{"id":984924,"date":"2024-08-03T18:45:35","date_gmt":"2024-08-03T16:45:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=984924"},"modified":"2024-08-03T18:48:58","modified_gmt":"2024-08-03T16:48:58","slug":"interesimi-i-studenteve-per-universitete-ne-shba-shkak-cilesia-dhe-prestigji","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/interesimi-i-studenteve-per-universitete-ne-shba-shkak-cilesia-dhe-prestigji\/","title":{"rendered":"Interesimi i student\u00ebve p\u00ebr Universitete n\u00eb SHBA, shkak cil\u00ebsia dhe prestigji"},"content":{"rendered":"<p><strong>Interesimi i student\u00ebve kosovar\u00eb p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb Universitete jasht\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb konsideruesh\u00ebm i lart\u00eb. Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2023 jan\u00eb 881 student\u00eb q\u00eb diplomuan jasht\u00eb Kosov\u00ebs. Ky num\u00ebr p\u00ebrfshijn\u00eb universitetet rajonale dhe ato m\u00eb prestigjioze, duke p\u00ebrfshir\u00eb SHBA-t\u00eb dhe Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar q\u00eb jan\u00eb n\u00eb top universitetet bot\u00ebrore.<\/strong><\/p>\n<p>Student\u00ebt kosovar\u00eb q\u00eb po studiojn\u00eb n\u00eb universitetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrfshijn\u00eb tri nivele t\u00eb shkollimit, at\u00eb t\u00eb doktorat\u00ebs, masterit dhe bachelorit.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara nga ORCA, Organizata p\u00ebr Rritjen e Cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb Arsim studimet p\u00ebrfshijn\u00eb fusha t\u00eb ndryshme si ajo e mjek\u00ebsis\u00eb, sportit, arkitektur\u00ebs, etj. Sipas njoh\u00ebsve t\u00eb t\u00eb arsimit, studimet n\u00eb Universitetet e SHBA-ve nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me munges\u00ebn e drejtimeve n\u00eb Kosov\u00eb, por me cil\u00ebsin\u00eb e arsimit atje.<\/p>\n<h2>NARIC KOSOVA: 31 student\u00eb kosovar\u00eb t\u00eb diplomuar n\u00eb SHBA gjat\u00eb vitit 2023<\/h2>\n<p>Qendra Komb\u00ebtare p\u00ebr Njohje dhe Informim Akademik, NARIC ka publikuar shifra ku tregojn\u00eb q\u00eb p\u00ebr gjat\u00eb vitit 2023 jan\u00eb 31 student\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb diplomuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>ORCA n\u00eb publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave nga NARIC q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr njohjen e diplomave t\u00eb fituara jasht\u00eb Kosov\u00ebs, tregojn\u00eb se jan\u00eb 881 vendime p\u00ebr njohje t\u00eb diplomave q\u00eb jan\u00eb l\u00ebshuar nga kjo Qend\u00ebr.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-984925\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/1-9-276x300-1.png\" alt=\"\" width=\"276\" height=\"300\" \/><\/p>\n<p>Vendet ku prijn\u00eb me m\u00eb s\u00eb shumti diploma t\u00eb l\u00ebshuara e t\u00eb cilat jan\u00eb njohur n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb Maqedonia e Veriut me 354, p\u00ebr t\u00eb vazhduar pastaj Shqip\u00ebria q\u00eb \u00ebsht\u00eb shteti i dyt\u00eb me m\u00eb s\u00eb shumti diploma t\u00eb njohura n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2023, me 152 sosh. Nd\u00ebrkaq edhe n\u00eb SHBA p\u00ebr nj\u00eb vit, numri i student\u00ebve figuron t\u00eb jet\u00eb 31.<\/p>\n<p>N\u00eb publikimin e ORCA me t\u00eb dh\u00ebnat nga NARIC, numri i student\u00ebve t\u00eb diplomuar n\u00eb SHBA, prej 31 sosh, p\u00ebrfshijn\u00eb tri nivelet e studimeve: doktorat\u00eb, master dhe bachelor.\\<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-984927\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/2-2-300x291-1.