{"id":993470,"date":"2024-08-28T09:27:02","date_gmt":"2024-08-28T07:27:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=993470"},"modified":"2024-08-28T09:27:02","modified_gmt":"2024-08-28T07:27:02","slug":"dw-as-ballkani-nuk-eshte-i-perjashtuar-nga-radikalizimi-islamik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/dw-as-ballkani-nuk-eshte-i-perjashtuar-nga-radikalizimi-islamik\/","title":{"rendered":"DW: As Ballkani nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjashtuar nga radikalizimi islamik"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pas parandalimit t\u00eb atentatit n\u00eb koncertin e Taylor Swift n\u00eb Vjen\u00eb ka debat p\u00ebr radikalizimin e t\u00eb rinjve mysliman\u00eb nga Ballkani. Studiuesi, Robert Pichler flet p\u00ebr grackat ku bien t\u00eb rinj pa orientim e t\u00eb zhg\u00ebnjyer.<\/strong><\/p>\n<p>Deutsche Welle: N\u00eb fundjav\u00eb Gjermania u trondit nga nj\u00eb sulm me thik\u00eb ku humb\u00ebn jet\u00ebn tre person e q\u00eb po hetohet si akt terrorist. Disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb u nd\u00ebrpre koncerti i Taylor Swift n\u00eb Vjen\u00eb, nga rreziku i nj\u00eb sulmi terrorist t\u00eb motivuar nga islamist\u00ebt n\u00eb Vjen\u00eb. I dyshuari ishte me origjin\u00eb nga Maqedonia e Veriut, si\u00e7 ishte rasti n\u00eb sulmin terrorist n\u00eb Vjen\u00eb n\u00eb vitin 2020. Sa i madh \u00ebsht\u00eb rreziku q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb mysliman\u00eb nga Ballkani t\u00eb radikalizohen jasht\u00eb vendit?<\/p>\n<p>Robert Pichler: Si\u00e7 mund ta shohim nga ngjarjet tragjike n\u00eb Solingen fundjav\u00ebn e kaluar, mekanizmat e mobilizimit terrorist n\u00eb shum\u00eb raste jan\u00eb analoge. \u00cbsht\u00eb s\u00ebrish IS-i q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sulm terrorist, s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i ri me prejardhje migrante q\u00eb \u00ebsht\u00eb nxitur p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb krim. N\u00eb rastin e sulmeve t\u00eb Vjen\u00ebs apo tentativave p\u00ebr sulme terroriste, \u00ebsht\u00eb po ashtu befasuese q\u00eb t\u00eb dy personat vijn\u00eb nga Maqedonia e Veriut dhe duksh\u00ebm jan\u00eb radikalizuar n\u00eb Vjen\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb rast\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk mendoj se \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht nj\u00eb rast\u00ebsi, q\u00eb t\u00eb dy \u2013 si terroristi i 2 n\u00ebntorit 2020 dhe terroristi i dyshuar i 7 gushtit 2024, \u2013 jan\u00eb shqiptar\u00eb nga Maqedonia e Veriut, por do t\u00eb isha shum\u00eb i kujdessh\u00ebm dhe nuk do ta b\u00ebja rrezikun e radikalizimit dhe terrorizmit si fenomen t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare-maqedonase. Komuniteti shqiptar nga Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i larmish\u00ebm dhe shumica d\u00ebrrmuese e mysliman\u00ebve shqiptar\u00eb nuk duan t\u00eb ken\u00eb asnj\u00eb lidhje me pik\u00ebpamjet radikale dhe t\u00eb dhunshme n\u00eb em\u00ebr t\u00eb islamit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, duhet th\u00ebn\u00eb, se ka nj\u00eb num\u00ebr jo edhe aq t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb rinjsh q\u00eb nuk e gjejn\u00eb dot rrug\u00ebn e tyre, q\u00eb nuk ndihen n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre as k\u00ebtu e as andej dhe k\u00ebrkojn\u00eb rrug\u00ebdalje q\u00eb u japin njohje dhe vler\u00ebsim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb duket se, pozicionet radikale islamike gjejn\u00eb nj\u00eb miratim t\u00eb lart\u00eb tek disa.<\/p>\n<p><strong>Po pse?