{"id":984583,"date":"2024-08-02T17:41:08","date_gmt":"2024-08-02T15:41:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=984583"},"modified":"2024-08-02T17:44:50","modified_gmt":"2024-08-02T15:44:50","slug":"pse-shkruaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/prospect\/pse-shkruaj\/","title":{"rendered":"Pse shkruaj?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb mikja ime gjermane tregon rrethanat q\u00eb i paraprin\u00eb lindjes s\u00eb dy vajzave t\u00eb saj.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, shtatz\u00ebn\u00eb dhe tashm\u00eb disa jav\u00eb e vonuar p\u00ebr t\u00eb lindur, A. u ul n\u00eb divanin e dhom\u00ebs s\u00eb ndenjjes dhe ndezi televizorin. Rast\u00ebsisht, emrat e aktor\u00ebve t\u00eb nj\u00eb filmi sapo kishin nisur t\u00eb shfaqeshin n\u00eb ekran. Ishte \u201cHistoria e mur\u00adgesh\u00ebs\u201d, nj\u00eb dram\u00eb hollivudiane e vitit 1955, me aktoren Audrey Hepburn. E g\u00ebzuar q\u00eb do ta humbte mendjen p\u00ebr ca koh\u00eb, A. u rehatua p\u00ebr ta par\u00eb filmin dhe menj\u00ebher\u00eb u harrua pas tij. Kur vajti n\u00eb gjysm\u00eb, pati shenjat e lindjes. I shoqi e \u00e7oi n\u00eb spital dhe ajo nuk e pa kurr\u00eb p\u00ebrfundimin e filmit.<\/p>\n<p>Tre vjet m\u00eb von\u00eb, shtatz\u00ebn\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn e dyt\u00eb, A. u ul n\u00eb divan, ndezi televizorin edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr. Edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr po luhej nj\u00eb film dhe p\u00ebrs\u00ebri ishte \u201cHistoria e murgesh\u00ebs\u201d, me Audrey Hepburnin. Edhe m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse (dhe A. ishte shum\u00eb e habi\u00adtur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb), ajo e kishte kapur filmin n\u00eb momentin e sakt\u00eb ku e kishte nd\u00ebrprer\u00eb para tre vjet\u00ebsh. K\u00ebt\u00eb her\u00eb mundi ta shihte filmin deri n\u00eb fund. M\u00eb pak se pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb minuta m\u00eb von\u00eb, i plas\u00ebn uj\u00ebrat dhe vajti n\u00eb spital p\u00ebr t\u00eb lindur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto dy vajza jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e vet\u00ebm t\u00eb A-s\u00eb. Lindja e par\u00eb ishte jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb (mikja ime gati nuk ia doli dhe ishte e s\u00ebmur\u00eb p\u00ebr shum\u00eb muaj m\u00eb pas), por lindja e dyt\u00eb shkoi pa probleme, pa asnj\u00eb lloj nd\u00ebrlikimi.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>2<\/strong><\/p>\n<p>Pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb e kalova ver\u00ebn me gruan dhe f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Ver\u00admont, mor\u00ebm me qira nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb izoluar, n\u00eb maj\u00eb t\u00eb nj\u00eb mali. Nj\u00eb dit\u00eb, nj\u00eb grua nga qyteti fqinj erdhi p\u00ebr vizit\u00eb, s\u00eb bashku me dy f\u00ebmij\u00ebt, nj\u00eb vajz\u00eb kat\u00ebr vje\u00e7e dhe nj\u00eb djal\u00eb tet\u00eb\u00admb\u00ebdhjet\u00eb muajsh. Ime bij\u00eb kishte mbushur tre vje\u00e7 dhe bashk\u00eb me vajz\u00ebn k\u00ebnaqeshin duke luajtur me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Un\u00eb dhe ime shoqe u ul\u00ebm n\u00eb kuzhin\u00eb me mysafiren ton\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt ia mbath\u00ebn p\u00ebr t\u2019u arg\u00ebtuar.