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"291\" \/><\/p>\n<p><em>Qendra Komb\u00ebtare p\u00ebr Njohje dhe Informim Akademik e njohur si qendra NARIC nga anglisht National Academic Recognition and Information Center (tutje qendra NARIC) s\u00eb bashku me Agjencin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr Akreditim, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb dy filtrat ky\u00e7 q\u00eb mbrojn\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo qend\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr njohjen e diplomave t\u00eb fituara jasht\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, \u00ebsht\u00eb mbrojtja e par\u00eb nga diplomat false, e sidomos t\u00eb atyre t\u00eb doktorat\u00ebs, bart\u00ebsit e t\u00eb cil\u00ebve tentojn\u00eb t\u00eb futen n\u00eb sistemin e arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb si profesor\u00eb.<\/em><\/p>\n<h2>Studentja Eriona Hoti: Q\u00ebllimi i studimit n\u00eb SHBA, kontributi p\u00ebr vendlindjen<\/h2>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb student\u00eb kosovar\u00eb, studimet n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs paraqesin nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb zhvilluar karrier\u00ebn e tyre dhe p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb ndikim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb fushat e tyre t\u00eb studimeve. Nj\u00eb shembull i shk\u00eblqyer i k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebtimi i Eriona Hotit, e cila ka arritur t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nj\u00eb burs\u00eb p\u00ebr studime n\u00eb SHBA dhe tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur t\u00eb suksesit.<\/p>\n<p>Eriona ka p\u00ebrfunduar studimet e bachelorit n\u00eb gazetari n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe ka punuar si gazetare, teksa nj\u00eb periudh\u00eb ka qen\u00eb edhe pjes\u00eb e K\u00ebshillit Amerikan. Pas k\u00ebsaj, ajo vendosi t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb master q\u00eb ofron nj\u00eb kombinim t\u00eb komunikimit dhe avokimit. Ky drejtim ishte i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, pasi ajo d\u00ebshironte t\u00eb zhvillonte njohuri t\u00eb thella n\u00eb t\u00eb dyja fushat.<\/p>\n<p>Dhe si rrjedhoj\u00eb pasi hulumtoi vendosi p\u00ebr \u201cJames Madison University\u201d, n\u00eb t\u00eb cilin u regjistrua p\u00ebrmes bursave p\u00ebr student\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Por, jo vet\u00ebm kaq, ngase p\u00ebrve\u00e7 studimeve ajo \u00ebsht\u00eb angazhuar edhe n\u00eb aktivitete akademike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Kosov\u00eb kam qen\u00eb trajnere p\u00ebr Edukim Medial, e kjo m\u00eb ka shtyr\u00eb t\u00eb aplikoj edhe si asistente n\u00eb fakultetin ku studioj. Pra, tani p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb jam studente e nivelit master, n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtin universitet jam asistente e nj\u00eb profesori, pra ligj\u00ebroj aty\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga dallimet kryesore q\u00eb Eriona ve\u00e7on n\u00eb arsimin e lart\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb \u00ebsht\u00eb kultura e liris\u00eb dhe besimit n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e student\u00ebve n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb SHBA ka shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr student\u00ebt. Derisa n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb kalosh n\u00eb disa faza t\u00eb besimit dhe vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive, n\u00eb SHBA ekziston nj\u00eb kultur\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb besojn\u00eb dhe vler\u00ebsojn\u00eb pun\u00ebn e student\u00ebve dhe shp\u00ebrblehen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, tha Eriona Hoti.<\/p>\n<p>Tutje ajo theksoi se edhe lidhja profesor-student\u00eb n\u00eb SHBA \u00ebsht\u00eb raport kolegial apo edhe shoq\u00ebror, ku profesor\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb hapur dhe t\u00eb inkurajojn\u00eb t\u00eb punosh ngusht\u00eb me ta.