<\/strong><\/p>\n<p>Propaganda e predikuesve islamist\u00eb t\u00eb urrejtjes duksh\u00ebm p\u00ebr disa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018atdhe i ri\u2019 ku ata ndjehen t\u00eb pranuar dhe ku i konvertojn\u00eb zhg\u00ebnjimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb refuzim dhe urrejtje ndaj \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb supozohet se \u00ebsht\u00eb e pashenjt\u00eb. E pashenjta \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e jetes\u00ebs per\u00ebndimore, ato vlera dhe lirit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat kemi luftuar n\u00eb konflikte t\u00eb gjata kund\u00ebr nj\u00eb dominimi t\u00eb bazuar n\u00eb dogmat fetare. Natyrisht, lind pyetja se p\u00ebrse kjo m\u00ebnyr\u00eb jetese per\u00ebndimore, e d\u00ebshiruar aq shum\u00eb n\u00eb ish-(jug-)lindjen socialiste p\u00ebr grupe t\u00eb caktuara u b\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim dhe n\u00eb fund t\u00eb fundit nj\u00eb armike kaq e madhe sa t\u00eb luftohej edhe me mjete terroriste. P\u00ebrgjigja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak e leht\u00eb. Si antropolog historian q\u00eb ka studiuar rrjetet e migrant\u00ebve midis Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Austris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, un\u00eb mund t\u00eb jap njohuri p\u00ebr ndryshimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve shoq\u00ebrore, por p\u00ebr sfondin e radikalizimit islamik mund t\u00eb ofrohen vet\u00ebm supozime.<\/p>\n<p>Si ndryshuan k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore. Prind\u00ebrit erdh\u00ebn n\u00eb per\u00ebndim, punuan, nuk ran\u00eb n\u00eb sy n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb per\u00ebndimore, n\u00eb Gjermani, Austri, pasardh\u00ebsit kan\u00eb lindur n\u00eb per\u00ebndim, kan\u00eb nj\u00eb situat\u00eb tjet\u00ebr, baz\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb financiare, e megjithat\u00eb ndodh t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hapur ndaj dhun\u00ebs islamiste\u2026<\/p>\n<p>Kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nga vitet 70-t\u00eb\/80-t\u00eb. At\u00ebkoh\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt migrant\u00ebt jugosllav\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb Austri apo Gjermani p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht. Nuk ishin shum\u00eb ata q\u00eb donin t\u00eb rrinin p\u00ebrgjithmon\u00eb, me eufemiz\u00ebm flitej p\u00ebr \u201cgastarbeiter\u201d- dhe jo p\u00ebr imigrante e imigrant\u00eb*. Ky brez i pun\u00ebtor\u00ebve migrant\u00eb shpesh ishte i paduksh\u00ebm, ata pranuan kushte banimi t\u00eb v\u00ebshtira dhe kishin vendet e tyre t\u00eb socializimit n\u00eb banesa, q\u00eb jo rrall\u00eb ishin strehimore masive apo lokale shoqatash, larg popullsis\u00eb vendase.<\/p>\n<p>Por sot nuk mund t\u00eb thuash se pasardh\u00ebsit jan\u00eb t\u00eb paduksh\u00ebm\u2026<\/p>\n<p>Sot situata \u00ebsht\u00eb ndryshe. Sot kemi nj\u00eb brez t\u00eb ri madje q\u00eb do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb sy, t\u00eb manifestoj\u00eb vetveten, q\u00eb do t\u00eb dalloj\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt. Islami \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb tipar dallues, prezent p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb jo edhe aq e vog\u00ebl e k\u00ebtyre t\u00eb rinjve, kryesisht meshkuj, e ka kthyer pjes\u00ebn m\u00eb reaksionare t\u00eb islamit n\u00eb etalon p\u00ebr nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb re orientimi. Ata q\u00eb nuk i n\u00ebnshtrohen k\u00ebsaj, disiplinohen, n\u00eb rast nevoje edhe me