<\/p>\n<p>Pes\u00eb minuta m\u00eb von\u00eb u d\u00ebgjua zhurma e nj\u00eb p\u00ebrplasjeje t\u00eb fort\u00eb. Djali i vog\u00ebl kishte hyr\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e p\u00ebrparme n\u00eb skajin tjet\u00ebr t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Meqen\u00ebse gruaja ime kishte vendosur nj\u00eb vazo me lule n\u00eb at\u00eb sall\u00eb vet\u00ebm para dy or\u00ebsh, nuk ishte e v\u00ebsh\u00adtir\u00eb t\u00eb merrej me mend se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur. Nuk m\u00eb duhej t\u00eb shikoja p\u00ebr t\u00eb ditur se dyshemeja ishte mbuluar me copa xhami t\u00eb thyer dhe nj\u00eb pellg uji, s\u00eb bashku me k\u00ebrcellet dhe petalet e nj\u00eb duzin\u00eb lulesh t\u00eb hap\u00ebrdara.<\/p>\n<p>U m\u00ebrzita. \u201cKalamaj t\u00eb mbrapsht\u00eb\u201d, thash\u00eb me vete. \u201cNjer\u00ebz t\u00eb mbrapsht\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb ngatht\u00eb. Kush u dha atyre t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb vinin pa telefonuar m\u00eb par\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>I thash\u00eb gruas sime se do ta pastroja rr\u00ebmuj\u00ebn dhe k\u00ebshtu, nd\u00ebrsa ajo dhe vizitorja jon\u00eb vazhdonin bised\u00ebn, mora nj\u00eb fshes\u00eb, nj\u00eb kosh mbeturinash, disa lecka dhe marshova p\u00ebrpara sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Ime shoqe i kishte v\u00ebn\u00eb lulet n\u00eb nj\u00eb trung druri n\u00ebn parmakun e shkall\u00ebve. Kjo shkall\u00eb ishte shum\u00eb e pjerr\u00ebt dhe e ngusht\u00eb, si dhe kishte nj\u00eb dritare t\u00eb madhe jo m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb met\u00ebr larg nga oborri nga shkalla e fundit. E p\u00ebrmend k\u00ebt\u00eb gjeografi sepse \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ku ishin gj\u00ebrat ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka me at\u00eb q\u00eb ndodhi m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Kisha shkuar deri n\u00eb gjysm\u00eb pun\u00ebs s\u00eb pastrimit kur ime bij\u00eb doli me nxitim nga dhoma e saj n\u00eb katin e dyt\u00eb. Isha aq af\u00ebr k\u00ebmb\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebve sa p\u00ebr ta par\u00eb kalimthi (disa hapa pas dhe do t\u00eb m\u00eb bllokohej pamja), dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr pash\u00eb se ajo kishte at\u00eb shprehje plot gjall\u00ebri, jasht\u00ebzakonisht t\u00eb lumtur, e cila e ka mbushur mosh\u00ebn time t\u00eb mesme me nj\u00eb g\u00ebzim kaq t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Pastaj, nj\u00eb \u00e7ast m\u00eb von\u00eb, para se t\u00eb mund t\u00eb them \u201c\u00e7\u2019kemi\u201d, ajo u ndal. Gishti i atleteve kishte ngecur diku dhe ashtu, pa asnj\u00eb britm\u00eb apo paralajm\u00ebrim, po lund\u00adronte n\u00eb aj\u00ebr. Nuk dua t\u00eb n\u00ebnkuptoj se po binte, ose po rr\u00ebzohej apo se po rrokullisej nga shkall\u00ebt. Dua t\u00eb them se po fluturonte. Pengimi e kishte hedhur n\u00eb kuptimin e mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb dhe nga trajektorja e fluturimit t\u00eb saj mund t\u00eb shihja se po shkonte drejt dritares.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb b\u00ebra? As vet\u00eb nuk e di se \u00e7far\u00eb kam b\u00ebr\u00eb. Isha n\u00eb an\u00ebn e gabuar t\u00eb parmak\u00ebve kur e pash\u00eb n\u00eb aj\u00ebr. N\u00eb \u00e7astin q\u00eb ajo ishte n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs midis sheshpushimit dhe dritares, un\u00eb po q\u00ebndroja n\u00eb k\u00ebmb\u00ebn e fundit t\u00eb shkall\u00ebs. Si arrita atje? Ishte m\u00eb pak se nj\u00eb met\u00ebr larg\u00ebsi, por v\u00ebshtir\u00eb se ishte e mundur t\u00eb mbu\u00adlohej ajo larg\u00ebsi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u2013 e cila \u00ebsht\u00eb pothuajse aspak koh\u00eb. Megjithat\u00eb, ia dola dhe n\u00eb \u00e7astin q\u00eb arrita atje ngrita syt\u00eb, hapa krah\u00ebt dhe e kapa.