{"id":978259,"date":"2024-07-18T12:51:07","date_gmt":"2024-07-18T10:51:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=978259"},"modified":"2024-07-18T13:12:47","modified_gmt":"2024-07-18T11:12:47","slug":"rruga-dhe-memoriali-qe-sollen-presidentin-joe-biden-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rruga-dhe-memoriali-qe-sollen-presidentin-joe-biden-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Rruga dhe memoriali q\u00eb soll\u00ebn Presidentin Joe Biden n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb fshatin Sojev\u00eb, rruga prej 35 kilometra q\u00eb lidh qytetin e Ferizajt me at\u00eb t\u00eb Gjilanit, mban emrin \u201cBeau Biden\u201d, djalit t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Joe Biden.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nder\u00eb dhe kujtim t\u00eb vepr\u00ebs dhe jet\u00ebs s\u00eb Josep R. \u201cBeau\u201d Biden, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2016 u b\u00eb inaugurimi i memorialit t\u00eb tij, af\u00ebr kampit Bondstill n\u00eb Ferizaj.<\/p>\n<p>T\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni ishin edhe presidenti i ShBA-s\u00eb, at\u00ebkohe z\u00ebvend\u00ebspresident i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Joe Biden, s\u00eb bashku me familjen e tij, krer\u00eb t\u00eb lart\u00eb institucional t\u00eb Kosov\u00ebs e shum\u00eb qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i Lidhjes Demokratikes t\u00eb Kosov\u00ebs, Lutfi Haziri i cili ishte prezent n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni si kryetar i Gjilanit, e kujton si dit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pasi si\u00e7 thot\u00eb ai, t\u00eb ndjerin Beau Biden e kishte njohur edhe personalisht.<\/p>\n<p>\u201cKam pas nderin t\u00eb jem nikoqir n\u00eb hapjen e ketij manifestimi. Un\u00eb kam qen\u00eb mik n\u00eb koh\u00ebn kur Beau Biden ka sh\u00ebrbyer n\u00eb Kosov\u00eb. E kam njohur personalisht, n\u00eb dy etapat, edhe si ushtarak e m\u00eb von\u00eb edhe si mb\u00ebshtet\u00ebs vullnetar n\u00eb nd\u00ebrtimin e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb sistemit prokukrorial dhe organeve tjera t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, shprehet ish-kreu i Gjilanit.<\/p>\n<p>Haziri ka th\u00ebn\u00eb se kjo ceremoni, at\u00eb dit\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb sepse inaugurimi i em\u00ebrimit t\u00eb rrug\u00ebs Gjilan- Ferizaj me emrin Beau Biden, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb instituconet politike n\u00eb Kosov\u00eb, i ka b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb edhe kryetar\u00ebt e komunave t\u00eb regjionit t\u00eb Anamorav\u00ebs\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>Tutje Haziri shprehet se p\u00ebr t\u00eb ishte nder dhe privilegj t\u00eb mbante fjalim para presidentit t\u00eb SHBA-s\u00eb, Joe Biden.<\/p>\n<p>\u201cMe adresu fjal\u00ebn para Joe Biden, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb z\u00ebvend\u00ebs, tani president i ShBA-s\u00eb, nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb, ishte nj\u00eb privilegj dhe natyrisht n\u00eb ve\u00e7anti para f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Beau Biden dhe familjes s\u00eb tij, ka qen\u00eb nj\u00eb nder i ve\u00e7ant\u00eb dhe p\u00ebrkujtim i nj\u00eb mikut t\u00eb madh p\u00ebr mua\u201d, tha Haziri.<\/p>\n<h2>Lutfi Haziri kujton Beau Biden: Mbetet nj\u00eb shpirt q\u00eb b\u00ebn drit\u00eb mbi lirin\u00eb e Kosov\u00ebs<\/h2>\n<p>\u201cBeau Biden mbetet nj\u00eb shpirt q\u00eb b\u00ebn drit\u00eb mbi lirin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr kontributin e tij t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm edhe n\u00eb arritjen e paqes, por m\u00eb von\u00eb edhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e kapaciteteve shtet\u00ebrore p\u00ebr Kosov\u00ebn e pavarur. Ai ka ecur gjurm\u00ebve t\u00eb babait t\u00eb tij\u201d, u shpreh Haziri.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se em\u00ebrtimi i rrug\u00ebs dhe vendosja e memorialit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb presidentit t\u00eb ShBA-s\u00eb Joe Biden, jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vler\u00ebsim i vog\u00ebl q\u00eb Kosova ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mik t\u00eb madh si\u00e7 ishte Beau Biden.