{"id":974860,"date":"2024-07-10T21:35:53","date_gmt":"2024-07-10T19:35:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=974860"},"modified":"2024-07-10T22:15:44","modified_gmt":"2024-07-10T20:15:44","slug":"osmani-kerkojme-garanci-nderkombetare-per-asociacionin-qeveria-duhet-ta-miratoje-dokumentin-qe-ta-dergoj-une-ne-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/osmani-kerkojme-garanci-nderkombetare-per-asociacionin-qeveria-duhet-ta-miratoje-dokumentin-qe-ta-dergoj-une-ne-kushtetuese\/","title":{"rendered":"Osmani: K\u00ebrkojm\u00eb garanci nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Asociacionin &#8211; Qeveria duhet ta miratoj\u00eb dokumentin q\u00eb ta d\u00ebrgoj un\u00eb n\u00eb Kushtetuese"},"content":{"rendered":"<p><strong>Presidentja e Kosov\u00ebs Vjosa Osmani ka th\u00ebn\u00eb se Kosova k\u00ebrkon garanci nga parner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zbatimin e detyrimeve q\u00eb dalin nga marr\u00ebveshja e Ohrit.\u00a0 Osmani iu referua kryesisht \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Asociacionit, pik\u00ebs m\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb n\u00eb mosmarr\u00ebveshjet mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit.<\/strong><\/p>\n<p>Osmani n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/7692838.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs<\/a> foli p\u00ebr garanci p\u00ebr sigurin\u00eb, e mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim e Kosov\u00ebs n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00e7ka do t\u00eb sillte si\u00e7 tha, m\u00eb shum\u00eb paqe e siguri n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se Kosova nuk po k\u00ebrkon t&#8217;i largohet detyrimeve t\u00eb saj, por q\u00eb t\u00eb ket\u00eb sikurse tha &#8220;zbatim paralel t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb arritur n\u00eb Bruksel, e njohur si Marr\u00ebveshja bazike dhe Aneksi i Ohrit, ku ka detyrime p\u00ebr Kosov\u00ebn, por dhe deyrime t\u00eb qarta p\u00ebr Serbin\u00eb, t\u00eb cilat n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre n\u00ebnkuptojn\u00eb njohje de fakto t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Presidentja Osmani i b\u00ebri komentet nd\u00ebrsa ndodhet n\u00eb Uashington me ftes\u00eb t\u00eb Sekretarit t\u00eb Shtetit Anthony Blinken p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takime q\u00eb mbahen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb takimit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn Departamenti amerikan i Shtetit organizoi nj\u00eb takim p\u00ebr Grat\u00eb, Paqen dhe Sigurin\u00eb ku mori pjes\u00eb edhe presidentja Osmani.<\/p>\n<p>Zyra e presidentes Osmani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur n\u00eb mesin e 3 partner\u00ebve global nga zyra e sekretarit Blinken p\u00ebr t\u00eb themeluar Qendr\u00ebn Rajonale t\u00eb Ekselenc\u00ebs p\u00ebr Grat\u00eb, Paqen dhe Sigurin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Presidente Osmani gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve n\u00eb Uashington ju keni patur takime me zyrtar\u00eb amerikan\u00eb, a mund t\u00eb ndani me ne \u00e7far\u00eb keni diskutuar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Vjosa Osmani:<\/strong> N\u00eb k\u00ebt\u00eb 75 vjetor t\u00eb NATO-s q\u00eb padyshim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje historike p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet an\u00ebtare dhe t\u00eb gjitha shtetet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar sa i p\u00ebrket paqes dhe siguris\u00eb nga kjo aleanc\u00eb ushtarake dhe politike, p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb dyfish p\u00ebrvjetor i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb edhe 25 vjetori, p\u00ebrvjetor v\u00ebrtet historik i hyrjes s\u00eb forcave t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb udh\u00ebhequra nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Si\u00e7 e dini, p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre muajve, Kosova me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktivitetesh n\u00eb vend dhe n\u00ebp\u00ebrmjet ambasadave tona, kemi sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe historik t\u00eb trupave t\u00eb NATO-s n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ne t\u00eb arrijm\u00eb lirin\u00eb ton\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb dhe demokracin\u00eb q\u00eb