{"id":970799,"date":"2024-06-30T21:56:58","date_gmt":"2024-06-30T19:56:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=970799"},"modified":"2024-07-01T12:04:59","modified_gmt":"2024-07-01T10:04:59","slug":"sherbimi-me-i-mire-qe-biden-mund-tia-beje-shba-se-eshte-te-largohet-nga-gara-per-president","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/sherbimi-me-i-mire-qe-biden-mund-tia-beje-shba-se-eshte-te-largohet-nga-gara-per-president\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebrbimi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb Biden mund t\u2019ia b\u00ebj\u00eb SHBA-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00eb largohet nga gara p\u00ebr President"},"content":{"rendered":"<p><strong>Presidenti Biden i ka p\u00ebrshkruar vazhdimisht dhe me t\u00eb drejt\u00eb zgjedhjet presidenciale t\u00eb k\u00ebtij n\u00ebntori si asgj\u00eb m\u00eb pak se e ardhmja e demokracis\u00eb amerikane.<\/strong><\/p>\n<p>Donald Trump e ka d\u00ebshmuar veten se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrezik i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr at\u00eb demokraci \u2013 nj\u00eb figur\u00eb e \u00e7rregullt dhe me interesa personale, e padenj\u00eb p\u00ebr besimin e publikut. Ai u p\u00ebrpoq sistematikisht ta minonte integritetin e zgjedhjeve. Mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij e kan\u00eb p\u00ebrshkruar, publikisht, nj\u00eb agjend\u00eb t\u00eb vitit 2025 si ajo q\u00eb do t\u2019ia jepte atij fuqin\u00eb p\u00ebr t\u2019i realizuar premtimet dhe k\u00ebrc\u00ebnimet m\u00eb ekstreme. N\u00ebse ai kthehet n\u00eb detyr\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb zotuar t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lloj tjet\u00ebr presidenti, i pakufizuar nga kontrollet mbi pushtetin e vendosur n\u00eb sistemin politik amerikan.<\/p>\n<p>Zoti Biden ka th\u00ebn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb kandidati me shanset m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr ta p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb tiranis\u00eb dhe p\u00ebr ta mposhtur at\u00eb. Argumenti i tij mb\u00ebshtetet kryesisht n\u00eb faktin se ai e mundi zotin Trump n\u00eb vitin 2020. Ky nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb arsyetim i mjaftuesh\u00ebm se p\u00ebrse zoti Biden duhet t\u00eb jet\u00eb kandidati demokrat k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>N\u00eb debatin e s\u00eb enjtes, presidenti duhej ta bindte publikun amerikan se ai ishte i barabart\u00eb me k\u00ebrkesat e frikshme t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb ai k\u00ebrkon ta mbaj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat tjet\u00ebr. Megjithat\u00eb, nuk mund t\u00eb pritet q\u00eb votuesit ta injorojn\u00eb at\u00eb q\u00eb ishte e qart\u00eb: zoti Biden nuk \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb ishte kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti u shfaq t\u00eb enjten mbr\u00ebma si hija e nj\u00eb sh\u00ebrbyesi t\u00eb madh publik. Ai u p\u00ebrpoq t\u00eb shpjegonte se \u00e7far\u00eb do t\u00eb arrinte n\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb. Ai luftoi p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur provokimeve t\u00eb zotit Trump. Ai u p\u00ebrpoq ta mbante zotin Trump p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr g\u00ebnjeshtrat e tij, d\u00ebshtimet dhe planet e tij. M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, ai u p\u00ebrpoq t\u00eb mb\u00ebrrinte deri n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb fjalie.<\/p>\n<p>Zoti Biden ka qen\u00eb nj\u00eb president i admiruesh\u00ebm. N\u00ebn udh\u00ebheqjen e tij, kombi ka p\u00ebrparuar dhe ka filluar t\u00eb adresoj\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sfidash afatgjata dhe plag\u00ebt e hapura nga zoti Trump kan\u00eb filluar t\u00eb sh\u00ebrohen. Por sh\u00ebrbimi m\u00eb i madh publik q\u00eb zoti Biden mund ta b\u00ebj\u00eb tash \u00ebsht\u00eb t\u00eb njoftoj\u00eb se ai nuk do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u rizgjedhur.