{"id":9705,"date":"2019-03-25T15:25:31","date_gmt":"2019-03-25T14:25:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=9705"},"modified":"2019-03-25T17:16:27","modified_gmt":"2019-03-25T16:16:27","slug":"burgim-te-perjetshem-ndaj-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-donjeta-pajazitajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/burgim-te-perjetshem-ndaj-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-donjeta-pajazitajt\/","title":{"rendered":"Burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm ndaj t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vrasjen e Donjeta Pajazitajt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pas kthimit t\u00eb rastit n\u00eb rigjykim, Naser Pajazitaj, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, pasi \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor p\u00ebr vrasjen e Donjeta Pajazitajt.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Naser Pajazitaj akuzohet se me 9 n\u00ebntor 2015, n\u00eb bjeshk\u00ebt e Strellcit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb De\u00e7anit, me arm\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore e ka privuar nga jeta tani t\u00eb ndjer\u00ebn Donjeta Pajazitaj.<\/p>\n<p>Pajazitaj ishte liruar nga akuza p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje, por Gjykata e Apelit, m\u00eb pas e ka kthyer l\u00ebnd\u00ebn n\u00eb rigjykim, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb aktgjykimin e shpallur nga trupi gjykues, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjykat\u00ebsit Sali Berisha dhe Lumturie Muhaxheri, pala e d\u00ebmtuar \u00ebsht\u00eb udh\u00ebzuar n\u00eb kontest civil.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, para se t\u00eb shpallej aktgjykimi, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn ishin dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebt p\u00ebrfundimtare nga pal\u00ebt n\u00eb procedur\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb ka k\u00ebrkuar nga Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb, q\u00eb ta d\u00ebnoj\u00eb me burgim maksimal t\u00eb pandehurin Naser Pajazitaj, i cili akuzohet p\u00ebr vrasjen e kush\u00ebrir\u00ebs s\u00eb tij, Donjeta Pajazitaj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb propozim t\u00eb till\u00eb, e ka dh\u00ebn\u00eb prokurorja Valbona Dishaj-Haxhosaj n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs, ku ka p\u00ebrfunduar rigjykimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb tjera, prokurorja tha se informata e par\u00eb q\u00eb familja e tani t\u00eb ndjer\u00ebs p\u00ebr zhdukjen e bij\u00ebs s\u00eb tyre, e kishte marr nga tani i akuzuari Naser Pajazitaj.<\/p>\n<p>Sipas saj, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi se i akuzuari Pajazitaj kishte kryer vrasjen e tani t\u00eb ndjer\u00ebs duke e shfryt\u00ebzuar besimin dhe padjall\u00ebzin\u00eb e viktim\u00ebs dhe e nj\u00ebjta ishte gjetur n\u00eb bjeshk\u00ebt e Strellcit nga dy kalimtar\u00eb t\u00eb rastit.<\/p>\n<p>Prokurorja tha se i akuzuari kishte dh\u00ebn\u00eb disa dezinformata familjar\u00ebve t\u00eb tani t\u00eb ndjer\u00ebs, kinse e kishte par\u00eb at\u00eb n\u00eb disa vende, mir\u00ebpo ky veprim nga i akuzuari, sipas saj, ishte b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb shmangies s\u00eb gjetjes s\u00eb trupit t\u00eb viktim\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ajo shtoi se p\u00ebrmes kamerave t\u00eb siguruara ishte v\u00ebrtetuar fakti se i akuzuari n\u00eb dit\u00ebn kritike, nuk kishte qen\u00eb n\u00eb varrimin e nj\u00eb bashk\u00ebfshatari.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit, avokati G\u00ebzim Kollqaku k\u00ebrkoi q\u00eb i mbrojturi i tij, Naser Pajazitaj t\u00eb lirohet nga aktakuza n\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave.