{"id":981860,"date":"2024-07-26T17:59:39","date_gmt":"2024-07-26T15:59:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=981860"},"modified":"2024-07-26T16:54:05","modified_gmt":"2024-07-26T14:54:05","slug":"hoti-kurti-e-ktheu-dialogun-ne-piken-zero-sulmet-ndaj-mediave-si-ne-shtetet-totalitare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/hoti-kurti-e-ktheu-dialogun-ne-piken-zero-sulmet-ndaj-mediave-si-ne-shtetet-totalitare\/","title":{"rendered":"Hoti: Kurti e ktheu dialogun n\u00eb pik\u00ebn zero, sulmet ndaj mediave si n\u00eb shtetet totalitare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deputeti i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ish-kryeministri i Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse qeverin\u00eb e prir\u00eb nga Albin Kurti p\u00ebr d\u00ebshtimet n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb dhe n\u00eb politikat e brendshme, p\u00ebrfshir\u00eb sulmin ndaj mediave n\u00ebp\u00ebrmjet deputet\u00ebve t\u00eb tij nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net, deputeti Hoti ka b\u00ebr\u00eb krahasime me gjendjen e dialogut n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e la sa ishte kryeminist\u00ebr dhe kthimin n\u00eb pik\u00ebn zero nga kryeministri Kurti.<\/p>\n<p>\u201cDialogu n\u00eb qeverin\u00eb paraprake ka qen\u00eb i nd\u00ebrtuar mbi parime t\u00eb fuqishme dhe i dakorduar me miqt\u00eb. Parimi baz\u00eb i dialogut ishte se duhet t\u00eb p\u00ebrmbyllet me marr\u00ebveshje finale p\u00ebr njohje reciproke, se dakordohemi p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet ose p\u00ebr asgj\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hoti.<\/p>\n<p>E ka quajtur p\u00ebr keqardhje politik\u00ebn e jashtme t\u00eb prir\u00eb nga ministrja Donika G\u00ebrvalla, nd\u00ebrkaq sulmet ndaj mediave, si k\u00ebto t\u00eb pushtetit t\u00eb Kurtit, ka th\u00ebn\u00eb se b\u00ebhen vet\u00ebm n\u00eb shtetet totalitare.<\/p>\n<p><em>Lexojeni intervist\u00ebn e plot\u00eb me deputetin e LDK-s\u00eb, Avdullah Hoti:<\/em><\/p>\n<p><strong>Reporteri.net: Zot\u00ebri Avdullah Hoti, takimet e mbajtura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar pa rezultate konkrete. Pal\u00ebt vazhdimisht kan\u00eb faj\u00ebsuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr moszbatimin e marr\u00ebveshjeve, nd\u00ebrkaq BE-ja ka deklaruar se ka munges\u00eb t\u00eb vullnetit politik p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjeve. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, SHBA-ja n\u00ebp\u00ebrmjet ambasadorit t\u00eb saj n\u00eb Kosov\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb thirrje Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtohet n\u00eb dialog. Sipas jush, ku ngeci dialogu n\u00ebn qeverisjen e Albin Kurtit dhe \u00e7far\u00eb ndryshon nga dialogu, n\u00eb t\u00eb cilin prit\u00eb ju dhe kur i dha hov Donald Trumpi sa ishte n\u00eb krye t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><em>Hoti: Dialogun n\u00eb qeverin\u00eb paraprake ka qen\u00eb i nd\u00ebrtuar mbi parime t\u00eb fuqishme dhe i dakorduar me miqt\u00eb. Parimi baz\u00eb i dialogut ishte se dialogu p\u00ebrmbyllet me marr\u00ebveshje finale p\u00ebr njohje reciproke, se dakordohemi p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet ose p\u00ebr asgj\u00eb. Kur e kam mbaruar mandatin, ia kam dor\u00ebzuar z. Kurti t\u00eb gjitha dokumentet e nevojshme lidhur me dialogun dhe e kam njoftuar p\u00ebr hapat e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb dialogut. Por ai e ktheu dialogun n\u00eb pik\u00ebn zero, sikur historia t\u00eb fillonte me t\u00eb. Ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb realitet \u00ebsht\u00eb degradimi i procesit t\u00eb dialogut dhe humbja e momentin p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje me njohje reciproke. Si rezultat i qasjes s\u00eb gabuar t\u00eb z. Kurti, dialogu nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb binar\u00ebt q\u00eb \u00e7ojn\u00eb nj\u00eb njohje reciproke.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>A prisni q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen e SHBA-s\u00eb pas kthimit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Donald Trumpit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb pas zgjedhjeve presidenciale t\u00eb muajit n\u00ebntor n\u00eb SHBA?