{"id":962708,"date":"2024-06-11T14:48:03","date_gmt":"2024-06-11T12:48:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=962708"},"modified":"2024-06-11T14:48:03","modified_gmt":"2024-06-11T12:48:03","slug":"nga-burgu-ne-shqiperi-ne-parlamentin-evropian-si-deputet-i-greqise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/nga-burgu-ne-shqiperi-ne-parlamentin-evropian-si-deputet-i-greqise\/","title":{"rendered":"Nga burgu n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Parlamentin Evropian si deputet i Greqis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Zgjedhja e Alfred Belerit si deputet i Parlamentit Evropian shkaktoi polemika &#8211; si p\u00ebr legjitimitetin e tij, ashtu edhe p\u00ebr ndikimin e rastit t\u00eb tij n\u00eb integrimin evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Beleri, kryetar i zgjedhur i Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, por i d\u00ebnuar me dy vjet burgim p\u00ebr vjedhje votash, fitoi ul\u00ebse n\u00eb Parlamentin Evropian si p\u00ebrfaq\u00ebsues i partis\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb Greqi, Demokracia e Re.<\/p>\n<p>Jurist\u00eb dhe ekspert\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare thon\u00eb se rasti i tij ngre shqet\u00ebsime kushtetuese dhe ligjore, shkruan <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/nga-burgu-ne-shqiperi-ne-parlamentin-evropian-deputet-\/32988098.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/a><\/p>\n<p>Sipas tyre, ai mund t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebrpjekjet e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian, por edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me Greqin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shoqat\u00ebn e minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri \u201cOmonia\u201d, megjithat\u00eb, besojn\u00eb se \u00e7\u00ebshtjet e tij ligjore n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb zgjidhen p\u00ebrpara konstituimit t\u00eb Parlamentit Evropian.<\/p>\n<p>Beleri, sipas mediave greke, renditet i kat\u00ebrti mes shtat\u00eb deputet\u00ebve q\u00eb siguroi Demokracia e Re e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr Parlamentin Evropian.<\/p>\n<p>Sipas raportimeve t\u00eb tyre, ai mori pjes\u00eb p\u00ebrmes video-lidhjes nga burgu n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb Mitsotakisit me eurodeputet\u00ebt e zgjedhur, q\u00eb u mbajt t\u00eb mart\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb problematike zgjedhja e Belerit deputet i PE-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ministria e Jashtme greke nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se \u00e7far\u00eb pret tani n\u00eb lidhje me zgjedhjen e Belerit. Ngjash\u00ebm as partia e kryeministrit grek, Demokracia e Re.<\/p>\n<p>EL-i k\u00ebrkoi edhe nga kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, ta komentoj\u00eb zgjedhjen e tij, por ai nuk pranoi.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk kam asnj\u00eb koment p\u00ebr t\u00eb. Un\u00eb jam n\u00eb Prishtin\u00eb\u201d, tha Rama m\u00eb 10 qershor, teksa po merrte pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb ngjarje p\u00ebr sh\u00ebnimin e 25-vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c&#8230; p\u00ebr fat, nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb akoma nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast &#8211; edhe nj\u00eb hall m\u00eb pak &#8211; \u00ebsht\u00eb t\u00eb merremi me zgjedhjet e Parlamentit Evropian, sepse nuk jemi akoma n\u00eb Bashkimin Evropian. K\u00ebshtu q\u00eb, kur t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb BE, kur t\u00eb kemi zgjedhje p\u00ebr Parlamentin Evropian, do ta kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb se si jan\u00eb k\u00ebto pun\u00eb\u201d, deklaroi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, Rama i ka hedhur posht\u00eb pretendimet e Belerit dhe t\u00eb pakic\u00ebs greke n\u00eb Shqip\u00ebri se rasti kund\u00ebr tij \u00ebsht\u00eb politik. Sipas Ram\u00ebs, ai \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Juristi dhe ish-n\u00ebnkryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Kreshnik