<\/p>\n<p>\u201cRruga \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vler\u00ebsim i vog\u00ebl q\u00eb Kosova ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mik t\u00eb madh timin personalisht por edhe t\u00eb vendit ton\u00eb, \u00e7far\u00eb ka qen\u00eb Beau Biden. Biden duhet t\u00eb fal\u00ebnderohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb krejte atyre burrave dhe grave, ushtarak\u00ebve, diplomateve dhe njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb kontribuar n\u00eb lirin e Kosov\u00ebs\u201d\u201d.<\/p>\n<p>Ish- kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, Lutfi Haziri, meritat p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e memorialit \u201cBeau Biden\u201d n\u00eb fshatin Sojev\u00eb, ia adreson vet\u00ebm kryetarit t\u00eb Ferizajt, Agim Aliut dhe shton se Qeveria, sipas tij, as nuk e din\u00eb q\u00eb ekziston nj\u00eb memorial i till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKrejt \u00e7ka kam pa deri m\u00eb tani, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrja e kryetarit t\u00eb Ferizajt Agim Aliu, q\u00eb b\u00ebn koh\u00eb pas kohe, do t\u00eb thot\u00eb e mir\u00ebmban dhe angazhohet, por Qeveria aktuale totalisht, nuk besoj se e din q\u00eb ekziston nj\u00eb memorial i till\u00eb dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00eb, e cila duhet t\u00eb p\u00ebrkujdeset sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuader t\u00eb mir\u00ebmbajtjeve t\u00eb rrug\u00ebve dhe ambienteve. P\u00ebr mir\u00ebmbajtjen institucionale p\u00ebr lapidar dhe p\u00ebr vlera t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb agjensioni i shtetit, Qeveria duhet t\u00eb tregoj nj\u00eb lloj kujdesi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d, ka potencuar Haziri.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i LDK-s\u00eb, ka folur edhe p\u00ebr memorialin tjet\u00ebr n\u00eb nder t\u00eb \u2018Beau Biden\u2019, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb hyrje t\u00eb k\u00ebtij qyteti, i cili u realizua me iden\u00eb e tij gjat\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p>Haziri thot\u00eb se t\u00eb dy memorialet kan\u00eb mbetur pa p\u00ebrkujdesje.<\/p>\n<p>\u201cMemoriali \u00ebsht\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb, n\u00eb fshatin Sojev\u00eb af\u00ebr kampit Bondstill, ku Beau Biden ka sh\u00ebrbyer si ushtarak n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb forcave amerikane paqeruajt\u00ebse n\u00eb fillim, kurse memoriali i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb hyrje t\u00eb Gjilanit prej rrug\u00ebs s\u00eb Ferizajt, poashtu n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb tij sepse ka qen\u00eb nj\u00eb nga vendet ku ne kemi zgjedhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb memorial. Faktikisht kan\u00eb mbetur t\u00eb dy k\u00ebto monumente pa p\u00ebrkujdesje\u201d, u shpreh Haziri.<\/p>\n<h2>Kryetari i fshatit Sojev\u00eb: T\u00eb b\u00ebhet zgjerimi i memorialit t\u00eb \u2018Beau Biden\u2019, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar edhe m\u00eb shum\u00eb miq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb me Amerik\u00ebn<\/h2>\n<p>Kryetari i fshatit Sojev\u00eb, Betim Syla, ka nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr Qeverin\u00eb aktuale. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb b\u00ebhet zgjerimi i rrug\u00ebs nga hyrja e Bondstillit e deri tek qasja n\u00eb autostrad\u00ebn \u2018Arb\u00ebr Xhaferi\u2019 si dhe t\u00eb b\u00ebhet zgjerimi i memorialit t\u00eb \u2018Beau Biden\u2019, p\u00ebr t\u00eb ruajtur edhe m\u00eb shum\u00eb miq\u00ebsin\u00eb me Amerik\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cKonsideroj se Qeveria duhej ta merrte p\u00ebrsip\u00ebr mir\u00ebmbajtjen, trajtimin pse jo edhe zgjerimin e k\u00ebij memoriali n\u00eb t\u00eb ardhmen, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar edhe m\u00eb shum\u00eb miq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb me Amerik\u00ebn, familjen Biden dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb b\u00ebn\u00eb mund dhe sakrific\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. K\u00ebrkoj nga Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb investim n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Un\u00eb rekomandoj, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb b\u00ebhet infrastruktura rrugore, kjo rrug\u00eb t\u00eb b\u00ebhet me 4 korsi, t\u00eb ket\u00eb ndri\u00e7im t\u00eb bollsh\u00ebm si dhe trotuar. Nga hyrja e Bondstillit e deri tek qasja n\u00eb autostrad\u00ebn \u2018Arb\u00ebr Xhaferi\u2019 \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb b\u00ebhet zgjerimi i rrug\u00ebs me t\u00eb gjitha kushtet evropiane\u201d, deklaroi Syla.