{"id":962827,"date":"2024-06-11T20:48:22","date_gmt":"2024-06-11T18:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=962827"},"modified":"2024-06-11T20:48:22","modified_gmt":"2024-06-11T18:48:22","slug":"aksioni-parcial-i-nato-s-e-cliroi-kosoven-por-nuk-e-kompletoi-fitoren-e-luftes-se-ftohte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/aksioni-parcial-i-nato-s-e-cliroi-kosoven-por-nuk-e-kompletoi-fitoren-e-luftes-se-ftohte\/","title":{"rendered":"Aksioni parcial i NATO-s e \u00e7liroi Kosov\u00ebn, por nuk e kompletoi fitoren e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Intervenimi i NATO-s, v\u00ebrtet solli ndryshime t\u00eb konsiderueshme n\u00eb jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb mbar\u00eb kombit shqiptar, po edhe t\u00eb Ballkanit, natyrisht duke pasur efekte edhe n\u00eb raportin nd\u00ebrmjet Per\u00ebndimit dhe Rusis\u00eb n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira. Ndikimi i intervenimit t\u00eb NATO-s mbi jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ka qen\u00eb vendimtar, q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb spastrimit etnik dhe gjenocidit, q\u00eb ishte planifikuar si \u201czgjidhje p\u00ebrfundimtare\u201d p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tyre, nga ana e Serbis\u00eb p\u00ebr ta. Aksioni ushtarak i NATO-s u mund\u00ebsoi shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb ktheheshin n\u00eb Kosov\u00eb e t\u00eb rifillonin jet\u00ebn e re n\u00eb vatrat e tyre, ndon\u00ebse ajo ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb \u201ctok\u00eb t\u00eb djegur\u201d, sikund\u00ebr pati deklaruar ish sekretari i OKB-s\u00eb, Kofi Anani. Ndryshimi i madh q\u00eb ndodhi n\u00eb Kosov\u00eb, pati efekte t\u00eb caktuara edhe mbi shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vitin 2001 parashtruan k\u00ebrkesa politike p\u00ebr ndryshimin e statusit t\u00eb tyre n\u00eb shtetin e p\u00ebrbashk\u00ebt me maqedonasit.<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e Ohrit nuk do t\u00eb ishte e konceptueshme pa at\u00eb ndryshim t\u00eb madh gjeopolitik q\u00eb ndodhi n\u00eb Kosov\u00eb, ku u instalua NATO-ja dhe ve\u00e7mas baza amerikane \u201cBondstill.\u201d Nd\u00ebrsa, shqiptar\u00ebt n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs faktikisht nuk fituan asgj\u00eb, ngase rebelimi i tyre i vitit 2000, u p\u00ebrdor vet\u00ebm si presion mbi Millosheviqin, e jo p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs. Natyrisht, Shqip\u00ebria u ndie e \u00e7liruar nga presioni i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pazgjidhur t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nga problemet e shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb, me \u00e7ka iu hap rruga e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb saj n\u00eb NATO. Mund t\u00eb supozohet se pa bombardimin e NATO-s, Jugosllavia e Zhablakut nuk do t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhej, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se Mali i Zi mund t\u00eb mos ishte shk\u00ebputur nga Serbia dhe sot nuk do t\u00eb ishte an\u00ebtar i NATO-s. Me k\u00ebto ndryshime q\u00eb u iniciuan me bombardimin nga NATO-ja t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb, sot Shqip\u00ebria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut jan\u00eb shtete an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, nd\u00ebrsa n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb e instaluar nj\u00eb baz\u00eb ushtarake amerikane. Pra, nj\u00ebra an\u00eb e prospektit human dhe gjeopolitik t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb Ballkanit, q\u00eb u iniciua nga bombardimet e NATO-s kund\u00ebr caqeve ushtarake serbe e jugosllave, duket mjaft optimiste.<\/p>\n<p>Por, ana tjet\u00ebr e k\u00ebtij prospekti edhe sot \u00ebsht\u00eb e ngrys\u00ebt, madje shum\u00eb shqet\u00ebsuese. Na mjafton t\u00eb p\u00ebrcjellin reagimet e politikan\u00ebve dhe medieve serbe n\u00eb p\u00ebrvjetorin e bombardimeve t\u00eb NATO-s, q\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb Serbi nuk kan\u00eb ndryshuar aspak. Nuk ka ndryshuar gjendja mentale e popullit serb, nuk ka ndryshuar diskursi i udh\u00ebheq\u00ebsve shte-t\u00ebror\u00eb e politik\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, nuk ka ndryshuar propaganda antiper\u00ebndimore e antishqiptare e medieve serbe. (\u2026) Po t\u00eb analizohen fjalimet e politikan\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb serb\u00eb, t\u00eb pop\u00ebve serb\u00eb e t\u00eb jo pak intelektual\u00ebve serb\u00eb lidhur me Kosov\u00ebn, shqiptar\u00ebt dhe bombardimet e NATO-s, mesazhi i Vu\u00e7iqit mund t\u00eb duket i moderuar!