{"id":978620,"date":"2024-07-19T09:18:46","date_gmt":"2024-07-19T07:18:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=978620"},"modified":"2024-07-19T09:19:23","modified_gmt":"2024-07-19T07:19:23","slug":"deutsche-welle-cfare-pritet-nga-vizita-e-scholzit-ne-beograd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/deutsche-welle-cfare-pritet-nga-vizita-e-scholzit-ne-beograd\/","title":{"rendered":"Deutsche Welle: \u00c7far\u00eb pritet nga vizita e Scholzit n\u00eb Beograd?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Publiku gjerman u befasua disi kur t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i qeveris\u00eb federale, Steffen Hebestreit, njoftoi se kancelari gjerman Olaf Scholzdo t\u00eb takohet me presidentin serb Aleksandar Vu\u00e7iq n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj jave n\u00eb Beograd. Njoftimet e tilla afatshkurtra t\u00eb udh\u00ebtimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb kancelarit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pazakonta, udh\u00ebtimet dhe aktivitetet koordinohen me jav\u00eb p\u00ebrpara udh\u00ebtimit.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb e vizit\u00ebs s\u00eb Scholzit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb njoftim thuhet se Scholz do t\u00eb diskutoj\u00eb p\u00ebr \u201cmarr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe\u201d me Aleksandar Vu\u00e7iqin, si dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me \u201cpolitik\u00ebn evropiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d. Pra, informacionet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr ftohjen e fundit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Berlinit dhe Beogradit p\u00ebr shkak t\u00eb rezolut\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr Srebrenic\u00ebn, e cila u iniciua kryesisht nga Gjermania dhe q\u00eb i sh\u00ebrbeu Vu\u00e7iqit p\u00ebr sulmet e shumta ndaj Berlinit, t\u00eb cilat shkuan aq larg sa u fol p\u00ebr nj\u00eb \u201cparadoks\u201d. Vu\u00e7iqi dhe Serbia thoshin madje se \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr paradoksale q\u00eb Gjermania flet p\u00ebr gjenocid, \u201cpas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb dhe t\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb raportet mes tyre ka probleme t\u00eb m\u00ebdha edhe p\u00ebr shkak t\u00eb procesit t\u00eb ngrir\u00eb n\u00eb normalizimin emarr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, i cili nuk po shkon mir\u00eb, pavar\u00ebsisht angazhimit t\u00eb Gjermanis\u00eb. E ka dhe tema t\u00eb tjera shum\u00eb t\u00eb diskutueshme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb raporti i Serbis\u00eb me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb kjo vizit\u00eb e papritur tregon se Beogradi dhe Berlini nuk duan t\u00eb g\u00ebrmojn\u00eb n\u00eb plag\u00ebt e hapura, por duan t\u00eb flasin p\u00ebr raportet dypal\u00ebshe.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dy shtetar\u00ebt, pas bisedimeve dypal\u00ebshe, do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb \u2018Samitin kritik t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para\u2019. N\u00eb mesin e pjes\u00ebmarr\u00ebsve do t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00ebnkryetari i Komisionit Evropian, Marosh Shef\u00e7oviq, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ekonomis\u00eb. Si pjes\u00eb e samitit, Serbia do t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb nj\u00eb memorandum mir\u00ebkuptimi me Bashkimin Evropian p\u00ebr nj\u00eb partneritet strategjik n\u00eb lidhje me l\u00ebnd\u00ebt e para t\u00eb q\u00ebndrueshme, zinxhir\u00ebt e furnizimit me bateri p\u00ebr makinat elektrike,\u201d u b\u00eb e ditur. Konferenca n\u00eb Beograd u em\u00ebrua zyrtarisht me emrin \u201cSerbia, roli i saj n\u00eb t\u00eb ardhmen e gjelb\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p><strong>Kuban: \u201eSerbia zgjidh problemet\u201c<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb pyetur nga DW, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb Bundestag kan\u00eb reagime t\u00eb ndryshme ndaj lajmit p\u00ebr udh\u00ebtimin e paralajm\u00ebruar afatshkurt\u00ebr t\u00eb Scholzit n\u00eb Beograd, me q\u00ebllim sigurimin e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i grupit parlamentar t\u00eb Demokristian\u00ebve (CDU\/CSU) p\u00ebr Serbin\u00eb, Tilman Kuban, i cili s\u00eb fundmi vizitoi Beogradin, \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb. Si p\u00ebrfaq\u00ebsues i opozit\u00ebs parlamentare, ai padyshim q\u00eb kritikoi kancelarin gjerman, sepse, thot\u00eb ai, \u201ci ka injoruar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d. Por ai shton se \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb tani po merr s\u00ebrish iniciativ\u00ebn \u201cn\u00eb interes t\u00eb ekonomis\u00eb gjermane\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMe k\u00ebt\u00eb projekt Serbia tregon se d\u00ebshiron t\u2019i zgjidh\u00eb problemet n\u00eb Evrop\u00eb, jo t\u2019i krijoj\u00eb ato. Kushdo q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb zgjeroj\u00eb p\u00ebrdorimin e resurseve t\u00eb rinovueshme t\u00eb energjis\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb elektromobilitet, nuk duhet t\u00eb pengoj\u00eb shfryt\u00ebzimin e litiumit. Sepse ne evropian\u00ebt mund t\u00eb afirmojm\u00eb veten n\u00eb konkurrenc\u00ebn gjeopolitike vet\u00ebm me l\u00ebnd\u00ebt tona t\u00eb para\u201d, theksoi Kuban p\u00ebr DW.