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>3<\/strong><\/p>\n<p>Isha kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7. P\u00ebr t\u00eb tretin vit radhazi, prind\u00ebrit m\u00eb d\u00ebrguan n\u00eb nj\u00eb kamp veror n\u00eb shtetin e Nju-Jorkut. E kaloja pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs duke luajtur basketboll dhe bejs\u00adboll, por duke qen\u00eb se ishte nj\u00eb kamp me djem dhe vajza, n\u00eb mbr\u00ebmje kishte edhe aktivitete t\u00eb tjera \u201cshoq\u00ebrore\u201d, p\u00ebrplasjet e para t\u00eb v\u00ebshtira me vajzat, bastisjet e brek\u00ebve, rr\u00ebmujat e zakon\u00adshme t\u00eb adoleshent\u00ebve. Mbaj mend, gjithashtu, q\u00eb pija puro t\u00eb lira dhe p\u00ebrfshihesha n\u00eb z\u00ebnka masive me tullumbace uji.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb nga k\u00ebto nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Thjesht dua t\u00eb n\u00ebn\u00advizoj se sa e brisht\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb mosha kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7are. Ke reshtur s\u00eb qeni f\u00ebmij\u00eb, por ende nuk je i rritur, luhatesh sa andej k\u00ebndej midis asaj q\u00eb ishe dhe asaj q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhesh s\u00eb shpejti. N\u00eb rastin tim, isha ende mjaft i ri p\u00ebr t\u00eb menduar se kisha nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb isha mes m\u00eb t\u00eb mir\u00ebve, por aq i vjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim ekzistenc\u00ebn e Zotit. E kisha lexuar \u201cManifestin komunist\u201d dhe, megjithat\u00eb, m\u00eb p\u00eblqente t\u2019i shikoja filmat viza\u00adtimor\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb s\u00eb shtun\u00ebs. Sa her\u00eb q\u00eb shihja fytyr\u00ebn time n\u00eb pasqyr\u00eb, m\u00eb dukej sikur po shikoja dik\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb grupin tim ishin rreth gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb a tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb djem. Shumica prej nesh kishim disa vjet bashk\u00eb, por at\u00eb ver\u00eb na ishin bashkuar edhe disa t\u00eb sapoardhur. Nj\u00ebri quhej Ralf. Ishte f\u00ebmij\u00eb i qet\u00eb, pa shum\u00eb entuziaz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dribluar topa basketbolli apo p\u00ebr t\u00eb gjuajtur, dhe kishte v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb loj\u00eb. Kishte ndjekur disa l\u00ebnd\u00eb at\u00eb vit dhe kur kishte koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb e kalonte duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb m\u00ebsonte me nj\u00ebrin prej trajnuesve. Ishte disi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb trishtuar dhe m\u00eb erdhi keq p\u00ebr t\u00eb \u2013 por jo aq sa t\u00eb m\u00eb linte pa gjum\u00eb.<\/p>\n<p>Trajnuesit tan\u00eb ishin t\u00eb gjith\u00eb student\u00eb t\u00eb kolegjit t\u00eb Nju-Jorkut nga Bruklini dhe Kuinsi. Basketbollist\u00eb t\u00eb urt\u00eb, dentist\u00eb, konta\u00adbilist\u00eb dhe m\u00ebsues t\u00eb ardhsh\u00ebm, f\u00ebmij\u00eb t\u00eb qytetit deri n\u00eb palc\u00eb. N\u00eb inventarin e shqet\u00ebsimeve t\u00eb tyre nuk gjendeshin askund kanoet, litar\u00ebt, ngjitjet n\u00eb mal, ngritja e tendave, t\u00eb k\u00ebnduarit rreth zjarrit. Ata mund t\u00eb na st\u00ebrvitnin n\u00eb teknikat e bllokimit t\u00eb sulmuesit dhe t\u00eb pasimit t\u00eb topit, por nuk ia thoshin p\u00ebr gj\u00ebrat e tjera, vet\u00ebm silleshin v\u00ebrdall\u00eb kot dhe tregonin barsoleta.<\/p>\n<p>Imagjinoni habin\u00eb ton\u00eb, at\u00ebher\u00eb, kur nj\u00eb pasdite trajnuesi yn\u00eb na njoftoi se do t\u00eb shkonim p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebtitje n\u00eb pyll. E ishte pushtuar frym\u00ebzimi dhe nuk do t\u00eb linte ask\u00ebnd t\u2019ia largonte. Mjaft me basketbollin, tha ai. Jemi t\u00eb rrethuar nga natyra dhe \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb prej saj dhe t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb sillemi si kampist\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ose di\u00e7ka t\u00eb ngjashme. Dhe k\u00ebshtu, pas periudh\u00ebs s\u00eb pushimit q\u00eb pasoi drek\u00ebn, i gjith\u00eb grupi prej gjasht\u00eb\u00admb\u00ebdhjet\u00eb a tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb djemsh, s\u00eb bashku me dy trajnues, u nis\u00ebn n\u00eb pyll.