{"id":986683,"date":"2024-08-08T18:04:58","date_gmt":"2024-08-08T16:04:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=986683"},"modified":"2024-08-08T18:24:50","modified_gmt":"2024-08-08T16:24:50","slug":"austria-kerkon-informacione-nga-maqedonia-e-veriut-per-te-dyshuarin-per-terrorizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/austria-kerkon-informacione-nga-maqedonia-e-veriut-per-te-dyshuarin-per-terrorizem\/","title":{"rendered":"Austria k\u00ebrkon informacione nga Maqedonia e Veriut p\u00ebr t\u00eb dyshuarin p\u00ebr terroriz\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb qytetar austriak me origjin\u00eb nga Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb i dyshuari kryesor p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb sulmi terrorist n\u00eb nj\u00ebrin nga koncertet e k\u00ebng\u00ebtares amerikane, Taylor Swift, n\u00eb Vjen\u00eb, konfirmuan autoritetet austriake, m\u00eb 8 gusht.<\/strong><\/p>\n<p>Policia austriake tha se i dyshuari pranoi plot\u00ebsisht planet p\u00ebr sulmin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut konfirmoi p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/austria-sulmi-terrorist-maqedonia-e-veriut\/33070646.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radion Evropa e Lir\u00eb<\/a> se nga autoritetet austriake kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb grumbulluar informacione p\u00ebr t\u00eb dyshuarin, i cili ka prejardhjen nga Maqedonia e Veriut.<\/p>\n<p>\u201cPo veprojm\u00eb sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb paraqitur\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e shkurt\u00ebr nga MPB-ja maqedonase.<\/p>\n<p>Autoritetet maqedonase nuk kan\u00eb zbuluar asnj\u00eb detaj se p\u00ebr k\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb, e as nga cili vend n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut vjen familja e t\u00eb dysharit.<\/p>\n<p>Ministri austriak i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Gerhard Karner, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se nuk po k\u00ebrkohet asnj\u00eb i dyshuar tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8220;Situata ishte e r\u00ebnd\u00eb, situata \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Por mund t\u00eb themi se u shmang nj\u00eb tragjedi&#8221;, tha Karner.<\/p>\n<p>Policia austriake tha se i dyshuari kryesor, 19-vje\u00e7ari austriak me origjin\u00eb nga Maqedonia e Veriut, ka pranuar plot\u00ebsisht planet e tij.<\/p>\n<p>Ata than\u00eb se ai ishte &#8220;me sa duket i radikalizuar n\u00eb drejtim t\u00eb Shtetit Islamik, dhe mendon se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb vriten t\u00eb pafet\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, ai u zotua p\u00ebr besnik\u00ebri ndaj liderit aktual t\u00eb grupit Shteti Islamik (IS) n\u00eb internet.<\/p>\n<p>Autoritetet austriake t\u00eb siguris\u00eb thon\u00eb se i dyshuari i dyt\u00eb, nj\u00eb shtetas austriak 17-vje\u00e7ar, me rr\u00ebnj\u00eb turke dhe kroate, u arrestua nga forcat speciale t\u00eb policis\u00eb, pran\u00eb stadiumit ku do t\u00eb mbaheshin koncertet k\u00ebt\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n<p>Omar Haijawi-Pirchner, drejtor i Mbrojtjes s\u00eb Shtetit dhe Sh\u00ebrbimit t\u00eb Inteligjenc\u00ebs s\u00eb Austris\u00eb, tha se gjithashtu u ndalua dhe u mor n\u00eb pyetje nj\u00eb austriak 15-vje\u00e7ar me origjin\u00eb turke, i cili \u201c\u00ebsht\u00eb i treti i dyshuar pas 19-vje\u00e7arit dhe 17-vje\u00e7arit\u201d.<\/p>\n<p>Karner, po ashtu, b\u00ebri t\u00eb ditur se Policia nuk intervenoi apo pengoi mbajtjen e tri koncerteve t\u00eb planifikuara t\u00eb k\u00ebng\u00ebtares Taylor Swift, por se e \u201crespektojn\u00eb dhe kuptojn\u00eb vendimin e organizator\u00ebve p\u00ebr t&#8217;i anuluar ngjarjet me d\u00ebshir\u00ebn e tyre\u201d.<\/p>\n<p><strong>Emrat e t\u00eb dyshuarve nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur<\/strong><\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt austriak\u00eb t\u00eb siguris\u00eb thon\u00eb se dy t\u00eb rinjt\u00eb donin t\u00eb kryenin nj\u00eb sulm jasht\u00eb stadiumit, duke vrar\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz, duke p\u00ebrdorur thika ose eksploziv\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Para disa dit\u00ebsh, i dyshuari i dyt\u00eb ishte i pun\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb kompani q\u00eb ofronte sh\u00ebrbime n\u00eb vendin ku mbahen koncertet. Hetuesit than\u00eb se n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij gjet\u00ebn materiale t\u00eb shumta t\u00eb lidhura me organizatat terroriste, Shteti Islamik dhe Al-Kaida.