Spahiu, sheh kontradikt\u00eb n\u00eb zgjedhjen e Belerit p\u00ebr dy poste t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe presidenti duhet t\u00eb kishin shpallur zgjedhje t\u00eb parakohshme n\u00eb Himar\u00eb, pasi Demokracia e Re e shpalli [Belerin] kandidat. Sepse, Ligji p\u00ebr qeverisjen vendore e p\u00ebrcakton k\u00ebshtu\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht, [Beleri] prezumohet i pafajsh\u00ebm, pasi nuk ka vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Mendoj se procesi penal duhet t\u00eb p\u00ebrshpejtohet dhe Gjykata e Apelit t\u00eb shprehet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb fajtor apo i pafajsh\u00ebm\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb iu drejtua Presidenc\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb 10 qershor, por ajo k\u00ebrkoi koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjigjur, nd\u00ebrsa n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve than\u00eb se me shpalljen e rezultatit p\u00ebrfundimtar &#8211; q\u00eb p\u00ebrfshin edhe dh\u00ebnien e mandatit p\u00ebr Belerin &#8211; puna e k\u00ebtij komisioni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces ka p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Ish-kryetari i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, Kristaq Kume, thot\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit ai q\u00eb do t\u2019i jap\u00eb zgjidhje situat\u00ebs s\u00eb krijuar.<\/p>\n<p>Seanca do t\u00eb mbahet m\u00eb 14 qershor.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse shpallet fajtor, vepron ligji p\u00ebr dekriminalizim dhe nd\u00ebrpritet mandati i tij si kryebashkiak. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk ka lidhje me zgjedhjen e tij si eurodeputet\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse shpallet i pafajsh\u00ebm, do t\u00eb duhet nj\u00eb interpretim \u2018in extremis\u2019. N\u00eb ligj thuhet se mandati i kryebashkiakut \u00ebsht\u00eb i papajtuesh\u00ebm me at\u00eb t\u00eb deputetit, q\u00eb mund t\u00eb interpretohet edhe \u2018eurodeputetit\u2019, por q\u00eb ligji nuk e ka parashikuar\u201d, shpjegon Kume p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, Beleri nuk do t\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe kryetar bashkie, edhe eurodeputet &#8211; ai do t\u00eb duhet t\u00eb zgjedh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua, ai \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb lejohej ta b\u00ebnte betimin dhe zgjidhja do t\u00eb kishte ardhur shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, sepse n\u00eb ligj thuhet se, n\u00ebse tre muaj pas betimit nuk paraqitet n\u00eb zyr\u00eb, mandati i kryebashkiakut nd\u00ebrpritet\u201d, thot\u00eb Kume.<\/p>\n<p>Kreu i shoqat\u00ebs s\u00eb minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri \u201cOmonia\u201d, Marin Suli, thot\u00eb se Beleri ka deklaruar se, n\u00ebse shpallet i pafajsh\u00ebm, ai do t\u00eb zgjedh\u00eb mandatin e kryebashkiakut t\u00eb Himar\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, fakti q\u00eb Beleri ndodhet n\u00eb burg, thot\u00eb Suli, nuk do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 apo problem p\u00ebr t\u00eb as p\u00ebr ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb deputetit.<\/p>\n<p>\u201cBeleri e p\u00ebrfundon m\u00eb 12 shtator d\u00ebnimin prej dy vjet\u00ebsh, sipas p\u00ebrllogaritjes s\u00eb konvertimit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb paraburgimit, nd\u00ebrsa Parlamenti Evropian konstituohet n\u00eb fund t\u00eb shtatorit\u201d, thot\u00eb Suli.<\/p>\n<p>Ai, po ashtu, sqaron se me Kushtetut\u00ebn e Greqis\u00eb, kandidimi n\u00eb zgjedhje ndalohet vet\u00ebm kur ka nj\u00eb vendim gjykate q\u00eb ia heq individit t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb garuar dhe p\u00ebr t\u2019u zgjedhur.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti me Belerin, thot\u00eb Suli.