<\/p>\n<p>Syla ka folur edhe lidhur me mir\u00ebmbajt\u00ebn e rrug\u00ebs dhe monumentit q\u00eb mban emrin \u201cBeau Biden\u201d, djali t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Joe Biden.<\/p>\n<p>Ai ka pohuar se Kuvendi Komunal p\u00ebrmes kompanis\u00eb \u2018Ambienti\u2019 \u00ebsht\u00eb duke u kujdesur mjaft\u00eb mire p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFaktikisht memoriali mir\u00ebmbahet nga kompania \u2018Ambienti\u2019 e Kuvendit Komunal, nga banor\u00ebt dhe ndonj\u00ebher\u00eb nga disa organizata joqeveritare. Komuna \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsja kryesore e k\u00ebtij memoriali dhe deri m\u00eb tani jemi t\u00eb k\u00ebnaqur sa i p\u00ebrket mir\u00ebmbajtjes\u201d, u shpreh Syla.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr vizitat e krer\u00ebve institucional, Syla ka treguar se nj\u00eb nga lider\u00ebt q\u00eb ende nuk e ka vizituar k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb dhe monumentin q\u00eb mbajn\u00eb emrin e \u2018Beau Biden\u2019, \u00ebsht\u00eb kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti.<\/p>\n<p>\u201cDeri m\u00eb tani kryeministrin Kurti, nuk e kemi pasur fatin ta kemi, por besoj n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb gjej koh\u00eb t\u00eb vizitoj k\u00ebt\u00eb memorial, i cili \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs jo vet\u00ebm p\u00ebr Ferizajn por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt an\u00eb e mban ku jan\u00eb, duke marr parasysh historin\u00eb dhe miq\u00ebsin\u00eb q\u00eb e kemi me SHBA-t\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Syla.<\/p>\n<h2>&#8220;Qeveria e Kosov\u00ebs s\u2019po interesohet p\u00ebr Memorialin e Beau Baden&#8221;<\/h2>\n<p>Kenan Gashi nga shoq\u00ebria civile thot\u00eb se dita kur u inaugurua ky memorial, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kujtimet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr Ferizajn.<\/p>\n<p>\u201cIshte nj\u00eb dit\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb, sepse ka qen\u00eb ceremonia e aktiviteti dhe vizit\u00ebs q\u00eb presidentit Biden q\u00eb i b\u00ebri Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebra nga kujtimet m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb ka Ferizaj. At\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpos q\u00eb ka qen\u00eb sistemi organizativ n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb protkollar, ka qen\u00eb edhe nj\u00ebra prej elementeve m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb kemi pasur fatin t\u00eb kemi Joe Biden n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebt\u00eb vend e ka vizituar edhe sekretari i NATO&#8217;s e shum\u00eb e shum\u00eb figura t\u00eb larta t\u00eb ShBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb\u201d, ka deklaruar Gashi.<\/p>\n<p>Gashi ka th\u00ebn\u00eb se rruga dhe memoriali q\u00eb mbajn\u00eb emrin \u201cBeau Biden\u201d, djali t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Joe Biden, ka ardhur si propozim i ish- kryetarit t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Ferizajt dhe ish kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Isa Mustafa.<\/p>\n<p>\u201cKjo hap\u00ebsir\u00eb ka rrjedh si propozim i ish kryetari t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Ferizajt dhe ish kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Isa Mustafa, por natyrisht edhe nga idet\u00eb e qytetar\u00ebve q\u00eb e duan dhe q\u00eb e kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00e7\u00ebshtjen e mjedisit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Gashi ka potencuar se vendi ku ndodhet monumenti i \u2018Beau Baden\u2019, ka qen\u00eb nj\u00ebra nga hap\u00ebsirat q\u00eb ka pasur m\u00eb s\u00eb shumti mbeturina.<\/p>\n<p>\u201cKjo ka qen\u00eb nj\u00ebra nga hap\u00ebsirat m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija sepse ka pasur shum\u00eb mbeturina, por fal nj\u00eb kompanie ferizajase, e cila ka arritur t\u00eb mir\u00ebmbaj dhe t\u00eb rregulloj p\u00ebr disa dit\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb, ka ardh fatmirisht me nj\u00eb pamje t\u00eb bukur, ku edhe vet kam qen\u00eb pjes\u00eb e ekipit t\u00eb tyre. Ka qen\u00eb mahnit\u00ebse sepse \u00ebsht\u00eb dukur jasht\u00ebzakonisht bukur dhe ka qen\u00eb e rregulluar si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe tani\u201d, tha tutje Gashi.