{"id":963959,"date":"2024-06-14T17:18:43","date_gmt":"2024-06-14T15:18:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=963959"},"modified":"2024-06-14T17:18:43","modified_gmt":"2024-06-14T15:18:43","slug":"qeveria-e-kosoves-eshte-duke-shkelur-te-drejtat-e-pensionisteve-per-pension-te-dyfishte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/qeveria-e-kosoves-eshte-duke-shkelur-te-drejtat-e-pensionisteve-per-pension-te-dyfishte\/","title":{"rendered":"Qeveria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke shkelur t\u00eb drejtat e pensionist\u00ebve p\u00ebr pension t\u00eb dyfisht\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cJav\u00ebs s\u00eb Ndihm\u00ebs Juridike Falas\u201d, ka organizuar t\u00eb premten tryez\u00ebn e diskutimit me tem\u00ebn \u201c(Mos) Zbatimi i t\u00eb drejtave t\u00eb pensionist\u00ebve n\u00eb praktik\u00eb dhe ngarkimi i gjyq\u00ebsorit me l\u00ebnd\u00eb\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebsaj radh\u00eb edhe pse ishin t\u00eb ftuar, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Ministria e Financave Pun\u00ebs dhe Transfereve nuk i ishte p\u00ebrgjigjur ftes\u00ebs p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori Ekzekutiv i IKD-s\u00eb, Ehat Miftaraj, informoi se Qendra p\u00ebr Ndihm\u00eb Juridike Falas e IKD-s\u00eb ka depozituar mbi 600 padi p\u00ebr moszbatim t\u00eb pensionimit t\u00eb dyfisht\u00eb. Ai theksoi se shum\u00eb qytetar\u00eb me mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrballen me k\u00ebt\u00eb problem, duke k\u00ebrkuar ndihm\u00eb n\u00eb zyrat e IKD-s\u00eb dhe n\u00eb departamentet e pensioneve. Ai shtoi se IKD ka analizuar mohimin e pensioneve t\u00eb dyfishta p\u00ebr kategorit\u00eb e caktuara, duke u fokusuar n\u00eb ligjet p\u00ebr statusin dhe t\u00eb drejtat e d\u00ebshmor\u00ebve, invalid\u00ebve, veteran\u00ebve t\u00eb UCK-s\u00eb, viktimave civile dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb zyrat e Qendr\u00ebs p\u00ebr Ndihm\u00eb Juridike falas t\u00eb IKD-s\u00eb vijn\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb moshave t\u00eb shtyra, ka edhe 80-90 vje\u00e7ar, t\u00eb cil\u00ebt fatkeq\u00ebsisht enden jo vet\u00ebm zyrave t\u00eb IKD-s\u00eb por edhe zyrave n\u00eb departamente t\u00eb pensioneve, n\u00eb komunat ku ata jan\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Miftaraj.<\/p>\n<p>Kryetari i K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs (KGJK), Albert Zogaj, shprehu shqet\u00ebsimin e tij p\u00ebr trefishimin e l\u00ebnd\u00ebve n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor p\u00ebr shkak t\u00eb moszbatimit t\u00eb ligjeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSituata e pensionit t\u00eb dyfisht\u00eb ose me dy skema pensionale ve\u00e7se po merr dimension n\u00eb procedura gjyq\u00ebsore dhe besoj q\u00eb duhet kjo t\u00eb reflektoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb vullnetshme. Po e themi edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike se t\u00eb gjitha kategorit\u00eb meritojn\u00eb\u00a0 respektin por nuk duhet me e harru asnj\u00ebri prej nesh q\u00eb norma ligjore n\u00eb fakt e ka edhe dimensionin social dhe human brenda vet\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb gjitha skemat sociale nd\u00ebrtohen mbi k\u00ebt\u00eb koncept. Prandaj, ky dimension duhet t\u00eb shtrihet edhe\u00a0 n\u00eb zbatimin e norm\u00ebs dhe jo n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00ebn kur njer\u00ebzit vendosen n\u00eb dilem\u00eb dhe n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr realizimin e s\u00eb drejt\u00ebsi\u201d, tha Zogaj.