{"id":966887,"date":"2024-06-21T18:17:22","date_gmt":"2024-06-21T16:17:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=966887"},"modified":"2024-06-21T18:17:22","modified_gmt":"2024-06-21T16:17:22","slug":"ligji-per-femicidin-a-ka-nevoje-kosova-per-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/ligji-per-femicidin-a-ka-nevoje-kosova-per-te\/","title":{"rendered":"Ligji p\u00ebr femicidin: A ka nevoj\u00eb Kosova p\u00ebr t\u00eb?\u00a0"},"content":{"rendered":"<p><strong>Qeveria e Kosov\u00ebs po b\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb adresoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e femicidit n\u00eb Kosov\u00eb me nj\u00eb ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, njoh\u00ebsit e drejt\u00ebsis\u00eb dhe organizatat p\u00ebr mbrojt\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb grave n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb mendime t\u00eb ndryshme. N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb ligji t\u00eb ri, si opsion m\u00eb i nevojsh\u00ebm po shihet adresimi i femicidit n\u00ebp\u00ebrmjet Kodit Penal, si dhe ashp\u00ebrsimi i d\u00ebnimeve p\u00ebr raste t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje.<\/strong><\/p>\n<p>Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, Albulena Haxhiu, gjat\u00eb muajit qershor u shpreh optimiste se nj\u00eb ligj i till\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i gatsh\u00ebm shum\u00eb shpejt, e do t\u00eb adresoj\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por pa dh\u00ebn\u00eb detaje konkrete.<\/p>\n<p>\u201cKemi vler\u00ebsuar q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb neni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Kodin Penal, do t\u00eb ishte e pamjaftueshme, prandaj kemi vler\u00ebsuar q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb ligj p\u00ebr femicidin. Jam shum\u00eb optimiste q\u00eb shum\u00eb shpejt do t\u00eb mb\u00ebrrijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb draft\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr detaje, <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/a-ka-nevoje-kosova-per-ligj-per-femicidin-\/33004114.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a> (REL) i \u00ebsht\u00eb drejtuar kabinetit t\u00eb ministres Haxhiu, por deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Femicidi\u00a0\u00ebsht\u00eb vrasje e q\u00ebllimshme e nj\u00eb gruaje ose vajze p\u00ebr motive q\u00eb lidhen me gjinin\u00eb, me ideologjin\u00eb se burrat kan\u00eb t\u00eb drejta dhe privilegje ndaj grave, me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ushtruar kontroll dhe pushtet mashkullor, ose p\u00ebr t\u00eb parandaluar, dekurajuar dhe nd\u00ebshkuar at\u00eb q\u00eb e konsiderojn\u00eb si sjellje t\u00eb papranueshme t\u00eb grave.<\/p>\n<p>Nga viti 2010 deri n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti jan\u00eb identifikuar n\u00eb total 57 gra t\u00eb vrara n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, autor\u00eb t\u00eb vrasjeve kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebt, pastaj baballar\u00ebt dhe djemt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thon\u00eb njoh\u00ebsit e drejt\u00ebsis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb monitorojn\u00eb pun\u00ebn e institucioneve drejt\u00ebsis\u00eb, Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD) dhe Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs (KDI) kan\u00eb mendime t\u00eb ndryshme n\u00ebse Kosova duhet t\u00eb ket\u00eb ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr femicidin.<\/p>\n<p>Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), thot\u00eb p\u00ebr REL-in se iniciativa \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb, por q\u00eb, sipas tij, ligjet aktuale (Kodi Penal dhe Ligji p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje) mjaftojn\u00eb p\u00ebr adresimin e k\u00ebsaj problematike.<\/p>\n<p>\u201cKosova mund t\u00eb inicioj\u00eb hartimin e nj\u00eb ligji t\u00eb ri, m\u00eb shum\u00eb si \u00e7\u00ebshtje simbolike, e vullnetit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar mesazh n\u00eb kuptim t\u00eb mbrojt\u00ebs s\u00eb grave, sepse n\u00eb praktik\u00eb n\u00eb realitet nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e rregulluar me korniz\u00ebn juridike n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas Miftarajt, si p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj q\u00eb do t\u00eb hartohet, ashtu edhe p\u00ebr ligjet e tjera, sfid\u00eb do t\u00eb mbetet zbatimi.