<\/p>\n<p>Ishte fundi i korrikut 1961. Mbaj mend se t\u00eb gjith\u00eb ishin n\u00eb nj\u00eb gjendje shpirt\u00ebrore shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, dhe pas rreth gjysm\u00eb ore udh\u00ebtim, shumica ran\u00eb dakord se sh\u00ebtitja kishte qen\u00eb nj\u00eb ide e shk\u00eblqyer. Askush nuk kishte nj\u00eb busull, sigurisht, apo t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb t\u00eb vogla se ku po shkonim, por t\u00eb gjith\u00eb po k\u00ebnaqeshim dhe n\u00ebse do t\u00eb humbnim, e \u00e7far\u00eb pastaj? Her\u00ebt a von\u00eb do ta gjenim rrug\u00ebn e kthimit.<\/p>\n<p>Pastaj filloi t\u00eb bjer\u00eb shi. N\u00eb fillim, gati nuk dallohej, disa pika t\u00eb lehta binin midis gjetheve dhe deg\u00ebve, asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u shqet\u00eb\u00adsuar. Vazhduam t\u00eb ecnim, duke mos dashur t\u00eb linim pak pika uji t\u00eb na prishnin zbavitjen, por disa minuta m\u00eb von\u00eb filloi t\u00eb binte shi me gjyma. T\u00eb gjith\u00eb u b\u00ebm\u00eb qull dhe trajnuesit ven\u00addos\u00ebn t\u00eb ktheheshim. Problemi i vet\u00ebm ishte se nga aty askush nuk e dinte se n\u00eb \u00e7\u2019drejtim ishte kampi. Pylli ishte i dendur, plot me pem\u00eb dhe shkurre me gjemba, dhe ne kishim ndjekur nj\u00eb rrug\u00eb gjarp\u00ebruese sa andej-k\u00ebtej, duke nd\u00ebrruar vazhdimisht drejtimin. P\u00ebr ta shtuar p\u00ebshtjellimin, tani po b\u00ebhej e v\u00ebshtir\u00eb edhe t\u00eb shihje. Pylli kishte qen\u00eb i err\u00ebt n\u00eb fillim por, me shiun q\u00eb binte dhe qielli u b\u00eb i zi, u duk sikur kishte r\u00ebn\u00eb nata n\u00eb or\u00ebn tre ose kat\u00ebr pasdite.<\/p>\n<p>Pastaj filluan bubullimat. Dhe pas bubullimave filluan vet\u00eb\u00adtimat. Stuhia ishte mu mbi ne dhe doli t\u00eb ishte stuhia e ver\u00ebs e cila u jepte fund t\u00eb gjitha stuhive verore. Kurr\u00eb nuk kam par\u00eb mot t\u00eb till\u00eb m\u00eb par\u00eb apo m\u00eb pas. Shiu zbrazej mbi ne aq fort saq\u00eb n\u00eb fakt t\u00eb l\u00ebndonte; sa her\u00eb q\u00eb shp\u00ebrthente bubullima, mund t\u00eb ndieje zhurm\u00ebn q\u00eb kumbonte brenda trupit t\u00ebnd. Kur shkrepte rrufeja, binte si shtiz\u00eb. Dukej sikur arm\u00ebt ishin mater\u00adializuar nga ajri i holl\u00eb \u2013 nj\u00eb shkreptim\u00eb e papritur e ktheu gjith\u00ad\u00e7ka n\u00eb nj\u00eb t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb ndritshme dhe fantazmagorike. Pem\u00ebt u godit\u00ebn dhe deg\u00ebt e tyre filluan t\u00eb digjen. Pastaj err\u00ebsohej p\u00ebr\u00ads\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, t\u00eb kishte nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrplasje n\u00eb qiell dhe vet\u00eb\u00adtima binte n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Natyrisht, vet\u00ebtimat ishin ato q\u00eb na trembnin dhe n\u00eb panik e sip\u00ebr u p\u00ebrpoq\u00ebm t\u2019u iknim. Por stuhia ishte shum\u00eb e madhe dhe kudo q\u00eb shkuam kishte edhe m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebtima. Ishte nj\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb ku nuk e shihte i pari t\u00eb dytin, dhe nj\u00eb rendje turravrap n\u00eb form\u00eb rrath\u00ebsh. Pastaj, papritmas, dikush vuri re nj\u00eb fush\u00eb n\u00eb pyll. Nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje e shkurt\u00ebr shp\u00ebrtheu n\u00ebse ishte m\u00eb e sigurt t\u00eb dilje n\u00eb natyr\u00eb apo t\u00eb vazhdoje t\u00eb q\u00ebndroje n\u00ebn pem\u00eb. Ata q\u00eb argumentonin se duhej dal\u00eb n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hapur fitoi dhe ne vrapuam n\u00eb drejtim t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb gjelb\u00ebr.