{"id":974758,"date":"2024-07-10T18:48:59","date_gmt":"2024-07-10T16:48:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=974758"},"modified":"2024-07-10T18:48:59","modified_gmt":"2024-07-10T16:48:59","slug":"ndalimi-i-importeve-nga-serbia-godet-veriun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/ndalimi-i-importeve-nga-serbia-godet-veriun\/","title":{"rendered":"Ndalimi i importeve nga Serbia godet veriun"},"content":{"rendered":"<p><strong>Lubisha Vu\u00e7koviq, nga Mitrovica e Veriut e banuar me shumic\u00eb serbe, ka disa muaj q\u00eb ka mbyllur biznesin e tij me mallra t\u00eb konsumit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, pasi nuk ka mundur t\u00eb siguroj\u00eb prodhime t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr konsumator\u00ebt, shkruan <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/ndalimi-i-importeve-nga-serbia-godet-veriun-\/33029747.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/a><\/strong><\/p>\n<p>\u201cShitorja nuk punon dhe mendoj se nuk do t\u00eb punoj\u00eb m\u00eb kurr\u00eb. Arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: nuk ka fare produkte tona\u201d, thot\u00eb Vu\u00e7koviq, duke iu referuar atyre me origjin\u00eb nga Serbia.<\/p>\n<p>Ai tregon se ka tentuar ta vazhdoj\u00eb biznesin me mallrat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb qasshme n\u00eb Kosov\u00eb, por thot\u00eb se shitja e tyre ka qen\u00eb e dob\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cKam b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb punoj me at\u00eb mall, nga Turqia, Maqedonia [e Veriut]&#8230; por nuk ka qen\u00eb as af\u00ebr kualitetit t\u00eb produkteve tona. Klient\u00ebt kan\u00eb ndaluar s\u00eb ardhuri dhe ma kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb arsyetim\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia m\u00eb 15 qershor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, nj\u00eb dit\u00eb pasi forcat serbe kan\u00eb arrestuar tre polic\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb polic\u00ebt kan\u00eb dal\u00eb nga paraburgimi p\u00ebr t\u2019u mbrojtur n\u00eb liri, masa e ndales\u00ebs s\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb produkteve nga Serbia ka vazhduar. \u00cbsht\u00eb hequr ndalesa vet\u00ebm mbi importin e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb gjysm\u00ebproduketeve, por jo edhe mbi produktet e gatshme.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komunitetit t\u00eb biznesit n\u00eb Kosov\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrkuar disa her\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ta shfuqizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb ndales\u00eb, por ajo nuk ka ndryshuar q\u00ebndrim.<\/p>\n<p><strong>V\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Disa qytetar\u00eb t\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut, me t\u00eb cil\u00ebt ka biseduar Radio Evropa e Lir\u00eb, thon\u00eb se kjo mas\u00eb i godet shum\u00eb ata q\u00eb nuk mund t\u00eb adaptohen me produktet q\u00eb i kan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar ato serbe.<\/p>\n<p>\u201cSa na p\u00ebrket neve, qytetar\u00ebve, mendoj se kjo mas\u00eb ndikon shum\u00eb, sepse ne jemi m\u00ebsuar me disa produkte q\u00eb i kemi konsumuar gjat\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe rritjes son\u00eb. Tash nuk kemi qasje tek ato\u201d, thot\u00eb Teodora Zhivanoviq.<\/p>\n<p>Ajo shton se edhe barnat me prejardhje nga Serbia, jo rrall\u00ebher\u00eb, mungojn\u00eb n\u00eb barnatoret e qytetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e produkteve serbe, REL-i ka raportuar m\u00eb her\u00ebt se bizneset e Kosov\u00ebs i kan\u00eb rritur importet nga vende t\u00eb tjera, sidomos Maqedonia e Veriut.<\/p>\n<p>Por, Nenadi, po ashtu nga Mitrovica e Veriut, thot\u00eb se v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha i ka me produktet ushqimore.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, produktet q\u00eb i blejm\u00eb k\u00ebtu, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, jan\u00eb nga Turqia ose Evropa per\u00ebndimore. K\u00ebshtu q\u00eb, shpeshher\u00eb kur blejm\u00eb di\u00e7ka, nuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb blejm\u00eb, sepse nuk e kuptojm\u00eb se n\u00eb cil\u00ebn gjuh\u00eb jan\u00eb [udh\u00ebzimet] dhe cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit e tyre\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>As Teodora, e as Nenadi nuk presin q\u00eb ndalesa e produkteve serbe t\u00eb hiqet s\u00eb shpejti.<\/p>\n<p>Komuna e tyre, ashtu si edhe t\u00eb tjerat t\u00eb banuara me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lidhura me Serbin\u00eb dhe nuk u binden leht\u00ebsisht vendimeve t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Qeveria: Masat, sipas vler\u00ebsimit t\u00eb institucioneve t\u00eb siguris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kur ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr ndalimin e importeve nga Serbia, Qeveria e Kosov\u00ebs e ka cil\u00ebsuar at\u00eb si mas\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, dhe jo ekonomike apo tregtare.