{"id":962656,"date":"2024-06-11T12:36:48","date_gmt":"2024-06-11T10:36:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=962656"},"modified":"2024-06-11T12:36:48","modified_gmt":"2024-06-11T10:36:48","slug":"pe-ja-do-ta-vazhdoje-mbeshtetjen-per-zgjerimin-rreziku-qendron-te-disa-vende-anetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/pe-ja-do-ta-vazhdoje-mbeshtetjen-per-zgjerimin-rreziku-qendron-te-disa-vende-anetare\/","title":{"rendered":"PE-ja do ta vazhdoj\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr zgjerimin, rreziku q\u00ebndron te disa vende an\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Frika nga ndonj\u00eb rritje e madhe e s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme n\u00eb Parlamentin Evropian (PE) nuk u realizua.<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institucion u mbajt\u00ebn nga data 6 deri m\u00eb 9 qershor.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrparimit relativisht t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb partive t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb disa vende, partit\u00eb q\u00eb konsiderohen tradicionalisht proevropiane, do ta ken\u00eb shumic\u00ebn edhe n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e re t\u00eb PE-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr diplomat\u00ebt n\u00eb Bruksel, ky \u00ebsht\u00eb lajm i mir\u00eb edhe p\u00ebr procesin e zgjerimit t\u00eb Bashkimit Evropian, por edhe p\u00ebr raportet e BE-s\u00eb me Ballkanin Per\u00ebndimor, sepse, sipas tyre, edhe n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e re t\u00eb PE-s\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb mjaftueshme t\u00eb deputet\u00ebve, q\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019i mb\u00ebshtesin k\u00ebto politika, shkruan REL.<\/p>\n<p>Sipas rezultateve t\u00eb deritashme &#8211; e as p\u00ebrfundimtaret nuk pritet t\u00eb sjellin ndonj\u00eb ndryshim dramatik &#8211; grupimet kryesore politike, me disa ndryshime, i kan\u00eb ruajtur pozicionet q\u00eb i kan\u00eb pasur edhe m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Partia Popullore Evropiane (PPE) pritet t\u2019i ket\u00eb 186 vende n\u00eb Parlamentin me 720, q\u00eb n\u00ebnkupton dhjet\u00eb vende m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e deritashme.<\/p>\n<p>Grupimi socialist S&amp;D do t\u2019i ket\u00eb 135 vende, apo kat\u00ebr m\u00eb pak se n\u00eb periudh\u00ebn 2019-2024.<\/p>\n<p>Liberal\u00ebt nga grupi Renew pritet t\u2019i ken\u00eb 79 vende, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb 23 m\u00eb pak se n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e deritashme, ndaj mund t\u00eb konsiderohen edhe si humb\u00ebs t\u00eb m\u00ebdhenj.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, s\u00eb bashku, k\u00ebto tri grupe pritet ta ken\u00eb shumic\u00ebn, me rreth 400 vende, dhe n\u00ebse merren vesh, mund ta sigurojn\u00eb numrin e votave p\u00ebr vendimet kryesore t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe zgjerimin.<\/p>\n<p>N\u00eb favor t\u00eb zgjerimit, pos partive t\u00eb p\u00ebrmendura jan\u00eb edhe grupi i T\u00eb Gjelb\u00ebrve q\u00eb do t\u2019i ket\u00eb 53 vende n\u00eb PE dhe grupi i partive konservatore ECR me 73 vende.<\/p>\n<p>E vetmja parti q\u00eb ka qen\u00eb kund\u00ebr zgjerimit, \u00ebsht\u00eb Identiteti dhe Demokracia (ID), q\u00eb pritet t\u2019i ket\u00eb 58 vende n\u00eb PE. Ajo mund t\u00eb rritet, var\u00ebsisht se cilat parti do t\u2019i bashkohen, por, prap\u00ebseprap\u00eb, nuk do ta vinte n\u00eb rrezik mb\u00ebshtetjen p\u00ebr procesin e zgjerimit nga ana e PE-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb vite, e sidomos me p\u00ebrb\u00ebrjen e fundit, Parlamenti Evropian ka qen\u00eb institucioni i BE-s\u00eb, i cili m\u00eb s\u00eb shumti ka mb\u00ebshtetur procesin e zgjerimit.<\/p>\n<p>Ai ka k\u00ebrkuar q\u00eb ky proces edhe t\u00eb p\u00ebrshpejtohet, apo q\u00eb vendet kandidate t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb programet dhe strukturat e Bashkimit Evropian edhe p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebhen an\u00ebtare formale t\u00eb bllokut.<\/p>\n<p>Parlamenti Evropian shpesh edhe i ka kritikuar vendet an\u00ebtare p\u00ebr mosp\u00ebrmbushje t\u00eb obligimeve q\u00eb BE-ja i ka marr\u00eb n\u00eb raport me vendet e rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe vendet e tjera q\u00eb aspirojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb p\u00ebrfundonte puna e Parlamentit t\u00eb fundit Evropian, n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion \u00ebsht\u00eb miratuar edhe nj\u00eb propozim p\u00ebr reformat e BE-s\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet zgjerimi m\u00eb i shpejt\u00eb i saj.<\/p>\n<p>Mes masave, PE-ja ka propozuar edhe miratimin e disa vendimeve me shumic\u00eb t\u00eb kualifikuar n\u00eb K\u00ebshillin e BE-s\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb bllokada t\u00eb shpeshta nga ana e disa vendeve an\u00ebtare, t\u00eb cilat e shfryt\u00ebzojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e tyre n\u00eb BE p\u00ebr t\u00eb penguar avancimin e vendeve fqinje, p\u00ebr shkak t\u00eb mospajtimeve bilaterale.