e g\u00ebzojm\u00eb sot. Prandaj ka qen\u00eb po aq m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori, Kosova t\u00eb ftohet n\u00eb aktivitete n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Samitit t\u00eb NATO-s dhe jemi shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb edhe nga zyra e Sekretarit Blinken, por edhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e gjith\u00eb qeveria amerikane q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb arritjeve sidomos sa i p\u00ebrket agjend\u00ebs p\u00ebr grat\u00eb, paqen dhe sigurin\u00eb. Para se t\u00eb filloj\u00eb pritja lidhur me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, q\u00eb ishte edhe hapja e takimit t\u00eb NATO-s, n\u00eb fakt ishte aktiviteti i par\u00eb i takimit i organizuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me NATO-n, un\u00eb kisha nj\u00eb bised\u00eb me Sekretarin Blinken dhe natyrisht diskutuam p\u00ebr arritjet e Kosov\u00ebs. Pata mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t&#8217;i shpreh falenderimet e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr gjith\u00eb \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Amerika n\u00eb k\u00ebto vite, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjten koh\u00eb edhe p\u00ebr sfidat q\u00eb i kemi p\u00ebrpara t\u00eb cilat patjet\u00ebr duhet t&#8217;i zgjidhim bashk\u00ebrisht. Mbr\u00ebm\u00eb kishim nj\u00eb takim me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh senator\u00ebsh dhe ligjv\u00ebn\u00ebsish q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb viteve e kan\u00eb p\u00ebrkrahur Kosov\u00ebn, por q\u00eb jan\u00eb edhe emra ky\u00e7 do t\u00eb thoja t\u00eb t\u00eb dyja partive sepse p\u00ebrkrahja p\u00ebr Kosov\u00ebn gjithnj\u00eb ka qen\u00eb dypartiake, q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrcaktimin e linjave, politikave edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. P\u00ebrve\u00e7 falenderimeve p\u00ebr kontributin e tyre natyrisht diskutuam edhe p\u00ebr rrug\u00ebn p\u00ebrpara. Nd\u00ebrkaq po vazhdojm\u00eb takimet edhe me udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb shteteve an\u00ebtare (t\u00eb NATO-s). Ju e dini q\u00eb Kosova nuk \u00ebsht\u00eb shtet an\u00ebtar i NATO-s, nuk \u00ebsht\u00eb as pjes\u00eb e partneritetit p\u00ebr paqe, megjithat\u00eb si\u00e7 e p\u00ebrmenda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij samite dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb n\u00eb takimet me udh\u00ebheq\u00ebsit ve\u00e7 e ve\u00e7 po shtyjm\u00eb para at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pashmangshme q\u00eb t&#8217;i hapen dyert edhe Kosov\u00ebs jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb aspirat\u00ebs s\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, ku mbi 96 p\u00ebr qind jan\u00eb pro an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO, por p\u00ebr shkak se Kosova e meriton. Kemi nj\u00eb ushtri e cila \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me standardet e NATO-s. Jemi n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me politikat e NATO-s edhe n\u00eb aspekt bilateral, qoft\u00eb me ushtrin\u00eb amerikane apo at\u00eb britanike, ushtria jon\u00eb po kontribuon n\u00eb misione t\u00eb paqes dhe t\u00eb siguris\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Pra, Kosova edhe pse \u00ebsht\u00eb shtet i vog\u00ebl, ka \u00e7far\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe jemi duke b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb nga takimet q\u00eb keni patur n\u00eb Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb ai me ndihm\u00ebs sekretarin e shtetit James O&#8217;Brian i cili u shpreh pas takimit me ju se n\u00eb takim u diskutua p\u00ebr, si\u00e7 u shpreh ai mbi \u201cnevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr t\u2019u riangazhuar n\u00eb dialogun e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb po dje, n\u00eb Prishtin\u00eb, kryetari i parlamentit Glauk Konjufca tha se Kosova nuk ka p\u00ebrse zbaton marr\u00ebveshjen me Serbin\u00eb p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb Serbia po e shkel at\u00eb. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre dy q\u00ebndrimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb Uashingtonit dhe Prishtin\u00ebs, si e shihni ju t\u00eb ardhmen e dialogut?