<\/p>\n<p>E pyetur nga Radio Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb duke shqyrtuar shfuqizimin e saj, Qeveria thot\u00eb se vendimi varet nga vler\u00ebsimet e institucioneve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cMasat n\u00eb kufirin me Serbin\u00eb jan\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikut t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb vjen nga Serbia. Jan\u00eb institucionet e siguris\u00eb ato q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb vler\u00ebsimet e vazhdueshme mbi nevoj\u00ebn apo jo t\u00eb k\u00ebtyre masave\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen me shkrim.<\/p>\n<p>Aty p\u00ebrmendet edhe sulmi i 24 shtatorit n\u00eb Banjsk\u00eb &#8211; pjesa veriore e Kosov\u00ebs &#8211; ku grupe t\u00eb armatosura serb\u00ebsh kan\u00eb sulmuar policin\u00eb e vendit, duke vrar\u00eb nj\u00eb oficer. Pas k\u00ebtij sulmi, autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb gjetur edhe sasi t\u00eb m\u00ebdha armatimi.<\/p>\n<p>Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb \u201cinstitucionet e siguris\u00eb t\u2019i shtr\u00ebngojn\u00eb masat e siguris\u00eb n\u00eb kufirin me Serbin\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme se cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi aktual p\u00ebr nevoj\u00ebn ose jo t\u00eb masave t\u00eb siguris\u00eb, por, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Mentor Vrajolli, nga Qendra Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb, thot\u00eb se mallrat q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, i n\u00ebnshtrohen kontrollit doganor. Rrjedhimisht, kalojn\u00eb edhe procesin e verifikimit.<\/p>\n<p>\u201cAndaj, nuk do t\u00eb duhej t\u00eb paraqisnin problem p\u00ebr sigurin\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201cPor, n\u00ebse ka ndonj\u00eb mas\u00eb tjet\u00ebr represive ndaj Serbis\u00eb, q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb m\u00eb konstruktive n\u00eb trajtimin e incidenteve&#8230; at\u00ebher\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb raport me Serbin\u00eb\u201d, shton Vrajolli p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai nuk e p\u00ebrjashton edhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb mos ket\u00eb pajisje t\u00eb sofistikuara p\u00ebr verifikimin e d\u00ebrgesave tregtare.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs kujton se, muajin e kaluar, kryeministri Albin Kurti ka qen\u00eb n\u00eb Portin e Hamburgut n\u00eb Gjermani, \u201cp\u00ebr t\u00eb par\u00eb nga af\u00ebr Sistemin e Skanimit t\u00eb Ngarkesave me Rreze X dhe p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb rreth mund\u00ebsive q\u00eb i ka Kosova p\u00ebr t\u2019u pajisur me nj\u00eb sistem t\u00eb till\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e Qeveris\u00eb dh\u00ebn\u00eb REL-it thuhet se ky sistem \u201cdo t\u00eb ndihmonte shum\u00eb n\u00eb monitorimin e produkteve q\u00eb kalojn\u00eb kufirin, duke garantuar nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb siguris\u00eb pa e penguar tregtin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por, aty nuk sqarohet se kur do t\u00eb mund t\u00eb sigurohet ky sistem dhe n\u00ebse ndalimi i produkteve t\u00eb Serbis\u00eb do t\u00eb mbetet n\u00eb fuqi deri at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ndesh me kushtet e BE-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr shefin e Zyr\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb, Tomas Szunyog, masa q\u00eb e bllokon importin e produkteve t\u00eb gatshme serbe n\u00eb Kosov\u00eb, bie ndesh me l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb mallrave, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kushtet q\u00eb k\u00ebrkon Plani i Rritjes p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Duke i komentuar \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb nd\u00ebrlidhen me k\u00ebt\u00eb plan n\u00eb fund t\u00eb muajit maj, Szunyog tha se ai p\u00ebrfshin kushtin p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb mallrave.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshtu q\u00eb e inkurajojm\u00eb Kosov\u00ebn q\u00eb ta heq\u00eb ndalimin e produkteve serbe sa m\u00eb shpejt q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundshme\u201d, tha Szunyog.<\/p>\n<p>Plani i Rritjes prej 6 miliard\u00eb eurosh, p\u00ebr periudh\u00ebn 2024-2027, u miratua nga K\u00ebshilli i Bashkimit Evropian m\u00eb 7 maj, me q\u00ebllim t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb reformave q\u00eb lidhen me BE-n\u00eb n\u00eb rajon dhe t\u00eb rritjes ekonomike.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri i Kosov\u00ebs, Besnik Bislimi, tha p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook m\u00eb her\u00ebt se Kosova mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb 950 milion\u00eb euro nga Plani i Rritjes.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar mb\u00ebshtetjen nga ky plan, BE-ja i ka k\u00ebrkuar Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb edhe qasje konstruktive n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>Profesori i Ekonomis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, Nagip Skenderi, thot\u00eb se, n\u00eb rast se heqja e mas\u00ebs q\u00eb bllokon importin e produkteve t\u00eb gatshme t\u00eb Serbis\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb kusht politik t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Qeveria e saj nuk e zbaton, kjo mund t\u2019i kushtoj\u00eb vendit, sipas tij.