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb vendeve n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e re vler\u00ebsohet se kjo mb\u00ebshtetje e PE-s\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe n\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebt e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por, problem p\u00ebr zgjerimin mund t\u00eb paraqes\u00eb rritja e ndikimit t\u00eb partive t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb disa vende an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Disa diplomat\u00eb n\u00eb Bruksel, me t\u00eb cil\u00ebt ka biseduar Radio Evropa e Lir\u00eb, t\u00ebrheqin v\u00ebrejtjen se mund t\u00eb ket\u00eb ndryshime n\u00eb qasjen e disa shteteve.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e mundshme, pasi vendimet p\u00ebr secilin hap n\u00eb procesin e zgjerimit merren n\u00eb K\u00ebshillin e BE-s\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht me konsensusin e t\u00eb gjitha vendeve an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Holanda p\u00ebrmendet si nj\u00eb vend q\u00eb mund t\u00eb paraqes\u00eb probleme n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, pasi atje pritet t\u00eb formohet Qeveria, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e djathta ekstreme, m\u00eb sakt\u00ebsisht Partia e Liris\u00eb e udh\u00ebhequr nga Gert Wilders. Kjo parti ka pasur qasje kritike ndaj zgjerimit dhe e ka kund\u00ebrshtuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Holanda nuk pritet ta ndryshoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike qasjen, sepse partia e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebj\u00eb kompromise, por \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar se do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb, n\u00eb rast t\u00eb zgjerimit, t\u00eb ket\u00eb kufizime p\u00ebr vendet e reja an\u00ebtare dhe qytetar\u00ebt e tyre n\u00eb \u00e7\u00ebshtje si: liria e l\u00ebvizjes s\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe qasja n\u00eb disa fonde t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kufizimet e tilla, p\u00ebrtej asaj q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb traktatet aktuale t\u00eb BE-s\u00eb, nuk jan\u00eb t\u00eb mundshme formalisht. Por, k\u00ebto insistime tregojn\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb drejtimi mund t\u00eb shkojn\u00eb q\u00ebndrimet e disa vendeve an\u00ebtare.<\/p>\n<p>E djathta ekstreme ka sh\u00ebnuar rritje edhe n\u00eb Austri dhe Belgjik\u00eb, nd\u00ebrsa ka fituar n\u00eb Franc\u00eb. Prandaj, rreziku potencial p\u00ebr procesin e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb shihet te q\u00ebndrimet e vendeve an\u00ebtare, e jo te numri i vendeve q\u00eb partit\u00eb e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb kan\u00eb siguruar n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e re t\u00eb Parlamentit Evropian.<\/p>\n<p>Disa deputet\u00eb nga p\u00ebrb\u00ebrja e vjet\u00ebr e PE-s\u00eb, q\u00eb jan\u00eb rizgjedhur, por nuk duan t\u00eb flasin publikisht p\u00ebr t\u00eb respektuar formalisht procesin e konfirmimit zyrtar t\u00eb zgjedhjes s\u00eb tyre, besojn\u00eb se Parlamenti do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe p\u00ebr procesin e zgjerimit.<\/p>\n<p>Nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebrve\u00e7 Kosov\u00ebs, t\u00eb gjitha ose kan\u00eb statusin e kandidatit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, ose kan\u00eb nisur tashm\u00eb negociatat e pranimit.<\/p>\n<p>Kosova vet\u00ebm ka aplikuar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Frika nga ndonj\u00eb rritje e madhe e s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme n\u00eb Parlamentin Evropian (PE) nuk u realizua. Zgjedhjet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institucion u mbajt\u00ebn nga data 6 deri m\u00eb 9 qershor. P\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrparimit relativisht t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb partive t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb disa vende, partit\u00eb q\u00eb konsiderohen tradicionalisht proevropiane, do ta ken\u00eb shumic\u00ebn edhe n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":962658,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[411,732,542,2329],"class_list":["post-962656","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","tag-be","tag-franca","tag-gjermania","tag-parlamenti-evropian"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/962656","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=962656"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/962656\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/962658"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=962656"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=962656"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=962656"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}