{"id":959867,"date":"2024-06-03T22:20:29","date_gmt":"2024-06-03T20:20:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=959867"},"modified":"2024-06-03T22:22:29","modified_gmt":"2024-06-03T20:22:29","slug":"audio-incizimi-qe-rrezon-pretendimet-e-kusari-liles-me-bashkevendasin-radojciq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/audio-incizimi-qe-rrezon-pretendimet-e-kusari-liles-me-bashkevendasin-radojciq\/","title":{"rendered":"Audio-incizimi q\u00eb rr\u00ebzon pretendimet e Kusari-Lil\u00ebs me &#8220;bashk\u00ebvendasin&#8221; Radoj\u00e7iq"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb audio-incizim q\u00eb d\u00ebshmon nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb shefes s\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me kriminelin serb q\u00eb ka vepruar n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, Milan Radoj\u00e7iq ka ngjallur shum\u00eb reagime n\u00eb vend. Audio-incizimi i shkurt\u00ebr ngjalli shum\u00eb reagime, por protagonistja Kusari-Lila t\u00eb h\u00ebn\u00ebn ka heshtur.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Biseda q\u00eb u raportua se ka ndodhur n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2022, ku shefja e deputet\u00ebve t\u00eb Vet\u00ebvendosjes flet me organizatorin e sulmit terrorist n\u00eb fshatin Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit, \u00e7oi n\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb shumta nga akter\u00eb t\u00eb jet\u00ebs politike p\u00ebr dor\u00ebheqjen e Qeveris\u00eb s\u00eb Albin Kurtit.<\/p>\n<p>Sekretarja e P\u00ebrgjithshme e Partis\u00eb Demokratike, Vlora \u00c7itaku, tha se kjo bised\u00eb e konfirmon af\u00ebrsin\u00eb dhe koordinimin e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje me List\u00ebn Serbe.<\/p>\n<p>\u201cHipokrizia dhe mashtrimi jan\u00eb konstatja e vetme e k\u00ebsaj kaste qeveris\u00ebse! Bisedat q\u00eb i d\u00ebgjuam sot, mes shefes s\u00eb grupit parlamentar t\u00eb VV-s\u00eb me kryeterroristin Radoi\u00e7iq, e konfirmojn\u00eb qart\u00eb af\u00ebrsin\u00eb dhe koordinimin me List\u00ebn Serbe. \u00c7ka fsheh ende afera \u201cZdravo\u201d mbetet t\u00eb shihet, por tashm\u00eb s\u2019ka dilema se kjo duhet t\u00eb hetohet nga organet p\u00ebrkat\u00ebse.\u201d \u2013 tha \u00c7itaku.<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqjen e Qeveris\u00eb pas publikimit t\u00eb k\u00ebsaj bisede e ka k\u00ebruar deputetja e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Hykmete Bajrami. Ajo\u00a0 p\u00ebrmes nj\u00eb reagimi n\u00eb Facebook ka th\u00ebn\u00eb se nd\u00ebr t\u00eb tjera \u201cKurti duhet t\u00eb jap\u00eb shpjegime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bised\u00eb t\u00eb deputetes s\u00eb Vet\u00ebvendosjes me Radoj\u00e7iqin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAlbin Kurti duhet t\u00eb jap\u00eb shpjegime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bised\u00eb t\u00eb deputetes s\u00eb Vet\u00ebvendosjes me Radoj\u00e7iqin. Vet\u00ebvendosje duhet t\u00eb jap\u00eb llogari para votuesve pse \u201cErdhi Dita\u201d q\u00eb Shefja e Grupit Parlamentar t\u00eb koordinohet me Radoi\u00e7iqin. Duhet t\u00eb jepni llogari dhe pastaj t\u00eb jepni edhe dor\u00ebheqje.\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>\u201cSot, shefja e VV e shnd\u00ebrroi Milan Radoj\u00e7i\u00e7 nga nj\u00eb terrorist n\u00eb nj\u00eb \u201cZemlak\u201d miq\u00ebsor. Kryeministri Kurti e \u2018lau\u2019 Oliver Ivanovi\u00e7 duke e shnd\u00ebrruar nga nj\u00eb vras\u00ebs shqiptar\u00ebsh n\u00eb burr\u00ebshtetas t\u00eb suksessh\u00ebm. N\u00eb krejt k\u00ebt\u00eb valle patriotizmi t\u00eb rrejsh\u00ebm, vet\u00ebm nj\u00eb dilem\u00eb e kam. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb kaq pafytyr\u00ebsisht e vazhdoni vallen edhe pasi ju ka r\u00ebn\u00eb perdja?\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Edhe ish-ambasadori Anton Berisha ka reaguar pas publikimit t\u00eb nj\u00eb audio-incizimi nd\u00ebrmjet shefes s\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Vet\u00ebvendeosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit t\u00eb veriut, Milan Radoj\u00e7iq. Berisha ka ndar\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb personale me Kusari-Lil\u00ebn gjat\u00eb koh\u00ebs sa ka qen\u00eb ambsador i Kosov\u00ebs n\u00eb Slloveni.