{"id":968043,"date":"2024-06-24T17:00:37","date_gmt":"2024-06-24T15:00:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=968043"},"modified":"2024-06-24T17:00:37","modified_gmt":"2024-06-24T15:00:37","slug":"pakti-putin-kim-jong-un-eshte-mundesi-per-perendimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/pakti-putin-kim-jong-un-eshte-mundesi-per-perendimin\/","title":{"rendered":"Pakti Putin-Kim Jong-un \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr Per\u00ebndimin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pakti i mbrojtjes Rusi-Kore e Veriut nuk l\u00eb asnj\u00eb dyshim p\u00ebr vendosm\u00ebrin\u00eb e presidentit rus Vladimir Putin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur rendin ekzistues nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Por marr\u00ebveshja gjithashtu mund t\u00eb tensionoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Kremlinit me Kin\u00ebn, duke prishur potencialisht p\u00ebrpjekjet ruso-kineze p\u00ebr t\u00eb minuar unitetin per\u00ebndimor.<\/strong><\/p>\n<p>Qershori ka qen\u00eb muaj i ngarkuar p\u00ebr presidentin rus Vladimir Putin. N\u00eb nj\u00eb fjalim n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Rusis\u00eb, ai paraqiti kushtet e tij p\u00ebr negociatat e paqes me Ukrain\u00ebn dhe propozoi krijimin e nj\u00eb sistemi alternativ t\u00eb siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb bashk\u00ebpunim me Kin\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb vizite dy-ditore n\u00eb Phenian, ai n\u00ebnshkroi paktin strategjik t\u00eb mbrojtjes me diktatorin koreanoverior Kim Jong-un. Rusia dhe Koreja e Veriut u zotuan t\u2019i ofrojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs ndihm\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme ushtarake n\u00eb rast lufte, duke mos l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb dyshim p\u00ebr vendosm\u00ebrin\u00eb e Kremlinit p\u00ebr t\u00eb minuar rendin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb udh\u00ebhequr nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, duke formuar aleanca me autoritar\u00eb anemban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij nj\u00eb or\u00ebsh m\u00eb 14 qershor, pak para samitit p\u00ebr paqen t\u00eb udh\u00ebhequr nga Ukraina n\u00eb Zvic\u00ebr, Putin trajtoi nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb temash. Ai filloi me t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201coperacion ushtarak special\u201d n\u00eb Ukrain\u00eb, diskutoi p\u00ebr daljen e pashmangshme t\u00eb nj\u00eb rendi t\u00eb ri multipolar dhe adresoi p\u00ebrpjekjet per\u00ebndimore p\u00ebr t\u00eb \u201cpenguar zhvillimin e Jugut Global,\u201d duke p\u00ebrmendur presidenc\u00ebn e Rusis\u00eb n\u00eb grupin BRICS+ (Brazil, Rusi, Indi, Kin\u00eb dhe Afrik\u00eb e Jugut, si dhe Egjipt, Etiopi, Iran, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe).<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 ankesave t\u00eb tij t\u00eb zakonshme, Putin p\u00ebrmendi kushtet e Rusis\u00eb p\u00ebr paqen n\u00eb Ukrain\u00eb, duke k\u00ebrkuar q\u00eb forcat ukrainase t\u00eb t\u00ebrhiqen nga kat\u00ebr rajonet e aneksuara nga Rusia n\u00eb vitin 2022. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpejt i hodhi posht\u00eb k\u00ebto kushte, t\u00eb cilat kan\u00eb ngjashm\u00ebri t\u00eb madhe me ultimatumin e l\u00ebshuar nga Putin n\u00eb fillim t\u00eb pushtimit. Refuzimi i Zelenskyt u pasua nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili theksoi se \u00ebsht\u00eb Rusia ajo q\u00eb duhet t\u00eb t\u00ebrhiqet nga territori ukrainas. Edhe analist\u00eb t\u00eb njohur rus i konsideruan k\u00ebrkesat e Putinit si t\u00eb parealizueshme, duke i par\u00eb ato si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion mbi Per\u00ebndimin dhe jo si p\u00ebrpjekje t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur paqen.