<\/p>\n<p>Gjyqtari Rexhep Gashi informoi se gjat\u00eb muajve mars-maj kishin ardhur rreth 1200 padi lidhur me pensione, duke sjell\u00eb nj\u00eb ngarkes\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr gjykat\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cQytetar\u00ebt p\u00ebrmes edhe Agjencis\u00eb p\u00ebr Ndihm\u00eb Juridike Falas p\u00ebrmes Institutit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi dhe instancave tjera jan\u00eb t\u2019u ushtru padi me nj\u00eb num\u00ebr jasht\u00ebzakonisht t\u00eb lart\u00eb. Un\u00eb nga shkrimorja e gjykat\u00ebs t\u00eb Departamentit Administrativ e kom marr nj\u00eb statistik\u00eb p\u00ebr muajt mars- maj k\u00ebtij viti tre mujor ku ka rezultu q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr l\u00ebnd\u00eb e k\u00ebsaj natyre q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pensione n\u00eb gjykat\u00eb kan\u00eb ardhur diku 1194 padi apo p\u00ebraf\u00ebrsisht rreth 1200 padi duke marr parasysh faktin q\u00eb jemi vet\u00ebm 7 gjyqtar\u00eb kjo paraqet ngarkes\u00eb p\u00ebr gjykat\u00ebn\u201d, tha Gashi.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebsuesja e Drejtores s\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Ndihm\u00eb Juridike Falas, Flutura Berbati-Zena, vuri n\u00eb dukje se k\u00ebrkesat nga qytetar\u00ebt p\u00ebr pensione t\u00eb dyfishta jan\u00eb dyfishuar, duke shprehur shqet\u00ebsim p\u00ebr rritjen e tyre.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket vitit 2023, ky num\u00ebr ka p\u00ebsuar rritje p\u00ebr 50 p\u00ebrqind. Gjat\u00eb vitit 2023 jan\u00eb trajtuar 503 raste q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me \u00e7\u00ebshtjet e pensioneve dhe 77 kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebshilla juridike, 120 padi, 185 ankesa, 24 parashtresa, 94\u00a0 k\u00ebrkesa dhe 4 l\u00ebnd\u00eb t\u00eb referuara e avokat\u00ebt\u201d, ka shtuar ajo.<\/p>\n<p>Berbati-Zena\u00a0 lidhur me vitin 2024 tha se vet\u00ebm n\u00eb 5 muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Ndihm\u00eb Juridike Falas, Berbati-Zena ka th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb proceduar 2 mij\u00eb 775 padi n\u00eb drejtim t\u00eb Departamentit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Administrative n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, 23 ankesa dhe 4 k\u00ebrkesa n\u00eb departamentin e pensioneve n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave.<\/p>\n<p>Avokati i Popullit, Naim Qelaj, kritikoi veprimet e autoriteteve publike p\u00ebr mosrespektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb shqet\u00ebsuese dhe serioze e q\u00eb padyshim p\u00ebr Avokatin e Popullit paraqet shqet\u00ebsim t\u00eb theksuar kur kem t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me veprimet e autoriteteve publike karshi qytetar\u00ebve t\u00eb saj\u201d, tha Naim Qelaj.<\/p>\n<p>Qelaj tha se zyrtar\u00ebt e administrat\u00ebs pensionale t\u00eb Kosov\u00ebs detyrohen q\u00eb qytetar\u00ebve me i dh\u00ebn\u00eb alternativa t\u00eb gabuara q\u00eb mund t\u00eb hyjn\u00eb edhe n\u00eb dimension t\u00eb K\u00ebshill\u00ebs Juridike t\u00eb gabuar dhe vendosjes s\u00eb nj\u00eb situate q\u00eb me heq dor\u00eb nga nj\u00eb e drejt\u00eb e cila ligj\u00ebrisht nuk mund t\u00eb cenohet.<\/p>\n<p>Bajram \u00c7erkini nga Qendra Burimore p\u00ebr Personat e Zhdukur ndau sfidat q\u00eb p\u00ebrballet n\u00eb zgjedhjen e pensioneve p\u00ebr personat e zhdukur. Sipas tij ishte e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohej se a duhet t\u00eb zgjedh\u00eb pensionin e mosh\u00ebs apo t\u00eb marr\u00eb pensionin p\u00ebr djalin e zhdukur. Ai tha se ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb, kur u detyrua t\u00eb zgjidhte mes pensionit t\u00eb mosh\u00ebs dhe pensionit q\u00eb e merrte p\u00ebr djalin e zhdukur.