<\/p>\n<p>Kollqaku tha se i mbrojturi i tij nuk e kishte marr\u00eb tani t\u00eb ndjer\u00ebn me vetur\u00eb, sipas tij, v\u00ebrtetohet nga raporti i ekzaminimit t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb t\u00eb akuzuarit t\u00eb kryer n\u00eb Ankara t\u00eb Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Kollqaku n\u00eb vendin e ngjarjes nuk ishin gjetur asnj\u00eb g\u00ebzhoj\u00eb e arm\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vetur\u00ebn e t\u00eb pandehurit nuk jan\u00eb gjetur mostra t\u00eb fijeve t\u00eb flokut t\u00eb Donjeta Pajazitaj.<\/p>\n<p>Kurse, Naser Pajazitaj n\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrfundimtare, tha se betohet se ai nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me vrasjen e Donjeta Pajazitaj dhe se nuk dinte asgj\u00eb me vrasjen e saj.<\/p>\n<p>Pas precizimit t\u00eb aktakuz\u00ebs nga prokuroria ku \u00ebsht\u00eb heq pjesa lidhur me arm\u00ebn e panjohur me t\u00eb cil\u00ebn pretendohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr kryerjen e vrasjes, i akuzuari e pranoi faj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb arm\u00ebmbajtjes dhe disa fishk\u00eb t\u00eb gjetur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Ndryshe, para dh\u00ebnies s\u00eb fjal\u00ebs p\u00ebrfundimtar\u00eb, jan\u00eb lexuar provat materiale dhe jan\u00eb transmetuar video-incizimet ku shihet vetura e t\u00eb pandehurit Naser Pajazitaj n\u00eb dit\u00ebn kritike pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Jusajve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn, prokuroria pretendon se e i akuzuari e kishte marr\u00eb Donjeta Pajazitaj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb shikuar edhe video-incizimi ku i akuzuari n\u00eb nj\u00eb aheng familjar gjuan me arm\u00eb t\u00eb zjarrit.<\/p>\n<p>I akuzuari Naser Pajazitaj, e shfryt\u00ebzoi t\u00eb drejt\u00ebn e tij, ligjore sikurse n\u00eb shqyrtimin e m\u00ebparsh\u00ebm gjyq\u00ebsore t\u00eb mbrohet n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>Ndryshe, Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb, n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti, t\u00eb akuzuarin Naser Pajazitaj e kishte liruar nga akuzat p\u00ebr vrasjen e Donjeta Pajazitaj, kurse e kishte d\u00ebnuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb arm\u00ebmbajtjes pa leje, p\u00ebr \u00e7ka Pajazitaj, ishte d\u00ebnuar me d\u00ebnim unik prej nj\u00eb dy vjet e kat\u00ebr muaj burgim.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij aktgjykimi, nuk ishte arritur t\u00eb d\u00ebshmohet se i akuzuari kishte kryer vrasjen e Donjeta Pajazitajt, q\u00eb ndryshe ka qen\u00eb edhe kush\u00ebrira e tij.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00eb tetor t\u00eb k\u00ebtij viti, pas ankes\u00ebs q\u00eb Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb kishte ushtruar kund\u00ebr k\u00ebtij aktgjykimi, gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb ka vendosur q\u00eb rastin ta kthej n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>Sipas aktvendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb siguruar nga \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d theksohet se gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb gjendjen faktike, ngase sipas Apelit, ka kund\u00ebrth\u00ebnie n\u00eb deklarat\u00ebn e d\u00ebshmitar\u00ebve Arjeta Ukaj, vajza e t\u00eb akuzuarit mes deklarat\u00ebs s\u00eb saj dhe prindit Naser Pajazitaj, i cili ka deklaruar se dit\u00ebn kur ka ndodh\u00eb vrasja e tani t\u00eb ndjer\u00ebs Donjeta, ka dal\u00eb me vajz\u00ebn e tij dhe pastaj ka shkuar n\u00eb varrim, mir\u00ebpo gjat\u00eb d\u00ebgjimit n\u00eb prokurori e nj\u00ebjta ka deklaruar se dit\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb zhdukur Donjeta \u2018un\u00eb nuk kam dal nga sht\u00ebpia\u2019, mir\u00ebpo pas presionit nga familjar\u00ebt, e nj\u00ebjta e ka ndryshuar deklarat\u00ebn.