{"id":988,"date":"2019-03-10T12:32:26","date_gmt":"2019-03-10T12:32:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=988"},"modified":"2019-03-10T15:35:15","modified_gmt":"2019-03-10T15:35:15","slug":"nga-musolini-tek-mao-ce-duni-jeta-si-femije-e-nje-diktatori-te-pameshirshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/nga-musolini-tek-mao-ce-duni-jeta-si-femije-e-nje-diktatori-te-pameshirshem\/","title":{"rendered":"Nga Musolini, tek Mao Ce Duni: Jeta si f\u00ebmij\u00eb e nj\u00eb diktatori t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Nga Larry Getlen<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb viteve 1960, familja Duvalje q\u00eb ishte n\u00eb pushtet n\u00eb Haiti, u nda me dysh nga nj\u00eb konflikt i ashp\u00ebr mes dy burrave t\u00eb familjes. Fransua \u201cPapa Doc\u201d Duvalje, patriarku i familjes dhe udh\u00ebheq\u00ebsi i eg\u00ebr i vendit, arrestoi 19 miqt\u00eb e nj\u00ebrit prej dh\u00ebndurr\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ai pastaj urdh\u00ebroi dh\u00ebndrin, Maks Dominik, bashk\u00ebshortin e vajz\u00ebs s\u00eb tij, Mari-Denis, t\u2018i bashkohej t\u00eb tjer\u00ebve 19 n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb gjat\u00eb. Mari-Denis ishte e sigurt se burri i saj po shkonte drejt vdekjes. Ajo e ndoqi karvanin me makin\u00ebn e saj, dhe u betua me vete q\u00eb n\u00ebse burri i saj do t\u00eb vritej, ajo do t\u00eb \u201cq\u00ebllonte t\u00eb atin me nj\u00eb pistolet\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kishte fshehur n\u00eb sediljen e pasme\u201d.<\/p>\n<p>Dominik mbijetoi, edhe pse u detyrua t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb vrasjen e miqve t\u00eb tij. Libri i Xhej Nordlinger \u201cF\u00ebmij\u00ebt e p\u00ebrbind\u00ebshave\u201d, shqyrton jet\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb 20 diktator\u00ebve brutal\u00eb, duke zbuluar se nd\u00ebrsa disa ndoq\u00ebn gjurm\u00ebt e babait t\u00eb tyre, t\u00eb tjer\u00ebt jetuan mes normalitetit dhe privilegjeve t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p><strong>Nikolae \u00c7aushesku, Rumani (1965-1989)<\/strong><\/p>\n<p>Djali i tij, Valentini, u b\u00eb nj\u00eb fizikant i respektuar; nd\u00ebrsa vajza, Zoia, nj\u00eb matematikane. T\u00eb dy u burgos\u00ebn m\u00eb von\u00eb me akuz\u00ebn e \u201cshkat\u00ebrrimit t\u00eb ekonomis\u00eb komb\u00ebtare\u201d dhe \u201ckorrupsionit\u201d. Zoia ishte gjithashtu nj\u00eb nimfomaniake, e fiksuar pas seksit, dhe q\u00eb \u201cpinte alkool si nj\u00eb peshk\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebt, u distancuan nga dhuna e tmerrshme e babait t\u00eb tyre. Por jo djali m\u00eb i vog\u00ebl i \u00c7ausheskut, Niku. \u201cNga mesi i adoleshenc\u00ebs s\u00eb tij, ai ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb t\u00eb alkoolizuar dhe p\u00ebrdhunues, t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb kontrollit\u201d- shkruan Nordlinger.<\/p>\n<p>\u201cAi p\u00ebrdhunonte me vullnet t\u00eb plot\u00eb, dhe vullneti i tij ishte i eg\u00ebr dhe i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Ai kishte liri t\u00eb plot\u00eb t\u00eb b\u00ebnte gjith\u00e7ka, pa asnj\u00eb lloj nd\u00ebshkimi\u201d. Niku nisi t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte Rumanin\u00eb n\u00eb takimet zyrtare me Koren\u00eb e Veriut dhe Kin\u00ebn, dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashpjegueshme, u em\u00ebrua udh\u00ebheq\u00ebsi i vitit n\u00eb Konferenc\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Rinis\u00eb, t\u00eb organizuar nga OKB n\u00eb vitin 1985.