{"id":969544,"date":"2024-06-27T21:06:24","date_gmt":"2024-06-27T19:06:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=969544"},"modified":"2024-06-27T21:06:24","modified_gmt":"2024-06-27T19:06:24","slug":"organizatoret-e-miredita-dobar-dan-shteti-ne-anen-e-huliganeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/organizatoret-e-miredita-dobar-dan-shteti-ne-anen-e-huliganeve\/","title":{"rendered":"Organizator\u00ebt e \u201cMir\u00ebdita, dobar dan\u201d: Shteti n\u00eb an\u00ebn e huligan\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Urdhri i Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr ndalimin e festivalit \u201cMir\u00ebdita, dobar dan\u201d, ka shkelur Kushtetut\u00ebn e Serbis\u00eb, than\u00eb organizator\u00ebt e k\u00ebsaj ngjarjeje, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb sken\u00ebn artistike bashk\u00ebkohore dhe kulturore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cDuke ndaluar festivalin, MPB-ja dhe Qeveria e Serbis\u00eb treguan edhe nj\u00eb her\u00eb se liria e tubimit vlen vet\u00ebm p\u00ebr grupet e huligan\u00ebve, por jo p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit dhe t\u00eb ftuarit e festivalit\u201d, than\u00eb organizator\u00ebt Nisma Rinore p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, Iniciativa Qytetare nga Serbia dhe Integra nga Kosova, shkruan <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/festivali-miredita-proteste-beograd-\/33012135.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/a><\/p>\n<p>Autoritetet ndaluan mbajtjen e festivalit pas protestave t\u00eb grupeve ultra t\u00eb djathta dhe huligan\u00ebve.<\/p>\n<p>Organizator\u00ebt than\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e institucioneve shtet\u00ebrore jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryesor\u00eb e krijimit t\u00eb nj\u00eb atmosfere negative n\u00eb publik karshi festivalit, duke theksuar se nd\u00ebr ta ishin ministri i Kultur\u00ebs, Nikolla Sellakoviq, ajo e Kujdesit familjar, Millica Gjurgjeviq-Stamenkovski, z\u00ebvend\u00ebskryeministri Alleksandar Vullin, kryetari i Beogradit, Alleksandar Shapiq dhe ministri i Brendsh\u00ebm, Ivica Da\u00e7iq.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfaq\u00ebsuesit e institucioneve shtet\u00ebrore ishin t\u00eb par\u00ebt q\u00eb nxit\u00ebn urrejtje, jotoleranc\u00eb dhe armiq\u00ebsi, q\u00eb \u00e7uan n\u00eb ndalimin e festivalit\u201d, than\u00eb organizator\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas tyre, armiku i shtetit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb festival i vet\u00ebm, \u201cpor huligan\u00ebt, n\u00eb an\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb shteti, n\u00eb vend se t\u00eb kryej\u00eb detyrat e tij bazike, q\u00eb jan\u00eb sigurimi i lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb garantuara me ligj dhe t\u00eb d\u00ebnohen t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb shkelin lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Organizator\u00ebt than\u00eb se huligan\u00ebt q\u00eb u mblodh\u00ebn af\u00ebr sheshit Dorqol, ku ishte parapar\u00eb t\u00eb hapej festivali, \u201ckan\u00eb arritur t\u00eb vendosin nj\u00eb dry n\u00eb hyrjen e pasme dhe praktikisht po mbajn\u00eb peng njer\u00ebzit para syve t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb MPB-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se nuk do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb grup prej 150 huligan\u00ebsh kan\u00eb bllokuar hyrjen n\u00eb shesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ftuarit dhe organizator\u00ebt t\u00eb mos mund t\u00eb hyjn\u00eb, por as punonj\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. MPB ka d\u00ebrguar num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb polic\u00ebve dhe nuk ka d\u00ebrguar p\u00ebrforcime, duke l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen se nuk ka vullnet q\u00eb festivali t\u00eb mbahet\u201d, than\u00eb organizator\u00ebt.<\/p>\n<p>Organizator\u00ebt po ashtu than\u00eb se nj\u00eb autobus q\u00eb bartte pjes\u00ebmarr\u00ebs, q\u00eb udh\u00ebtuan nga Kosova, u ndalua n\u00eb Bubanj Potok \u2013 n\u00eb hyrje t\u00eb Beogradit \u2013 dhe autobusit iu ndalua hyrja n\u00eb kryeqytetin serb dhe organizator\u00ebt u urdh\u00ebruan q\u00eb autobusi t\u00eb kthehej n\u00eb Kosov\u00eb, i shoq\u00ebruar nga policia. Kjo ndodhi rreth or\u00ebs 14:30.