{"id":959383,"date":"2024-06-02T16:26:19","date_gmt":"2024-06-02T14:26:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=959383"},"modified":"2024-06-02T16:26:19","modified_gmt":"2024-06-02T14:26:19","slug":"fronti-europian-miraton-nje-deklarate-politike-koalicioni-qeverises-ne-rmv-e-shkel-legjitimitetin-sduhet-te-lejojme-kthim-prapa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/fronti-europian-miraton-nje-deklarate-politike-koalicioni-qeverises-ne-rmv-e-shkel-legjitimitetin-sduhet-te-lejojme-kthim-prapa\/","title":{"rendered":"Fronti Europian miraton nj\u00eb deklarat\u00eb politike: Koalicioni qeveris\u00ebs n\u00eb RMV e shkel legjitimitetin, s\u2019duhet t\u00eb lejojm\u00eb kthim prapa"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fronti Europian e ka mbajtur sot nj\u00eb mbledhje n\u00eb Tetov\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u miratua nj\u00eb \u201cdeklarat\u00eb politike mbi legjitimitetin etnik q\u00eb buron nga zgjedhjet\u201d, e cila u tha se \u201cdo t\u2019i d\u00ebrgohet t\u00eb gjitha institucioneve vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Koalicioni VLEN u b\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb re n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, ndon\u00ebse n\u00eb zgjedhje mori m\u00eb pak vota sesa koalicioni Fonti Europian i udh\u00ebhequr nga BDI-ja.<\/p>\n<p>Fronti Europian e konsideron \u201cmajorizim monoetnik\u201d koalicionin qeveris\u00ebs nd\u00ebrmjet VMRO-DPMNE-s\u00eb q\u00eb doli e para n\u00eb zgjedhje dhe VLEN-it t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb deri dje ishin n\u00eb opozit\u00eb dhe q\u00eb n\u00eb zgjedhje mori rreth 30 mij\u00eb vota m\u00eb pak sesa koalicioni kund\u00ebrshtar.<\/p>\n<p>Fronti Europian thot\u00eb se koalicioni i ri qeveris\u00ebs \u201cshkel mbi legjitimetin e komuniteteve tjera etnike, r\u00ebndon bashk\u00ebjetes\u00ebn, demokracin\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb lejohet nga t\u00eb gjith\u00eb ne bashkarisht\u201d.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e miratuar nga Fronti Europian:<\/strong><\/p>\n<p>Vendi yn\u00eb, q\u00eb nga viti 2001 e gjer m\u00eb sot ka kaluar sfida t\u00eb shumta, por t\u00eb gjitha jan\u00eb tejkaluar me p\u00ebrkushtim dhe n\u00eb partneritet t\u00eb sinqert\u00eb t\u00eb forcave vendore politike me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Demokracia konsociative e etabluar n\u00eb vendin ton\u00eb n\u00ebnkupton bashk\u00ebjetes\u00ebn e grupeve t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore dhe \u00ebsht\u00eb form\u00eb e qeverisjes karakteristike p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb me p\u00ebrkat\u00ebsi t\u00eb ndryshme komb\u00ebtare, fetare e kulturore q\u00eb la anash propozim-idet\u00eb p\u00ebr struktur\u00ebn dydhom\u00ebshe t\u00eb Parlamentit, t\u00eb konstituar mbi baz\u00eb t\u00eb paritetit, apo at\u00eb t\u00eb autonomis\u00eb politike territoriale.<\/p>\n<p>Por, zhvillimet dhe hapat pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale t\u00eb 8 majit 2024, e v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje frym\u00ebn e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, jan\u00eb rikthim n\u00eb politik\u00ebn e njohur \u201cp\u00ebr\u00e7aj e sundo\u201d.<\/p>\n<p>Prandaj, ne, Kryetar\u00ebt e partive politike n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Frontit Europian, n\u00eb seanc\u00ebn e sotme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb organeve tona m\u00eb t\u00eb larta partiake dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuese n\u00eb organet ekzekutive, legjisltative dhe komunale t\u00eb vendit ton\u00eb, t\u00eb mbajtur sot m\u00eb 02 qershor 2024, n\u00eb Tetov\u00eb, miratojm\u00eb:<\/p>\n<p>DEKLARAT\u00cb POLITIKE<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja Paq\u00ebsore e Ohrit, e firmosur nga t\u00eb gjitha forcat politike relevante n\u00eb vend, e garantuar nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimi Europian, n\u00eb parimet themelore thekson q\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb shtet modern demokratik, n\u00eb rrjedh\u00ebn e vet t\u00eb natyrshme t\u00eb zhvillimit dhe maturimit, duhet vazhdimisht t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb Kushtetuta e vet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht nevojat e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet dhe t\u00eb p\u00ebrputhet me standardet m\u00eb t\u00eb larta nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe vet\u00eb t\u00eb mbind\u00ebrtohet vazhdimisht.