<\/p>\n<p>Si\u00e7 q\u00ebndron puna, presidenti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb kumar t\u00eb pamatur. Ka lider\u00eb demokrat\u00eb t\u00eb pajisur m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb paraqitur alternativa t\u00eb qarta, bind\u00ebse dhe energjike ndaj nj\u00eb presidence t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Trump. Nuk ka asnj\u00eb arsye q\u00eb partia ta rrezikoj\u00eb stabilitetin dhe sigurin\u00eb e vendit duke i detyruar votuesit t\u00eb zgjedhin midis mang\u00ebsive t\u00eb zotit Trump dhe atyre t\u00eb zotit Biden. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb bast shum\u00eb i madh p\u00ebr t\u00eb shpresuar thjesht se amerikan\u00ebt do ta anashkalojn\u00eb ose do ta zvog\u00eblojn\u00eb mosh\u00ebn dhe dob\u00ebsin\u00eb e zotit Biden q\u00eb ata e shohin me syt\u00eb e vet.<\/p>\n<p>N\u00ebse gara zbret n\u00eb nj\u00eb zgjedhje midis zotit Trump dhe zotit Biden, presidenti n\u00eb detyr\u00eb do t\u00eb ishte zgjedhja e qart\u00eb. Kjo tregon se sa shum\u00eb rrezik paraqet zoti Trump. Por duke pasur parasysh k\u00ebt\u00eb rrezik, udh\u00ebkryqin dhe aft\u00ebsit\u00eb e pabarabarta t\u00eb zotit Biden, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kund\u00ebrshtar m\u00eb t\u00eb fort\u00eb ndaj kandidatit t\u00eb supozuar republikan. T\u00eb b\u00ebsh thirrje p\u00ebr nj\u00eb kandidatur\u00eb t\u00eb re demokrate kaq von\u00eb n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb nuk merret leht\u00eb, por reflekton shkall\u00ebn dhe seriozitetin e sfid\u00ebs s\u00eb zotit Trump ndaj vlerave dhe institucioneve t\u00eb k\u00ebtij vendi dhe pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e zotit Biden p\u00ebr t\u2019iu v\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb atij.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimi i kandidatur\u00ebs s\u00eb tij do t\u00eb ishte kund\u00ebr t\u00eb gjitha instinkteve personale dhe politike t\u00eb zotit Biden. Ai e ka marr\u00eb veten nga tragjedit\u00eb dhe pengesat n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe beson qart\u00eb se mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. Mb\u00ebshtet\u00ebsit e presidentit tashm\u00eb po e shpjegojn\u00eb debatin e s\u00eb enjtes si nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash krahasuar me arritjet trevje\u00e7are. Por performanca e presidentit nuk mund t\u00eb shkruhet si nj\u00eb nat\u00eb e keqe apo t\u00eb faj\u00ebsohet p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb frohur t\u00eb supozuar, sepse ajo performanc\u00eb konfirmoi shqet\u00ebsimet q\u00eb jan\u00eb shtuar p\u00ebr muaj apo edhe vite. Edhe kur zoti Biden u p\u00ebrpoq t\u2019i parashtronte propozimet e tij politike, ai u pengua. Nuk mund t\u00eb mbipeshohet nga daljet e tjera publike sepse ai i ka kufizuar dhe kontrolluar me kujdes daljet e tij publike.<\/p>\n<p>Duhet kujtuar se zoti Biden e sfidoi zotin Trump n\u00eb k\u00ebt\u00eb duel verbal. Ai vendosi rregullat dhe k\u00ebmb\u00ebnguli p\u00ebr mbajtjen e debatit nj\u00eb dat\u00eb q\u00eb ishte muaj m\u00eb her\u00ebt se \u00e7do debat i m\u00ebparsh\u00ebm zgjedhor. Ai e kuptoi se duhej t\u2019i adresonte shqet\u00ebsimet e kahershme t\u00eb publikut n\u00eb lidhje me mpreht\u00ebsin\u00eb e tij mendore dhe se duhej ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb ishte e mundur.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta me t\u00eb cil\u00ebn zoti Biden duhet t\u00eb p\u00ebrballet tani \u00ebsht\u00eb se ai d\u00ebshtoi n\u00eb testin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb sondazhe dhe intervista, votuesit thon\u00eb se po k\u00ebrkojn\u00eb z\u00ebra t\u00eb rinj p\u00ebr ta p\u00ebrballur Trumpin. Dhe ngush\u00ebllimi p\u00ebr zotin Biden dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij \u00ebsht\u00eb se ka ende koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u riorganizuar pas nj\u00eb kandidati tjet\u00ebr. Nd\u00ebrsa amerikan\u00ebt jan\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzuar nga zvarritja e gjat\u00eb e zgjedhjeve presidenciale shum\u00ebvje\u00e7are, n\u00eb shum\u00eb demokraci, fushatat organizohen n\u00eb harkun e disa muajve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb tragjedi q\u00eb vet\u00eb republikan\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb k\u00ebrkime m\u00eb t\u00eb thella pas debatit t\u00eb s\u00eb enjtes. Vet\u00eb performanca e zotit Trump duhet t\u00eb konsiderohet si skualifikuese. Ai g\u00ebnjeu paturp\u00ebsisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr veprimet e tij, historin\u00eb e tij si president dhe kund\u00ebrshtar. Ai p\u00ebrshkroi plane q\u00eb do ta d\u00ebmtonin ekonomin\u00eb amerikane, do t\u2019i minonin lirit\u00eb civile dhe do t\u2019i prishnin marr\u00ebdh\u00ebniet e Amerik\u00ebs me kombet e tjera. Ai refuzoi t\u00eb premtonte se do ta pranonte humbjen, duke iu rikthyer n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj atij lloji t\u00eb retorik\u00ebs q\u00eb e nxiti sulmin e 6 janarit ndaj Kongresit.