<\/p>\n<p><strong>Si do t\u00eb ndikoj\u00eb ky rast n\u00eb integrimin evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ish-ambasadori shqiptar, Agim Nesho, thot\u00eb se zgjedhja e Belerit si deputet i Parlamentit Evropian nga Greqia do t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb rrug\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb drejt Bashkimit Evropian, por edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Tiran\u00ebs e Athin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKandidimi i Belerit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kart\u00eb q\u00eb kryeministri grek e ka luajtur p\u00ebr ta t\u00ebrhequr pjes\u00ebn ekstreme t\u00eb politik\u00ebs greke, p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndjeshme si\u00e7 \u00ebsht\u00eb minoriteti grek n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb k\u00ebto kushte, do t\u00eb kemi nj\u00eb moment q\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin e Greqis\u00eb sa u takon p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vendit p\u00ebr t\u2019u integruar n\u00eb Bashkimin Evropian\u201d, thot\u00eb Nesho p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama \u201cduhet t\u00eb reflektoj\u00eb\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria i ka hapur formalisht negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Por, vendimet p\u00ebr zgjerimin e bllokut &#8211; ku Greqia b\u00ebn pjes\u00eb &#8211; merren me konsensusin e t\u00eb gjitha vendeve an\u00ebtare, q\u00eb aktualisht jan\u00eb 27.<\/p>\n<p>P\u00ebr Spahiun, \u00e7\u00ebshtja Beleri nuk do t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Interesat e Greqis\u00eb p\u00ebr Himar\u00ebn, thot\u00eb ai, jan\u00eb politike, ekonomike dhe gjeopolitike.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb politike, sepse p\u00ebrmes Himar\u00ebs, Greqia do t\u00eb mund t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb asociacion t\u00eb bashkive t\u00eb minoritetit grek [n\u00eb Shqip\u00ebri], bashk\u00eb me Finiqin dhe Dropullin. Jan\u00eb interesa ekonomik\u00eb, sepse kjo bashki \u00ebsht\u00eb perla e rivier\u00ebs shqiptare dhe ka vij\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb bregdetare, duke qen\u00eb epiqendra e zhvillimit t\u00eb turizmit n\u00eb vend. Dhe gjeopolitike, sepse t\u00eb gjitha investimet e oligark\u00ebve grek\u00eb, apo rus\u00eb, p\u00ebrgjith\u00ebsisht jan\u00eb t\u00eb fokusuara te turizmi\u201d, thot\u00eb Spahiu.<\/p>\n<p>\u201cPra, mendoj se p\u00ebr Himar\u00ebn nuk luhet p\u00ebr Belerin si individ, apo p\u00ebr korrupsion me\u00a0blerje votash, por p\u00ebr interesa q\u00eb kalojn\u00eb kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr influenc\u00eb &#8211; Per\u00ebndim apo Lindje\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Pakica etnike greke e Shqip\u00ebris\u00eb, e cila jeton kryesisht n\u00eb jug t\u00eb vendit, b\u00ebhet shpesh burim i tensioneve mes Athin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs. Greqia pretendon se Shqip\u00ebria i shkel t\u00eb drejtat e saj, por Shqip\u00ebria e mohon.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjedhja e Alfred Belerit si deputet i Parlamentit Evropian shkaktoi polemika &#8211; si p\u00ebr legjitimitetin e tij, ashtu edhe p\u00ebr ndikimin e rastit t\u00eb tij n\u00eb integrimin evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Beleri, kryetar i zgjedhur i Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, por i d\u00ebnuar me dy vjet burgim p\u00ebr vjedhje votash, fitoi ul\u00ebse n\u00eb Parlamentin Evropian [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":962711,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[2333,1526,2335,584,2334],"class_list":["post-962708","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-alfred-beleri","tag-greqia","tag-himara","tag-shqiperia","tag-zgjedhjet-evropiane"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/962708","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=962708"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/962708\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/962711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=962708"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=962708"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=962708"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}