<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, n\u00eb vend t\u00eb ndonj\u00eb reflektimi, ka shp\u00ebrthyer nj\u00eb val\u00eb e re histerizmi kund\u00ebr Kosov\u00ebs, kund\u00ebr shqiptar\u00ebve e kund\u00ebr NATO-s. Nga ky histeriz\u00ebm \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e qart\u00eb se Serbia ka mbetur n\u00ebn influenc\u00ebn ruse, ka mbetur nj\u00eb vrim\u00eb e zez\u00eb gjeopolitike n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb NATO-s, ka mbetur nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim permanent p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Th\u00ebn\u00eb thjesht, nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet pas bombardimeve t\u00eb NATO-s, Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje arm\u00ebpushimi, Ballkani nuk e ka gjetur paqen, Per\u00ebndimi nuk e ka kom\u00acp\u00acletuar fitoren e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb mbi Rusin\u00eb. Pse ndodhi k\u00ebshtu?K\u00ebshtu ndodhi ngase q\u00ebllimet e NATO-s, kur i filloi bombardimet kund\u00ebr caqeve ushtarake n\u00eb ish Jugosllavi, m\u00eb 24 mars 1999, kan\u00eb qen\u00eb q\u00ebllime parciale. Q\u00ebllimi i NATO-s nuk ka qen\u00eb mundja e plot\u00eb ushtarake e ish Jugosllavis\u00eb, q\u00ebllimi nuk ka qen\u00eb as rr\u00ebzimi i regjimit t\u00eb Sllobodan Millosheviqit. (K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e deklaroi n\u00eb nj\u00ebzetvjetorin e fillimit t\u00eb bombardimeve, ish z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i NATO-s, Xhejmi Shia.). Q\u00ebllimi ushtarak i NATO-s ishte evitimi \u201ci kata\u00acstro\u00acf\u00ebs humanitare\u201d, q\u00eb n\u00eb fakt ishte nj\u00eb eufemiz\u00ebm p\u00ebr spas\u00actri\u00acmin etnik dhe gjenocidin, q\u00eb zbatonte regjimi i Milloshevqit kund\u00ebr popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs. Prandaj, edhe zgjedhja e caqeve q\u00eb bombardoheshin ishte selektive, m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb jepeshin sinjale se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb p\u00ebsonte shteti serb-jugo\u00acsllav, e jo q\u00eb t\u00eb arrihej q\u00ebllimi ushtarak e politik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb. D\u00ebmtimi i urave mbi Danub, i disa fabrikave dhe rafinerive t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Pan\u00e7ev\u00eb, pat\u00ebn efekte afatmesme mbi shtetin serb, por jo efekte direkte mbi ushtrin\u00eb, policin\u00eb serbe dhe nj\u00ebsit\u00eb e tjera terroriste paramilitare, q\u00eb po krye\u00acnin gjenocid n\u00eb Kosov\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb periudh\u00ebn sa zgjasnin bombardimet e NATO-s (24 mars-9 qershor 1999) Bile, sikun\u00acd\u00ebr kujtohet leht\u00eb, n\u00eb dit\u00ebt e para, aksioni ushtarak i NATO-s, gjithandej ishte i intensitetit mjaft t\u00eb ul\u00ebt. Si duket, pritshm\u00ebria e strateg\u00ebve t\u00eb NATO-s ishte q\u00eb regjimi kri\u00acmi-nal serbo-jugosllav do t\u00eb k\u00ebrkonte arm\u00ebpushim, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para dhe ashtu t\u00eb arrihej nj\u00eb marr\u00ebveshje, pa pasur d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha dhe pa eskalimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb armiq\u00ebsive. Por, regjimi i Millosheviqit pati nj\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje krejt t\u00eb ndry\u00acshme, nga ajo q\u00eb priste NATO-ja. Regjimi intensifikoi dhun\u00ebn sistematike dhe frontale kund\u00ebr civil\u00ebve shqiptar\u00eb, duke e shnd\u00ebrruar n\u00eb spastrim etnik dhe gjenocid. Vrasjet masive t\u00eb civil\u00ebve n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe d\u00ebbimi i t\u00eb mbijetuarve p\u00ebr n\u00eb Maqedoni e n\u00eb Shqip\u00ebri, kishte p\u00ebr synim q\u00eb ta