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb livadh i vog\u00ebl, me shum\u00eb gjasa kullot\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkiste nj\u00eb ferme t\u00eb zon\u00ebs, dhe p\u00ebr t\u00eb arritur aty na u desh t\u00eb zvarrite\u00adshim n\u00ebn nj\u00eb gardh me tela me gjemba. Nj\u00eb nga nj\u00eb, ne u p\u00ebr\u00adkul\u00ebm dhe u fut\u00ebm. Un\u00eb isha n\u00eb mes t\u00eb rreshtit, mu pas Ralfit. Sapo u gjend\u00ebm n\u00ebn telat me gjemba, pati nj\u00eb rrufe tjet\u00ebr. Isha dy n\u00ebnt\u00eb a dhjet\u00eb centimet\u00ebr larg por, p\u00ebr shkak t\u00eb shiut q\u00eb m\u00eb rrihte n\u00eb qepallat, e kisha t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptoja se \u00e7far\u00eb ndodhi. E vetmja gj\u00eb q\u00eb dija ishte se Ralfi kishte ndaluar s\u00eb l\u00ebvizuri. Kuptova se ai kishte mbetur i shtanguar, k\u00ebshtu q\u00eb u zvarrita pran\u00eb tij n\u00ebn gardh. Sapo isha n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, e kapa p\u00ebr krahu dhe e t\u00ebrhoqa zvarr\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk e di sa koh\u00eb kemi q\u00ebndruar n\u00eb at\u00eb fush\u00eb. Nj\u00eb or\u00eb, ma merr mendja, dhe gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishim atje, shiu, vet\u00ebtimat dhe bubullimat vazhduan t\u00eb gj\u00ebmonin dhe binin mbi ne. Ishte nj\u00eb stuhi e shk\u00ebputur nga faqet e Bibl\u00ebs dhe vazhdoi e vazhdoi, sikur nuk do t\u00eb mbaronte kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Dy-tre djem u godit\u00ebn nga di\u00e7ka \u2013 ndoshta nga rrufeja, ndoshta nga tronditja e rrufes\u00eb teksa goditi tok\u00ebn af\u00ebr tyre \u2013 dhe livadhi filloi t\u00eb mbushej me r\u00ebnkimet e tyre. Djemt\u00eb e tjer\u00eb nis\u00ebn t\u00eb qanin dhe t\u00eb luteshin. T\u00eb tjer\u00eb, ende me frik\u00eb n\u00eb z\u00ebrat e tyre, u p\u00ebrpo\u00adq\u00ebn t\u00eb jepnin k\u00ebshilla t\u00eb arsyeshme. Hiqni qafe gjith\u00e7ka meta\u00adlike, than\u00eb ata; metali t\u00ebrheq rrufen\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb hoq\u00ebm rripat dhe i hodh\u00ebm larg vetes.<\/p>\n<p>Nuk mbaj mend t\u00eb kem th\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb. Nuk mbaj mend t\u00eb kem qar\u00eb. Un\u00eb dhe nj\u00eb djal\u00eb tjet\u00ebr ishim t\u00eb z\u00ebn\u00eb duke u p\u00ebr\u00adpjekur t\u00eb kujdeseshim p\u00ebr Ralfin. Ai ishte ende pa ndjenja. I f\u00ebrkuam duart dhe krah\u00ebt, ia mbajt\u00ebm gjuh\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos e g\u00eblltiste, i tham\u00eb t\u00eb rrinte pa l\u00ebvizur. Pas pak, l\u00ebkura filloi t\u2019i merrte nj\u00eb nuanc\u00eb kalt\u00ebroshe. Trupi i tij m\u2019u duk m\u00eb i ftoht\u00eb kur e preka por, pavar\u00ebsisht prej provave n\u00eb rritje, nuk m\u00eb shkonte mendja se nuk do t\u00eb vinte n\u00eb vete. N\u00eb fund t\u00eb fundit isha vet\u00ebm kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 dhe \u00e7far\u00eb dija? Nuk kisha par\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb t\u00eb vdekur m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoj se ishte teli me gjemba shkaku. Djemt\u00eb e tjer\u00eb t\u00eb godi\u00adtur nga rrufeja u mpin\u00eb, ndien dhimbje n\u00eb gjymtyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb pas ishin n\u00eb rregull. Por Ralfi kishte qen\u00eb n\u00ebn gardh kur rrufeja goditi dhe ai ishte goditur drejtp\u00ebr\u00addrejt nga rryma. M\u00eb von\u00eb, kur m\u00eb than\u00eb se kishte vdekur, m\u00ebsova se kishte nj\u00eb