{"id":977815,"date":"2024-07-17T15:47:54","date_gmt":"2024-07-17T13:47:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=977815"},"modified":"2024-07-17T15:47:54","modified_gmt":"2024-07-17T13:47:54","slug":"te-shohesh-me-sy-vdekjen-e-te-birit-qe-e-sulmoi-qeni-i-ushtrise-izraelite-kete-e-perjetoi-nje-nene-palestineze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/te-shohesh-me-sy-vdekjen-e-te-birit-qe-e-sulmoi-qeni-i-ushtrise-izraelite-kete-e-perjetoi-nje-nene-palestineze\/","title":{"rendered":"T\u00eb shoh\u00ebsh me sy vdekjen e t\u00eb birit q\u00eb e sulmoi qeni i ushtris\u00eb izraelite, k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrjetoi nj\u00eb n\u00ebn\u00eb palestineze"},"content":{"rendered":"<p><strong>Familja qe gjithmon\u00eb aty. Kur ai ngacmohej n\u00eb shkoll\u00eb dhe rrihej, familja ishte aty p\u00ebr ta p\u00ebrqafuar kur kthehej n\u00eb sht\u00ebpi. Dhe kur nisi lufta dhe ai u terrorizua nga zhurma e bombave q\u00eb binin, dikush ishte aty p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb se gj\u00ebrat do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb rregull.<\/strong><\/p>\n<p>Muhammed ishte me pesh\u00eb dhe kishte v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb l\u00ebvizje. Dit\u00ebt i kalonte i ulur n\u00eb karrige. N\u00ebse i duhej di\u00e7ka, aty ishin mbesa dhe nipi q\u00eb i ndihmonin, <a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/news\/articles\/cz9drj14e0lo\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">shkruan BBC n\u00eb nj\u00eb reportazh t\u00eb gjat\u00eb lufte.<\/a><\/p>\n<p>Muhammed Bhar ishte 24-vje\u00e7ar dhe kishte sindrom\u00ebn Down dhe autiz\u00ebm. N\u00ebna e tij, Nabila Bhar, 70-vje\u00e7are tregon p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e t\u00eb birit.<\/p>\n<p>\u201cAi nuk dinte t\u00eb hante, t\u00eb pinte apo t\u00eb nd\u00ebrronte teshat. Un\u00eb ia nd\u00ebrroja pelenat dhe e ushqeja. Ai nuk dinte asgj\u00eb vet\u00eb\u201d, rr\u00ebfen ajo.<\/p>\n<p>M\u00eb 27 qershor lufta u kthye n\u00eb lagjen e familjes Bhar dhe bota e vog\u00ebl e Muhammedit u tkurr edhe m\u00eb shum\u00eb. Bashk\u00eb me banor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Shejaiyas, n\u00eb lindje t\u00eb qytetit t\u00eb Gaz\u00ebs, familja Bhar ishte udh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb evakuohej nga Forcat Izraelite t\u00eb Mbrojtjes (IDF).<\/p>\n<p>Ushtria po avanconte n\u00eb lagjen Shejaiya n\u00eb ndjekje t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Hamasit q\u00eb po sulmonin nga tunelet dhe sht\u00ebpit\u00eb. Por familja Bhar ishte lodhur nga ikja.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb z\u00eb d\u00ebshp\u00ebrues, Nabila, e ve, tregon p\u00ebr emrat e familjeve n\u00eb t\u00eb cilat k\u00ebrkuan strehim, p\u00ebrcjell gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201cJemi shp\u00ebrngulur nja 15 her\u00eb. Shkuam n\u00eb lagjen Jibreel, ajo pastaj u bombardua, shkuam n\u00eb\u00a0 sheshin Haydar, por edhe aty pati bombardime\u201d, rr\u00ebfen ajo.<\/p>\n<p>Luftimet u intensifikuan n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt p\u00ebrreth tyre. Ata fshiheshin n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi. Shpesh edhe n\u00ebp\u00ebr tualete kur luftimet ishin shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrta.<\/p>\n<p>\u201cIshim t\u00eb rrethuar p\u00ebr shtat\u00eb dit\u00eb. Tanket dhe ushtar\u00ebt ishin p\u00ebrreth sht\u00ebpis\u00eb. Muhammedi q\u00ebndronte n\u00eb krevat dhe nuk i p\u00eblqente t\u00eb q\u00ebndronte diku tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 aty\u201d, thot\u00eb n\u00ebna e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr Muhammedin lufta do t\u00eb thoshte zhurm\u00eb, z\u00ebra t\u00eb dhunsh\u00ebm, sht\u00ebpia q\u00eb l\u00ebkundej nga shp\u00ebrthimet. K\u00ebto nuk mund t\u2019i shpjegoheshin atij.