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Kosov\u00eb student\u00ebt nuk kan\u00eb shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb aspektin e hulumtimit, derisa n\u00eb SHBA ka qendra t\u00eb hulumtimit q\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb si duhet hulumtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Dhe kjo p\u00ebr mendimin tim \u00ebsht\u00eb ngecja e madhe q\u00eb e shoh n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb SHBA, sipas Erion\u00ebs liria p\u00ebr t\u00eb shprehur eksperiencat personale dhe zgjedhja e literatur\u00ebs p\u00ebr lexim jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb student\u00ebt t\u00eb ndihen t\u00eb angazhuar dhe t\u00eb motivuar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb SHBA vendos vet studenti \u00e7far\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb lexoj\u00eb, nuk imponohet nga profesori. Thjesht t\u2019i jep disa opsione. Pastaj nuk nd\u00ebshkohesh me not\u00eb tek profesori sepse \u00ebsht\u00eb kultur\u00eb q\u00eb secili lexon vet dhe ka interaktivitet n\u00eb mes koleg\u00ebve, si dhe mendimi kritik \u00ebsht\u00eb tejet i zhvilluar. Nd\u00ebrkaq, k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb ka shum\u00eb precizitet, profesori e vendos me p\u00ebrpik\u00ebri syllaubusin dhe ka kultur\u00eb nd\u00ebshkimi nga profesori\u201d, n\u00ebnvizoi Eriona.<\/p>\n<p>Po ashtu, ajo ka theksuar se universitetet n\u00eb SHBA jan\u00eb t\u00eb dixhitalizuara dhe ofrojn\u00eb nj\u00eb mjedis ku \u00e7do student ka akses n\u00eb teknologji moderne p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur procesin e m\u00ebsimdh\u00ebnies dhe t\u00eb nx\u00ebnit.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb tjet\u00ebr aspekt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb \u201cJava e orientimit\u201d, e cila u ndihmon student\u00ebve, sidomos atyre q\u00eb vijn\u00eb nga jasht\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me student\u00ebt nga Kosova, q\u00eb t\u00eb adaptohen dhe t\u00eb kuptojn\u00eb plot\u00ebsisht k\u00ebrkesat dhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofrohen\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Motivi kryesor i Erion\u00ebs p\u00ebr studim n\u00eb SHBA ka qen\u00eb d\u00ebshira e saj n\u00eb nd\u00ebrtimin e paqes dhe dialogut. Ajo ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se zot\u00ebron nj\u00eb certifikim t\u00eb m\u00ebhersh\u00ebm nga Irlanda Veriore: \u201cSi t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb paqen\u201d, prandaj ka vendosur q\u00eb edhe masterin ta ket\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se kemi luft\u00ebra t\u00eb ndryshme duke ndodhur n\u00eb bot\u00eb dhe kemi nj\u00eb konflikt n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb inaktiv, pasi e dim\u00eb q\u00eb nuk ka nj\u00eb p\u00ebrfundim di\u00e7ka konkret mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs dhe familjarisht kam qen\u00eb e prekur nga lufta, kjo ka qen\u00eb nj\u00eb prej arsyeve q\u00eb kam dashur t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb edukim diku jasht\u00eb vendit dhe pastaj t\u00eb jap kontributin tim p\u00ebr Kosov\u00ebn \u201d, tha Eriona.<\/p>\n<p>Ajo ka theksuar se pavar\u00ebsisht n\u00ebse angazhimi i saj n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb apo n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar, q\u00ebllimi i saj \u00ebsht\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr vendlindjen e saj.<\/p>\n<h2>Pupovci: T\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb interesim p\u00ebr studime n\u00eb SHBA pasi jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb universiteteve bot\u00ebrore<\/h2>\n<p>Dukagjin Popovci, ish z\u00ebvend\u00ebs minist\u00ebr i Arsimit, thot\u00eb se interesimi i student\u00ebve kosovar\u00eb p\u00ebr studime n\u00eb SHBA \u00ebsht\u00eb m\u00ebse normale, pasi jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Universiteteve bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se shpenzimet p\u00ebr studime jan\u00eb t\u00eb larta, prandaj t\u00eb rinjt\u00eb synojn\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb atje p\u00ebrmes bursave.