<\/p>\n<p>\u201cKjo do ta dob\u00ebsonte ekonomikisht dhe politikisht shtetin e Kosov\u00ebs. Paramendojeni, mbi 900 milion\u00eb euro jan\u00eb sa nj\u00eb e treta e buxhetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs&#8230; N\u00ebse e humbim qasjen n\u00eb k\u00ebto fonde, kjo natyrisht q\u00eb do t\u00eb na \u00e7onte n\u00eb regres ekonomik dhe jo n\u00eb ndonj\u00eb progres\u201d, thot\u00eb Skenderi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shton se Kosova, e cila synon integrimin n\u00eb BE, duhet t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb rekomandimet q\u00eb vijn\u00eb prej saj, p\u00ebrfshir\u00eb edhe heqjen e mas\u00ebs q\u00eb bllokon importin e produkteve nga Serbia.<\/p>\n<p><strong>OEK dhe OEA: Qeveria ta t\u00ebrheq\u00eb \u201cmas\u00ebn nd\u00ebshkimore\u201d<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komunitetit t\u00eb biznesit n\u00eb Kosov\u00eb thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb Qeveria ta rishikoj\u00eb vendimin e saj p\u00ebr ndalimin e importeve nga Serbia.<\/p>\n<p>Lulzim Rafuna, kryetar i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs (OEK), thot\u00eb se kjo mas\u00eb e paraqet Kosov\u00ebn si vend joserioz sa i p\u00ebrket respektimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sipas tij, ajo bie ndesh me Marr\u00ebveshjen p\u00ebr tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal, t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020 n\u00eb Sofje.<\/p>\n<p>Me at\u00eb marr\u00ebveshje, t\u00eb gjitha vendet n\u00ebnshkruese, p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn, jan\u00eb zotuar p\u00ebr lejimin e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb mallrave, sh\u00ebrbimeve, kapitalit dhe njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit, i cili synon rritjen e bashk\u00ebpunimit rajonal n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe integrimin e vendeve t\u00eb tij n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Sipas Rafun\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb edhe president i Forumit t\u00eb Investimeve t\u00eb Odave Ekonomike t\u00eb Vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, masa e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb shum\u00eb i ka goditur kompanit\u00eb e vendeve partnere t\u00eb Kosov\u00ebs sesa ato t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAi mall, n\u00eb fakt, eksportohet prej Serbis\u00eb, por shumica absolute e tij, produkti final, prodhohet prej kompanive gjermane, amerikane, italiane, franceze dhe vendeve t\u00eb tjera\u201d, thot\u00eb Rafuna.<\/p>\n<p>Sipas tij, pas lejimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb gjysm\u00ebprodukteve nga Serbia, ndalesa e produkteve t\u00eb gatshme \u00ebsht\u00eb \u201ce palogjikshme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE them me shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi se shumica e tyre prodhohen prej kompanive q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shteteve t\u00eb Bashkimit Evropian\u201d, thot\u00eb Rafuna.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin mendim ndan edhe Oda Ekonomike Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb (OEA).<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb tep\u00ebr sesa nj\u00eb mas\u00eb nd\u00ebshkimore p\u00ebr Serbin\u00eb, kjo duket t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mas\u00eb nd\u00ebshkimore p\u00ebr partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe si e till\u00eb duhet t\u00eb hiqet sa m\u00eb shpejt q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundshme\u201d, thot\u00eb kryetari Arian Zeka.<\/p>\n<p>Vendet nga ku importon Kosova, p\u00ebrfshijn\u00eb ato t\u00eb rajonit, t\u00eb Bashkimit Evropian dhe Turqin\u00eb.<\/p>\n<p>Por, Kosova, prej vitesh, p\u00ebrballet me deficit t\u00eb lart\u00eb tregtar, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se importon shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa q\u00eb eksporton.<\/p>\n<p>Mesatarisht n\u00eb vit, ajo importon mallra n\u00eb vler\u00eb prej 5 miliard\u00eb eurosh &#8211; duke filluar nga produktet baz\u00eb deri tek ato nd\u00ebrtimore &#8211; nd\u00ebrsa eksporton n\u00ebn vler\u00ebn e 1 miliard eurove &#8211; m\u00eb s\u00eb shumti produkte t\u00eb metalit dhe plastik\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lubisha Vu\u00e7koviq, nga Mitrovica e Veriut e banuar me shumic\u00eb serbe, ka disa muaj q\u00eb ka mbyllur biznesin e tij me mallra t\u00eb konsumit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, pasi nuk ka mundur t\u00eb siguroj\u00eb prodhime t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr konsumator\u00ebt, shkruan Radio Evropa e Lir\u00eb. \u201cShitorja nuk punon dhe mendoj se nuk do t\u00eb punoj\u00eb m\u00eb kurr\u00eb. Arsyeja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":974759,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140,21],"tags":[],"class_list":["post-974758","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/974758","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=974758"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/974758\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/974759"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=974758"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=974758"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=974758"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}