<\/p>\n<p>\u201cB\u00ebnte panik dhe thoshte \u2018jam i frik\u00ebsuar, i frik\u00ebsuar\u201d, kujton Nabila.<\/p>\n<p>\u201cShpesh b\u00ebrtiste: \u2018Hej, hej\u2019, duke menduar se dikush do ta godiste. Ai gjithmon\u00eb ishte i frik\u00ebsuar. I afroheshim dhe e ngush\u00ebllonim. Nuk kuptonte asgj\u00eb. Autizmi ia v\u00ebshtir\u00ebsoi gj\u00ebrat\u201d, rr\u00ebfen n\u00ebna, p\u00ebrcjell gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 korrik, si\u00e7 tregon familja, IDF-ja bastisi sht\u00ebpin\u00eb e tyre. Disa ushtar\u00eb hyn\u00eb brenda bashk\u00eb me qent\u00eb \u2013 t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb gjetur luft\u00ebtar\u00ebt e Hamasit.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se ushtar\u00ebt kthyen p\u00ebrmbys sht\u00ebpin\u00eb, para se ushtar\u00ebt t\u00eb hynin n\u00eb dhom\u00eb.<\/p>\n<p>Tek flet p\u00ebr Muhammedin, ajo rr\u00ebfen: \u201cU thash atyre: \u2018Nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb, keni m\u00ebshir\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb, mbani qent\u00eb larg tij\u2019\u201d, rr\u00ebfen n\u00ebna.<\/p>\n<p>Nabila pa me sy kur qent\u00eb ia sulmuan djalin Muhammedin.<\/p>\n<p>\u201cQent\u00eb e sulmuan, e kafshuan n\u00eb gjoks dhe pastaj n\u00eb dor\u00eb. Muhammedi nuk fliste , vet\u00ebm thoshte: \u2018Jo, jo, jo\u2019. Qeni ia kafshoi krahun dhe gjaku filloi t\u2019i rridhte. Doja t\u00eb shkoja tek ai por nuk munda. Askush nuk i afrohej dhe pastaj e p\u00ebrk\u00ebdheli qenin dhe i thoshte: \u2018mjaft\u2019. N\u00eb fund, ai e l\u00ebshoi dor\u00ebn dhe qeni filloi t\u2019ia shqyente teksa i rridhte gjaku\u201d.<\/p>\n<figure id=\"attachment_977817\" aria-describedby=\"caption-attachment-977817\" style=\"width: 710px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img decoding=\"async\" class=\"wp-image-977817 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Nena2.jpg\" alt=\"\" width=\"710\" height=\"401\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Nena2.jpg 710w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Nena2-300x169.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 710px) 100vw, 710px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-977817\" class=\"wp-caption-text\">N\u00ebna Nabila Bhar rr\u00ebfen se si e pa djalin kur qeni i ushtris\u00eb izraelite po ia shqyente krahun<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nabila tregon se pak minuta m\u00eb von\u00eb, ushtar\u00ebt e mor\u00ebn djalin e saj dhe e vendos\u00ebn n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dhom\u00eb p\u00ebr t\u2019ia trajtuar plag\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cAta e larguan dhe e mbyll\u00ebn der\u00ebn. Donim t\u00eb dinim se \u00e7far\u00eb po ndodhte me t\u00eb. Donim ta shihnim Muhammedin dhe t\u00eb asaj q\u00eb kishte mbetur prej tij\u201d, thot\u00eb Nabila.<\/p>\n<p>\u201cNa than\u00eb q\u00eb t\u00eb ishim t\u00eb qet\u00eb teksa i mbanin arm\u00ebt n\u00eb drejtim tonin. Na lan\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb dhe Muhammedin n\u00eb dhom\u00ebn tjet\u00ebr. Ata na than\u00eb: \u2018Do ta sjellim nj\u00eb doktor ushtarak p\u00ebr trajtimin e tij\u2019. Ai erdhi n\u00eb dhom\u00ebn ku po q\u00ebndronte i shtrir\u00eb Muhammedi.<\/p>\n<p>Pas disa or\u00ebsh, familja ishte urdh\u00ebruar t\u00eb largohej nga sht\u00ebpia, duke e l\u00ebn\u00eb Muhammedin prapa me ushtar\u00ebt. Kishte shum\u00eb lutje, shum\u00eb lot. Dy v\u00ebllez\u00ebrit e tij u arrestuan nga ushtria. Ende nuk jan\u00eb liruar.