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb normale q\u00eb njer\u00ebzit e rinjt\u00eb t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr edukimin e tyre dhe universitetet e SHBA-s\u00eb dhe Britanis\u00eb s\u00eb Madhe jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs s\u00eb Universiteteve bot\u00ebrore p\u00ebr nga cil\u00ebsia, prandaj ekziston edhe nj\u00eb interesim p\u00ebr to. Shpenzimet shpesh her\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb larta edhe t\u00eb rinjt\u00eb synojn\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb bursa ose mb\u00ebshtetje t\u00eb tjera financiare\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Sipas Pupovcit nj\u00ebra nd\u00ebr arsyet mund t\u00eb jet\u00eb edhe mungesa e ndonj\u00eb programi n\u00eb universitetet n\u00eb Kosov\u00eb apo edhe rajon, por m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb tek cil\u00ebsia e arsimit.<\/p>\n<p>\u201cAs Universiteti i Prishtin\u00ebs dhe asnj\u00eb i rajonit nuk mund t\u00eb ket\u00eb aq shum\u00eb programe t\u00eb studimit sa afrojn\u00eb ato t\u00eb per\u00ebndimit mund t\u00eb jet\u00eb arsyeja edhe p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb drejtimeve adekuate por m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb tek cil\u00ebsia se ata edhe n\u00eb drejtimet q\u00eb i kemi ne na vijn\u00eb t\u00eb diplomuar nga atje si shkenca kompjuterike, matematike etj\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Pupovci thot\u00eb se n\u00eb SHBA ka cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, dhe nj\u00eb i diplomuar atje ka mund\u00ebsi t\u00eb pun\u00ebsimit shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb SHBA kan\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pun\u00ebs dhe kur dikush e ka diplom\u00ebn e nj\u00eb Universiteti t\u00eb SHBA-s\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e pun\u00ebsimit jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mira. N\u00eb SHBA nj\u00ebri nd\u00ebr kriteret themelor p\u00ebr pun\u00ebsim \u00ebsht\u00eb origjina e diplom\u00ebs, n\u00ebse diploma vjen nga nj\u00eb Universitet cil\u00ebsore, mund\u00ebsit\u00eb e pun\u00ebsimit jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mira, kjo aplikohet m\u00eb pak n\u00eb Kosov\u00eb por jasht\u00eb Kosov\u00ebs po\u201d, tha Pupovci.<\/p>\n<h2>Rexhaj: Studimi n\u00eb SHBA \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje prestigji dhe e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb studimeve<\/h2>\n<p>Xhavit Rexhaj, ish z\u00ebvend\u00ebs minist\u00ebr i Arsimit, thot\u00eb se n\u00eb SHBA studiojn\u00eb me dhjet\u00ebra mij\u00ebra student\u00eb nga vendet me t\u00eb zhvilluara t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr Rexhajn, studimi n\u00eb SHBA b\u00ebhet p\u00ebr shkak t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb studimeve, si dhe \u00e7\u00ebshtje prestigji.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje prestigji dhe e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb studimeve\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb poashtu se para ca koh\u00ebsh Qeveria e USAID kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb qindra bursa p\u00ebr master.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb koh\u00eb Qeveria e USAID kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qindra bursa p\u00ebr master. Ne SHBA studiojn\u00eb me dhjet\u00ebra mij\u00ebra student\u00eb nga vendet me t\u00eb zhvilluara t\u00eb bot\u00ebs! \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje prestigji dhe e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb studimeve\u201d, tha Rexhaj.