\u201d<\/p>\n<p>Prandaj, ne, t\u00eb posht\u00ebn\u00ebnshkruarit:<\/p>\n<p>Ritheksojm\u00eb kursin ton\u00eb Euro-Atlantik si alternativ\u00eb e vetme p\u00ebr t\u00eb ardhm\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe angazhimin ton\u00eb p\u00ebr zbatim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb normave dhe t\u00eb frym\u00ebs s\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs dhe at\u00eb p\u00ebr fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb dhe mbylljes s\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hapura me fqinjt\u00eb si parakusht p\u00ebr t\u00eb vijuar rrug\u00ebn europiane, Konstatojm\u00eb patjet\u00ebrsin\u00eb e zbatimit t\u00eb demokracis\u00eb konsensuale n\u00eb p\u00ebrputhje me frym\u00ebn e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit dhe Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebrisim q\u00eb partner\u00ebt koalicionues qeveris\u00ebs duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohen nga vullneti politik i dy komuniteteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend, shqiptar\u00ebve dhe maqedonasve, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve legjitim t\u00eb komuniteteve tjera t\u00eb shprehur n\u00eb zgjedhje t\u00eb lira, fer dhe demokratike, e drejt\u00eb kjo zakonore e zbatuar n\u00eb vendin ton\u00eb q\u00eb mund\u00ebson legjitimitet, demokraci funksionale, kohezion shoq\u00ebror, konsensualitet dhe p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>Prandaj, demokracia n\u00eb vendin ton\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb funksionale dhe e q\u00ebndrueshme vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur komuniteti shumic\u00eb respekton p\u00ebrfaq\u00ebsuesit legjitim t\u00eb vullnetit politik t\u00eb shqiptar\u00ebve, turqve, rom\u00ebve, boshnjak\u00ebve dhe t\u00eb komuniteteve tjera.<\/p>\n<p>Demokracia konsensuale n\u00eb vendin ton\u00eb n\u00ebnkupton organizim t\u00eb komuniteteve n\u00eb parti politike dhe pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhje p\u00ebr ta fituar legjitimitetin e bashk\u00ebkombasve t\u00eb tyre dhe ky vullnet i komuniteteve tona, rrjedhimisht, patjet\u00ebrsisht duhet t\u00eb respektohet nga mandatari.<\/p>\n<p>Mos respektimi i legjitimitetit mund\u00ebson etablimin e hegjemonis\u00eb etnike dhe paraqet posht\u00ebr\u00ebsim ndaj shqiptar\u00ebve, turqve, rom\u00ebve, boshnjak\u00ebve dhe t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky majorizim monoetnik, q\u00eb shkel mbi legjitimetin e komuniteteve tjera etnike, r\u00ebndon bashk\u00ebjetes\u00ebn, demokracin\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb lejohet nga t\u00eb gjith\u00eb ne bashkarisht.<\/p>\n<p>Ne, forcat vendore dhe komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, garantues i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit dhe leht\u00ebsues i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Majit, nuk duhet t\u00eb lejojm\u00eb kthim prapa, zhb\u00ebrje t\u00eb t\u00eb arriturave t\u00eb deritanishme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe duhet t\u00eb pamund\u00ebsojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb mosrespektimit t\u00eb vullnetit politik dhe legjitimitetit t\u00eb sovranit sepse t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr paq\u00ebn, sigurin\u00eb, stabilitetin e vendit dhe rajonit ton\u00eb..\u201d, thuhet n\u00eb tekstin e Deklarat\u00ebs Politike t\u00eb Frontit Europian.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fronti Europian e ka mbajtur sot nj\u00eb mbledhje n\u00eb Tetov\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u miratua nj\u00eb \u201cdeklarat\u00eb politike mbi legjitimitetin etnik q\u00eb buron nga zgjedhjet\u201d, e cila u tha se \u201cdo t\u2019i d\u00ebrgohet t\u00eb gjitha institucioneve vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d. Koalicioni VLEN u b\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb re n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, ndon\u00ebse n\u00eb zgjedhje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":959384,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-959383","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/959383","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=959383"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/959383\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/959384"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=959383"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=959383"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=959383"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}