{"id":992364,"date":"2024-08-25T09:47:49","date_gmt":"2024-08-25T07:47:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=992364"},"modified":"2024-08-26T14:30:49","modified_gmt":"2024-08-26T12:30:49","slug":"pak-investitore-te-huaj-erdhen-nepermjet-procesit-te-privatizimit-ne-kosove-vec-4-nga-shba-te-nje-nga-franca-6-nga-gjermania","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pak-investitore-te-huaj-erdhen-nepermjet-procesit-te-privatizimit-ne-kosove-vec-4-nga-shba-te-nje-nga-franca-6-nga-gjermania\/","title":{"rendered":"Pak investitor\u00eb t\u00eb huaj erdh\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet procesit t\u00eb privatizimit n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7 4 nga SHBA-t\u00eb, nj\u00eb nga Franca, 6 nga Gjermania"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mbi 2380 nd\u00ebrmarrje jan\u00eb privatizuar deri m\u00eb tani nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), p\u00ebrkat\u00ebsisht 769 nd\u00ebrmarrje t\u00eb reja dhe 1615 asete t\u00eb likuidura, p\u00ebrderisa p\u00ebr pak prej tyre ka pasur interesim nga investitor\u00ebt e huaj.<\/strong><\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb statistikat e d\u00ebrguara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nga fillimi i procesit t\u00eb privatizimit (2002) e deri m\u00eb tani (2024), 2345 blerje jan\u00eb realizuar nga shtetasit e Kosov\u00ebs, p\u00ebrderisa ve\u00e7 39 blerje jan\u00eb realizuar nga shtetasit e huaj.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtyre statistikave, 10 privatizime jan\u00eb realizuar nga shtetasit e Zvicr\u00ebs, 6 privatizime nga shtetasit e Gjermanis\u00eb, 5 privatizime nga shtetasit e Shqip\u00ebris\u00eb, 4 privatizime nga shtetasit e Amerik\u00ebs, nga 2 privatizime jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga shtetasit e Holand\u00ebs, Austris\u00eb, dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, nd\u00ebrsa nga 1 privatizim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga shtetasit e Belgjik\u00ebs, Dubait, Franc\u00ebs, Greqis\u00eb, Japonis\u00eb, Kroacis\u00eb, Sllovenis\u00eb dhe Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shitjen e t\u00eb gjitha k\u00ebtyre nd\u00ebrmarrjeve shoq\u00ebrore, Agjencia Kosovare e Privatizimit deri m\u00eb tani ka grumbulluar rreth 770 milion\u00eb euro, prej t\u00eb cilave 668 milion\u00eb euro kan\u00eb privatizuar shtetasit e Kosov\u00ebs dhe mbi 100 milion\u00eb euro kan\u00eb privatizuar shtetasit e huaj.<\/p>\n<figure id=\"attachment_992365\" aria-describedby=\"caption-attachment-992365\" style=\"width: 1104px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img decoding=\"async\" class=\"wp-image-992365 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/3B36E44A-7880-4937-B3AC-14C46BD0EB12.jpeg\" alt=\"\" width=\"1104\" height=\"1398\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/3B36E44A-7880-4937-B3AC-14C46BD0EB12.jpeg 1104w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/3B36E44A-7880-4937-B3AC-14C46BD0EB12-237x300.jpeg 237w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/3B36E44A-7880-4937-B3AC-14C46BD0EB12-809x1024.jpeg 809w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/3B36E44A-7880-4937-B3AC-14C46BD0EB12-768x973.jpeg 768w\" sizes=\"(max-width: 1104px) 100vw, 1104px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-992365\" class=\"wp-caption-text\">Burimi: Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP)<\/figcaption><\/figure>\n<h2>Ish-ministri i Tregtis\u00eb: Investitor\u00ebt e huaj jan\u00eb joshur m\u00eb shum\u00eb nga shtetet e rajonit<\/h2>\n<p>Ismet Mulaj, ish-minist\u00ebr i Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb, thot\u00eb se procesi i privatizimit n\u00eb Kosov\u00eb ka pasur disa sfida q\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb ai, kan\u00eb ndikuar n\u00eb mos t\u00ebrheqjen e investitor\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb mas\u00ebn e pritur.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari, nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb ka qen\u00eb mungesa e stabilitetit ligjor dhe politik gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pasluft\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb ka krijuar pasiguri p\u00ebr investitor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, problemi me pron\u00ebsin\u00eb e qart\u00eb t\u00eb aseteve dhe \u00e7\u00ebshtjet e komplikuara ligjore rreth tyre kan\u00eb penguar shum\u00eb investitor\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm. Po ashtu, mungesa e infrastruktur\u00ebs s\u00eb zhvilluar dhe tregut t\u00eb kufizuar kan\u00eb qen\u00eb pengesa t\u00eb tjera p\u00ebr investimet e huaja direkte\u201d, shprehet Mulaj.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, sipas tij, fakti q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i vog\u00ebl i aseteve jan\u00eb privatizuar nga investitor\u00eb nga Amerika, Franca dhe Gjermania tregon p\u00ebr nj\u00eb interes t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb k\u00ebtyre vendeve, ndoshta, si\u00e7 thot\u00eb ish-ministri i Tregtis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb konkurrenc\u00ebs nga tregjet e tjera n\u00eb rajon, ku mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr investime jan\u00eb m\u00eb t\u00eb favorshme dhe m\u00eb t\u00eb sigurta.