<\/p>\n<p>Kur \u00c7aushesku u rr\u00ebzua nga pushteti n\u00eb vitin 1989 \u2013 ai dhe bashk\u00ebshortja u vran\u00eb nga nj\u00eb skuad\u00ebr pushkatimi \u2013 Zoia dhe Valentin u arrestuan, por u liruan pas 10 muajsh. Niku, q\u00eb i kishte kaluar t\u00eb gjitha ato vite me abuzime, u d\u00ebnua me 20 vjet burg. Por b\u00ebri vet\u00ebm 3 vite, dhe vdiq nga ciroza e m\u00ebl\u00e7is\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 45-vje\u00e7are.<\/p>\n<p><strong>Mao Ce Dun, Kin\u00eb (1945-1976)<\/strong><\/p>\n<p>Mao kishte zyrtarisht 10 f\u00ebmij\u00eb. Disa vdiq\u00ebn n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, dhe mjeku i tij personal shkroi m\u00eb von\u00eb: \u201cUn\u00eb nuk e pash\u00eb kurr\u00eb, t\u00eb shpreh\u00eb ndonj\u00eb emocion p\u00ebr k\u00ebto tragjedi!\u201d. Mao pati 3 tre djem me gruan e tij t\u00eb dyt\u00eb, Jang Kaihui, e cila u vra n\u00eb rrug\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 29-vje\u00e7are, pasi nuk pranoi t\u00eb ndahej prej tij.<\/p>\n<p>Djemt\u00eb u zhvendos\u00ebn n\u00eb Shangai, ku jetuan thuajse rrug\u00ebve. M\u00eb i riu vdiq nga dizenteria kur ishte vet\u00ebm 4-vje\u00e7, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt shisnin gazeta p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. Ata emigruan m\u00eb pas n\u00eb Bashkimin Sovjetik, ku Stalini i p\u00ebrdori si nj\u00eb mjet presioni kund\u00ebr Maos p\u00ebr 10 vjet me rradh\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb i madhi, Anying, iu bashkua t\u00eb atit kur ishte 23-vje\u00e7. Mao e d\u00ebrgoi at\u00eb n\u00eb nj\u00eb kamp pune, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta b\u00ebnte \u201cnj\u00eb njeri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb proletariatit\u201d.<\/p>\n<p>Duke u gjendur shpesh n\u00eb l\u00ebvizje, p\u00ebr shkak t\u00eb rivaliteteve dhe luftrave, Mao krijoi nj\u00eb model edhe m\u00eb t\u00eb tmerrsh\u00ebm me gruan e tij t\u00eb tret\u00eb, He Zizhen, duke e detyruar t\u00eb lindte f\u00ebmije dhe m\u00eb pas t\u2019i braktiste ato. Gjat\u00eb viteve 1929- 1935, ajo lindi 4 her\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri vdiq, t\u00eb tjer\u00ebt u braktis\u00ebn. Me kalimin e koh\u00ebs, Mao mori nj\u00eb grua tjet\u00ebr, pa i th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb gruas q\u00eb kishte. Mao pati k\u00ebt\u00eb her\u00eb 2 vajza, Li Na dhe Li Min, t\u00eb cil\u00ebt treguan se sa t\u00eb ndrysh\u00ebm mund t\u00eb jen\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e nj\u00eb diktatori. Li Na, ishte vajza e babait t\u00eb saj, pasi ajo \u201chakmarrej ndaj cilitdo q\u00eb konsiderohej si jo shum\u00eb i bindur\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb Revolucionit Kulturor, Nordlinger v\u00ebren se nj\u00eb mik i Li Na u plagos n\u00eb nj\u00eb kamp torturash pas nj\u00eb z\u00ebnke. Li Na u d\u00ebrgua nga babai i saj n\u00eb nj\u00eb \u201cinstitucion ridedukimi\u201d, ku \u201cpuna e v\u00ebshtir\u00eb bujq\u00ebsore, kombinohej me studime ideologjike\u201d. Nga ana tjet\u00ebr, Li Min, u p\u00ebrpoq t\u00eb b\u00ebnte jet\u00ebn m\u00eb normale n\u00eb rrethanat e mundshme.