<\/p>\n<p>Ai e ka quajtur Kusari-Lil\u00ebn bashk\u00ebpun\u00ebtore t\u00eb zellshme t\u00eb strukturave kriminale t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas publikimt t\u00eb bised\u00ebs me Radoj\u00e7iqin, deputetja e LDK-s\u00eb k\u00ebrkon dor\u00ebheqjen e Qeveris\u00eb<br \/>\n\u201cMimoza Kusari, qe dilte pothuajse \u00e7do jav\u00eb ne konferenca shtypi me kerkesen patriotike e interesin shteteror qe te terhiqet Anton Berisha nga detyra e ambasadorit ne Slloveni, tash po zbulohet publikisht ne ate qe ka qene e qarte per mua qe moti, se eshte nje bashkepunetore e zellshme e strukturave shtetetore e kriminale te Serbise.\u201d, ka shkruar ai n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb bisedoi Kusari-Lila me Milan Radj\u00e7iqin<\/strong><\/p>\n<p>Sot, \u00ebsht\u00eb publikuar nj\u00eb bised\u00eb e shkurt\u00ebr mes shefes s\u00eb grupit parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb Milan Radoj\u00e7iq.<\/p>\n<p>Biseda m\u00eb pak se nj\u00eb minut\u00eb ishte nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Sllavko Simiq i List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>\u201cKolege, kemi ardhur te Milani, d\u00ebgjohu me t\u00eb\u201d, i thot\u00eb Simiq deputetes s\u00eb VV-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rregull\u201d, ia kthen Kusari-Lila.<\/p>\n<p>\u201cAlo, (vendase) zemlajke, a po nihemi?\u201d, e pyet Milan Radoj\u00e7iqi.<\/p>\n<p>\u201cPo, po t\u00eb d\u00ebgjoj\u201d, ia kthen Kusari-Lila.<\/p>\n<p>Radoj\u00e7iq: \u201cQysh je? Qysh po kalon?<\/p>\n<p>Kusari-Lila: \u201cQe, qe n\u00eb Kuvend i kam pasur disa takime. Tash u lirova, po shkoj n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p>Sekuenc\u00ebn e bised\u00ebs e cila besohet se \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2022, e ka publikuar Nacionale.<\/p>\n<p>Biseda ishte zhvilluar n\u00eb koh\u00ebn kur Milan Radoj\u00e7iqi ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb List\u00ebn e Zez\u00eb.<\/p>\n<p>Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bised\u00ebn me Radoj\u00e7iqin, por pati deklaruar se biseda \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Sipas versionit t\u00eb Kusari-Lil\u00ebs, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati \u2018l\u00ebshuar interfonin pa paralajm\u00ebrim\u2019.<\/p>\n<p>\u201c\u2026N\u00eb t\u00eb cilin gjat\u00eb bised\u00ebs Sllavko, ne\u2026e th\u00ebrret, e l\u00ebshon n\u00eb speaker phone. Ai flet shqip\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kusari-Lila kishte mashtruar p\u00ebr bised\u00ebn me Radoj\u00e7iqin<\/strong><\/p>\n<p>Edhe para nj\u00eb viti ishin publikuar audio-incizimet mes shefes s\u00eb grupit parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Mimoza-Kusari Lila dhe ish-deputetit t\u00eb List\u00ebs Serbe, Sllavko Simiq, e ku p\u00ebrmes tij, ajo e para komunikonte edhe me t\u00eb sanksionuarin fam\u00ebkeq dhe n\u00eb List\u00eb t\u00eb Zez\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb, Milan Radoji\u00e7iqin.<\/p>\n<p>Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bised\u00ebn me Radoj\u00e7iqin, por pati deklaruar se biseda \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Sipas versionit t\u00eb Kusari-Lil\u00ebs, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati \u2018l\u00ebshuar interfonin pa paralajm\u00ebrim\u2019.<\/p>\n<p>\u201c\u2026N\u00eb t\u00eb cilin gjat\u00eb bised\u00ebs Sllavko, ne\u2026e th\u00ebrret, e l\u00ebshon n\u00eb speaker phone. Ai flet shqip\u201d. N\u00eb audio-incizimin e publikuar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, ishte Kusari-Lila ajo q\u00eb fliste n\u00eb gjuh\u00ebn serbe.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Milan Radoj\u00e7iq?<\/strong><\/p>\n<p>Milan Radoji\u00e7i1, krimineli i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Britania e Madhe dhe autori i sulmit terrorist n\u00eb Banj\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit ku mbeti i vrar\u00eb rreshteri Afrim Bunjaku, \u00ebsht\u00eb i lidhur me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh mashtrimesh p\u00ebrmes kompanive q\u00eb kishte n\u00eb pron\u00ebsi.<\/p>\n<p>Radoj\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb lidhur me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq. P\u00ebr t\u00eb ishte l\u00ebshuar nj\u00eb fletarrestim, por i cili ishte t\u00ebrhequr m\u00eb pas n\u00eb marsin e vitit 2021 nga autoritetet tona pa nj\u00eb shpjegim zyrtar.