\u00eb prekur edhe raportet nd\u00ebrmjet krer\u00ebve institucional\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTashm\u00eb kan\u00eb filluar kalkulimet politike edhe p\u00ebr pozitat e ardhshme. T\u00eb mos harrojm\u00eb se mandati i presidentes \u00ebsht\u00eb 5-vje\u00e7ar, pra nj\u00eb vit m\u00eb shum\u00eb sesa i Qeveris\u00eb, dhe si duket kryeministri aktual tashm\u00eb ka filluar t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrllogaritjet e tij dhe presidentja aktuale nuk i hyn n\u00eb k\u00ebto kalkulime, duke qen\u00eb se kjo e fundit edhe i ka dal\u00eb kund\u00ebr n\u00eb disa prej veprimeve t\u00eb tij\u201d, thot\u00eb Demolli.<\/p>\n<p>Ashtu si Demolli, edhe analisti politik Artan Muhaxhiri, thot\u00eb se presidentja Osmani nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pjes\u00eb e kalkulimeve politike t\u00eb Kurtit.<\/p>\n<p>\u201cShp\u00ebrthimi u p\u00ebrshpejtua nga takimi Kurti &#8211; Krasniqi, ku u bisedua p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e zgjedhjeve t\u00eb reja. Gjithsesi q\u00eb n\u00eb takime t\u00eb tilla edhe posti presidencial \u00ebsht\u00eb segment themelor i negociatave dhe kornizave t\u00eb marr\u00ebveshjeve eventuale. Pasi presidentja Osmani \u2018nuk gjendej n\u00eb tavolin\u00eb, ajo ishte pjes\u00eb e menys\u00eb\u2019 &#8220;, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr pretendimet e ngritura nga Demolli dhe Muhaxhiri, Radio Evropa e Lir\u00eb ka tentuar t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb koment nga kabineti i presidentes Osmani, ai i kryeparlamentarit Konjufca, kryeministrit Kurti dhe i ministres G\u00ebrvalla, por deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti ata nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p>Lista Guxo, e cila ishte themeluar nga presidentja Osmani s\u00eb bashku me ministren G\u00ebrvalla, kishte garuar n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021.<\/p>\n<p>Guxo, s\u00eb bashku me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, kishin marr\u00eb mbi 50 p\u00ebr qind t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Rezultatet i siguruan Vet\u00ebvendosjes 58 deputet\u00eb, Partis\u00eb Demokratik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK)19 deputet\u00eb, Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) 15 deputet\u00eb, List\u00ebs Serbe 10 deputet\u00eb dhe Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK) 8 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria Kurti 2 u votua m\u00eb 22 mars t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Vjosa Osmani u zgjodh presidente pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 4 prill 2021.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rrug\u00ebtimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt politik t\u00eb presidentes Vjosa Osmani, kryetarit t\u00eb Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministrit Albin Kurti dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministres Donika G\u00ebrvalla duket se po i vjen fundi, sipas njoh\u00ebsve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve politike n\u00eb vend, Artan Muhaxhiri dhe Mexhide Demolli. Af\u00ebrsia e presidentes Osmani me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, si dhe kalkulimet politike parazgjedhore t\u00eb kryeministrit Kurti, po vler\u00ebsohen si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":958574,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[445,685,2244,432],"class_list":["post-958573","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-albin-kurti","tag-glauk-konjufca","tag-letra-e-percarjes","tag-vjosa-osmani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/958573","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=958573"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/958573\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/958574"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=958573"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=958573"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=958573"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}