dhun\u00eb. Shkollat vjeneze, aty ku mysliman\u00ebt nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shumic\u00ebn t\u00eb japin d\u00ebshmi t\u00eb gjalla p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>Islami \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb mjediset rinore migrante n\u00eb nj\u00eb fenomen kulti, \u00ebsht\u00eb \u201ccool\u201d t\u00eb jesh mysliman, intoleranca q\u00eb shpesh e shoq\u00ebron k\u00ebt\u00eb shihet si shprehje e nj\u00eb superioriteti t\u00eb devotsh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb mosrespektin p\u00ebr fe t\u00eb tjera, ve\u00e7an\u00ebrisht at\u00eb hebreje, por edhe p\u00ebr grat\u00eb apo minoritetet seksuale. Z\u00ebra kritik\u00eb nga kampi i vet zor se d\u00ebgjohen. Komunitetit Islamik, gjithsesi p\u00ebrfaq\u00ebsia zyrtare e mysliman\u00ebve n\u00eb Austri, nuk i ra gj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mendje pas p\u00ebrpjekjes p\u00ebr atentatin islamist n\u00eb koncertin e Taylor Swift, se sa t\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen p\u00ebr refuzimin e saj parimor t\u00eb dhun\u00ebs dhe ekstremizmit. Shoq\u00ebria liberale n\u00eb Austri shpesh nuk do t\u00eb merret me t\u00eb, sepse nuk do t\u00eb jet\u00eb raciste apo islamofobe. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb austriake rritet refuzimi p\u00ebr islamin, nga nj\u00eb dyshim i p\u00ebrhapur dikur kemi tani nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb thell\u00eb, q\u00eb me shum\u00eb gjasa n\u00eb zgjedhjet e ardhshme do t\u00eb reflektohet.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb roli luajn\u00eb konfliktet e identitetit?<\/strong><\/p>\n<p>Sfidat q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb vendit t\u00eb jetes\u00ebs dhe p\u00ebrballjet me \u00e7\u00ebshtjet e identitetit nuk u reflekuan sa duhet. P\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, por edhe p\u00ebr grat\u00eb q\u00eb shpesh erdh\u00ebn pa njohuri gjuh\u00ebsore dhe arsimim n\u00eb Austri, kjo kthes\u00eb jete ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, ata duhet t\u00eb luftonin me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb disavatanzhesh, shpesh ofendoheshin p\u00ebr shkak t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb tyre dhe p\u00ebrfundonin n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve n\u00eb sektorin e pun\u00ebve m\u00eb t\u00eb keqpaguara.<\/p>\n<p>N\u00eb leksionet e mia ndesh her\u00eb pas here me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ish-migrant\u00ebve, interesi kryesor i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr origjin\u00ebn dhe historin\u00eb e tyre, pse erdh\u00ebn n\u00eb Austri; n\u00eb sht\u00ebpi flitet pak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, shum\u00eb shtrojn\u00eb pyetje elementare identiteti, p\u00ebr origjin\u00ebn e tyre, p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore t\u00eb prind\u00ebrve dhe gjysh\u00ebrve dhe natyrisht p\u00ebr shkaqet e luft\u00ebrave.<\/p>\n<p>Natyrisht shtrohet edhe \u00e7\u00ebshtja e identitetit islam dhe p\u00ebr shum\u00eb vet\u00eb jan\u00eb t\u00eb pakuptueshme p\u00ebrgjigjet shabllone t\u00eb narrativit komb\u00ebtar-shqiptar, sipas t\u00eb cilit islami paraqet nj\u00eb identitet t\u00eb imponuar dhe t\u00eb ankoruar sip\u00ebrfaq\u00ebsisht. Shum\u00eb nga k\u00ebta t\u00eb rinj jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim, ata testojn\u00eb dhe zbulojn\u00eb bot\u00eb t\u00eb tjera alternative jetese, nga t\u00eb cilat bota islame \u2013 q\u00eb ekziston n\u00eb shum\u00eb ngjyrime \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej disave. Vjena ofron p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mund\u00ebsish.