{"id":982786,"date":"2024-07-29T10:56:55","date_gmt":"2024-07-29T08:56:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=982786"},"modified":"2024-07-29T13:37:52","modified_gmt":"2024-07-29T11:37:52","slug":"kreu-i-shoqates-miqte-e-amerikes-raportet-politike-me-ameriken-jane-te-krisura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kreu-i-shoqates-miqte-e-amerikes-raportet-politike-me-ameriken-jane-te-krisura\/","title":{"rendered":"Kreu i Shoqat\u00ebs &#8220;Miqt\u00eb e Amerik\u00ebs&#8221;: Raportet politike me Amerik\u00ebn jan\u00eb t\u00eb &#8220;krisura&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kosova dhe Amerika nuk i kan\u00eb aktualisht raportet m\u00eb t\u00eb mira politike. Raportet e tilla tashm\u00eb jan\u00eb krisur. Fatmir\u00ebsisht, raportet e tilla nuk jan\u00eb krisur asnj\u00ebher\u00eb midis popullit kosovar dhe amerikan, por nd\u00ebrmjet institucioneve. K\u00ebshtu ka deklaruar kreu i Shoqat\u00ebs \u201cMiqt\u00eb e Amerik\u00ebs\u2019.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas tij, ishte koh\u00eb e art\u00eb kur Kosova dhe shqiptar\u00ebt kishin raportet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb Ballkan me SHBA-t\u00eb, nd\u00ebrsa tashm\u00eb edhe Serbia duke lobuar fuqish\u00ebm i ka p\u00ebrmir\u00ebsuar raportet politiko-diplomatike me Amerik\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se lidershipi politik n\u00eb Kosov\u00eb nuk duhet t\u00eb rreshtohet n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb nj\u00eb kandidati p\u00ebr president, si\u00e7 ishte vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Rexhepi: Krisja e raporteve Kosov\u00eb-SHBA si pasoj\u00eb e veprimeve t\u00eb gabuara dhe t\u00eb pa koordinuara me aleat\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Se raportet Kosov\u00eb-SHBA jan\u00eb krisur e thot\u00eb edhe kryetari i Shoqat\u00ebs \u201cMiqt\u00eb e Amerik\u00ebs\u201d, Agim Rexhepi.<\/p>\n<p>Ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se raportet politike jan\u00eb t\u00eb krisura n\u00eb mes institucioneve e jo popujve.<\/p>\n<p>Rexhepi fajin p\u00ebr krisjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-SHBA e ka hedhur tek veprimet e institucioneve q\u00eb sipas tij, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gabuara.<\/p>\n<p>Rexhepi thot\u00eb se mos koordinimi me faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb pasuar me ftohje t\u00eb raporteve.<\/p>\n<p>\u201cRaportet politike me Amerik\u00ebn fatkeq\u00ebsisht jan\u00eb t\u00eb krisura, por k\u00ebto krisje edhe pse nuk jan\u00eb n\u00eb rregull, fatmir\u00ebsisht jan\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Institucioneve e jo n\u00eb mes popujve. Kjo ka ardh\u00eb si pasoj\u00eb e deklaratave e veprimeve shpesh her\u00eb t\u00eb gabuara nga Institucionet e Kosov\u00ebs. P\u00ebr shkak t\u00eb veprimeve politike n\u00eb terren, pa u koordinu me faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, e posa\u00e7\u00ebrisht me SHBA-t\u00eb. Institucionet kan\u00eb pas t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb veprime t\u00eb tilla, por un\u00eb mendoj q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e momentin e duhur politik e kohor\u00eb\u201d, deklaroi Rexhepi.<\/p>\n<p><strong>Agim Rexhepi: Ta nxisim lobin shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb t\u00eb veproj\u00eb fuqish\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Kreu i shoqat\u00ebs \u201cMiqt\u00eb e Amerik\u00ebs\u201d, Agim Rexhepi ka treguar se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar raportet me SHBA-t\u00eb.<\/p>\n<p>Rexhepi thot\u00eb se n\u00ebse ka rezerva, Qeveria duhet t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb propozime karshi p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb SHBA-ve.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb jen\u00eb koherent me veprimet e deklaratat e SHBA-ve e aleat\u00ebve t\u00eb tyre. N\u00ebse kan\u00eb rezerva Qeveria duhet ti ket\u00eb 10,20,30 kontra propozime ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb SHBA e atyre nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Mos t\u00eb presin pasi t\u00eb merren vendimet t\u00eb reagojn\u00eb ngase at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb von\u00eb\u201d, theksoi Rexhepi.