<\/p>\n<p>\u201cKjo ndales\u00eb paraqet shkelje t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr tubim, t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr liri t\u00eb l\u00ebvizjes dhe at\u00eb t\u00eb shprehjes, por po ashtu edhe p\u00ebrfundimin e iluzionit se kjo Qeveri d\u00ebshiron zgjidhje paq\u00ebsore me Kosov\u00ebn, por paraqet po ashtu edhe fundin e integrimit evropian t\u00eb Serbis\u00eb\u201d, than\u00eb organizator\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb tha policia?<\/strong><\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri i Serbis\u00eb dhe ministri i Brendsh\u00ebm, Ivica Da\u00e7iq, njoftoi se Ministria e Brendshme ka l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr ndalimin e tubimit n\u00eb festivalin \u201cMir\u00ebdita, dobar dan\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Brendshme l\u00ebshoi urdh\u00ebr p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e tubimit publik \u2018Mir\u00ebdita, dobar dan\u2019, p\u00ebr shkak se mund t\u00eb rrezikoj\u00eb sigurin\u00eb e njer\u00ebzve dhe pron\u00ebs, por edhe rrezikon t\u00eb prish\u00eb rendin publik dhe paqen n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb\u201d, tha Da\u00e7iq, por edhe Ministria e Brendshme.<\/p>\n<p>Da\u00e7iq tha se nuk do t\u00eb lejohen tubime n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cOrganizator\u00ebt jan\u00eb informuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr\u201d, tha Da\u00e7iq.<\/p>\n<p>Hapja e festivalit ishte parapar\u00eb t\u00eb ndodhte n\u00eb or\u00ebn 18:30 t\u00eb 27 qershorit n\u00eb sheshin Dorqol dhe disa or\u00eb para hapjes, nj\u00eb grup i madh i djathtist\u00ebve u mblodh\u00ebn n\u00eb hyrje t\u00eb zon\u00ebs, duke val\u00ebvitur flamuj serb\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas gazetar\u00ebve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, ky grup protestuesish jan\u00eb d\u00ebgjuar duke brohoritur \u201cKosova \u00ebsht\u00eb zemra e Serbis\u00eb\u201d, kan\u00eb k\u00ebnduar k\u00ebng\u00eb nacionaliste dhe kan\u00eb fyer qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb sheshin Dorqol, ku mbahet festivali dhe i cili \u00ebsht\u00eb i mbyllur p\u00ebr trafik, jan\u00eb par\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl i polic\u00ebve.<\/p>\n<p>Gazetarja e Radios Evropa e Lir\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb lejuar t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ku festivali pritet t\u00eb nis\u00eb sonte nga protestuesit q\u00eb po q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb k\u00ebsaj zone.<\/p>\n<p><strong>Reagimet p\u00ebr ndalimin<\/strong><\/p>\n<p>Ministrja p\u00ebr Kujdes Familjar e Serbis\u00eb, nj\u00ebher\u00ebsh kryetare e partis\u00eb ultra t\u00eb djatht\u00eb Zavetniqi, Millica Gjurgjeviq-Stamenkovski, mir\u00ebpriti vendimin p\u00ebr ndalimin e mbajtjes s\u00eb festivalit, duke deklaruar se populli serb \u201ckan\u00eb dinjitetin e tyre dhe kan\u00eb vij\u00eb t\u00eb qart\u00eb ndar\u00ebse mes toleranc\u00ebs dhe mazokizmit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebdita, nat\u00ebn e mir\u00eb. Ky komb ka dinjitetin e vet dhe vij\u00eb t\u00eb qart\u00eb ndar\u00ebse mes toleranc\u00ebs dhe mazokizmit. Ne respektojm\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, tha ajo p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Instagram.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, partia opozitare Fronti i Majt\u00eb i Gjelb\u00ebr (ZLF) d\u00ebnoi ndalimin e festivalit dhe k\u00ebrkoi q\u00eb autoritetet t\u00eb t\u00ebrheqin k\u00ebt\u00eb vendim. Kjo parti tha se festivali \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje q\u00eb promovon paqen dhe k\u00ebmbimin kulturor mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e pakuptueshme q\u00eb 25 vjet pas konfliktit, Serbia ende nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb pranoj\u00eb ide progresive q\u00eb t\u00eb diskutohet p\u00ebr toleranc\u00eb dhe t\u00eb pranoj\u00eb opinione t\u00eb ndryshme. Ky ndalim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb heshtur z\u00ebrat disident\u00eb\u201d, tha kjo parti.