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><em>Hoti: Republika e Kosov\u00ebs gjithmon\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen e ShBA-s\u00eb, sepse aleanca e krijuar nga Presidenti Rugova dhe e mir\u00ebmbajtur nga t\u00eb gjitha qeverit\u00eb me radh\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhershme. Aleanca jon\u00eb me SHBA-n\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi vlerat tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta demokratike. Republika e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e bekuar me aleanc\u00ebn q\u00eb ka me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. \u00c7do president q\u00eb ka besimin e amerikan \u00ebsht\u00eb i respektuar nga ne.<\/em><\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebveshja e fundit q\u00eb Kosova dhe Serbia e arrit\u00ebn, ajo e vitit 2023, ishte ajo p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit t\u00eb raporteve \u2013 e njohur si Marr\u00ebveshja e Ohrit. Mir\u00ebpo kjo marr\u00ebveshje, e cila nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit t\u00eb Serbis\u00eb, parasheh edhe formimin e Asociacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb serbe. A do t\u00eb duhej q\u00eb drafti t\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb Kushtetuese dhe t\u2019i jepej fund k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje? Cili do t\u00eb ishte q\u00ebndrimi i LDK-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/strong><\/p>\n<p><em>Hoti: Q\u00ebndrimi i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs ka qen\u00eb gjithnj\u00eb i qart\u00eb, se Qeveria duhet ta p\u00ebrgatis\u00eb draftin e statuti bazuar n\u00eb marr\u00ebveshjen e ratifikuar n\u00eb Kuvend n\u00eb vitin 2013 dhe Marr\u00ebveshjen e Parimeve t\u00eb vitit 2015. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim i Kosov\u00ebs. Z. Kurti refuzoi ta p\u00ebrgatiste vet\u00eb statutit, dhe si pasoj\u00eb i erdhi n\u00eb zyr\u00eb nj\u00eb draft i form\u00ebs \u201cmerre ose l\u00ebre\u201d nga BE-ja. Z. Kurti i ka b\u00ebr\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh Kosov\u00ebs n\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb me Marr\u00ebveshjen e Ohrit.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn tuaj n\u00eb udh\u00ebheqje t\u00eb Qeveris\u00eb, dialogu si proces, a ka vazhduar edhe me ju aty ku e keni gjetur nga qeverisja e kaluar dhe a ka vazhduar aty ku e keni l\u00ebn\u00eb ju?<\/strong><\/p>\n<p><em>Hoti: Kur un\u00eb kam marr\u00eb qeverisjen e vendit, dialogu ka qen\u00eb n\u00eb bllokad\u00eb totale. Fillimisht kemi zhvilluar dialogun e brendsh\u00ebm me forcat politike, shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe komunitetin akademik. Kemi hartuar parimet e dialogut, i fokusuar nj\u00eb njohje reciproke. Pastaj, kemi nisur koordinimin me aleat\u00ebt. Vet\u00ebm pas k\u00ebtyre veprimeve, ne jemi dakorduar t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Bruksel. N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2020 u ftuam n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb nga President i Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe n\u00ebnshkruam marr\u00ebveshje ekonomike. Pjes\u00eb e asaj marr\u00ebveshje ishte edhe njohja nga Izraeli. Si\u00e7 e theksova m\u00eb lart\u00eb, z. Kurti e nd\u00ebrroi komplet rrjedh\u00ebn e dialogut dhe e degradoi n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta q\u00eb ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>E keni quajtur goditje p\u00ebr Kosov\u00ebn vendimin e BE-s\u00eb p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb me pasaporta t\u00eb Serbis\u00eb? P\u00ebrse \u00ebsht\u00eb goditje p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr legjitimitetin e Kosov\u00ebs si shtet?<\/strong><\/p>\n<p><em>Hoti: \u00cbsht\u00eb goditja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb Republika e Kosov\u00ebs. Kjo nuk ndihmon integrimin e komunitetit serb n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs. Kjo e cenon shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs pasi ato pasaporta jan\u00eb ilegal\u00eb. I kemi paralajm\u00ebruar me koh\u00eb Kurtin dhe Osmanin se qasja n\u00eb dialog dhe n\u00eb veprime sa i p\u00ebrket integrimit t\u00eb komunitetit serb nuk \u00ebsht\u00eb duke shkuar n\u00eb drejtimin e duhur. Tani po i shohim pasojat. Dhe ky mund t\u00eb mos jet\u00eb fundi. Mund t\u00eb kemi pasoja t\u00eb tjera.