<\/p>\n<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Siguris\u00eb Publike n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme t\u00eb Austris\u00eb, Franz Ruf, tha se gjat\u00eb kontrollit t\u00eb djesh\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb dyshuarit t\u00eb par\u00eb, jan\u00eb sekuestruar m\u00eb shum\u00eb l\u00ebnd\u00eb kimike dhe mjete teknike.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me transmetuesin publik austriak, ORF, Ruf tha se hetuesit po vler\u00ebsonin provat e sekuestruara nga sht\u00ebpit\u00eb e t\u00eb dyshuarve.<\/p>\n<p>\u201cDy t\u00eb arrestuarit kan\u00eb lindur n\u00eb Austri, prind\u00ebrit e 19-vje\u00e7arit kan\u00eb rr\u00ebnj\u00eb nga Maqedonia e Veriut dhe n\u00ebna e 17-vje\u00e7arit \u00ebsht\u00eb austriake\u201d, tha Ruf.<\/p>\n<p>Ai konfirmon se kan\u00eb pasur nj\u00eb informat\u00eb nga sh\u00ebrbimet e huaja, pas s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb hetim i p\u00ebrbashk\u00ebt, me dijenin\u00eb e sh\u00ebrbimit austriak t\u00eb inteligjenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai nuk dha detaje t\u00eb m\u00ebtejshme, si\u00e7 jan\u00eb emrat e t\u00eb dyshuarve, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin austriak t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas arrestimeve t\u00eb djeshme, kancelari austriak, Karl Nehammer, shpjegoi n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetin social X, i njohur m\u00eb her\u00ebt si Twitter, se situata e siguris\u00eb lidhur me sulmin e planifikuar ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, dhe se nj\u00eb reagim n\u00eb koh\u00eb parandaloi nj\u00eb tragjedi t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Ai tha se terrorizmi islamik k\u00ebrc\u00ebnon sigurin\u00eb dhe lirin\u00eb n\u00eb shum\u00eb vende per\u00ebndimore dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb &#8220;ata nuk do t\u00eb heqin dor\u00eb nga vlerat si liria dhe demokracia, por jan\u00eb t\u00eb vendosur t&#8217;i mbrojn\u00eb ato edhe m\u00eb ashp\u00ebr&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;K\u00ebto vlera jan\u00eb baza e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb dhe na b\u00ebjn\u00eb rezistent ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jemi vigjilent\u00eb, t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb bashkuar dhe t\u00eb nd\u00ebrmarrim veprime vendimtare kund\u00ebr islamizmit radikal&#8221;, shkroi kancelarja austriake.<\/p>\n<p><strong>Dimovski: T\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb sh\u00ebnjestra m\u00eb e leht\u00eb e organizatave terroriste<\/strong><\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb nj\u00eb i dyshuar p\u00ebr nj\u00eb sulm terrorist dhe simpatizant i Shtetit Islamik \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb nga Maqedonia e Veriut. Nj\u00ebri nga sulmuesit n\u00eb sulmin terrorist n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Vjen\u00ebs, kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb, posedonte pasaport\u00eb austriake dhe t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Ai u vra nga policia austriake, por n\u00eb sulmin e kryer 4 persona u vran\u00eb dhe 17 u plagos\u00ebn.<\/p>\n<p>Profesor Zllate Dimovski nga Fakulteti i Siguris\u00eb, n\u00eb Shkup, shpjegon se organizatat terroriste pothuajse gjithmon\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb rinj, sepse ata leht\u00eb manipulohen dhe rekrutohen p\u00ebrmes imponimit t\u00eb nj\u00eb ideologjie t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>\u201cPersoni konkret, i cili \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb nga Maqedonia e Veriut &#8211; edhe pse kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb mbi rastin &#8211; ka jetuar dhe ka punuar n\u00eb Austri, padyshim \u00ebsht\u00eb rekrutuar n\u00eb ndonj\u00eb baz\u00eb, ndaj tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lloj