{"id":972084,"date":"2024-07-03T22:00:48","date_gmt":"2024-07-03T20:00:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=972084"},"modified":"2024-07-03T22:34:03","modified_gmt":"2024-07-03T20:34:03","slug":"hovenier-vec-nje-organ-ne-planet-mund-ta-vleresoje-draft-statutin-e-asociacionit-gjykata-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/hovenier-vec-nje-organ-ne-planet-mund-ta-vleresoje-draft-statutin-e-asociacionit-gjykata-kushtetuese\/","title":{"rendered":"Hovenier: Ve\u00e7 nj\u00eb organ n\u00eb planet mund ta vler\u00ebsoj\u00eb draft-statutin e Asociacionit &#8211; Gjykata Kushtetuese"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ambasadori i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Jeffery Hovenier i ka p\u00ebr\u00e7uar edhe nj\u00eb her\u00eb mesazhet amerikane drejtuar qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb prir\u00eb nga Albin Kurti n\u00eb lidhje me dialogun dhe asociacionin.<\/strong><\/p>\n<p>Ambasadori amerikan ka deklaruar se drafti i propozuar nga BE-ja p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe nuk \u00ebsht\u00eb dokument jozyrtar, ashtu si\u00e7 ka deklaruar kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti. Qart\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se vet\u00ebm Kushtetuesja mund ta vler\u00ebsoj\u00eb draft-statutin e Asociaiconit.<\/p>\n<p>\u201cKomenti im i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb dokument jozyrtar p\u00ebr aq koh\u00eb p\u00ebrderisa qeveria apo ndonj\u00eb ministri nuk e ka miratuar apo dekretuar. Pra, qartazi, ne presim q\u00eb qeveria t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb veprim p\u00ebr ta d\u00ebrguar at\u00eb n\u00eb Kushtetuese. Kjo \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia e qeveris\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ambasadori amerikan.<\/p>\n<p>\u201cPor t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, ky nuk \u00ebsht\u00eb dokument jozyrtar, nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb vet\u00ebm e kemi dor\u00ebzuar ashtu thjesht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme. Nj\u00eb delegacion i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga personi m\u00eb i lart\u00eb i Bashkimit Evropian, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, me k\u00ebshilltar\u00ebt komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, k\u00ebshilltar\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb kancelarit, presidentit t\u00eb Franc\u00ebs dhe kryeministres s\u00eb Italis\u00eb dhe i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i SHBA-s\u00eb. E dor\u00ebzuam at\u00eb dokument duke th\u00ebn\u00eb\u201d ne besojm\u00eb se ky krijon nj\u00eb asociacion t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe q\u00eb i trajton t\u00eb gjitha shqet\u00ebsimet e ngritura, q\u00eb nuk k\u00ebrkon ndryshime t\u00eb kushtetut\u00ebs, nuk ka pushtet ekzekutiv, nuk krijon shtres\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb qeverisjes, pra ka status mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, dhe si\u00e7 i kemi th\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs, ne mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb mjaft i mir\u00eb dhe i mjaftuesh\u00ebm q\u00eb Kosova t\u2019i p\u00ebrmbush obligimet e veta, duke p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb draft\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb tej tha se SHBA-ja dhe BE-ja do ta respektonte \u00e7far\u00ebdo vendimi t\u00eb Kushtetueses, teksa shtoi se do t\u00eb prisnin q\u00eb edhe Kosova ta b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, teksa foli edhe p\u00ebr propozimin e kryeministrin Albin Kurti, q\u00eb drafti t\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb Komisionin e Venecias nga emisari special, Miroslav Laj\u00e7ak.<\/p>\n<p><strong>\u201c<\/strong>Nuk e di q\u00ebllimin e k\u00ebtij propozimi. S\u00ebrish, nuk besoj\u2026. Ne e respektojm\u00eb shum\u00eb Komisionin e Venecias, por shum\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb respektuar kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hartimin e k\u00ebtij draft-statuti. Nuk mendoj se kemi frik\u00eb nga \u00e7ka do q\u00eb Komisioni i Venecias mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb, por nuk e zgjidh problemin themelor. \u00c7\u00ebshtja si\u00e7 e kuptoj un\u00eb apo si\u00e7 e kam d\u00ebgjuar nga qeveria \u00ebsht\u00eb se nuk jan\u00eb t\u00eb bindur se draft-statuti \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni i Venecias nuk mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb till\u00eb. Por, a e dini kush mundet? Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs. Pra, le ta d\u00ebrgojm\u00eb draftin me ndonj\u00eb \u2013 s\u00ebrish, keni t\u00eb drejt\u00eb, kryeministri ka t\u00eb drejt\u00eb, qeveria e Kosov\u00ebs duhet disi t\u2019i jap\u00eb ndonj\u00eb status p\u00ebrtej statusit t\u00eb tanish\u00ebm p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Por, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi yn\u00eb, do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb qeveria ta nd\u00ebrmarr\u00eb at\u00eb hap\u201d, tha a<\/p>\n<p><strong>Angazhimi n\u00eb dialog<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb Klan Kosova, ambasadori amerikan i ka b\u00ebr\u00eb thirrje Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtohet n\u00eb dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja si mund\u00ebsi drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se SHBA-ja e p\u00ebrkrah Kosov\u00ebn q\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendin e saj t\u00eb merituar n\u00eb familjen e shteteve evropiane, por sipas tij, p\u00ebr k\u00ebto arritje duhet p\u00ebrparim n\u00eb dialog.