<\/em><\/p>\n<p><strong>N\u00eb k\u00ebta kat\u00ebr vjet, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e politik\u00ebs s\u00eb jashtme nuk soll\u00ebn njohje t\u00eb reja, Kosova d\u00ebshtoi t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohej edhe n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta ngjallur k\u00ebt\u00eb proces, sidomos tash pas zgjedhjeve t\u00eb reja t\u00eb Evrop\u00ebs. Sa e vler\u00ebsoni pun\u00ebn e ministres s\u00eb Jashtme, Donika G\u00ebrvalla?<\/strong><\/p>\n<p><em>Hoti:\u00cbsht\u00eb p\u00ebr keqardhje se n\u00eb \u00e7far\u00eb niveli ka r\u00ebn\u00eb politika e jashtme e Kosov\u00ebs. Asnj\u00eb njohje, asnj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim dhe vet\u00ebm sanksione e qortime nga aleat\u00ebt. Proceset integruese p\u00ebr Kosov\u00ebn kan\u00eb sukses vet\u00ebm kur koordinohen me miqt\u00eb. Konfrontimi me ta shpie n\u00eb izolim, si\u00e7 na ka ndodhur tani. Gabimet prej amatoreje t\u00eb Ministres s\u00eb Jashtme dhe moskordinimi i Kurtit dhe Osmanit, duke premtuar e duke mos realizuar asgj\u00eb, e kan\u00eb sjell\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt sa i p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnieve me aleat\u00ebt. Dor\u00ebheqja e k\u00ebsaj qeverie do t\u00eb hapte rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb qasje t\u00eb re n\u00eb politik\u00ebn e jashtme.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Presidenti Joe Biden konsiderohej si gjenerata e art\u00eb dhe e fundit e politikan\u00ebve amerikan\u00eb q\u00eb kan\u00eb njohur mir\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs dhe rajonit. Tani me t\u00ebrheqjen e tij nga gara p\u00ebr president, a do t\u00eb duhej nj\u00eb angazhim m\u00eb i madh q\u00eb emri i Kosov\u00ebs t\u00eb njihet te gjeneratat e reja t\u00eb politik\u00ebs amerikane?<\/strong><\/p>\n<p><em>Hoti: E thash\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt se aleanca me SHBA-n\u00eb nuk lidhet me nj\u00eb administrat\u00eb specifike. Presidenti Biden \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mik i hersh\u00ebm i Kosov\u00ebs. Padyshim q\u00eb p\u00ebrkrahja e tij nga dita e par\u00eb ishte motivuese p\u00ebr ne. Por ky kryeminist\u00ebr dhe kjo qeveri vitin e kaluar e quanin Sekretarin e k\u00ebtij Presidenti nj\u00eb njeri naiv, q\u00eb ishte gabim i pafalsh\u00ebm n\u00eb politik\u00ebn e jashtme. Vet\u00ebm nj\u00eb qeveri q\u00eb ka orientime joper\u00ebndimore mund t\u00eb sillet k\u00ebshtu karshi aleatit kryesor t\u00eb Kosov\u00ebs. Besoj shum\u00eb se s\u00eb shpejti do t\u00eb jet\u00eb LDK-ja n\u00eb qeveri dhe do ta kthej\u00eb besimin e aleat\u00ebve ndaj Kosov\u00ebs.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, q\u00eb prej dialogut e deri te miratimi i ligjeve kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse si ata t\u00eb KPM-s\u00eb dhe KPK-s\u00eb, sa ka qen\u00eb e z\u00ebshme opozita dhe a mendoni se kontestimi i veprimeve t\u00eb qeveris\u00eb dhe pozit\u00ebs me an\u00eb t\u00eb gjykatave ka qen\u00eb forma m\u00eb e mir\u00eb karshi k\u00ebtij pushteti?<\/strong><\/p>\n<p><em>Hoti: Opozita vazhdimisht ka qen\u00eb kund\u00ebrshtuese ndaj k\u00ebtyre nismave antikushtetuese. Argumentet e opozit\u00ebs jan\u00eb mb\u00ebshtetur edhe nga Komisioni i Venecias. Por qasja totalitare e z. Kurti p\u00ebr t\u2019i kapur t\u00eb gjitha institucionet, si dhe roli vegjetues prej notereje i Osmanit, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb opozita t\u00eb mos ket\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se t\u2019i drejtohet n\u00eb vazhdim\u00ebsi Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Ne jemi t\u00eb bindur q\u00eb k\u00ebto ligje jan\u00eb antikushtetuese. Ne jemi t\u00eb bindur se q\u00ebllimi i Kurtit dhe Osmani \u00ebsht\u00eb kapja e k\u00ebtyre institucioneve. N\u00eb asnj\u00eb form\u00eb nuk do ta lejojm\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse preken themelet e demokracis\u00eb. Demokracin\u00eb do ta mbrojm\u00eb me \u00e7do kusht.