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00ebse kemi ligj mbi femicidin, nuk mund t\u00eb ndryshoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar me ligjet aktuale n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb ishin zbatuar. Jan\u00eb parapar\u00eb masa t\u00eb shumta, si n\u00eb aspekt t\u00eb parandalimit, ashtu edhe n\u00eb aspekt t\u00eb ndjekjes penale t\u00eb personave q\u00eb i kryejn\u00eb k\u00ebto vepra penale\u201d, shpjegon Miftaraj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Vullnet Bugaqku, hulumtues i lart\u00eb n\u00eb Institutin Demokratik t\u00eb Kosov\u00ebs (KDI), vler\u00ebson se p\u00ebr adresimin e femicidit, nuk nevojitet nj\u00eb ligj i ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb te Kodi Penal, te pjesa e p\u00ebrkufizimeve t\u00eb p\u00ebrshkruhet nj\u00eb p\u00ebrkufizim se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfshin termi femicid. Dhe, e dyta, q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, t\u00eb vrasjes edhe mbi baza gjinore, t\u00eb p\u00ebrcaktohet nj\u00eb paragraf i ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb Kodi Penal e sanksionon speficikisht n\u00ebse ndodh nj\u00eb vrasje tipike vet\u00ebm p\u00ebr shkaqe t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb gjinore\u201d , konsideron Bugaqku.<\/p>\n<p>Paralelisht me k\u00ebt\u00eb, ai propozon q\u00eb t\u00eb ket\u00eb rritje t\u00eb d\u00ebnimeve p\u00ebr ata q\u00eb kryejn\u00eb veprat dhun\u00eb ndaj grave.<\/p>\n<p>Bugaqku argumenton se nj\u00eb ligj i ri merr shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb sesa disa ndryshime n\u00eb Kodin Penal.<\/p>\n<p>\u201c&#8230; Sepse ai ligj duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb koncept-dokumenti, fazave t\u00eb draftimit, konsultimit dhe pastaj edhe faz\u00ebs s\u00eb shqyrtimit, grupeve punuese, Qeveri, Kuvend, pastaj publiku duhet t\u00eb ket\u00eb qasje dhe afate kohore q\u00eb komenton dhe jep q\u00ebndrime. N\u00ebse shkohet me plot\u00ebsim- ndryshim t\u00eb Kodit Penal, procesi mund t\u00eb shkoj\u00eb shum\u00eb shpejt\u201d, shpjegon ai p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Sipas Kodit Penal t\u00eb Kosov\u00ebs, kushdo q\u00eb kryen dhun\u00eb ose keqtrajtim fizik, psikologjik ose ekonomik, me q\u00ebllim t\u00eb cenimit t\u00eb dinjitetit t\u00eb personit tjet\u00ebr brenda nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje familjare, d\u00ebnohet me gjob\u00eb dhe me burgim deri n\u00eb 3 (tre) vjet.<\/p>\n<p>Po ashtu sipas k\u00ebtij dokumenti, me d\u00ebnim me jo m\u00eb pak se dhjet\u00eb vjet burgim ose me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm d\u00ebnohet nj\u00eb person q\u00eb privon nga jeta personin tjet\u00ebr i\/e motivuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb, gjuh\u00ebs, besimit fetar ose munges\u00ebs s\u00eb besimit fetar, ngjyr\u00ebs s\u00eb l\u00ebkur\u00ebs, gjinis\u00eb, identitetit gjinor e orientimit seksual.<\/p>\n<p><strong>\u201cProjektligji i domosdosh\u00ebm p\u00ebr mbrojtjen e grave\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Adelina Berisha, menaxhere e programit kund\u00ebr dhun\u00ebs n\u00eb baza gjinore n\u00eb Rrjetin e Grave t\u00eb Kosov\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se hartimi i nj\u00eb projektligji p\u00ebr ta adresuar femicidin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe i domosdosh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i mbrojtjes ligjore p\u00ebr grat\u00eb \u00ebsht\u00eb jetik, pasi legjislacioni aktual nuk e adreson mjaftuesh\u00ebm k\u00ebt\u00eb form\u00eb specifike t\u00eb dhun\u00ebs, duke i l\u00ebn\u00eb grat\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikuara; nj\u00eb projektligj p\u00ebr femicidin do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonte mbrojtjen ligjore t\u00eb grave dhe do t\u00eb p\u00ebrforconte kuadrin ligjor ekzistues p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, thot\u00eb Berisha.<\/p>\n<p>Ajo jep edhe disa rekomandime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb cilat, sipas Berish\u00ebs, duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen brenda k\u00ebtij projektligji, duke filluar nga p\u00ebrkufizimi p\u00ebr femicidin.<\/p>\n<p>\u201cHartuesit duhet t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb qart\u00eb \u00e7ka n\u00ebnkuptohet me femicid dhe ta dallojn\u00eb k\u00ebt\u00eb krim nga format e tjera t\u00eb vrasjeve, p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb ligji t\u00eb zbatohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive\u201d, shprehet Berisha.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 masave nd\u00ebshkuese, sipas Berish\u00ebs, ligji duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb masa p\u00ebr parandalimin e femicidit, si dhe programe edukative q\u00eb synojn\u00eb ndryshimin e normave shoq\u00ebrore dhe kulturore q\u00eb nxisin dhun\u00ebn ndaj grave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr tjerash ajo p\u00ebrmend si t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ky ligj t\u00eb siguroj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb gjithanshme p\u00ebr viktimat e mbijetuara dhe familjet e viktimave t\u00eb femicidit, duke p\u00ebrfshir\u00eb ndihm\u00eb ligjore, psikologjike dhe ekonomike.