ideologjizimi. Ai \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrgatitur. Mendoj se t\u00eb dh\u00ebnat do t\u00eb dalin m\u00eb von\u00eb, ai duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga kampet, \u00ebsht\u00eb trajnuar p\u00ebr t\u00eb punuar me njer\u00ebz, si t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb vendet ku t\u00eb operoj\u00eb, si t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb arm\u00ebt dhe eksploziv\u00ebt, si t\u00eb sigurohet\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb thot\u00eb se organizata terroriste kujdeset p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e saj dhe u thot\u00eb se ata jan\u00eb pas tyre dhe i mb\u00ebshtesin gjat\u00eb, para dhe pas ekzekutimit t\u00eb aktit\u201d, shtoi tutje Dimovski.<\/p>\n<p>Ai tha se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb at\u00eb sistem rekrutimi dhe radikalizimi e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb largohen, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb ideologjis\u00eb, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfitimit material.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra admirues muzike t\u00eb zhg\u00ebnjyer<br \/>\nAnulimet e koncerteve t\u00eb Swiftit kan\u00eb zhg\u00ebnjyer dhjet\u00ebra mij\u00ebra admirues, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve kishin planifikuar t\u00eb udh\u00ebtonin nga e gjith\u00eb bota n\u00eb kryeqytetin austriak. T\u00eb tjer\u00ebt kishin mb\u00ebrritur kur lajmet u publikuan, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn von\u00eb.<\/p>\n<p>Swift ishte planifikuar t\u00eb performonte n\u00eb stadiumin Ernst Happel, n\u00eb kryeqytetin austriak, t\u00eb enjten, t\u00eb premten dhe t\u00eb shtun\u00ebn, si pjes\u00eb e turneut t\u00eb saj, Eras.<\/p>\n<p>Organizatori i ngjarjes, Barracuda Music, tha n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb llogarin\u00eb e tij, n\u00eb Instagram, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn von\u00eb, se &#8220;nuk kemi zgjidhje tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb anulojm\u00eb tre koncertet e planifikuara p\u00ebr sigurin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve&#8221;. Ata cituan konfirmimin e zyrtar\u00ebve qeveritar\u00eb p\u00ebr sulmin e planifikuar n\u00eb stadium.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha biletat p\u00ebr koncertet e planifikuara n\u00eb stadiumin e Vjen\u00ebs ishin shitur, nd\u00ebrsa p\u00ebr koncertet n\u00eb Austri priteshin rreth 170 mij\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, nj\u00eb sulm n\u00eb nj\u00eb koncert t\u00eb k\u00ebng\u00ebtares amerikane, Ariana Grande, n\u00eb Man\u00e7ester, Angli, vrau 22 persona. Sulmuesi vet\u00ebvras\u00ebs, Salman Abedi, vendosi nj\u00eb bomb\u00eb n\u00eb \u00e7ant\u00ebn e shpin\u00ebs, n\u00eb Manchester Arena, n\u00eb fund t\u00eb koncertit t\u00eb Grandes, nd\u00ebrsa mij\u00ebra admirues t\u00eb rinj u larguan.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se 100 persona u plagos\u00ebn, nd\u00ebrsa Abedi vdiq nga shp\u00ebrthimi.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb qytetar austriak me origjin\u00eb nga Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb i dyshuari kryesor p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb sulmi terrorist n\u00eb nj\u00ebrin nga koncertet e k\u00ebng\u00ebtares amerikane, Taylor Swift, n\u00eb Vjen\u00eb, konfirmuan autoritetet austriake, m\u00eb 8 gusht. Policia austriake tha se i dyshuari pranoi plot\u00ebsisht planet p\u00ebr sulmin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Maqedonis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":986685,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317,23],"tags":[],"class_list":["post-986683","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/986683","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=986683"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/986683\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/986685"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=986683"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=986683"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=986683"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}