<\/p>\n<p>Partia Republikane, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb adaptuar nga ambiciet e zotit Trump. Barra i takon Partis\u00eb Demokratike t\u2019i vendos\u00eb interesat e kombit mbi ambiciet e nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt q\u00eb i jan\u00eb mb\u00ebshtetur zotit Biden tani duhet ta gjejn\u00eb guximin t\u2019i thon\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb qarta liderit t\u00eb partis\u00eb. T\u00eb besuarit dhe ndihm\u00ebsit q\u00eb kan\u00eb inkurajuar kandidatur\u00ebn e presidentit dhe q\u00eb e akomoduan at\u00eb nga paraqitjet e pap\u00ebrgatitura n\u00eb publik, duhet ta njohin d\u00ebmin e pozit\u00ebs s\u00eb zotit Biden dhe gjasat q\u00eb ai mund ta riparoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Biden iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb pyetjeje urgjente t\u00eb enjten mbr\u00ebma. Nuk ishte p\u00ebrgjigjja q\u00eb ai dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij e prisnin. Por n\u00ebse rreziku i nj\u00eb mandati t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Trumpit \u00ebsht\u00eb aq i madh sa thot\u00eb ai \u2013 dhe ne pajtohemi me t\u00eb se rreziku \u00ebsht\u00eb i madh \u2013 at\u00ebher\u00eb p\u00ebrkushtimi i tij ndaj k\u00ebtij vendi i l\u00eb atij dhe partis\u00eb s\u00eb tij vet\u00ebm nj\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Rruga m\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr demokrat\u00ebt p\u00ebr ta mposhtur nj\u00eb kandidat t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga g\u00ebnjeshtrat e tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb merren me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me publikun amerikan: ta pranojn\u00eb se zoti Biden nuk mund ta vazhdoj\u00eb gar\u00ebn e tij dhe ta krijojn\u00eb nj\u00eb proces p\u00ebr ta zgjedhur dik\u00eb m\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb vendin e tij p\u00ebr ta mundur zotin Trump n\u00eb n\u00ebntor.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shansi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur shpirtin e kombit \u2013 kauza q\u00eb e t\u00ebrhoqi zotin Biden t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr presidenc\u00ebn n\u00eb vitin 2019 \u2013 nga shtremb\u00ebrimi malinj i zotit Trump. Dhe \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbimi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb zoti Biden mund t\u2019i ofroj\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb cilit ai i ka sh\u00ebrbyer fisnik\u00ebrisht p\u00ebr kaq gjat\u00eb.<\/p>\n<p>*<em>Ky artikull \u00ebsht\u00eb editorial i &#8220;<a href=\"https:\/\/www.nytimes.com\/2024\/06\/28\/opinion\/biden-election-debate-trump.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">The New York Times<\/a>&#8221; i dat\u00ebs 29 korrik 2024.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Biden i ka p\u00ebrshkruar vazhdimisht dhe me t\u00eb drejt\u00eb zgjedhjet presidenciale t\u00eb k\u00ebtij n\u00ebntori si asgj\u00eb m\u00eb pak se e ardhmja e demokracis\u00eb amerikane. Donald Trump e ka d\u00ebshmuar veten se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrezik i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr at\u00eb demokraci \u2013 nj\u00eb figur\u00eb e \u00e7rregullt dhe me interesa personale, e padenj\u00eb p\u00ebr besimin e publikut. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":970803,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-970799","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/970799","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=970799"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/970799\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/970803"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=970799"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=970799"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=970799"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}