djegie prej nj\u00ebzet centimetrash n\u00eb shpin\u00eb. Mbaj mend q\u00eb u p\u00ebrpoqa ta p\u00ebrvet\u00ebsoja kuptimin e k\u00ebtij lajmi dhe i thash\u00eb vetes se jeta nuk do t\u00eb ishte m\u00eb nj\u00ebsoj p\u00ebr mua. \u00c7udit\u00ebrisht, nuk mendova se kisha qen\u00eb kaq pran\u00eb tij kur ndodhi. Nuk mendova, se nj\u00eb ose dy sekonda m\u00eb von\u00eb do t\u00eb kisha qen\u00eb un\u00eb. Ajo q\u00eb mendova ishte t\u2019i mbaja gjuh\u00ebn dhe t\u2019i shikoja dh\u00ebmb\u00ebt. Goja kishte ngrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb grimas\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe, me buz\u00ebt e tij pjes\u00ebrisht t\u00eb hapura, kisha kaluar nj\u00eb or\u00eb duke i par\u00eb majat e dh\u00ebmb\u00ebve. Tridhjet\u00eb e kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb, ende i kujtoj. Dhe syt\u00eb e tij gjysm\u00eb t\u00eb mbyllur, gjysm\u00eb t\u00eb hapur. I mbaj mend edhe ato.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>4<\/strong><\/p>\n<p>Para disa vitesh mora nj\u00eb let\u00ebr nga nj\u00eb grua q\u00eb jeton n\u00eb Bruk\u00adsel. Ajo m\u00eb tregoi historin\u00eb e mikut t\u00eb saj, nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb e njihte q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1940 ky njeri hyri n\u00eb ushtrin\u00eb belge. Kur vendi ra n\u00eb duart e nazist\u00ebve m\u00eb von\u00eb at\u00eb vit, u kap dhe u d\u00ebrgua n\u00eb nj\u00eb kamp t\u00eb rob\u00ebrve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Gjermani. Q\u00ebndroi atje deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs n\u00eb vitin 1945.<\/p>\n<p>T\u00eb burgosurit u lejuan t\u00eb kishin let\u00ebrk\u00ebmbim me pun\u00ebtor\u00ebt e Kryqit t\u00eb Kuq n\u00eb Belgjik\u00eb. Burrit iu caktua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare nj\u00eb mike s\u00eb cil\u00ebs duhej t\u2019i shkruante \u2013 nj\u00eb infermiere e Kryqit t\u00eb Kuq nga Brukseli \u2013 dhe p\u00ebr pes\u00eb vitet e ardhshme ai dhe kjo grua shk\u00ebmbyen letra \u00e7do muaj. Me kalimin e koh\u00ebs u b\u00ebn\u00eb shpejt miq. N\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar (nuk jam i sigurt se sa koh\u00eb zgjati), e kuptuan se mes tyre ishte krijuar di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se miq\u00ebsi. Let\u00ebrk\u00ebmbimi vazhdoi, duke u b\u00ebr\u00eb m\u00eb intim me \u00e7do shk\u00ebmbim, dhe m\u00eb n\u00eb fund i deklaruan dashurin\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. A ishte e mundur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb? Nuk e kishin par\u00eb kurr\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, nuk kishin kaluar asnj\u00eb minut\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, burri u lirua nga burgu dhe u kthye n\u00eb Bruksel. U takuan dhe asnj\u00ebri nuk u zhg\u00ebnjye. Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb u martuan.<\/p>\n<p>Vitet kaluan. U b\u00ebn\u00eb me f\u00ebmij\u00eb, ata u rrit\u00ebn, bota u b\u00eb pak m\u00eb ndryshe. Djali i tyre p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Belgjik\u00eb dhe nisi pun\u00eb pasuniversitare n\u00eb Gjermani. N\u00eb universitetin atje, ra n\u00eb dashuri me nj\u00eb grua t\u00eb re gjermane. U shkroi prind\u00ebrve dhe u tha se kishte nd\u00ebr mend t\u00eb martohej me t\u00eb.