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurit nga Ballkani lidhja me vendlindjen \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e identitetit, pavar\u00ebsisht jet\u00ebs jasht\u00eb vendlindjes. \u00c7far\u00eb pasojash ka kjo?<\/p>\n<p>P\u00ebr njer\u00ebzit me sfond migracioni nga Maqedonia e Veriut apo Kosova mjedisi i prejardhjes ka nj\u00eb relevanc\u00eb t\u00eb madhe. Nuk \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshirueshme dhe as e mundur t\u00eb \u00e7lirohesh nga lidhjet e ngushta familjare dhe sociale. Kjo prek sidomos ata q\u00eb vijn\u00eb nga zonat rurale, q\u00eb u transformuan vet\u00ebm pak nga proceset e modernizimit socialist. Atje si m\u00eb par\u00eb jan\u00eb t\u00eb ankoruara fort m\u00ebnyra mendimi konservator, patriarkalo-mysliman. Kjo e leht\u00ebson lidhjen me komunitetet myslimane n\u00eb Vjen\u00eb, ku kjo m\u00ebnry\u00eb t\u00eb menduari e t\u00eb jetuari gjen nj\u00eb ushqim t\u00eb ri. Por ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb theksohet, q\u00eb ky lloj konservatorizmi nuk nxit patjet\u00ebr islamizmin q\u00eb mb\u00ebshtet dhun\u00ebn; ky shfaqet, at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb pa orientim, ndjehen t\u00eb p\u00ebrjashtuar, dhe ku \u00ebsht\u00eb akumuluar nj\u00eb lloj zhg\u00ebnjimi, gj\u00eb q\u00eb ua b\u00ebn t\u00eb mundur predikuesve radikal\u00eb t\u2019i instrumentalizojn\u00eb ata p\u00ebr q\u00ebllimet e tyre. Shenja alarmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb shpesh t\u00eb ndierit i huaj me familjen, si n\u00eb rastin e atentorit t\u00eb dyshuar Beram A., q\u00eb u kuptua mir\u00eb, kur u b\u00eb rikonstruimi i ngjarjeve (fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ndalimin s\u00eb fundmi t\u00eb koncertit t\u00eb Taylor Swift. sh\u00ebn. red.)<\/p>\n<p>Rastet e t\u00eb rinjve t\u00eb radikalizuar n\u00eb Austri ishin t\u00eb rinj t\u00eb radikalizuar n\u00eb per\u00ebndim, jo n\u00eb Ballkan. Islami n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri, Maqedonin\u00eb e Veriut njihet si tolerant dhe pro dialogut. Por edhe aty gjenden rryma radikale. Sa i madh \u00ebsht\u00eb rreziku i radikalizimit nga aty?<\/p>\n<p>Imazhi i nj\u00eb islami kryesisht tolerant n\u00eb Ballkan deri n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj eufemizmi. Edhe Ballkani nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjashtuar aspak nga tendencat e radikalizimit. Kemi nj\u00eb rajon ku p\u00ebrplasen ve\u00e7an\u00ebrisht forca diverguese. Ve\u00e7se n\u00eb dallim nga Europa qendrore, njer\u00ebzit n\u00eb Ballkan kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs multikulturore, prandaj aty e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si t\u00eb sillen me dallimet kulturore dhe fetare. Nga ana tjet\u00ebr pik\u00ebrisht Jugosllavia ka pas vetes nj\u00eb histori t\u00eb disintegrimit brutal. Etnonacionalizmi i p\u00ebrhapur, mobilizimi i miteve historike dhe nxitja kund\u00ebr mysliman\u00ebve ka qen\u00eb sidomos m\u00eb e p\u00ebrhapur n\u00eb qarqet nacionaliste-ortodokse. Kjo ishte vendimtare p\u00ebr shp\u00ebrthimin e luft\u00ebs dhe q\u00eb \u00e7oi si pasoj\u00eb n\u00eb d\u00ebbime deri n\u00eb gjenocid.