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja opozitare e Qytetar\u00ebve t\u00eb Lir\u00eb (PSG) tha se k\u00ebrkesa e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe e Ivica Da\u00e7iqit p\u00ebr ndalimin e festivalit \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr i turpsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Kjo l\u00ebvizje tha se Qeveria e Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr pasigurin\u00eb e pjes\u00ebmarr\u00ebsve, duke shtuar se ministrat dhe kryetari i Beogradit, Aleksandar Shapiq, b\u00ebn\u00eb \u201cdeklarata t\u00eb papranueshme p\u00ebrmes s\u00eb cilave u vun\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje motivet e organizator\u00ebve dhe i akuzuan ata se po tradhtojn\u00eb interesat komb\u00ebtare n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb keqe neofashiste\u201d.<\/p>\n<p>\u201cLiria e tubimit \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Serbis\u00eb dhe duke urdh\u00ebruar ndalimin e festivalit \u2018Mir\u00ebdita, dobar dan\u2019, Ivica Da\u00e7iq, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i regjimit SNS-SPS, tregon se shteti rreshtohet me nacionalit\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kund\u00ebr pajtimit rajonal\u201d, tha PSG.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i Lidhjes s\u00eb Socialdemokrat\u00ebve t\u00eb Vojvodin\u00ebs dhe avokati, Aleksandar Olenik, shkroi n\u00eb X \u2013 q\u00eb m\u00eb her\u00ebt njihej si Twitter \u2013 se Serbia \u201czyrtarisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e huligan\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare i b\u00ebri thirrje ministrit Da\u00e7iq q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb vendimin p\u00ebr ndalimin e festivalit dhe t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb ai t\u00eb mbahet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cMe vendimin p\u00ebr t\u00eb anuluar festivalin, institucionet e Serbis\u00eb kan\u00eb konfirmuar p\u00ebrkushtimin e tyre p\u00ebr politika etnonacionaliste q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur krijimin e besimit pas konfliktit, i cili \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rajon\u201d, u tha n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga themelimi i tij m\u00eb 2014, festivali n\u00eb Beograd, q\u00eb promovon bashk\u00ebpunimin kulturor mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me protesta nga organizatat e krahut t\u00eb djatht\u00eb dhe partit\u00eb q\u00eb kan\u00eb tentuar t\u00eb ndalojn\u00eb mbajtjen e festivalit.<\/p>\n<p>Disa p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb autoriteteve serbe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr anulimin e mbajtjes s\u00eb festivalit gjat\u00eb k\u00ebtij vitit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb t\u00eb mbahet nga 27 deri m\u00eb 29 qershor.<\/p>\n<p>M\u00eb 26 qershor, Da\u00e7iq deklaroi se festivali paraqet \u201crrezik t\u00eb siguris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Disa jav\u00eb para hapjes s\u00eb festivalit, n\u00eb media dhe rrjete sociale ka pasur njoftime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebdita, dobar dan\u201d mbahet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alternative n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Beograd, me q\u00ebllim q\u00eb ta afroj\u00eb sken\u00ebn kulturore serbe me Kosov\u00ebn dhe anasjelltas, p\u00ebr t\u00eb prezantuar sken\u00ebn bashk\u00ebkohore kulturore dhe artistike t\u00eb Kosov\u00ebs para publikut nga Serbia.<\/p>\n<p>Ngjarja organizohet nga organizatat joqeveritare &#8211; Nisma Rinore p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, Iniciativat Qytetare nga Serbia dhe Integra nga Kosova.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Urdhri i Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr ndalimin e festivalit \u201cMir\u00ebdita, dobar dan\u201d, ka shkelur Kushtetut\u00ebn e Serbis\u00eb, than\u00eb organizator\u00ebt e k\u00ebsaj ngjarjeje, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb sken\u00ebn artistike bashk\u00ebkohore dhe kulturore t\u00eb Kosov\u00ebs. \u201cDuke ndaluar festivalin, MPB-ja dhe Qeveria e Serbis\u00eb treguan edhe nj\u00eb her\u00eb se liria e tubimit vlen vet\u00ebm p\u00ebr grupet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":969545,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-969544","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/969544","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=969544"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/969544\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/969545"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=969544"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=969544"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=969544"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}