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Vjosa Osmani:<\/strong> Nuk do t&#8217;i quaja t\u00eb ndryshme sa i p\u00ebrket q\u00ebllimeve finale t\u00eb tyre. N\u00eb fakt edhe Republika e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjitha institucionet e saj edhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ashtu si\u00e7 e ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb postimit t\u00eb tij n\u00eb rrjetin social X zoti O\u2019Brian, punojn\u00eb p\u00ebr suksesin e nj\u00eb Kosove t\u00eb pavarur e sovrane me kufijt\u00eb e saj aktual dhe t\u00eb integruar n\u00eb institucionet euro-atlantike. Dialogu Kosov\u00eb-Serbi nuk \u00ebsht\u00eb e t\u00ebr\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia Kosov\u00eb-Amerik\u00eb. Mos ta reduktojm\u00eb raportin special nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara vet\u00ebm me at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht \u00ebsht\u00eb aspekt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb rajon dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen tone euro-atlantike q\u00eb t\u00eb ket\u00eb sukses n\u00eb procesin e dialogut. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja e k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb vazhdueshme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe aleat\u00ebve tan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb sepse sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb suksese n\u00eb dialog aq m\u00eb shpejt\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb Kosova hapa vendimtar\u00eb drejt BE-s\u00eb dhe NATO-s.<\/p>\n<p>Por duhet ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb qart\u00eb. N\u00eb \u00e7do kontrat\u00eb, n\u00eb \u00e7do marr\u00ebveshje jan\u00eb dy pal\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb parim bazik i t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb pal\u00eb t\u00ebrhiqet nga marr\u00ebveshja, at\u00ebher\u00eb pala tjet\u00ebr nuk ka asnj\u00eb detyrim q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb pjes\u00eb e saj t\u00eb marr\u00ebveshjes. Ajo \u00e7far\u00eb po insistojm\u00eb ne si Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb jo q\u00eb ne t\u00eb ikim nga obligimet tona, por q\u00eb t\u00eb ket\u00eb zbatim paralel t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb arritur n\u00eb Bruksel, e njohur si Marr\u00ebveshja bazike dhe Aneksi i Ohrit, ku ka obligime p\u00ebr Kosov\u00ebn, disa prej t\u00eb cilave kan\u00eb qen\u00eb koncesione t\u00eb v\u00ebshtira, por ka edhe obligime t\u00eb qarta p\u00ebr Serbin\u00eb, t\u00eb cilat n\u00eb qoft\u00eb se merren n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj konstituojn\u00eb njohje de fakto t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs si\u00e7 \u00ebsht\u00eb potencuar qart\u00eb edhe nga lider\u00ebt evropian\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e tyre t\u00eb 26 tetorit.<\/p>\n<p>Pra, nuk mundet Serbia t\u00eb deklarohet hapur dhe t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb let\u00ebr nga ana e Kryeministres q\u00eb po t\u00ebrhiqen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe nuk do ta zbatojn\u00eb marr\u00ebveshjen dhe ne t\u00eb ofrohemi si vullnetar\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb zbatojm\u00eb pa marr\u00eb garanci n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb intervist\u00ebn e fundit n\u00eb fakt p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs para pak muajsh kur isha n\u00eb seanc\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, \u00ebsht\u00eb kjo: n\u00eb qoft\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb bindur edhe ne edhe partner\u00ebt tan\u00eb q\u00eb Serbia nuk do t\u00eb zbatoj\u00eb pjes\u00ebn e saj t\u00eb marr\u00ebveshjes, at\u00ebher\u00eb ne duhet t\u2019i rikthehemi strategjis\u00eb s\u00eb viteve 2007-2008, n\u00eb koh\u00ebn kur b\u00ebheshin negociatat p\u00ebr statusin e Kosov\u00ebs. Marr\u00ebveshja jon\u00eb, dakordimi yn\u00eb, ka qen\u00eb me partner\u00ebt, jo me Serbin\u00eb, sepse Serbia nuk e donte Ahtisaarin dhe neve na duhet nj\u00eb dakordim i till\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse Kosova do t\u2019i zbatoj\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto detyrime q\u00eb i ka marr\u00eb, na duhen garanci p\u00ebr sigurin\u00eb, mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, jo si transaksion, por si projekt i cili p\u00ebrfundimisht e mbyll\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb dhe sjell m\u00eb shum\u00eb paqe e siguri n\u00eb rajon.