{"id":975116,"date":"2024-07-11T13:12:16","date_gmt":"2024-07-11T11:12:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=975116"},"modified":"2024-07-11T13:13:37","modified_gmt":"2024-07-11T11:13:37","slug":"sa-here-kam-dale-ne-terren-nuk-e-kam-ditur-a-kthehem-me-rrefimi-i-fotoreporterit-ridvan-slivova-per-perjetimet-e-tij-te-luftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/sa-here-kam-dale-ne-terren-nuk-e-kam-ditur-a-kthehem-me-rrefimi-i-fotoreporterit-ridvan-slivova-per-perjetimet-e-tij-te-luftes\/","title":{"rendered":"&#8220;Sa her\u00eb kam dal\u00eb n\u00eb terren, nuk e kam ditur a kthehem m\u00eb&#8221;, rr\u00ebfimi i fotoreporterit Ridvan Slivova p\u00ebr p\u00ebrjetimet e tij t\u00eb luft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8220;Sa her\u00eb kam dal\u00eb n\u00eb terren, nuk e kam ditur a kthehem m\u00eb,&#8221;. K\u00ebshtu, n\u00ebn emocione, Ridvan Slivova rr\u00ebfen dhe kujton pun\u00ebn e tij gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb. I lindur m\u00eb 27.06.1967 n\u00eb Prishtin\u00eb dhe me m\u00eb shum\u00eb se 30 vite p\u00ebrvoj\u00eb pune, ai ng\u00ebrthen n\u00eb vete kujtime t\u00eb shumta, q\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb nuk do t&#8217;i mjaftonte p\u00ebr t&#8217;i shpalosur.<\/strong><\/p>\n<p>Pa hezituar, Slivova tregon momentin kur ai vendosi t\u00eb mos e ndalonte pun\u00ebn e tij, por t\u00eb ballafaqohej me at\u00eb q\u00eb po ndodhte n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb delikate duke e dokumentuar at\u00eb me fotografi q\u00eb do t\u00eb jetojn\u00eb aq gjat\u00eb sa edhe historia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8220;Momenti kur kam vendosur ka qen\u00eb gjat\u00eb bombardimeve n\u00eb pjes\u00ebn e Gollakut, ku ka qen\u00eb e zhvendosur e gjith\u00eb popullata e Llapit, Gollakut dhe e territorit t\u00eb Prishtin\u00ebs komplet. Aty kam vendosur. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sinqert\u00eb, at\u00eb koh\u00eb nuk ekzistonte gazeta; gjat\u00eb bombardimeve nuk kishte as redaktor\u00eb, as redaksi, asgj\u00eb. Un\u00eb kam vendosur me pak negativa q\u00eb i kam pasur ta filloj\u00eb pun\u00ebn. Pes\u00eb negativa i kam pasur me vete, dometh\u00ebn\u00eb pes\u00eb filma p\u00ebr fotografi, dhe me ato kam vendosur q\u00eb, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, un\u00eb kam vendosur t\u00eb b\u00ebj pun\u00ebn time,&#8221; tha Slivova.<\/p>\n<p>E ashtu si pun\u00ebn e tij q\u00eb nuk mundi t\u2019ia ndaloj\u00eb as armiku, as fjal\u00ebn e tij nuk mund ta ndal\u00eb askush. Ai ndan me ne tre rastet m\u00eb t\u00eb trishta t\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ai e quan \u201cperiudh\u00eb tragjedie\u201d, t\u00eb cilat ai i ka p\u00ebrjetuar dhe q\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb derdh\u00eb lot.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb luft\u00ebs ka shum\u00eb raste, duke pasur parasysh faktin q\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs nuk kam qen\u00eb fotoreporter n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, por pjes\u00eb e popullat\u00ebs kam qen\u00eb edhe un\u00eb. Sa her\u00eb e kam par\u00eb nj\u00eb t\u00eb vdekur, un\u00eb kam menduar q\u00eb edhe mua do t\u00eb m\u00eb ndodh\u00eb e nj\u00ebjta. Momente prek\u00ebse ka pasur gjithmon\u00eb, por dua t\u00eb them shum\u00eb sinqerisht, lufta ndoshta ka qen\u00eb kuror\u00ebzim i liris\u00eb, por duhet t\u00eb flasim edhe p\u00ebr ngjarjet q\u00eb kan\u00eb ndodhur para lufte. Un\u00eb kam qen\u00eb i prekur shum\u00eb n\u00eb rastin e Fidan Brestovcit n\u00eb vitet e &#8217;90-ta, nj\u00eb djal\u00eb 7 vje\u00e7, ku forcat policore shtin\u00eb n\u00eb vetur\u00eb t\u00eb familjes dhe e vrasin. Kam qen\u00eb i prekur