<\/p>\n<p>\u201cNe absolutisht e besojm\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb fati i Kosov\u00ebs dhe do t\u00eb mb\u00ebshtesim plot\u00ebsisht dhe me entuziaz\u00ebm avancimin e saj n\u00eb institucionet evropiane si Bashkimi Evropian, K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs dhe institucionet euroatlantike, si nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie ndryshe me NATO-n dhe n\u00eb fund, ne e shohim Kosov\u00ebn an\u00ebtare t\u00eb NATO-s\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPor, si\u00e7 kemi folur m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u2019i arritur k\u00ebto gj\u00ebra, duhet p\u00ebrparim n\u00eb dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja. Kjo \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Dhe p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra me k\u00ebt\u00eb qeveri nganj\u00ebher\u00eb kemi pasur disa dallime, jo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duam t\u00eb arrijm\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb disa taktikave apo qasjes p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u2019i arritur ato\u201d, tha Hovenier.<\/p>\n<p><strong>Kushtet e Kurtit p\u00ebr dialog<\/strong><\/p>\n<p>Ambasadori i SHBA-s\u00eb Jeffrey Hovenier, ka th\u00ebn\u00eb se kushtet vet\u00ebm sa pengojn\u00eb bisedimet ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSHBA-ja vazhdimisht k\u00ebshillon qeverin\u00eb e tanishme dhe t\u00eb m\u00ebparshmet q\u00eb t\u00eb angazhohen n\u00eb dialogun e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb konstruktive, aktive q\u00eb merr \u00e7\u00ebshtjet me nj\u00ebfar\u00eb urgjence dhe q\u00eb \u00e7on procesin p\u00ebrpara, tregon vullnetin politik p\u00ebr t\u00eb kontribuuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive, konstruktive dhe ndihmuese\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ambasadori amerikan.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb thosha se \u00e7do list\u00eb me kushte apo k\u00ebrkesa q\u00eb pengojn\u00eb bisedimet ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb, ka mund\u00ebsi q\u00eb nuk i plot\u00ebson t\u00eb gjitha ato kritere. Dhe shpresojm\u00eb q\u00eb t\u00eb dy lider\u00ebt, t\u00eb gjejn\u00eb vullnetin politik p\u00ebr t\u00eb gjetur gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb gjetur disa fitore p\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebt, p\u00ebr ta \u00e7uar procesin p\u00ebrpara. Do t\u00eb jem i qart\u00eb: qeveria e SHBA-s\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb dhe do ta them p\u00ebrs\u00ebri tani: pritjet tona jan\u00eb q\u00eb Kosova dhe Serbia t\u00eb p\u00ebrmbushin t\u00eb gjitha obligimet e veta t\u00eb arritura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja dhe q\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbushin t\u00eb gjitha ato me urgjenc\u00eb, pa parakushte dhe pa i lidhur me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb jashtme. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7ka presim\u201d, ka shtuar ai.<\/p>\n<p><strong>Shqet\u00ebsimet me veprimet e qeveris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Tutje, Hovenier tha se qeveria amerikane shqet\u00ebsohet kur Qeveria e Kosov\u00ebs zgjedh\u00a0 t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb nj\u00ebanshme \u201cn\u00eb disa m\u00ebnyra p\u00ebr vendosur sovranitetin aty ku Kosova ka sovranitet\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshtu, qeveria amerikane ka dh\u00ebn\u00eb disa deklarata se ne jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar kur qeveria e Kosov\u00ebs zgjedh t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb nj\u00ebanshme n\u00eb disa m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb vendosur sovranitetin aty ku Kosova ka sovranitet, por megjithat\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb besojm\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebheshin p\u00ebrmes koordinimit me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrmes konsultimeve me komunitetet e prekura\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPra, p.sh. e dini q\u00eb ka disa muaj q\u00eb kemi folur p\u00ebr zbatimin e rregullores s\u00eb Bank\u00ebs Qendrore. Ne nuk e kontestojm\u00eb autoritetin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Bank\u00ebs Qendrore p\u00ebr t\u00eb qeverisur sektorin financiar n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Kosov\u00ebs dhe natyrisht kjo p\u00ebrfshin edhe veriun e Kosov\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e territorit t\u00eb Kosov\u00ebs sovrane e t\u00eb pavarur. Ne e dim\u00eb sakt\u00ebsisht se ku \u00ebsht\u00eb kufiri: \u00ebsht\u00eb n\u00eb veri t\u00eb lumit Ib\u00ebr\u201d, tha Hovenier.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadori i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Jeffery Hovenier i ka p\u00ebr\u00e7uar edhe nj\u00eb her\u00eb mesazhet amerikane drejtuar qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb prir\u00eb nga Albin Kurti n\u00eb lidhje me dialogun dhe asociacionin. Ambasadori amerikan ka deklaruar se drafti i propozuar nga BE-ja p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe nuk \u00ebsht\u00eb dokument jozyrtar, ashtu si\u00e7 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":913993,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[1190],"class_list":["post-972084","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-jeffrey-hovenier"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/972084","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=972084"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/972084\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/913993"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=972084"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=972084"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=972084"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}