<\/p>\n<p><strong>Juratoviq: Vu\u00e7iq do ta shes\u00eb marr\u00ebveshjen si fitore ndaj Gjermanis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>An\u00ebtari i komisionit parlamentar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet evropiane t\u00eb Partis\u00eb liberale (FDP) Thomas Hacker \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak euforik se kolegu i tij kristiandemokrat. \u201cNe do t\u00eb monitorojm\u00eb me kujdes udh\u00ebtimin e planifikuar t\u00eb kancelarit Scholz n\u00eb Serbi. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, presidenti Vu\u00e7iq vazhdimisht u paraqit si partner i zotit Orban dhe zotit Putin, duke rrezikuar k\u00ebshtu afrimin e q\u00ebndruesh\u00ebm me Bashkimin Evropian\u201d, tha Hacker p\u00ebr DW.<\/p>\n<p>Ai vuri n\u00eb dukje p\u00ebrkeq\u00ebsimin e situat\u00ebs me gjendjen e demokracis\u00eb n\u00eb Serbi, si dhe procesin e ngrir\u00eb t\u00eb afrimit nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs. \u201cKancelari duhet t\u2019i trajtoj\u00eb qart\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje gjat\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb tij. Bashk\u00ebpunimi i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ekonomik nuk guxon ta l\u00ebr\u00eb n\u00eb hije bashk\u00ebpunimin politik\u201d, ka p\u00ebrfunduar p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i FDP-s\u00eb, partia n\u00eb pushtet e cila normalisht shihet si mbrojt\u00ebse e interesave t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb kritikuesi i udh\u00ebtimit t\u00eb Scholz n\u00eb Beograd \u00ebsht\u00eb Josip Juratoviq, nj\u00eb deputet i vjet\u00ebr i Partis\u00eb Socialdemokrate t\u00eb Gjermanis\u00eb (SPD) n\u00eb pushtet dhe nj\u00eb njoh\u00ebs i situat\u00ebs n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore. \u201cVu\u00e7iq me gjas\u00eb do ta shes\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb Serbi, sipas mod\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, si fitoren e tij t\u00eb madhe politike ndaj Gjermanis\u00eb. N\u00eb realitet, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb turp p\u00ebr politik\u00ebn e tij n\u00eb Serbi q\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur presionin nga rruga, ai duhet t\u00eb siguroj\u00eb standarde nga jasht\u00eb\u201d, tha Juratoviq n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb u raportua edhe nga media t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Juratoviq beson se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shpejt\u00ebsi n\u00eb marrjen e iniciativ\u00ebs duhet fal\u00ebnderuar fakti q\u00eb Vu\u00e7iq tashm\u00eb \u201ci ka futur kinez\u00ebt n\u00eb loj\u00eb\u201d. \u201c\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se BE-ja nuk mund ta l\u00ebr\u00eb shfryt\u00ebzimin e litiumit n\u00eb Serbi n\u00eb standardet kineze. P\u00ebr t\u00eb garantuar vende pune n\u00eb Gjermani dhe BE, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimet klimatike q\u00eb i kemi vendosur vetes, ne duhet t\u00eb sigurojm\u00eb burime jasht\u00eb BE-s\u00eb, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kushte ekologjike dhe sociale\u201d, p\u00ebrfundoi Juratoviq.<\/p>\n<p><strong>Traktati i Litiumit \u2013 nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb afrimin me BE-n\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Mediat gjermane shkruajn\u00eb se kancelari gjerman po udh\u00ebton drejt \u201cmikut t\u00eb Putinit dhe Orbanit\u201d, i cili koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb \u201cpak a shum\u00eb i izoluar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht\u201d pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb hapur me kund\u00ebrshtar\u00ebt e deklaruar t\u00eb BE-s\u00eb. Por p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e ekonomis\u00eb, me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se me \u00e7far\u00eb do t\u00eb kthehet Scholz n\u00eb sht\u00ebpi: kontrata p\u00ebr furnizimin e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr industrin\u00eb e automjeteve q\u00eb p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>Matthias Wechter, drejtor i departamentit t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Shoqat\u00ebs Gjermane t\u00eb Industrialist\u00ebve (BDI), beson se n\u00ebnshkrimi i nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebt e para nd\u00ebrmjet BE-s\u00eb dhe Serbis\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb hap shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt q\u00ebllimit t\u00eb diversifikimit t\u00eb industris\u00eb gjermane dhe evropiane. Ai citon t\u00eb dh\u00ebnat (t\u00eb mb\u00ebshtetura nga kompania Rio Tinto) q\u00eb \u00e7do vit mund t\u00eb shfryt\u00ebzohen 58.000 ton\u00eb litium n\u00eb lugin\u00ebn e Jadr\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb mbulonte 17 p\u00ebr qind t\u00eb nevojave evropiane.