shum\u00eb edhe kur nj\u00eb moshatar imi, i cili ka qen\u00eb n\u00eb ushtrin\u00eb jugosllave, ka ardhur kufom\u00eb dhe aty e kam pasur rastin e par\u00eb, kufom\u00ebn e par\u00eb q\u00eb e kam kapur p\u00ebr fotografi. Dhuna e shtetit serb ndaj popullit ton\u00eb ka qen\u00eb sporadike, \u00e7do vit ka pasur vrasje. Por, vrasja q\u00eb e kam ndier m\u00eb s\u00eb shumti ka qen\u00eb vrasja e Agron Rrahmanit, i cili ka qen\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i nj\u00ebsive guerile n\u00eb Prishtin\u00eb. Aty jam prekur shum\u00eb sepse e kam njohur personalisht. E gjith\u00eb ajo periudh\u00eb ka qen\u00eb periudh\u00eb tragjedie,\u201d u shpreh ai.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb luft\u00ebs, Slivova ishte ndaluar disa her\u00eb nga policia serbe, por ai thot\u00eb se sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb ndaluar nga k\u00ebta t\u00eb fundit, vet\u00ebm sa \u00ebsht\u00eb forcuar m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPun\u00ebn e kam b\u00ebr\u00eb publikisht, por n\u00eb rastet kur kan\u00eb qen\u00eb af\u00ebr forcat serbe fshehurazi, jemi detyruar t\u00eb largohemi. Ka pasur raste kur kam tentuar t\u00eb afrohem, por m\u00eb kan\u00eb arrestuar dhe m\u00eb kan\u00eb mbajtur n\u00eb stacion me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Por, q\u00ebllimi im ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb publikoheshin gj\u00ebrat dhe pasojat pastaj i kemi pritur \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb jen\u00eb. Sa her\u00eb na kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje, ne kemi qen\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb e m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai thot\u00eb se p\u00ebr t\u00eb fotografuar \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb aparatin ta fshihte, k\u00ebshtu q\u00eb edhe dit\u00ebve t\u00eb nxehta verore ai \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb vishte xhaketa n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb aparatin ta fuste n\u00eb xhep.<\/p>\n<p>\u201cAparatin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur e kam mbajtur, edhe pse ndoshta ka qen\u00eb koha shum\u00eb e nxeht\u00eb, m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb marr nj\u00eb xhaket\u00eb, di\u00e7ka t\u00eb madhe, p\u00ebr ta fshehur dhe p\u00ebr ta futur aparatin n\u00eb xhep dhe p\u00ebr ta mbajtur xhaket\u00ebn n\u00eb dor\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar,\u201d shprehet ai.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket t\u00eb qenurit fotoreporter, Slivova thot\u00eb se ky profesion nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pun\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision.<\/p>\n<p>\u201cPara lufte, n\u00eb protesta e demonstrata, e kam kuptuar profesionin ton\u00eb q\u00eb ne e kemi si mision k\u00ebt\u00eb pun\u00eb se sa profesion, kjo m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndihem edhe m\u00eb mir\u00eb,\u201d p\u00ebrfundon ai.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfime t\u00eb tilla si ky nga fotoreporteri i njohur Ridvan Slivova ka pambarim, megjithat\u00eb, q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs n\u00eb vitin 1999, Kosova ende nuk ka arritur t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb arkiv t\u00eb duhur t\u00eb materialit q\u00eb dokumenton krimet e kryera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>Intervista e plot\u00eb:<\/strong> <\/em><\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb ke vendosur ta vazhdosh pun\u00ebn t\u00ebnde gjat\u00eb luft\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb luft\u00ebs kur kam shkuar n\u00eb terren, kam th\u00ebn\u00eb ndoshta nuk kthehem m\u00eb, por kur jam zgjuar n\u00eb m\u00ebngjes, kam k\u00ebrkuar prap\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb terren. Momenti q\u00eb kam vendosur ka qen\u00eb gjat\u00eb bombardimeve n\u00eb pjes\u00ebn e Gollakut, ku ka qen\u00eb e zhvendosur e gjith\u00eb popullata e Llapit, Gollakut dhe e territorit t\u00eb Prishtin\u00ebs komplet. Aty kam vendosur. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb realist, at\u00eb koh\u00eb nuk ekzistonte gazeta; gjat\u00eb bombardimeve nuk kishte as redaktor\u00eb, as redaksi, asgj\u00eb. Un\u00eb kam vendosur me pak negativa q\u00eb i kam pasur ta filloj\u00eb pun\u00ebn. Pes\u00eb negativa i kam pasur me vete, dometh\u00ebn\u00eb pes\u00eb filma p\u00ebr fotografi, dhe me ato kam vendosur q\u00eb, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, un\u00eb kam vendosur t\u00eb b\u00ebj pun\u00ebn time.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb keni fotografuar m\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb kam vendosur kryesisht popullat\u00ebn civile me e p\u00ebrcjell\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs. Kjo m\u00eb ka nxitur m\u00eb shum\u00eb, me i pa l\u00ebvizjet e njer\u00ebzve, me i pa v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb ata kan\u00eb me jet\u00ebn. Ka qen\u00eb rrezik p\u00ebr jet\u00eb \u00e7do familje, dhe si \u00e7do familje kam qen\u00eb edhe un\u00eb n\u00eb rrezik.<\/p>\n<p><strong>Sa ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb kjo p\u00ebr ju, duke e ditur faktin q\u00eb e ke l\u00ebn\u00eb gruan me dy f\u00ebmij\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb dokumentuar at\u00eb q\u00eb po ndodhte?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb e p\u00ebrzier, se kur nisesh p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb luft\u00ebs ndoshta rrug\u00ebs e mendon familjen, por kur hyn m\u00eb nuk t\u00eb vjen nd\u00ebr mend familja. E krejt \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh \u00ebsht\u00eb puna e mir\u00eb, sado e r\u00ebnd\u00eb e rrezikshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i luft\u00ebs q\u00eb e kujton edhe sot?<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb luft\u00ebs ka shum\u00eb raste, duke pasur parasysh faktin q\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs nuk kam qen\u00eb fotoreporter n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, por pjes\u00eb e popullat\u00ebs kam qen\u00eb edhe un\u00eb. Sa her\u00eb e kam par\u00eb nj\u00eb t\u00eb vdekur, un\u00eb kam menduar q\u00eb edhe mua do t\u00eb m\u00eb ndodh\u00eb e nj\u00ebjta. Momente prek\u00ebse ka pasur gjithmon\u00eb, por dua t\u00eb them shum\u00eb sinqerisht, lufta ndoshta ka qen\u00eb kuror\u00ebzim i liris\u00eb, por duhet t\u00eb flasim edhe p\u00ebr ngjarjet q\u00eb kan\u00eb ndodhur para lufte. Un\u00eb kam qen\u00eb i prekur shum\u00eb n\u00eb rastin e Fidan Brestovcit n\u00eb vitet e &#8217;90-ta, nj\u00eb djal\u00eb 7 vje\u00e7, ku forcat policore shtin\u00eb n\u00eb vetur\u00eb t\u00eb familjes dhe e vrasin. Kam qen\u00eb i prekur shum\u00eb edhe kur nj\u00eb moshatar imi, i cili ka qen\u00eb n\u00eb ushtrin\u00eb jugosllave, ka ardhur kufom\u00eb dhe aty e kam pasur rastin e par\u00eb, kufom\u00ebn e par\u00eb q\u00eb e kam kapur p\u00ebr fotografi. Dhuna e serb\u00ebve ndaj popullit ton\u00eb ka qen\u00eb sporadike, \u00e7do vit ka pasur vrasje. Por vrasja q\u00eb e kam ndier m\u00eb s\u00eb shumti ka qen\u00eb vrasja e Agron Rrahmanit, i cili ka qen\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i nj\u00ebsive guerile n\u00eb Prishtin\u00eb. Aty jam prekur shum\u00eb sepse e kam njohur personalisht. E gjith\u00eb ajo periudh\u00eb ka qen\u00eb periudh\u00eb tragjedie.