<\/p>\n<p>Familja u kthye nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb tmerrin q\u00eb i kishte ndodhur v\u00ebllait Muhammedit. Pamja ende nuk e ka kthyer n\u00eb vete v\u00ebllan\u00eb Jibreelin.<\/p>\n<p>Drejton telefonin me pamjet nga vendi ku kishte vdekur Muhammedi. P\u00ebrreth tij shum\u00eb gjak, t\u00eb cilin e kishte humbur nga plaga q\u00eb ia shkaktoi qeni i ushtris\u00eb izraelite. Dhe shum\u00eb fasha q\u00eb nuk ia kishin ndalur gjakderdhjen.<\/p>\n<figure id=\"attachment_977816\" aria-describedby=\"caption-attachment-977816\" style=\"width: 718px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img decoding=\"async\" class=\"wp-image-977816 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Nena3.jpg\" alt=\"\" width=\"718\" height=\"719\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Nena3.jpg 718w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Nena3-300x300.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Nena3-150x150.jpg 150w\" sizes=\"(max-width: 718px) 100vw, 718px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-977816\" class=\"wp-caption-text\">Kolltuku me shenjat e gjakut t\u00eb Muhammedit q\u00eb u sulmua nga qeni<\/figcaption><\/figure>\n<p>\u201cAta tentuan t\u2019ia ndalnin gjakderdhjen. Pastaj e lan\u00eb aty pa ia mbyllur plag\u00ebn. Si\u00e7 e shihni Muhammedi ishte i vdekur p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb sepse ishte braktisur. Ne menduam se nuk ishte n\u00eb sht\u00ebpi, por kur u kthyem e gjet\u00ebm. Natyrisht, ushtria e kishte braktisur\u201d, thot\u00eb v\u00ebllai.<\/p>\n<p>BBC shkruan se nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb l\u00ebndimi shkaktoi vdekjen e Muhammedit. Nuk dihet as \u00e7far\u00eb ndodhi me t\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur familja e pa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit, apo kur v\u00ebllai u kthye dhe filmoi v\u00ebllan\u00eb e vdekur p\u00ebrtok\u00eb. U varros menj\u00ebher\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn mes sht\u00ebpive sepse ishte rrezik t\u00eb dilje jasht\u00eb.<\/p>\n<p style=\"font-style: inherit;\">Nd\u00ebrkaq, n\u00ebn\u00ebs Nabila i kan\u00eb mbetur pamjet e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb vdekur. Pamje q\u00eb nuk i hiqen sysh.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb sken\u00eb nuk do ta harroj kurr\u00eb&#8230; vazhdimisht m\u00eb del qeni q\u00eb po e shqyente dor\u00ebn e tij dhe gjakun q\u00eb i rridhte. Do ta kem para syve gjithmon\u00eb. Nuk mund ta shp\u00ebtonim, as nga ata dhe qeni\u201d. \/Reporteri.net.\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Familja qe gjithmon\u00eb aty. Kur ai ngacmohej n\u00eb shkoll\u00eb dhe rrihej, familja ishte aty p\u00ebr ta p\u00ebrqafuar kur kthehej n\u00eb sht\u00ebpi. Dhe kur nisi lufta dhe ai u terrorizua nga zhurma e bombave q\u00eb binin, dikush ishte aty p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb se gj\u00ebrat do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb rregull. Muhammed ishte me pesh\u00eb dhe kishte v\u00ebshtir\u00ebsi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":977818,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[2191,2113],"class_list":["post-977815","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","tag-lufta-ne-gaza","tag-ushtria-izraelite"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/977815","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=977815"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/977815\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/977818"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=977815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=977815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=977815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}