<\/p>\n<p><strong>Megjithat\u00eb zonja Presidente, ju that\u00eb q\u00eb Serbia nuk po plot\u00ebson pjes\u00ebn e saj t\u00eb marr\u00ebveshjes, por sa i takon Asociacionit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e nxeht\u00eb e saj. Ka v\u00ebzhgues q\u00eb si shtet sovran, i takon Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb hedh\u00eb hapa n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. K\u00ebtu po flasim p\u00ebr qytetar\u00ebt tuaj, p\u00ebr at\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb komunitetit serb q\u00eb jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Vjosa Osmani:<\/strong> Natyrisht q\u00eb i takon Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr Asociacionin dhe i takon Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa drejt njohjes de fakto. T\u00eb dyja jan\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshjen e nj\u00ebjt\u00eb. Ne nuk mund t\u2019i injorojm\u00eb nenet 1 deri 6 dhe t\u00eb k\u00ebrcejm\u00eb vet\u00ebm tek neni 7 dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb vet\u00ebm zbatimin e nj\u00eb neni. Kosova nuk po thot\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb formohet Asociacioni.<\/p>\n<p><strong>Kjo ka lidhje me marr\u00ebveshjen. Un\u00eb po them ju si shtet n\u00eb raport me qytetar\u00ebt tuaj.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Vjosa Osmani:<\/strong> N\u00eb raport me qytetar\u00ebt tan\u00eb ne nuk do t\u00eb duhej ta krijojm\u00eb p\u00ebrshtypjen q\u00eb Asociacioni ndihmon qytetar\u00ebt serb\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb fakt sistemi m\u00eb i avancuar i t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave ekziston n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs tani, me Kushtetut\u00ebn aktuale, me ligjet e pakos s\u00eb Ahtisaarit dhe me ligjet e tjera t\u00eb cilat ne i kemi miratuar si rezultat i marr\u00ebveshjeve t\u00eb dialogut.<\/p>\n<p>Me Asociacionin, ju siguroj nj\u00eb gj\u00eb, vet\u00ebm sa pak\u00ebsohen t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve dhe fuqizohet nj\u00eb lloj pushteti mbi ta, pra lider\u00ebt e Asociacionit, t\u00eb cil\u00ebt Vu\u00e7i\u00e7i p\u00ebr momentin e ka q\u00ebllimi t\u2019i kontrolloj\u00eb dhe n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre ta b\u00ebj\u00eb Kosov\u00ebn shtet jofunksional. Pra Asociacioni nuk ju jep m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta qytetar\u00ebve serb\u00eb, por p\u00ebrkundrazi merr m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta nga posht\u00eb dhe i d\u00ebrgon ato lart, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet bazike t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, sipas t\u00eb cilit p\u00ebr t\u2019i fuqizuar komunitetet pakic\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb sovranitet nga lart posht\u00eb dhe jo e kund\u00ebrta. Asociacioni n\u00eb fakt b\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe vet jurist\u00ebt eminent\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs kan\u00eb deklaruar q\u00eb ajo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs. Megjithat\u00eb, ne e kemi dh\u00ebn\u00eb premtimin dhe Kosova \u00ebsht\u00eb shtet serioz. Kur nd\u00ebrmerr nj\u00eb detyrim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duhet ta zbatoj\u00eb at\u00eb. Por zbatimi i Asociacionit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb procesi dhe ai proces \u00ebsht\u00eb Marr\u00ebveshja Bazike.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb \u00e7\u2019rrethana do t\u00eb b\u00ebnit l\u00ebshime p\u00ebr t\u00eb filluar t\u00eb pakt\u00ebn procesin e themelimit t\u00eb Asociacionit, q\u00eb mund t\u00eb ishte p\u00ebr shembull, \u00e7uarja n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese? Jo nga ju, meq\u00eb ju nuk e keni kompetenc\u00eb k\u00ebt\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Vjosa Osmani:<\/strong> Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe vet aktgjykimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, sidomos ai i vitit 2015, e kan\u00eb sqaruar procedur\u00ebn. Pra, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb akt nga ana e Qeveris\u00eb, q\u00eb e miraton at\u00eb dokument dhe pastaj un\u00eb mund ta d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese, por jo pa nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb fillimisht. K\u00ebshtu kan\u00eb qen\u00eb praktikat pas vitit 2018 e tutje.