<\/p>\n<p>Kenan Gashi nga shoq\u00ebria civile, shpreh pak\u00ebnaq\u00ebsi ndaj Qeveris\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr mos interesimin e tyre ndaj k\u00ebsaj hap\u00ebsire dhe thot\u00eb se p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen po kujdeset vet\u00ebm kompania \u2018Ambienti\u2019 e cila funksionon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb komun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mir\u00ebmbajtjen, p\u00ebrpos kompanis\u00eb \u2018Ambienti\u2019 e cila kujdeset p\u00ebr drunjt\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr pastrim e t\u00eb tjera, Qeveria e Kosov\u00ebs nuk ka dh\u00ebn\u00eb asgj\u00eb, ndonj\u00eb element ose buxhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, e q\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti do t\u00eb duhej ta ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtypje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Gashi tutje thot\u00eb se shpeshher\u00eb bashk\u00eb me ushtar\u00eb t\u00eb KFOR-it kujtojn\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb dit\u00ebs kur u b\u00eb inaugurimi i monumentit \u2018Beau Biden\u2019.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb dit\u00ebt q\u00eb lidhen me festat e ShBA-s\u00eb, ne vizitojm\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe vendosmi lule n\u00eb shenj\u00eb t\u00eb nderit p\u00ebr dit\u00ebt e ve\u00e7anta q\u00eb kan\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Ne kemi nderin q\u00eb shpeshher\u00eb me ushtar\u00ebt e KFOR-it t\u00eb ndajm\u00eb momente t\u00eb asaj dite, p\u00ebr ceremonin\u00eb e vitit 2016 q\u00eb ka qen\u00eb simbol dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb lidhen emocionet tona me Bondstillin dhe k\u00ebt\u00eb memorial\u201d, ka vijuar Gashi.<\/p>\n<p>Kjo rrug\u00eb dhe ky memorial jan\u00eb inauguruar n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>I pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni ishte edhe presidenti i ShBA-s\u00eb, Joe Biden s\u00eb bashku me familjen e tij.<\/p>\n<p>Presidenti Biden, gjat\u00eb fjalimit kishte th\u00ebn\u00eb se djali i tij ishte dashuruar n\u00eb Kosov\u00ebn ashtu si\u00e7 edhe ishte dashuruar vet\u00eb ai, si dhe premtoi se \u00e7do Biden do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr ta par\u00eb memorialin e ngritur p\u00ebr nder t\u00eb djalit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se Beau Biden kishte sh\u00ebrbyer si k\u00ebshilltar ligjor, n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb vitit 2001. Beau Biden vdiq nga kanceri n\u00eb tru me 30 maj t\u00eb vitit 2015.<\/p>\n<p><strong>*<em>Ky artikull u realizua nga mediumi \u201c<a href=\"https:\/\/frontonline.net\/rruga-dhe-memoriali-qe-sollen-presidentin-joe-biden-ne-kosove\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Front Online<\/a>\u201d, p\u00ebr dhe n\u00eb kuad\u00ebr projektit t\u00eb gazet\u00ebs online Reporteri.net: \u201cLuftimi i dezinformimit dhe propagand\u00ebs p\u00ebrmes Edukimit Medial p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, i financuar p\u00ebrmes grantit t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb. Mendimet, p\u00ebrfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb Autorit(\u00ebve) dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fshatin Sojev\u00eb, rruga prej 35 kilometra q\u00eb lidh qytetin e Ferizajt me at\u00eb t\u00eb Gjilanit, mban emrin \u201cBeau Biden\u201d, djalit t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Joe Biden. N\u00eb nder\u00eb dhe kujtim t\u00eb vepr\u00ebs dhe jet\u00ebs s\u00eb Josep R. \u201cBeau\u201d Biden, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2016 u b\u00eb inaugurimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":978261,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[2021,2020],"class_list":["post-978259","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-luftimi-i-dezinformimit-dhe-propagandes-permes-edukimit-medial-per-komunitetet-joshumice-ne-kosove","tag-projekti-1"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/978259","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=978259"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/978259\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/978261"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=978259"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=978259"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=978259"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}