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb e ke zhvilluar pun\u00ebn publikisht apo fshehurazi?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, un\u00eb pun\u00ebn e kam b\u00ebr\u00eb publikisht, por n\u00eb rastet kur kan\u00eb qen\u00eb af\u00ebr forcat serbe fshehurazi, jemi detyruar t\u00eb largohemi. Ka pasur raste kur kam tentuar t\u00eb afrohem, por m\u00eb kan\u00eb arrestuar dhe m\u00eb kan\u00eb mbajtur n\u00eb stacion me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Por, q\u00ebllimi im ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb publikoheshin gj\u00ebrat dhe pasojat pastaj i kemi pritur \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb jen\u00eb. Sa her\u00eb na kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje, ne kemi qen\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb e m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Si ke mundur ta fsheh\u00ebsh aparatin?<\/strong><\/p>\n<p>Aparatin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur e kam mbajtur, edhe pse ndoshta ka qen\u00eb koha shum\u00eb e nxeht\u00eb, m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb marr nj\u00eb xhaket\u00eb, di\u00e7ka t\u00eb madhe, p\u00ebr ta fshehur dhe p\u00ebr ta futur aparatin n\u00eb xhep dhe p\u00ebr ta mbajtur xhaket\u00ebn n\u00eb dor\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr ty t\u00eb qenurit fotoreporter?<\/strong><\/p>\n<p>Para lufte, n\u00eb protesta e demonstrata, e kam kuptuar profesionin ton\u00eb q\u00eb ne e kemi si mision k\u00ebt\u00eb pun\u00eb se sa profesion. Kjo m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndihem edhe m\u00eb mir\u00eb. Sot ka humbur emri fotoreporter, sot dominon emri fotograf, q\u00eb jan\u00eb dy gj\u00ebra q\u00eb dallojn\u00eb shum\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb rreziku q\u00eb i kanoset jo vet\u00ebm fotoreporter\u00ebve, por edhe vet\u00eb mediave, sepse fotografia e ka cil\u00ebsin\u00eb tjet\u00ebr dhe fotoreporter\u00ebt jan\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>*<em>Ky shkrim \u00ebsht\u00eb produkt i Akademis\u00eb p\u00ebr raportimin n\u00eb fush\u00ebn e Ballafaqimin me t\u00eb Kaluar\u00ebn (BmK) dhe Gazetarin\u00eb e Sensibilizuar p\u00ebr Konflikte, implementuar nga forumZFD-Programi n\u00eb Kosov\u00eb dhe Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs &#8211; AGK. Pik\u00ebpamjet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e gazetarit\/gazetares dhe ato n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk pasqyrojn\u00eb pik\u00ebpamjet e forumZFD-s\u00eb dhe AGK-s\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Sa her\u00eb kam dal\u00eb n\u00eb terren, nuk e kam ditur a kthehem m\u00eb,&#8221;. K\u00ebshtu, n\u00ebn emocione, Ridvan Slivova rr\u00ebfen dhe kujton pun\u00ebn e tij gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb. I lindur m\u00eb 27.06.1967 n\u00eb Prishtin\u00eb dhe me m\u00eb shum\u00eb se 30 vite p\u00ebrvoj\u00eb pune, ai ng\u00ebrthen n\u00eb vete kujtime t\u00eb shumta, q\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":975120,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750,21],"tags":[2499,2497,2498],"class_list":["post-975116","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","category-lajme","tag-lufta","tag-ridvan-slivova","tag-rrefim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/975116","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=975116"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/975116\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/975120"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=975116"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=975116"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=975116"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}