<\/p>\n<p>Putini gjithashtu konfirmoi edhe nj\u00eb her\u00eb se Rusia \u00ebsht\u00eb n\u00eb luft\u00eb jo vet\u00ebm me Ukrain\u00ebn \u2013 t\u00eb cil\u00ebn e konsideron nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese \u2013 por me Per\u00ebndimin, ve\u00e7an\u00ebrisht me Shtetet e Bashkuara. Duke parashikuar kolapsin e af\u00ebrt t\u00eb \u201ct\u00eb gjith\u00eb sistemit t\u00eb siguris\u00eb Euro-Atlantike\u201d dhe duke d\u00ebnuar strategjit\u00eb per\u00ebndimore p\u00ebr sigurimin e mbrojtjes s\u00eb Evrop\u00ebs, Putin paraqiti plann me pes\u00eb pika p\u00ebr krijimin e nj\u00eb sistemi euroaziatik t\u00eb garancive t\u00eb siguris\u00eb kolektive dypal\u00ebshe dhe shum\u00ebpal\u00ebshe.<\/p>\n<p>Ky kuad\u00ebr, argumentoi Putin, do t\u00eb plot\u00ebsonte iniciativat globale t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb Kin\u00ebs, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb partneritetin pa kufij t\u00eb Rusis\u00eb me Kin\u00ebn. Duke theksuar se aleanca e re e siguris\u00eb do t\u00eb ishte e hapur p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e NATO-s, Putin i nxiti vendet evropiane t\u00eb rishqyrtojn\u00eb pranin\u00eb ushtarake t\u00eb \u201cfuqive t\u00eb jashtme n\u00eb rajonin euroaziatik\u201d \u2013 largim i qart\u00eb nga parimet e NATO-s.<\/p>\n<p>Teksa k\u00ebto argumente nuk ishin t\u00eb reja, theksi mbi Jugun Global, ve\u00e7an\u00ebrisht Afrik\u00ebn dhe Amerik\u00ebn Latine, v\u00ebrehej. Ashtu si demagog\u00eb dhe autoritar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, Putin theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e BRICS+ si kund\u00ebrpesh\u00eb gjeopolitike ndaj fuqis\u00eb per\u00ebndimore dhe shprehu mb\u00ebshtetje p\u00ebr p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb zhvilluar sistemin e pavarur t\u00eb pagesave p\u00ebr vendet an\u00ebtare, t\u00eb lir\u00eb nga kontrolli per\u00ebndimor. Kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e strategjis\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb minuar arkitektur\u00ebn ekzistuese financiare globale, duke zbutur k\u00ebshtu ndikimin e sanksioneve ekonomike t\u00eb udh\u00ebhequra nga SHBA-ja.<\/p>\n<p>Koha e fjalimit t\u00eb Putinit nuk ishte e rast\u00ebsishme. Ajo pasqyronte p\u00ebrpjekjen e vazhdueshme t\u00eb Kremlinit p\u00ebr t\u00eb form\u00ebsuar debatet kritike t\u00eb politikave n\u00eb Per\u00ebndim dhe p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb fushatat zgjedhore n\u00eb vende si Franca, ku Partia Komb\u00ebtare e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Marine Le Pen mund t\u00eb minonte p\u00ebrpjekjet evropiane p\u00ebr t\u00eb krijuar strategjin\u00eb koherente ndaj Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e fjalimit t\u00eb Putinit iu kushtua Bashkimit Evropian, t\u00eb cilin ai e ka konsideruar prej koh\u00ebsh t\u00eb n\u00ebnshtruar ndaj SHBA-ja. N\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ringjallur ndarjet e vjetra, ai iu drejtua \u201cpolitikan\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb evropian\u00eb dhe global\u00eb\u201d q\u00eb jan\u00eb \u201cpatriot\u00eb t\u00eb vendeve dhe kombeve t\u00eb tyre\u201d dhe q\u00eb, si ish-Presidenti francez Charles de Gaulle, kuptojn\u00eb se mir\u00ebqenia e Evrop\u00ebs varet nga mbajtja e marr\u00ebdh\u00ebnieve miq\u00ebsore me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Putin, sigurisht, nuk p\u00ebrmendi p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb minuar rendin ekzistues global. S\u00eb bashku me Kin\u00ebn, Rusia ka vepruar prej koh\u00ebsh si penges\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara. Por veprimet e fundit t\u00eb Rusis\u00eb \u2013 si p\u00ebrdorimi i vetos p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund misionit humanitar n\u00eb zonat