<\/p>\n<p>Ai shprehet se procesi i privatizimit nuk ka qen\u00eb gjithmon\u00eb transparent dhe shpesh ka qen\u00eb subjekt i kritikave p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb menaxhuar, \u00e7ka ka rritur mosbesimin e investitor\u00ebve potencial\u00eb. Gjithashtu, politikat e privatizimit, sipas tij, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb fokusuara kryesisht n\u00eb transformimin e pron\u00ebs shoq\u00ebrore dhe arritjen e \u00e7mimit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb shitje, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb planet investuese, krijimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe zhvillimin e kapaciteteve prodhuese.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar situat\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr m\u00eb shum\u00eb investime nga jasht\u00eb, Kosova duhet t\u00eb fokusohet n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e korniz\u00ebs ligjore, rritjen e transparenc\u00ebs dhe zhvillimin e infrastruktur\u00ebs, duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb destinacion m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr investitor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d, pohon Mulaj.<\/p>\n<h2>Mburrja e Kurtit me investimet e huaja<\/h2>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dit\u00eb m\u00eb pare ka publikuar nj\u00eb raport t\u00eb ri t\u00eb \u2018FDI Intelligence\u2019 nga Financial Times q\u00eb tregon se Kosova renditet e dyta n\u00eb Evrop\u00eb dhe e pesta n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr zhvillim ekonomik.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij raporti, Kosova gjithashtu renditet e kat\u00ebrta n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim nga viti n\u00eb vit p\u00ebr periudh\u00ebn 2022-2023. Kurti e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb raport p\u00ebr t\u00eb theksuar p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e Kosov\u00ebs si nj\u00eb destinacion t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj dhe p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnvizuar progresin demokratik dhe ekonomik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb statistikat e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs (BQK) nuk flasin p\u00ebr rritje kaq t\u00eb madhe t\u00eb investimeve t\u00eb huaja direkte n\u00eb Kosov\u00eb e as orientimin e tyre n\u00eb sektorin e prodhimit.<\/p>\n<p>Sipas BQK-s\u00eb, nga 214 milion\u00eb euro Investime t\u00eb Huaja Direkte (IHD) p\u00ebr tre muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, 142 milion\u00eb euro kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb orientuara n\u00eb sektorin e patundshm\u00ebrive, apo rreth 66.1% t\u00eb gjithsej IHD-ve. Investimet n\u00eb patundshm\u00ebri n\u00eb Kosov\u00eb b\u00ebhen kryesisht nga diaspora.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ky raport ka shkaktuar nj\u00eb val\u00eb kritikash dhe \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si i pasakt\u00eb dhe i paqen\u00eb.<\/p>\n<p>Deputeti Ferat Shala nga radh\u00ebt e PDK-s\u00eb ka akuzuar Kryeministrin Kurti p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb shifrave konkrete dhe p\u00ebr emra t\u00eb investitor\u00ebve q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshmonin zhvillimin e v\u00ebrtet\u00eb ekonomik. Sipas Shal\u00ebs, raporti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e fushat\u00ebs paraelektorale dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb perceptim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb suksesit, duke fshehur d\u00ebshtimet dhe mungesat reale n\u00eb projektet e zhvillimit dhe investimeve kapitale. Ai ka theksuar se raportet dhe deklaratat e tilla jan\u00eb t\u00eb paqena dhe nuk reflektojn\u00eb situat\u00ebn aktuale t\u00eb ekonomis\u00eb kosovare.<\/p>\n<p><strong>*Ky artikull u realizua nga mediumi <a href=\"https:\/\/frontonline.net\/pak-investitore-te-huaj-erdhen-nepermjet-procesit-te-privatizimit-ne-kosove-vec-4-nga-shba-te-1-nga-franca-6-nga-gjermania\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201cFront Online\u201d<\/a>, p\u00ebr dhe n\u00eb kuad\u00ebr projektit t\u00eb gazet\u00ebs online Reporteri.net: \u201cLuftimi i dezinformimit dhe propagand\u00ebs p\u00ebrmes Edukimit Medial p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, i financuar p\u00ebrmes grantit t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb. Mendimet, p\u00ebrfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb Autorit(\u00ebve) dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbi 2380 nd\u00ebrmarrje jan\u00eb privatizuar deri m\u00eb tani nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), p\u00ebrkat\u00ebsisht 769 nd\u00ebrmarrje t\u00eb reja dhe 1615 asete t\u00eb likuidura, p\u00ebrderisa p\u00ebr pak prej tyre ka pasur interesim nga investitor\u00ebt e huaj. Bazuar n\u00eb statistikat e d\u00ebrguara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nga fillimi i procesit t\u00eb privatizimit (2002) e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":992366,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[2021,2020],"class_list":["post-992364","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-luftimi-i-dezinformimit-dhe-propagandes-permes-edukimit-medial-per-komunitetet-joshumice-ne-kosove","tag-projekti-1"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/992364","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=992364"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/992364\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/992366"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=992364"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=992364"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=992364"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}