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo duhet ta them qart\u00eb \u2013 q\u00eb krijimi i Asociacionit nuk n\u00ebnkupton q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb b\u00ebj\u00eb koncesione q\u00eb e d\u00ebmtojn\u00eb funksionalitetin e saj, kufijt\u00eb e saj, parimin e unitaritetit t\u00eb shtetit dhe parimet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00ebn aktuale dhe n\u00eb aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Asociacioni mund t\u00eb krijohet, mir\u00ebpo vet\u00ebm brenda k\u00ebtyre suazave, pa e rrezikuar Kosov\u00ebn apo edhe sigurin\u00eb n\u00eb rajon n\u00eb t\u00eb ardhmen. Prap\u00eb, si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb intervista paraprake, mendoj q\u00eb Kosova do t\u00eb duhet t\u00eb ishte e gatshme t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb qoft\u00eb se nga partner\u00ebt tan\u00eb ofrohen garanci t\u00eb qarta t\u00eb siguris\u00eb dhe garanci p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe me njohje.<\/p>\n<p><strong>Nuk i kan\u00eb ofruar partner\u00ebt k\u00ebto?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Vjosa Osmani:<\/strong> Deri tani kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u2018do t\u00eb p\u00ebrpiqemi, do ta shohim, ndoshta. P\u00ebrfundojeni ju fillimisht e pastaj bisedojm\u00eb.\u2019 Mendoj q\u00eb ka ardhur koha q\u00eb ne t\u00eb kemi nj\u00eb plan t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me aleat\u00ebt tan\u00eb dhe kur them me aleat\u00ebt k\u00ebtu duhet roli drejtues i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, sepse si\u00e7 d\u00ebshmon historia jon\u00eb, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb ka pasur sukses q\u00eb \u00e7on drejt paqes dhe siguris\u00eb s\u00eb q\u00ebndrueshme dhe afatgjat\u00eb. Pra t\u00eb ulemi bashk\u00eb me partner\u00ebt tan\u00eb, ne e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, pastaj i marrim nga ana e partner\u00ebve tan\u00eb garancit\u00eb p\u00ebr siguri, pasi duhet t\u00eb sigurohemi q\u00eb ajo \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Bosnj\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb mos ndodh\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse kjo jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb intereset t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb, pavar\u00ebsisht cil\u00ebs etni, por as nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interest t\u00eb paqes dhe stabilitetit rajonal e pastaj si rrjedhoj\u00eb, e gjith\u00eb kontinentit ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zonja presidente ju e dini q\u00eb vizita juaj k\u00ebtu n\u00eb Uashington \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb rrallat t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb nga Kosova, p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve tejet problematike mes Kosov\u00ebs dhe Uashingtont. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj? A jan\u00eb ato n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt sot?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Vjosa Osmani:<\/strong> N\u00eb Kushtetu\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs institucioni i presidentit udh\u00ebheq politik\u00ebn e jatshme. Pra \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb normale q\u00eb ftesat p\u00ebr n\u00eb Uashington, p\u00ebr n\u00eb Nju Jork, p\u00ebr n\u00eb samitin e \u2018Europian Political Community\u2019, ku un\u00eb do t\u00eb udh\u00ebtoj pas pak dit\u00ebsh, n\u00eb samitin EU Western Balkans, n\u00eb samitin e Paqes p\u00ebr Ukrain\u00ebn, ku isha, t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr presidenten sepse ky \u00ebsht\u00eb zbatim i kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe k\u00ebshtu ka qen\u00eb gjithnj\u00eb edhe me presidet\u00ebt paraardh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb aspektin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb un\u00eb nuk do t\u00eb thoja q\u00eb po injorohet Kosova, n\u00eb fakt nuk ka asnj\u00eb shtet t\u00eb rajonit q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb prezent sesa Kosova, qoft\u00eb n\u00eb Uashington qoft\u00eb n\u00eb samite t\u00eb tjera dhe kudo q\u00eb na jepet mund\u00ebsia jemi shteti m\u00eb aktiv me pun\u00ebt tona, natyrisht me raportet tona, me shtetet ve\u00e7 e ve\u00e7.