e kontrolluara nga rebel\u00ebt n\u00eb Siri dhe p\u00ebr t\u00eb mbyllur panelin e \u00a0ekspert\u00ebve q\u00eb monitoronte p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb me sanksionet ekonomike ndaj Kores\u00eb s\u00eb Veriut \u2013 kan\u00eb alarmuar diplomat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Kushtet e paktit t\u00eb siguris\u00eb me Kim jan\u00eb t\u00eb ngjashme me traktatin e vitit 1961 midis Bashkimit Sovjetik dhe Kores\u00eb s\u00eb Veriut dhe p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, madje edhe sipas standardeve t\u00eb Putinit. P\u00ebrve\u00e7 mb\u00ebshtetjes koreano-veriore p\u00ebr luft\u00ebn e agresionit t\u00eb Putinit n\u00eb Ukrain\u00eb, marr\u00ebveshja sinjalizon mb\u00ebshtetje t\u00eb shtuar ruse p\u00ebr ambiciet b\u00ebrthamore t\u00eb Kim, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb fqinj\u00ebve t\u00eb Kores\u00eb s\u00eb Veriut, duke p\u00ebrfshir\u00eb Kin\u00ebn.<\/p>\n<p>Si reagim, Koreja e Jugut thirri ambasadorin rus dhe njoftoi se do t\u00eb shqyrtoj\u00eb d\u00ebrgimin e arm\u00ebve n\u00eb Ukrain\u00eb. Kina, partneri m\u00eb i madh tregtar i Kores\u00eb s\u00eb Veriut, ka k\u00ebrkuar t\u00eb distancohet nga kjo aleanc\u00eb e pamoralshme. Por avancimet e Rusis\u00eb mund t\u00eb zhb\u00ebjn\u00eb p\u00ebrfundimisht ndikimin e Kin\u00ebs mbi Koren\u00eb e Veriut dhe t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzojn\u00eb tensionet me Per\u00ebndimin, duke rrezikuar ambiciet afatgjata gjeopolitike t\u00eb presidentit kinez Xi Jinping.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh q\u00eb Putini e ka t\u00eb pamundur t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar unitetin per\u00ebndimor dhe p\u00ebr t\u00eb minuar rendin aktual nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Per\u00ebndimi duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb shfryt\u00ebzimin e \u00e7do ndarjeje t\u00eb mundshme, qoft\u00eb edhe t\u00eb vog\u00ebl, midis Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, aleanca e Putinit me Kim ofron mund\u00ebsi ideale p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar partneritetin ruso-kinez.<\/p>\n<p><strong><em>Ana Palacio, ish-ministre e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Spanj\u00ebs dhe ish z\u00ebvend\u00ebspresidente dhe k\u00ebshilltare e p\u00ebrgjithshme n\u00eb Wordl Bang Grup, \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebruese n\u00eb Universitetin Georgetown. P\u00ebrthkthyer nga Reporteri.net.<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pakti i mbrojtjes Rusi-Kore e Veriut nuk l\u00eb asnj\u00eb dyshim p\u00ebr vendosm\u00ebrin\u00eb e presidentit rus Vladimir Putin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur rendin ekzistues nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Por marr\u00ebveshja gjithashtu mund t\u00eb tensionoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Kremlinit me Kin\u00ebn, duke prishur potencialisht p\u00ebrpjekjet ruso-kineze p\u00ebr t\u00eb minuar unitetin per\u00ebndimor. Qershori ka qen\u00eb muaj i ngarkuar p\u00ebr presidentin rus Vladimir Putin. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":968045,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[2385,934,1039],"class_list":["post-968043","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-kim-jong-un","tag-rusia","tag-vladimir-putin"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/968043","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=968043"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/968043\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/968045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=968043"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=968043"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=968043"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}