<\/p>\n<p>Institucionet duhet t\u00eb krijojn\u00eb ura t\u00eb fuqishme me senator e zyrtar t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs, thot\u00eb Rexhepi.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb tentojn\u00eb t\u2019u paraprijn\u00eb proceseve. T\u00eb krijojn\u00eb ura t\u00eb fuqishme me Senator\u00eb, Kongresist\u00eb e zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Ta nxisin lobin ton\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm n\u00eb SHBA t\u00eb veproj m\u00eb fuqish\u00ebm. T\u00eb b\u00ebjn\u00eb marketing t\u00eb fuqish\u00ebm politik n\u00ebp\u00ebrmjet gazetar\u00ebve n\u00eb mediat amerikane\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p><strong>Rexhepi: Serb\u00ebt lobuan shum\u00eb, e rrit\u00ebn ndikimin n\u00eb politikb\u00ebrjen amerikane<\/strong><\/p>\n<p>Ishte koh\u00eb e art\u00eb e Kosov\u00ebs kur Kosova dhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb pasur raportet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb Ballkan me SHBA-t\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu po deklaron kryetari i shoqat\u00ebs \u201cMiqt\u00eb e Amerik\u00ebs\u201d, Agim Rexhepi.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se pas luft\u00ebs nuk kap\u00ebm hapim diplomatik, por pati veprime p\u00ebr kapjen e pushtetit.<\/p>\n<p>Rexhepi tha se ambasador\u00ebt e konsulent\u00ebt nuk ja dol\u00ebn t\u00eb lobojn\u00eb sa duhet p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cAjo ishte koha art\u00eb e Kosov\u00ebs. Un\u00eb mendoj q\u00eb ne nuk dit\u00ebm ta kapim hapim politiko- diplomatik menj\u00ebher\u00eb pas lufte, ne jemi marr m\u00eb shum\u00eb me nj\u00ebri tjetrin e vepruam vet\u00ebm p\u00ebr pushtet. D\u00ebrguam Ambasador e Konsulent, personalitete q\u00eb nuk arrit\u00ebn\/dit\u00ebn t\u00eb lobojn\u00eb sa duhet\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb handikep i madh p\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb miqt\u00eb e p\u00ebrkrah\u00ebsit e saj nuk jetojn\u00eb m\u00eb, thot\u00eb Rexhepi.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb shprehur i shqet\u00ebsuar p\u00ebr munges\u00ebn e krijimit t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe senator\u00ebve e kongresist\u00ebve t\u00eb SHBA-ve.<\/p>\n<p>\u201cSerb\u00ebt punuan, vepruan, lobuan shum\u00eb, dhe un\u00eb mendoj se ata arrit\u00ebn q\u00eb ta rrisin ndikimin n\u00eb politikb\u00ebrjen amerikane. Po shum\u00eb personalitete miq t\u00eb d\u00ebshmuar t\u00eb Kosov\u00ebs e kombit ton\u00eb nuk jetojn\u00eb m\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb handikap i madh ngase Kosova e kombi nuk e ka p\u00ebrkrahjen e tyre por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb mua m\u00eb shqet\u00ebson shum\u00eb, pak kan\u00eb punuar institucionet tona q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb miq\u00ebsi (ta kemi p\u00ebrkrahjen e tyre), me Senator\u00eb e Kongresist\u00eb t\u00eb ri\u201d.<\/p>\n<p><strong>Zgjedhjet n\u00eb SHBA, Rexhepi: Kosova nuk duhet t\u00eb rreshtohet politikisht vet\u00ebm ndaj nj\u00eb kandidati p\u00ebr president<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr zgjedhjet n\u00eb SHBA, kryetari i Shoqat\u00ebs \u201cMiqt\u00eb e Amerik\u00ebs\u201d, Agim Rexhepi thot\u00eb se Kosova nuk duhet t\u00eb rreshtohet politikisht vet\u00ebm ndaj nj\u00eb kandidati.<\/p>\n<p>Rexhepi ka apeluar tek qytetar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb q\u00eb t\u2019i votojn\u00eb t\u00eb dy partit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cInstitucionet asnj\u00ebher\u00eb nuk duhet t\u00eb rreshtohen politikisht apriori vet\u00ebm ndaj nj\u00eb kandidati apo partie. Un\u00eb apeloj q\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb e veprojn\u00eb n\u00eb ShBA e q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs t\u2019i p\u00ebrkrahin dy partit\u00eb me mjete e vot\u00eb ngase gjat\u00eb historis\u00eb pavar\u00ebsisht se cila parti e ka pas pushtetin p\u00ebrkrahja e ndihma n\u00eb \u00e7do form\u00eb nuk i ka munguar asnj\u00ebher\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>Kryetari i Shoqat\u00ebs \u201cMiqt\u00eb e Amerik\u00ebs\u201d, Agim Rexhepi ka treguar vet\u00ebm disa nga aktivitetet kryesore ka nd\u00ebrmarr shoqata p\u00ebr ruajtjen dhe thellimin e raporteve shqiptaro-amerikane.