<\/p>\n<p>Ajo ishte e p\u00ebrulur, e but\u00eb, e martuar pa buj\u00eb, dhe kishte 2 f\u00ebmij\u00eb. Ajo u p\u00ebrpoq t\u00eb kishte nj\u00eb far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me baban\u00eb e saj, por pa asnj\u00eb dobi. \u201cLi Min shkoi disa her\u00eb tek dera e kompleksit rezidencial t\u00eb babait t\u00eb saj, por ai refuzoi ta takonte. Ajo p\u00ebsoi nj\u00eb shok nervor, dhe vuajti p\u00ebr vite m\u00eb rradh\u00eb nga depresioni\u201d.<\/p>\n<p><strong>Benito Musolini, Itali (1922-1943)<\/strong><\/p>\n<p>Benito Musolini, kishte zyrtarisht 5 f\u00ebmij\u00eb. Aq e madhe ishte dashuria e Musolinit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn m\u00eb t\u00eb madh, vajz\u00ebn Eda, sa q\u00eb kur ajo u martua me Galeaco \u00c7ianon, Musolini \u201ce ndoqi deri tek makin\u00ebn e tij, nd\u00ebrsa t\u00eb porsamartuarit po niseshin p\u00ebr muajin e mjaltit\u201d. Ajo n\u00eb fund e ndali, dhe i k\u00ebrkoi t\u00eb kthehej pas.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb luft\u00ebs, kur humbja e forcave t\u00eb Boshtit dukej e pashmangshme, \u00c7iano, asokohe nj\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Madh fashist, iu bashkua nj\u00eb nisme p\u00ebr t\u00eb larguar Musolinin nga drejtimi i vendit. M\u00eb von\u00eb, kur Hitleri e rivendosi p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb krye t\u00eb Italis\u00eb Musolinin, njer\u00ebzit q\u00eb votuan kund\u00ebr tij, duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00c7ianon, u d\u00ebnuan me vdekje.<\/p>\n<p>Eda b\u00ebri gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn e burrit t\u00eb saj, duke iu lutur babait ta falte, por kur Musolini pati mund\u00ebsi t\u00eb merrej m\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tij, \u00c7iano u pushkatua nga gjerman\u00ebt m\u00eb 11 janar 1944. Lidhja midis babait dhe vajz\u00ebs u thye. Eda i shkroi:\u201cTi nuk je m\u00eb babai im. Un\u00eb heq dor\u00eb nga mbiemri Musolini!\u201d.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi Italian, u trondit, dhe disa njer\u00ebz pretendojn\u00eb se ai nuk e mori kurr\u00eb veten, nga ai episod. Por ka edhe raste, kur f\u00ebmij\u00ebt e diktator\u00ebve b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb normale. P\u00ebr shembull, djali i Musolinit, Romano, u b\u00eb nj\u00eb pianist i muzik\u00ebs xhaz. Ai u martua me motr\u00ebn e Sofia Loren, dhe vizitoi mbar\u00eb bot\u00ebn me grupin e tij \u201cRomano Mussolini All Stars\u201d, duke luajtur p\u00ebrkrah k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve t\u00eb famsh\u00ebm si Ela Ficxherald, Djuk Elington dhe Dizi Zhillespi.<\/p>\n<p>NYPOST \u2013 Bota.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Larry Getlen N\u00eb fund t\u00eb viteve 1960, familja Duvalje q\u00eb ishte n\u00eb pushtet n\u00eb Haiti, u nda me dysh nga nj\u00eb konflikt i ashp\u00ebr mes dy burrave t\u00eb familjes. Fransua \u201cPapa Doc\u201d Duvalje, patriarku i familjes dhe udh\u00ebheq\u00ebsi i eg\u00ebr i vendit, arrestoi 19 miqt\u00eb e nj\u00ebrit prej dh\u00ebndurr\u00ebve t\u00eb tij. Ai pastaj urdh\u00ebroi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":990,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-988","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/988","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=988"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/988\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/990"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=988"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=988"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=988"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}