<\/p>\n<p>\u201cKur t\u2018par\u00ebn dit\u00eb me kan\u00eb than\u00eb se nuk ke t\u00eb drejt\u00eb Bajram \u00c7erkini, 38 vjet kam punu n\u00eb Trep\u00e7e, a po e don pensionin kontributdh\u00ebn\u00ebs apo kompensimim e djalit t\u00eb cilin se ki, ajo situat\u00eb mu ka dok shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb edhe sot po mdoket e r\u00ebnd\u00eb\u201d, tha \u00c7erkini.<\/p>\n<p>Koordinatorja e Qendr\u00ebs p\u00ebr Ndih\u00eb Juridike Falas, Arrita Rezniqi, tha se jan\u00eb pranuar shum\u00eb ankesa dhe padi lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe u angazhuan t\u00eb trajtojn\u00eb \u00e7do rast n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb individuale.<\/p>\n<p>Rezniqi tha se nga tetori dhe n\u00ebntori i vitit t\u00eb kaluar, kur kjo \u00e7\u00ebshtje u trajtua edhe n\u00eb emisionin \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, rreth 7 muaj kemi k\u00ebrkesa intensive nga qytetar\u00ebt t\u00eb k\u00ebsaj natyre, pra kemi pasur rreth 1 mij\u00eb k\u00ebrkesa nga qytetar\u00ebt dhe rreth 600 padi \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i d\u00ebrgojm\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi shum\u00eb interes q\u00eb t\u00eb ofrojm\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe t\u00eb ofrojm\u00eb ndihm\u00eb praktike k\u00ebsaj situate. P\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb normalisht q\u00eb duhet dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i trajtojm\u00eb t\u00eb gjitha rastet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb individuale, qoft\u00eb edhe me intensitet t\u00eb till\u00eb, n\u00ebse vazhdojn\u00eb t\u00eb vijn\u00eb. Si zyr\u00eb e kemi krijuar nj\u00eb strategji t\u00eb brendshme t\u00eb funksionimit, p\u00ebr trajtimin e t\u00eb gjitha k\u00ebtyre rasteve dhe fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb stafit t\u00eb qendr\u00ebs, t\u00eb gjitha trajtohen me nj\u00eb afat shum\u00eb optimal nga qendra jon\u00eb, por pastaj e ngarkojm\u00eb gjyq\u00ebsorin fatkeq\u00ebsisht q\u00eb pastaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problematik\u00eb tjet\u00ebr\u201d, ka deklaruar Rezniqi.<\/p>\n<p>Tryeza i p\u00ebrfundoi punimet e saj, me konkluzionet q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs, respektivisht Ministria e Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zbatimin e drejt\u00eb t\u00eb ligjit n\u00eb raport me pensionist\u00ebt e Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb edhe p\u00ebrfitues t\u00eb pensioneve sipas ligjeve t\u00eb tjera t\u00eb ve\u00e7anta. \/IKD\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cJav\u00ebs s\u00eb Ndihm\u00ebs Juridike Falas\u201d, ka organizuar t\u00eb premten tryez\u00ebn e diskutimit me tem\u00ebn \u201c(Mos) Zbatimi i t\u00eb drejtave t\u00eb pensionist\u00ebve n\u00eb praktik\u00eb dhe ngarkimi i gjyq\u00ebsorit me l\u00ebnd\u00eb\u201d. Edhe n\u00eb k\u00ebsaj radh\u00eb edhe pse ishin t\u00eb ftuar, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Ministria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":808932,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[2350,825],"class_list":["post-963959","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-pensionet","tag-qeveria-e-kosoves"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/963959","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=963959"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/963959\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/808932"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=963959"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=963959"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=963959"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}