<\/p>\n<p>Rexhepi thot\u00eb se me angazhimin 20 vje\u00e7ar n\u00eb shoqat\u00eb e ka realizuar premtimin e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr shenj\u00eb respekti p\u00ebr veprimet e SHBA-s\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai tha se karshi aktiviteteve t\u00eb shumta nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar financim nga askush.<\/p>\n<p>\u201cPremtimin q\u00eb ia kisha b\u00ebr\u00eb vetit n\u00eb koh\u00eb lufte n\u00eb shenj\u00eb respekti p\u00ebr veprimet e b\u00ebra nga SHBA-ja p\u00ebr parandalimin e gjenocidit serb ndaj popullat\u00ebs s\u00eb pafajshme shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebr veprimet e b\u00ebra nga SHBA, karshi interesave t\u00eb kombit ton\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb mendoj se e kam rrumbullaksu me nj\u00eb angazhim 20 vje\u00e7ar. E ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebtyre 20 viteve aktivitet pand\u00ebrprer\u00eb (edhe n\u00eb koh\u00eb pandemie ne kemi zhvillu aktivitet), kemi b\u00ebr\u00eb me dhjet\u00ebra mij\u00ebra or\u00eb aktivitet vullnetar dhe se nuk kemi k\u00ebrku e as kemi marr\u00eb asnj\u00eb cent nga taksapaguesit amerikan (SHBA), me q\u00ebllim t\u00eb sensibilizimit, ruajtjes dhe avancimit t\u00eb raporteve Kosov\u00eb-SHBA\u201d.<\/p>\n<p>Rexhepi potencon se kjo shoqat\u00eb jan\u00eb ndihmuar me nj\u00eb shum\u00eb nga Qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb viteve me nj\u00eb shum\u00eb modeste na ka ndihmuar Qeveria e Kosov\u00ebs dhe Kuvendet Komunale, shum\u00ebn e madhe e kam participu nga rezervat vetanake me vet\u00ebdije e d\u00ebshir\u00eb dhe nj\u00eb shum\u00eb simbolike nga donator\u00ebt e pak\u00ebt. Shoqata \u201cMiqt\u00eb e Amerik\u00ebs\u201d, ka zhvilluar aq shum\u00eb aktivitete q\u00eb e kan\u00eb pas k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim sa q\u00eb ju e potencuat, por un\u00eb po i potencoj vet\u00ebm disa\u201d.<\/p>\n<p><strong><em>*Ky artikull u realizua nga mediumi <a href=\"https:\/\/frontonline.net\/kreu-i-shoqates-miqte-e-amerikes-raportet-politike-me-ameriken-jane-te-krisura\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201cFront Online\u201d,<\/a> p\u00ebr dhe n\u00eb kuad\u00ebr projektit t\u00eb gazet\u00ebs online Reporteri.net: \u201cLuftimi i dezinformimit dhe propagand\u00ebs p\u00ebrmes Edukimit Medial p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, i financuar p\u00ebrmes grantit t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb. Mendimet, p\u00ebrfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb Autorit(\u00ebve) dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova dhe Amerika nuk i kan\u00eb aktualisht raportet m\u00eb t\u00eb mira politike. Raportet e tilla tashm\u00eb jan\u00eb krisur. Fatmir\u00ebsisht, raportet e tilla nuk jan\u00eb krisur asnj\u00ebher\u00eb midis popullit kosovar dhe amerikan, por nd\u00ebrmjet institucioneve. K\u00ebshtu ka deklaruar kreu i Shoqat\u00ebs \u201cMiqt\u00eb e Amerik\u00ebs\u2019. Sipas tij, ishte koh\u00eb e art\u00eb kur Kosova dhe shqiptar\u00ebt kishin raportet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":982790,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[2021,2020],"class_list":["post-982786","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-luftimi-i-dezinformimit-dhe-propagandes-permes-edukimit-medial-per-komunitetet-joshumice-ne-kosove","tag-projekti-1"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/982786","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=982786"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/982786\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/982790"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=982786"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=982786"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=982786"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}