<\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrvoja jan\u00eb ngulitur thell\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn kolektive t\u00eb mysliman\u00ebve. Nga ana tjet\u00ebr ky polarizim ka \u00e7uar n\u00eb riaktivizim t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsive fetare p\u00ebr dallim nga ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshe etnikisht. Maqedonia e Veriut nuk e ka pasur k\u00ebt\u00eb zhvillim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq dramatike sa Kosova apo Bosnje-Hercegovina. N\u00eb Maqedoni duke iu referuar shqiptar\u00ebve mysliman\u00eb forcat laike nuk ishin aq prezente si n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb kishte nj\u00eb universitet dhe shtres\u00eb t\u00eb arsimuar akademike dhe nj\u00eb elit\u00eb politike-komb\u00ebtare. N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, ndryshe nga rajone t\u00eb tjera mund\u00ebn t\u00eb zinin vend m\u00eb shum\u00eb aktor\u00eb islamist\u00eb. Ky islam i ri, q\u00eb mb\u00ebshtetej nga organizata karitative myslimane nga hap\u00ebsira arabe dhe nga Turqia kishte qart\u00ebsisht nj\u00eb drejtim antiper\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Flasim p\u00ebr k\u00ebta djem t\u00eb rinj q\u00eb e zot\u00ebrojn\u00eb pa asnj\u00eb problem gjuh\u00ebn e vendit t\u00eb ri t\u00eb tyre, jetojn\u00eb aty, e prap\u00eb b\u00ebhen kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb tij. \u00c7far\u00eb nuk ka funksionuar k\u00ebtu? Sipas nj\u00eb studimi forcat radikale p\u00ebrq\u00ebndrohen \u201ctek t\u00eb rinjt\u00eb me zhg\u00ebnjim p\u00ebr integrimin per\u00ebndimor\u201d. Hakmerren k\u00ebta t\u00eb radikalizuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb nuk u ndjen\u00eb t\u00eb mir\u00ebpranuar?<\/p>\n<p>Po. Tek t\u00eb k\u00ebta t\u00eb rinj ka d\u00ebshtuar integrimi. Por nuk duhet harruar, se nj\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrrmuese e mysliman\u00ebve t\u00eb ardhur n\u00eb Austri respektojn\u00eb kushtetut\u00ebn dhe identifikohen n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe me Austrin\u00eb. Do t\u00eb ishte drit\u00ebshkurt\u00ebr t\u00eb pretendohej se mysliman\u00ebt nuk u ndjen\u00eb kurr\u00eb t\u00eb pranuar k\u00ebtu dhe tani do t\u00eb hakmerreshin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Nuk ka dyshim se n\u00eb Austri ka mjaft q\u00ebndrime armiq\u00ebsore ndaj islamit. Me shtimin e migracionit nga Bosnja dhe zonat shqiptare n\u00eb Jugosllavi dhe nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe nga Turqia, imazhi p\u00ebr islamin n\u00eb dy dekadat e fundit ka ndryshuar shum\u00eb. Nga nj\u00eb kuptim paternalist i islamit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e p\u00ebrcaktuar nga dyshimi, frika dhe paragjykimet. Shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb nga brezi i \u201cgastarbeiter\u201d i p\u00ebrjetuan problemet e prind\u00ebrve t\u00eb tyre t\u00eb zinin vendin e tyre n\u00eb Austri, shpesh prind\u00ebrit duruan posht\u00ebrime dhe u p\u00ebrshtat\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb heshtur. Ky brez i ri, q\u00eb ka lindur dhe \u00ebsht\u00eb rritur k\u00ebtu, nuk do t\u2019i pranoj\u00eb m\u00eb \u2013 me t\u00eb drejt\u00eb \u2013 k\u00ebto posht\u00ebrime. Por k\u00ebtu shpesh nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kompensim, po puna vjen tek polarizimet q\u00eb manifestohen n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte ndryshe shoq\u00ebria prit\u00ebse?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk besoj se mungon parimisht gatishm\u00ebria p\u00ebr pranim, nuk mungojn\u00eb as parat\u00eb dhe as mund\u00ebsit\u00eb ekonomike. N\u00eb Austri ke nj\u00eb munges\u00eb fuqie pun\u00ebtore n\u00eb shum\u00eb drejtime, t\u00eb kualifikuar k\u00ebrkohen kudo. Pa dyshim arsimi luan rol ky\u00e7, por shum\u00eb shkolla me num\u00ebr t\u00eb madh migrant\u00ebsh nuk merren n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb me transmentimin e dijes, por ofrojn\u00eb pun\u00eb sociale, menaxhim krizash, pun\u00eb kompensimi p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet jo-funksionale prind-f\u00ebmij\u00eb, p\u00ebrpunim traumash, q\u00eb mbartin f\u00ebmij\u00ebt e ardhur nga zonat e luft\u00ebs, apo ato funksionojn\u00eb si instrument balancues kund\u00ebr radikalizmit etnik apo fetar. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu merr r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe edukimi i thell\u00eb n\u00eb kuptimin e nj\u00eb t\u00eb menduari t\u00eb hapur. Si mund t\u00eb b\u00ebhet q\u00eb k\u00ebta t\u00eb rinj t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje kritike me dogmat fetare, si mund t\u2019ua b\u00ebsh t\u00eb af\u00ebrt autonomin\u00eb e nj\u00eb subjekti kritik, si t\u2019i nxjerr\u00ebsh nga mituria e t\u00eb menduarit, nga var\u00ebsia e profet\u00ebve t\u00eb internetit, q\u00eb sillen si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Zotit n\u00eb tok\u00eb, dhe q\u00eb u urdh\u00ebrojn\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb rinjve gjith\u00e7ka, deri n\u00ebse \u00ebsht\u00eb Haram apo Halal t\u00eb mbash nj\u00eb kafsh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Jasht\u00eb shkoll\u00ebs nevojitet m\u00eb shum\u00eb pjes\u00ebmarrje sociale dhe integrim profesional. Nj\u00eb element tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb dialogu nd\u00ebrkulturor, q\u00eb ndihmon t\u00eb reduktosh paragjykimet me nj\u00ebri-tjetrin dhe q\u00eb \u00e7on n\u00eb njohjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb grupeve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Radikalizimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri komplekse, ku ndikojn\u00eb shum\u00eb faktor\u00eb, individual\u00eb, social\u00eb, politik\u00eb dhe ideologjik\u00eb. Vendimtare \u00ebsht\u00eb t\u00eb analizohen shkaqet, pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb faj\u00ebsime t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb shikosh p\u00ebr zgjidhje q\u00eb bazohen n\u00eb dialog, integrim dhe parandalim.<\/p>\n<p>PD. Dr. Robert Pichler \u00ebsht\u00eb antropolog historian n\u00eb Institutin Studimor t\u00eb Monarkis\u00eb s\u00eb Habsburg\u00ebve dhe Hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb Ballkanit n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave n\u00eb Vjen\u00eb \u2013 (Institut f\u00fcr die Erforschung der Habsburgermonarchie und des Balkanraums an der \u00d6sterreichischen Akademie der Wissenschaften). N\u00eb studimet e tij ai trajton tema si migracioni dhe transnacionalizmi, familja dhe lidhjet fisnore n\u00eb Ballkan dhe \u00e7\u00ebshtjet pamore shkencore q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas parandalimit t\u00eb atentatit n\u00eb koncertin e Taylor Swift n\u00eb Vjen\u00eb ka debat p\u00ebr radikalizimin e t\u00eb rinjve mysliman\u00eb nga Ballkani. Studiuesi, Robert Pichler flet p\u00ebr grackat ku bien t\u00eb rinj pa orientim e t\u00eb zhg\u00ebnjyer. Deutsche Welle: N\u00eb fundjav\u00eb Gjermania u trondit nga nj\u00eb sulm me thik\u00eb ku humb\u00ebn jet\u00ebn tre person e q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":993471,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-993470","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/993470","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=993470"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/993470\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/993471"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=993470"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=993470"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=993470"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}