<\/p>\n<p>Tani un\u00eb nuk dua t\u00eb sillem k\u00ebtu kinse se po i injoroj problemet. Natyrisht ka patur dallime natyrisht n\u00eb qasje, jo n\u00eb q\u00ebllim, por n\u00eb qasje n\u00eb raste t\u00eb caktuara, mes zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb dhe qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Megjithat\u00eb si presidente e Republik\u00ebs vazhdimisht b\u00ebj thirrje p\u00ebr shkak t\u00eb interesit t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak duhet t\u00eb shohim shum\u00eb m\u00eb aftagjat\u00eb, dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr ndonj\u00eb fitore t\u00eb momentit q\u00eb tema q\u00eb kan\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sigurin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb rajon, meqen\u00ebse t\u00eb gjitha varen edhe nga partner\u00ebt tan\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, dhe p\u00ebr shkak t\u00eb kontributit t\u00eb tyre dhe p\u00ebr shkak se jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre aleancave t\u00eb vlerave, ne duhet t\u2019i dakordojm\u00eb, t\u2019i koordinojm\u00eb, t\u2019i flasim paraprakisht me partner\u00ebt tan\u00eb. Sepse besimi i nd\u00ebrsjell\u00eb \u00ebsht\u00eb elementi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, n\u00eb \u00e7do raport edhe n\u00eb politik\u00ebn e brendshme, por edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam e bindur q\u00eb veprimet q\u00eb b\u00ebhen si befasi, n\u00eb raport ndaj partner\u00ebve, pavar\u00ebsisht q\u00ebllimit legjitim dhe p\u00ebrputhjes me kushtetu\u00ebn, n\u00eb aspektin aftgjat\u00eb nuk mund t\u2019i ndihmojn\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrkundrazi vet\u00ebm n\u00eb qoft\u00eb se ato koordinohen me partner\u00ebt sidomos me aleat\u00ebt tan\u00eb n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p><strong>Zonja presidente pas disa muajsh k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara do t\u00eb mbahen zgjedhjet presidenciale. Nj\u00eb pjes\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb NATO-s kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsimin e tyre n\u00eb rast t\u00eb ndryshimit t\u00eb administrave, kjo par\u00eb n\u00eb raport me q\u00ebndrimet e zotit Trump ndaj NATO-s, skepticizmit ndaj aleanc\u00ebs. A jeni t\u00eb shqet\u00ebsuar ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Vjosa Osmani:<\/strong> Si presidente e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nuk m\u00eb takon mua t\u00eb komentoj q\u00ebndrimet e kandidat\u00ebve p\u00ebr zgjedhjet k\u00ebtu n\u00eb SHA. Ajo q\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs sa i takon NATO-s. NATO \u00ebsht\u00eb aleanc\u00eb q\u00eb ka shp\u00ebtuar Kosov\u00ebn nga shfarosja, NATO \u00ebsht\u00eb aleanca m\u00eb e suksesshme politiko-ushtarake n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit. T\u00eb jesh n\u00eb NATO do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh i sigurt. Sa m\u00eb shum\u00eb NATO, sa m\u00eb shum\u00eb prezenc\u00eb e NATO-s edhe n\u00eb rajonin ton\u00eb, sa m\u00eb shum\u00eb shtete n\u00eb NATO, aq m\u00eb paq\u00ebsore dhe prosperuese do t\u00eb jet\u00eb bota mbar\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja e Kosov\u00ebs Vjosa Osmani ka th\u00ebn\u00eb se Kosova k\u00ebrkon garanci nga parner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zbatimin e detyrimeve q\u00eb dalin nga marr\u00ebveshja e Ohrit.\u00a0 Osmani iu referua kryesisht \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Asociacionit, pik\u00ebs m\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb n\u00eb mosmarr\u00ebveshjet mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. Osmani n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs foli p\u00ebr garanci p\u00ebr sigurin\u00eb, e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":907605,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1750],"tags":[],"class_list":["post-974860","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/974860","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=974860"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/974860\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/907605"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=974860"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=974860"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=974860"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}