<\/p>\n<h2>Qehaja: Qeveria t\u00eb financoj\u00eb p\u00ebr studime jasht\u00eb vendit por me kufuzim p\u00ebr t\u2019u rikthyer dhe kontribuar n\u00eb vend<\/h2>\n<p>Eksperti i Arsimit nga Instituti i Arsimit \u201cEdGuard\u201d, Rinor Qehaja thot\u00eb se Student\u00ebt e diplomuar jasht\u00eb vendit jan\u00eb vler\u00eb e shtuar p\u00ebr tregun e pun\u00ebs me shpres\u00ebn e mir\u00eb q\u00eb sjellin p\u00ebrvoja q\u00eb nxisin p\u00ebr ndryshime.<\/p>\n<p>\u201cStudent\u00ebt e diplomuar jasht\u00eb vendit jan\u00eb vler\u00eb e shtuar p\u00ebr tregun e pun\u00ebs me shpres\u00ebn e mir\u00eb q\u00eb sjellin p\u00ebrvoja q\u00eb nxisin p\u00ebr ndryshime\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Eksperti i arsimit thot\u00eb se Qeveria duhet t\u2019i p\u00ebrkrah\u00eb me financim studimet jasht\u00eb vendit, por me kushtin q\u00eb ata t\u00eb kthehen e kontribuojn\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shume e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Qeveria t\u00eb ofroj\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb vazhdueshme n\u00eb financim p\u00ebr studimet jasht\u00eb vendit n\u00eb top universitete, gjithher\u00eb, me kufizimin p\u00ebr t\u2019\u2019u rikthyer n\u00eb vend. Mir\u00ebpo p\u00ebrtej studimeve universitare, padyshim, me r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb p\u00ebr profile te caktuara duhet t\u00eb jene programe t\u00eb praktikave profesionale jasht vendit\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Qehaja thot\u00eb se tregu i pun\u00ebs k\u00ebrkon t\u00eb diplomuar q\u00eb kan\u00eb shkatht\u00ebsi dhe aft\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebt gjenerojn\u00eb n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>\u201cTregu i pun\u00ebs m\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb t\u00eb diplomuarve me p\u00ebrvoj\u00eb akademike vet\u00ebm, por mbi t\u00eb gjitha me t\u00eb diplomuar q\u00eb kan\u00eb shkatht\u00ebsi dhe aft\u00ebsi t\u00eb cilat gjenerojn\u00eb ekonomi\u201d, tha Qehaja.<\/p>\n<p>*<em><strong>Ky artikull u realizua nga mediumi \u201c<a href=\"https:\/\/frontonline.net\/interesimi-i-studenteve-per-universitete-ne-shba-shkak-cilesia-dhe-prestigji\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Front Online<\/a>\u201d, p\u00ebr dhe n\u00eb kuad\u00ebr projektit t\u00eb gazet\u00ebs online Reporteri.net: \u201cLuftimi i dezinformimit dhe propagand\u00ebs p\u00ebrmes Edukimit Medial p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, i financuar p\u00ebrmes grantit t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb. Mendimet, p\u00ebrfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb Autorit(\u00ebve) dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Interesimi i student\u00ebve kosovar\u00eb p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb Universitete jasht\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb konsideruesh\u00ebm i lart\u00eb. Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2023 jan\u00eb 881 student\u00eb q\u00eb diplomuan jasht\u00eb Kosov\u00ebs. Ky num\u00ebr p\u00ebrfshijn\u00eb universitetet rajonale dhe ato m\u00eb prestigjioze, duke p\u00ebrfshir\u00eb SHBA-t\u00eb dhe Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar q\u00eb jan\u00eb n\u00eb top universitetet bot\u00ebrore. Student\u00ebt kosovar\u00eb q\u00eb po studiojn\u00eb n\u00eb universitetet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":984928,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[2021,2020],"class_list":["post-984924","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-luftimi-i-dezinformimit-dhe-propagandes-permes-edukimit-medial-per-komunitetet-joshumice-ne-kosove","tag-projekti-1"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/984924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=984924"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/984924\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/984928"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=984924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=984924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=984924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}