p\u00ebrfshinte rajonin n\u00eb konflikt dhe ashtu ta trembte NATO-n nga nj\u00eb luft\u00eb e p\u00ebrmasave ballkanike, e cila si e atill\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb kontrollohej. Nd\u00ebrsa djegia sistematike e mbi 100.000 sht\u00ebpive dhe ekonomive familjare, e shoq\u00ebruar me vrasje kolektive t\u00eb civil\u00ebve dhe me dhunimin e femrave, kishte p\u00ebr synim q\u00eb t\u00eb d\u00ebbuarit t\u00eb mos kishin ku t\u00eb ktheheshin dhe t\u00eb mos k\u00ebrkonin t\u00eb ktheheshin n\u00eb vendin ku ishin masakruar e torturuar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ngadal\u00ebsin\u00eb e aksionit, vendosm\u00ebria e NATO-s nuk u vu n\u00eb dyshim serioz, sado q\u00eb disa nga shtetet an\u00ebtare b\u00ebnin presion p\u00ebr ndalimin e bombardimeve. N\u00eb fakt, vendosm\u00ebria e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe kan\u00eb qen\u00eb vendimtare p\u00ebr ta \u00e7uar deri n\u00eb fund aksionin ushtarak t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Pas 78 dit\u00ebsh t\u00eb aksionit ushtarak t\u00eb NATO-s, regjimi gjakatar i Millosheviqit, megjithat\u00eb, u dor\u00ebzua. Me firmosjen e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Kumanov\u00ebs iu hap rruga largimit t\u00eb forcave terroriste serbe nga Kosova dhe vendosjes s\u00eb KFOR-it, si nj\u00eb forc\u00eb ushtarake paqeruajt\u00ebse.<\/p>\n<p>Pra, Kosova u \u00e7lirua nga aksioni ushtarak i NATO-s, por me nj\u00eb \u00e7mim tmerr\u00ebsisht t\u00eb lart\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e civil\u00ebve dhe n\u00eb shkat\u00ebrrimin e ekonomive familjare. Ne nuk do ta dim\u00eb kurr\u00eb se a ka pasur NATO-ja mund\u00ebsi t\u00eb tjera p\u00ebr frenimin e Millosheviqit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr e me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Mund t\u00eb supozohet se n\u00ebse aksioni ushtarak i NATO-s do t\u00eb ishte m\u00eb i fort\u00eb n\u00eb fillim, ashtu si\u00e7 u b\u00eb n\u00eb fund, ndoshta disa nga pasojat do t\u00eb ishin evituar. Mbase edhe armiq\u00ebsia nuk do t\u00eb kishte arritur n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrmasa. Por, kjo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fush\u00eb e hipotezave.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dim\u00eb sot \u00ebsht\u00eb se pa aksionin ushtarak t\u00eb NATO-s, i atill\u00eb \u00e7far\u00eb ishte, nuk do t\u00eb nd\u00ebrpritej spastrimi etnik dhe gjenocidi serb dhe nuk do t\u00eb arrihej ky arm\u00ebpushim, i cili fal\u00eb KFOR-it mbahet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb drunjta tash 20 vjet. Nd\u00ebrsa, paqja e mir\u00ebfillt\u00eb nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb e Kosov\u00ebs, ende nuk duket askund n\u00eb horizont, sikund\u00ebr q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb horizont as kompletimi i fitores s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb t\u00eb Per\u00ebndimit mbi Rusin\u00eb. Serbia e Kosova kan\u00eb mbetur fush\u00ebbetejat e fundit t\u00eb k\u00ebsaj lufte.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervenimi i NATO-s, v\u00ebrtet solli ndryshime t\u00eb konsiderueshme n\u00eb jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb mbar\u00eb kombit shqiptar, po edhe t\u00eb Ballkanit, natyrisht duke pasur efekte edhe n\u00eb raportin nd\u00ebrmjet Per\u00ebndimit dhe Rusis\u00eb n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira. Ndikimi i intervenimit t\u00eb NATO-s mbi jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ka qen\u00eb vendimtar, q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb spastrimit etnik [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":248921,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-962827","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/962827","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=962827"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/962827\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/248921"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=962827"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=962827"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=962827"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}