<\/p>\n<p>Ai po ashtu ishte k\u00ebrkuar p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb rastin \u201cBrezovica\u201d dhe dyshohet se ka kryer krimin e intimidimit t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve gjat\u00eb procedurave gjyq\u00ebsore. Radoj\u00e7iqi njihet edhe p\u00ebr arratisjen e tij n\u00eb pik\u00ebn administrative t\u00eb B\u00ebrnjakut n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb shkurtin e vitit 2022.<\/p>\n<p>Radoj\u00e7iqi njihej edhe p\u00ebr autoritetet gjyq\u00ebsore n\u00eb Serbi. Ndaj tij dhe ndaj Zvonko Veselinoviqit kishte pasur nj\u00eb aktakuz\u00eb n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsim, por ishin shfaj\u00ebsuar nga k\u00ebto akuza prej Serbis\u00eb m\u00eb 2016.<\/p>\n<p>Ai bashk\u00eb me Zvonko Veselinoviqin \u00ebsht\u00eb pronar i t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr kompanive n\u00eb Serbi. Por, me kalimin e viteve k\u00ebta persona ishin b\u00ebr\u00eb biznesmen\u00eb legalisht p\u00ebrmes nj\u00eb kompanie t\u00eb quajtur Inkop. Vet\u00ebm n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2018 ata ishin b\u00ebr\u00eb formalisht si bashk\u00ebpronar\u00eb.<\/p>\n<p>Radoj\u00e7iqi ishte pjes\u00eb e aksionit terrorist. Nd\u00ebrkoh\u00eb mbrojtja q\u00eb i b\u00ebri Serbia dhe presidenti serb Aleksandar Vu\u00e7iq q\u00eb shpall\u00ebn nj\u00eb dit\u00eb zie p\u00ebr terrorist\u00ebt \u2013 e b\u00ebri relacionin e Radoj\u00e7iqit me Serbin\u00eb krejt t\u00eb qart\u00eb si kristali.<\/p>\n<p><strong>Lista e zez\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2021, Ministria e Financave e SHBA-s\u00eb vendosi n\u00eb list\u00ebn e sanksioneve Milan Radoi\u00e7iqin, Zvonko Veselinovi\u00e7in, v\u00ebllain e tij Zharkon dhe dhjet\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me ta.<\/p>\n<p>N\u00eb sqarimin e ministris\u00eb amerikane thuhet se Milan Radoi\u00e7iq ishte z\u00ebvend\u00ebs i Zvonko Veselinoviqit dhe gjoja lider i nj\u00eb grupi t\u00eb organizuar kriminal, kur Veselinoviq doli p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb pension.<br \/>\nRadoi\u00e7iq dyshohet se ishte gjithashtu p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kontraband\u00ebn e arm\u00ebve n\u00eb grupin e krimit t\u00eb organizuar t\u00eb Veselinovi\u00e7it. Radoi\u00e7iq nuk i ka b\u00ebr\u00eb publike k\u00ebto akuza.<\/p>\n<p>Shtohet se grupi kriminal i Veselinoviqit dyshohet se \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb ryshfetit, s\u00eb bashku me zyrtar\u00eb t\u00eb siguris\u00eb kosovare dhe serbe, t\u00eb cil\u00ebt leht\u00ebsojn\u00eb tregtin\u00eb e paligjshme t\u00eb mallrave, parave, narkotik\u00ebve dhe arm\u00ebve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, shkruan RSE.<\/p>\n<p>Britania e Madhe gjithashtu vendosi sanksione kund\u00ebr tyre. P\u00ebr Milan Radoi\u00e7iqin, britaniku deklaroi se ai p\u00ebrfitonte nga abuzimi me kontratat shtet\u00ebrore dhe se ai p\u00ebrdori ndikimin e tij p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb kontrata fitimprur\u00ebse kompanive t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij. N\u00eb shpjegim thuhej se Zvonko Veselinoviq p\u00ebrdorte kontrata publike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar fondet shtet\u00ebrore.\/<strong>Reporteri.net<\/strong>\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb audio-incizim q\u00eb d\u00ebshmon nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb shefes s\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me kriminelin serb q\u00eb ka vepruar n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, Milan Radoj\u00e7iq ka ngjallur shum\u00eb reagime n\u00eb vend. Audio-incizimi i shkurt\u00ebr ngjalli shum\u00eb reagime, por protagonistja Kusari-Lila t\u00eb h\u00ebn\u00ebn ka heshtur.\u00a0 Biseda q\u00eb u raportua se ka ndodhur n\u00eb qershor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":959868,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[1756,267,1704],"class_list":["post-959867","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-audio-incizimi-i-mimoza-kusari-liles","tag-listaserbe","tag-milan-radojciq"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/959867","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=959867"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/959867\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/959868"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=959867"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=959867"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=959867"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}