<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit e t\u00eb dyja pal\u00ebve ishin kaq t\u00eb lumtur p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre. T\u00eb dy familjet organizuan takimin dhe n\u00eb dit\u00ebn e caktuar fami\u00adlja gjermane u paraqit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes belge n\u00eb Bruksel. Nd\u00ebrsa babai gjerman hyri n\u00eb dhom\u00ebn e ndenjjes dhe babai belg u ngrit p\u00ebr ta mir\u00ebpritur. T\u00eb dy burrat u pan\u00eb n\u00eb sy dhe e njoh\u00ebn nj\u00ebri-tjetrin. Kishin kaluar shum\u00eb vite, por asnj\u00ebri nuk kishte asnj\u00eb dyshim se kush ishte tjetri. N\u00eb at\u00eb segment t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, ata e kishin par\u00eb nj\u00ebri-tjetrin \u00e7do dit\u00eb. Babai gjerman kishte qen\u00eb roje n\u00eb kampin e burgut ku babai belg kishte qen\u00eb i burgosur gjat\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Si\u00e7 nxitoi t\u00eb shtonte gruaja q\u00eb m\u00eb shkroi letr\u00ebn, mes tyre nuk kishte armiq\u00ebsi. Sado i p\u00ebrbindsh\u00ebm t\u00eb kishte qen\u00eb regjimi gjer\u00adman, babai gjerman nuk kishte b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre pes\u00eb viteve p\u00ebr ta kthyer baban\u00eb belg kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>K\u00ebta dy burra tani jan\u00eb miqt\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. G\u00ebzimi m\u00eb i madh n\u00eb jet\u00ebn e t\u00eb dyve jan\u00eb nip\u00ebrit e mbesat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>5<\/strong><\/p>\n<p>Isha tet\u00eb vje\u00e7. N\u00eb at\u00eb moment t\u00eb jet\u00ebs sime asgj\u00eb nuk kishte gj\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua sesa bejsbolli. Ekipi im ishte Gjigant\u00ebt e Nju-Jorkut dhe i ndiqja ndeshjet e atyre djemve me uniforma t\u00eb zeza dhe portokalli me gjith\u00eb p\u00ebrkushtimin e nj\u00eb besimtari t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Edhe tani, duke kujtuar at\u00eb ekip q\u00eb nuk ekziston m\u00eb, dhe i cili luajti n\u00eb nj\u00eb park q\u00eb, gjithashtu, nuk ekzi\u00adston m\u00eb \u2013 mund t\u00eb them pothuajse emrat e \u00e7do lojtari: Alvin Dark, Whitey Lockman, Don Mueller, Johnny Antonelli, Monte Irvin, Hoyt Wilhelm. Por askush nuk ishte m\u00eb i madh, m\u00eb i p\u00ebrsosur dhe as m\u00eb meritor p\u00ebr adhurim se Willie Mays.<\/p>\n<p>At\u00eb pranver\u00eb m\u00eb \u00e7uan ta shihja ndeshjen e par\u00eb p\u00ebr mua n\u00eb lig\u00ebn e madhe. Miqt\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb mi kishin rezervuar ul\u00ebse n\u00eb stadiumin \u201cPolo Grounds\u201d dhe nj\u00eb nat\u00eb prilli, nj\u00eb grup prej nesh shkuam p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Gjigant\u00ebt q\u00eb luanin kund\u00ebr Milwaukee Braves. Nuk e di kush fitoi, nuk m\u00eb kujtohet asnj\u00eb detaj i loj\u00ebs, por mbaj mend q\u00eb pasi mbaroi ndeshja, prind\u00ebrit dhe miqt\u00eb e tyre ndenj\u00ebn duke biseduar n\u00eb stolat e tyre derisa t\u00eb gjith\u00eb spek\u00adtator\u00ebt e tjer\u00eb u larguan. U b\u00eb aq von\u00eb saq\u00eb na u desh t\u00eb ecnim n\u00ebp\u00ebr stadium dhe t\u00eb largoheshim nga dalja n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fush\u00ebs, e cila ishte e vetmja ende e hapur. Si\u00e7 u kuptua, ajo dalje ishte pik\u00ebrisht posht\u00eb dhomave t\u00eb zhveshjes s\u00eb lojtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sapo iu afruam murit, m\u00eb ra n\u00eb sy Willie Mays. Pa dyshim ishte ai. Ishte Willie Mays, tashm\u00eb pa uniform\u00eb dhe q\u00ebndronte aty me rrobat e dit\u00ebs aq dhjet\u00eb metra larg meje. Arrita t\u00eb ec drejt tij dhe m\u00eb pas, duke marr\u00eb guxim, nxora disa fjal\u00eb nga goja. -Zoti Mays, \u2013 thash\u00eb, \u2013 a mund t\u00eb kem nj\u00eb autograf nga ju, ju lutem?<\/p>\n<p>Ai duhej t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00ebzet e kat\u00ebr vje\u00e7, por nuk mund t\u2019i drejtohesha dot n\u00eb em\u00ebr. P\u00ebrgjigjja ndaj pyetjes sime ishte me ton t\u00eb vrazhd\u00eb, por e k\u00ebndshme. \u2013 Sigurisht, \u00e7un, sigurisht, \u2013 tha ai. \u2013 A ke nj\u00eb laps?