<\/p>\n<p>Vechter konkretisht thekson pse marr\u00ebveshja me Serbin\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb plus i madh p\u00ebr industrin\u00eb evropiane, mbi t\u00eb gjitha, automobilistike. \u201cDeri m\u00eb tani, industria gjermane ka bler\u00eb litium, i cili \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr baterit\u00eb, kryesisht nga Amerika e Jugut dhe Australia. Problemi qendror \u00ebsht\u00eb var\u00ebsia nga Kina p\u00ebr p\u00ebrpunimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb litiumit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00ebseardhur q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e p\u00ebrpunimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebhet drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb Serbi, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga drejtuesit e BDI beson se Serbia mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb edhe politikisht nga kjo marr\u00ebveshje ekonomike. \u201cDo t\u00eb ishte gjithashtu nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr afrimin e Serbis\u00eb me Bashkimin Evropian. Bashk\u00ebpunimi n\u00eb fush\u00ebn e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para do t\u00eb ishte nj\u00eb sinjal i fort\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon Vechter.<\/p>\n<p><strong>Aleksandar Vu\u00e7iq dhe Javier Milei<\/strong><\/p>\n<p>Anja Quiring, drejtoresh\u00eb e Departamentit p\u00ebr Evrop\u00ebn Juglindore n\u00eb Komitetin Ekonomik Gjerman p\u00ebr Evrop\u00ebn Lindore (Ost Ausschuss), n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr DW, shpreh shpres\u00ebn se kancelari do ta shfryt\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb p\u00ebr thellimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve politike dhe p\u00ebrshpejtimin e procesit t\u00eb afrimit me Bashkimin Evropian, pra se do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lloj p\u00ebrgatitjeje p\u00ebr samitin e Procesit t\u00eb Berlinit.<\/p>\n<p>\u201cNe supozojm\u00eb se kancelari do t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb gjithashtu nj\u00eb samit n\u00eb bisedimet e tij n\u00eb Beograd dhe mbi t\u00eb gjitha do t\u00eb theksoj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit rajonal p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm ekonomik,\u201d thot\u00eb Quiring. Ajo shtoi se p\u00ebrve\u00e7 marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe, \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe bashk\u00ebpunimi i nd\u00ebrsjell\u00eb nd\u00ebrmjet vendeve t\u00eb rajonit dhe kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Procesi i Berlinit po punon p\u00ebr dhjet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrditshmen gjermane \u201cHandelsblat\u201d, Vu\u00e7iq tha se Kina nuk do t\u00eb ket\u00eb qasje n\u00eb litiumin serb. \u201cNe i jemi besnik\u00eb Evrop\u00ebs\u201d, \u200b\u200btha presidenti i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Kancelari Scholz ka treguar tashm\u00eb nj\u00eb her\u00eb, disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, se \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb hijen e tij dhe t\u00eb pranoj\u00eb bisedimet me politikan\u00eb t\u00eb diskutuesh\u00ebm kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sigurimin e litiumit p\u00ebr industrin\u00eb e automjeteve. S\u00eb fundi ai priti n\u00eb Berlin edhe presidentin e ri t\u00eb Argjentin\u00ebs, Javier Milea. Si Argjentina ashtu edhe Serbia kan\u00eb depozita t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebtij metali t\u00eb \u00e7muar.\/<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/%C3%A7far%C3%AB-pritet-nga-vizita-e-scholzit-n%C3%AB-beograd\/a-69700792?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR06IdoQhS6HJkLhMl-jOKYdYea7kLxdZecHF1IV8Kn7MmLjdtAqB7qeR6E_aem_0GhtlaWZwUCmLceDShLf0w\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">DW<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Publiku gjerman u befasua disi kur t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i qeveris\u00eb federale, Steffen Hebestreit, njoftoi se kancelari gjerman Olaf Scholzdo t\u00eb takohet me presidentin serb Aleksandar Vu\u00e7iq n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj jave n\u00eb Beograd. Njoftimet e tilla afatshkurtra t\u00eb udh\u00ebtimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb kancelarit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pazakonta, udh\u00ebtimet dhe aktivitetet koordinohen me jav\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":978622,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-978620","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/978620","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=978620"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/978620\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/978622"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=978620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=978620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=978620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}