<\/p>\n<p>InDoks \u2013 Shteti q\u00eb vret grat\u00eb<br \/>\nPo ashtu sipas Apelit, gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb administroj\u00eb provat dhe t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb vendndodhjen e t\u00eb akuzuarit n\u00eb dit\u00ebn kritike dhe se e ndjera Donjeta Pajazitaj a ka qen\u00eb n\u00eb vetur\u00ebn e tani t\u00eb akuzuarit, ngase nga raporti i hetuesve Albrim Mujaj dhe Veton Kelmendi \u00ebsht\u00eb konstatuar se nj\u00eb d\u00ebshmitar q\u00eb ka dashur t\u00eb mbetet anonim, kishte deklaruar se dit\u00ebn kritike rast\u00ebsisht e ka v\u00ebrejtur Naser Pajazitaj, me vetur\u00ebn \u201cGrand Shiroka\u201d, pik\u00ebrisht af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Haki Pajazitaj, i cili ishte ndalur m\u00eb 13:40, dhe kishte marr\u00eb ndok\u00ebnd, e q\u00eb dyshon se pik\u00ebrisht kishte marr\u00eb t\u00eb ndjer\u00ebn Donjeta Pajazitaj.<\/p>\n<p>Sipas Apelit, nga kjo del se nj\u00eb v\u00ebrtetim i till\u00eb i gjendjes faktike, \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb shkelje esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale, nga neni 384 par.1 n\u00ebnpar.1.12.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb t\u00eb ngritur m\u00eb 8 qershor 2017, Naser Pajazitaj akuzohej se me 9 n\u00ebntor 2015 rreth or\u00ebs 14:30 n\u00eb bjeshk\u00ebt e Strellcit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb De\u00e7anit, me arm\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore ka privuar nga jeta t\u00eb ndjer\u00ebn Donjeta Pajazitaj. Derisa e ndjera ka qen\u00eb duke shkuar n\u00eb pun\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, aty kalon i pandehuri me vetur\u00ebn e tij, e merr t\u00eb ndjer\u00ebn, e d\u00ebrgon n\u00eb bjeshk\u00ebt e lartcekura, ku fillimisht e privon nga jeta duke sht\u00ebn\u00eb dy her\u00eb n\u00eb kok\u00eb t\u00eb saj, e m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn e mbulon me disa drunj dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Trupi i t\u00eb ndjer\u00ebs gjendet pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaji.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, Pajazitaj akuzohej se ka kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cvrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d nga neni 179 par 1 pika 1.4 dhe 1.12 t\u00eb KPRK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Aktakuza t\u00eb nj\u00ebjtin e ngarkonte edhe me vep\u00ebr penale t\u00eb \u201cmbajtjes n\u00eb pron\u00ebsi, kontroll apo posedim te paautorizuar t\u00eb arm\u00ebve\u201d nga neni 374 par 1 t\u00eb KPRK-s\u00eb, gjegj\u00ebsisht t\u00eb nj\u00eb arme automatike, pushk\u00ebs se gjuetis\u00eb, 12 fishek\u00eb dhe nj\u00eb arm\u00eb e tipit \u201cAK 47\u201d. \/Betimip\u00ebrdrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas kthimit t\u00eb rastit n\u00eb rigjykim, Naser Pajazitaj, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, pasi \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor p\u00ebr vrasjen e Donjeta Pajazitajt. Naser Pajazitaj akuzohet se me 9 n\u00ebntor 2015, n\u00eb bjeshk\u00ebt e Strellcit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb De\u00e7anit, me arm\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore e ka privuar nga jeta tani t\u00eb ndjer\u00ebn Donjeta Pajazitaj. Pajazitaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":9706,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-9705","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9705","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9705"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9705\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9706"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9705"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9705"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9705"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}