<\/p>\n<p>Mbaj mend se ishte kaq shum\u00eb jet\u00eb, kaq shum\u00eb energji rinore, sa vazhdonte t\u00eb k\u00ebrcente lart e posht\u00eb teksa fliste. Nuk kisha laps, k\u00ebshtu q\u00eb e pyeta baban\u00eb n\u00ebse kishte. As ai nuk kishte. As n\u00ebna ime. Si\u00e7 doli, as t\u00eb rriturit e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>I madhi Willie Mays q\u00ebndronte aty duke par\u00eb n\u00eb heshtje. Kur u b\u00eb e qart\u00eb se askush n\u00eb grup nuk kishte \u00e7far\u00eb t\u00eb shkruante, ai u kthye nga un\u00eb dhe ngriti supet. \u2013 M\u00eb fal, \u00e7un, \u2013 tha ai. \u2013 Nuk kam laps, nuk t\u00eb jap dot autograf. Dhe m\u00eb pas doli nga parku dhe humbi n\u00eb err\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk doja t\u00eb qaja, por lot\u00ebt filluan t\u00eb m\u00eb binin n\u00eb faqe dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebja asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndaluar. Edhe m\u00eb keq, qava n\u00eb makin\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb kthimit p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. Po, u trondita nga zhg\u00ebnjimi, por isha i revoltuar edhe me veten q\u00eb nuk mund t\u2019i kontrolloja ata lot. Nuk isha kalama. Isha tet\u00eb vje\u00e7 dhe f\u00ebmij\u00ebt e m\u00ebdhenj nuk duhej t\u00eb qanin p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tilla. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kisha autografin e Willie Mays, nuk kisha as asgj\u00eb tjet\u00ebr. Jeta m\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet u gjenda i d\u00ebshp\u00ebruar.<\/p>\n<p>Pas asaj nate fillova t\u00eb mbaja nj\u00eb laps me vete kudo q\u00eb shkoja. M\u2019u b\u00eb zakon q\u00eb t\u00eb mos dilja kurr\u00eb nga sht\u00ebpia pa u siguruar q\u00eb kisha nj\u00eb laps n\u00eb xhep. Nuk \u00ebsht\u00eb se kisha ndonj\u00eb plan t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr at\u00eb laps, por nuk doja t\u00eb isha i pap\u00ebrgatitur. M\u00eb kishin z\u00ebn\u00eb nj\u00eb her\u00eb duarbosh dhe nuk doja t\u00eb ndodhte m\u00eb. Edhe sikur t\u00eb mos kem p\u00ebrfituar asgj\u00eb tjet\u00ebr nga kjo, vitet m\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb: n\u00ebse ke nj\u00eb laps n\u00eb xhep, ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb ndihesh i tunduar p\u00ebr t\u00eb filluar ta p\u00ebrdor\u00ebsh. Si\u00e7 m\u00eb p\u00eblqen t\u2019u them f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi, k\u00ebshtu u b\u00ebra shkrimtar. \/<a href=\"https:\/\/www.newyorker.com\/magazine\/1995\/12\/25\/why-write\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">The New Yorker<\/a>, 17 Dhjetor 1995\/ P\u00ebrktheu: Granit Zela\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb mikja ime gjermane tregon rrethanat q\u00eb i paraprin\u00eb lindjes s\u00eb dy vajzave t\u00eb saj. N\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, shtatz\u00ebn\u00eb dhe tashm\u00eb disa jav\u00eb e vonuar p\u00ebr t\u00eb lindur, A. u ul n\u00eb divanin e dhom\u00ebs s\u00eb ndenjjes dhe ndezi televizorin. Rast\u00ebsisht, emrat e aktor\u00ebve t\u00eb nj\u00eb filmi sapo kishin nisur t\u00eb shfaqeshin n\u00eb ekran. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":984586,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1528],"tags":[],"class_list":["post-984583","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-prospect"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/984583","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=984583"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/984583\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/984586"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=984583"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=984583"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=984583"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}