<\/em><\/p>\n<p><strong>Tashm\u00eb si deputet p\u00ebr disa mandate dhe me nj\u00eb pushtet me shumic\u00eb q\u00eb nuk ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb, si e vler\u00ebson LDK-ja pun\u00ebn e Kuvendit dhe sa ka ndikuar negativisht n\u00eb raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Kosov\u00ebn, roli q\u00eb disa deputet\u00eb t\u00eb pozit\u00ebs e kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb at\u00eb t\u00eb interpretuesve dhe gjyqtar\u00ebve, sidomos n\u00eb muajt e fundit karshi mediave?<\/strong><\/p>\n<p><em>Hoti: Asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb niveli i pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit m\u00eb ul\u00ebt se gjat\u00eb k\u00ebtyre 4 viteve. Raportet e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregojn\u00eb se ky mandat legjislativ ka qen\u00eb i d\u00ebshtuar. Sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb deputet\u00ebve karshi medias dhe gjyq\u00ebsorit, raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri se \u00e7far\u00eb niveli ka r\u00ebn\u00eb Republika e Kosov\u00ebs, nga nj\u00eb shtet shembull p\u00ebr liri t\u00eb shprehjes, demokraci dhe gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur, n\u00eb nj\u00eb shtet ku deputet\u00ebt dhe kryeministri atakojn\u00eb publikisht gjyqtar\u00ebt dhe mediat. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr keqardhje vegjetimi i Osmanit ndaj gjith\u00eb k\u00ebsaj katrahure, ajo me heshtje po i miraton gjith\u00eb k\u00ebto sulme t\u00eb pushtetit ku ajo \u00ebsht\u00eb pjese ndaj mediave.<\/em><\/p>\n<p><strong>Kur jemi te k\u00ebto sulme t\u00eb pushtetit t\u00eb Kurtit ndaj mediave, t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ashprat ndaj mediave q\u00eb prej \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, a \u00ebsht\u00eb kjo p\u00ebrpjekje e Qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur d\u00ebshtimet e veta, duke krijuar situata krejt dyt\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar v\u00ebmendjen?<\/strong><\/p>\n<p><em>Hoti: Sulme t\u00eb tilla nuk kan\u00eb ndodhur asnj\u00ebher\u00eb. Mediat kan\u00eb qen\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm nd\u00ebr vite, z\u00eb kritik ndaj pushtetit. Asnj\u00ebher\u00eb nuk ka ndodhur q\u00eb pushteti t\u2019i k\u00ebrc\u00ebnoi publikisht mediat dhe t\u00eb tentoj\u00eb t\u2019i censuroj\u00eb ato me ligje antikushtetuese. Vet\u00ebm n\u00eb shtetet totalitare mbyllen mediat, si\u00e7 u tentua me nj\u00eb televizion nacional n\u00eb Kosov\u00eb. Besoj shum\u00eb se \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb kjo qasje e qeveris\u00eb. Po jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e revolucionit teknologjik, ku secili qytetar \u00ebsht\u00eb gazetar dhe merr pjes\u00eb n\u00eb debatin publik. Gazetar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb qen\u00eb krah i djatht\u00eb i p\u00ebrpjekjeve dhe luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs. Ata kan\u00eb rezistuar kur jan\u00eb rrezikuar me jet\u00eb, e l\u00ebre m\u00eb sot kur marrin fyerje e k\u00ebrc\u00ebnime nga politikan\u00eb me mend\u00ebsi totalitare q\u00eb ndjellin urrejtje n\u00eb shoq\u00ebri dhe polarizojn\u00eb qytetar\u00ebt. Ata nuk jan\u00eb n\u00ebnshtruar ndaj regjimit gjenocidal t\u00eb Serbis\u00eb, e l\u00ebre m\u00eb ndaj nj\u00eb kryeministri si\u00e7 \u00ebsht\u00eb z. Kurti.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ish-kryeministri i Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse qeverin\u00eb e prir\u00eb nga Albin Kurti p\u00ebr d\u00ebshtimet n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb dhe n\u00eb politikat e brendshme, p\u00ebrfshir\u00eb sulmin ndaj mediave n\u00ebp\u00ebrmjet deputet\u00ebve t\u00eb tij nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net, deputeti Hoti ka b\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":981875,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750,21],"tags":[661,264,538],"class_list":["post-981860","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","category-lajme","tag-avdullah-hoti","tag-ldk","tag-qeveria-kurti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/981860","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=981860"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/981860\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/981875"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=981860"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=981860"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=981860"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}