<\/p>\n<p>Por, Luljeta Demolli, drejtoresh\u00eb ekzekutive e Qendr\u00ebs Kosovare p\u00ebr Studime Gjinore, nuk u shpreh optimiste se Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb do t\u2019i shkoj\u00eb deri n\u00eb fund zotimit.<\/p>\n<p>\u201cNuk jemi duke u besuar mjaftuesh\u00ebm institucioneve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, sepse kjo tem\u00eb \u00ebsht\u00eb trajtuar, un\u00eb e kam adresuar te ministrja (e Drejt\u00ebsis\u00eb, Albulena Haxhiu) n\u00eb janar. Tani jemi n\u00eb qershor dhe nuk ka ndodhur asgj\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Demolli \u00ebsht\u00eb e mendimit q\u00eb femicidi t\u00eb trajtohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Kodit Penal:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb Kodi Penal, pra baza e pun\u00ebs s\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, aty t\u00eb p\u00ebrfshihet, aty t\u00eb kriminalizohet dhe pastaj prej aty t\u00eb ngrihen kapacitetet e institucioneve (gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve)\u201d.<\/p>\n<p>Demolli thot\u00eb se pas adresimit t\u00eb femicidit n\u00eb Kodin Penal, institucionet duhet t\u00eb njoftohen p\u00ebr konceptin dhe pastaj duhet t\u00eb krijohet nj\u00eb databaz\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, e cila do t\u00eb b\u00ebnte mbledhjen e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr rastet e femicidit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thon\u00eb statistikat p\u00ebr vrasjen e grave?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs tregojn\u00eb se, vitin e kaluar, jan\u00eb raportuar 2.460 raste t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, me viktima kryesisht grat\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sipas Agjencis\u00eb s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Grat\u00eb,\u00a0UN Women, af\u00ebr 45.000 gra dhe vajza n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn u vran\u00eb m\u00eb 2021 nga partner\u00ebt e tyre apo nga an\u00ebtar\u00ebt e familjes (p\u00ebrfshir\u00eb nga prind\u00ebrit, xhaxhallar\u00ebt dhe v\u00ebllez\u00ebrit).<\/p>\n<p>Sikurse t\u00eb gjitha format, e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore ndaj grave dhe vajzave, femicidi \u00ebsht\u00eb problem q\u00eb prek \u00e7do shtet n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Sipas raportit t\u00eb UN Women, m\u00eb 2021, Azia sh\u00ebnoi num\u00ebr rekord t\u00eb vrasjeve t\u00eb grave nga partner\u00ebt e tyre dhe nga an\u00ebtar\u00ebt e familjes, me rreth 17.800 viktima, pasuar nga Afrika me 17.200 viktima, 7.500 viktima u regjistruan n\u00eb Amerik\u00eb, 2.500 n\u00eb Evrop\u00eb dhe 300 n\u00eb Oqeani.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr vendet evropiane, Spanja \u00ebsht\u00eb shteti ku \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnia m\u00eb e madhe e rasteve t\u00eb femicidit t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm n\u00eb periudh\u00ebn 2014-2019.<\/p>\n<p>N\u00eb uljen e numrit t\u00eb vrasjeve besohet se ka ndikuar miratimi i nj\u00eb Ligji integral p\u00ebr dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore m\u00eb 2004, i cili konsiderohet ligji i par\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr trajtimin e k\u00ebsaj\u00a0problematike.<\/p>\n<p>Ligj p\u00ebr femicid kan\u00eb vendet si Meksika, Kili, Brazili p\u00ebr shkak t\u00eb rasteve t\u00eb larta t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs po b\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb adresoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e femicidit n\u00eb Kosov\u00eb me nj\u00eb ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, njoh\u00ebsit e drejt\u00ebsis\u00eb dhe organizatat p\u00ebr mbrojt\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb grave n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb mendime t\u00eb ndryshme. N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb ligji t\u00eb ri, si opsion m\u00eb i nevojsh\u00ebm po shihet adresimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":966888,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[2421,451,2420],"class_list":["post-966887","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-femicidi","tag-kosova","tag-vrasja-e-grave"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/966887","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=966887"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/966887\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/966888"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=966887"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=966887"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=966887"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}