{"id":993859,"date":"2024-08-28T23:28:41","date_gmt":"2024-08-28T21:28:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=993859"},"modified":"2024-08-28T23:28:41","modified_gmt":"2024-08-28T21:28:41","slug":"studimi-dhurimi-i-veshkes-eshte-me-i-sigurt-se-cmendohej-me-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/mjekesi\/studimi-dhurimi-i-veshkes-eshte-me-i-sigurt-se-cmendohej-me-pare\/","title":{"rendered":"Studimi: Dhurimi i veshk\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb i sigurt se \u00e7\u2019mendohej m\u00eb par\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Personat q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb dhurojn\u00eb veshk\u00ebn e tyre p\u00ebrballen me nj\u00eb rrezik m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt vdekjeje pas operacionit, se \u00e7\u2019mendohej m\u00eb par\u00eb nga mjek\u00ebt, njoftuan studiuesit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn.<\/strong><\/p>\n<p>Studimi p\u00ebrmblodhi t\u00eb dh\u00ebnat e dhurimit t\u00eb veshkave nga persona t\u00eb gjall\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb 30 viteve dhe zbuloi se deri n\u00eb vitin 2022, m\u00eb pak se 1 n\u00eb \u00e7do 10,000 dhurues vdiq brenda tre muajve nga b\u00ebrja e operacionit. Qendrat e transplantimeve kan\u00eb p\u00ebrdorur deri m\u00eb tani t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb t\u00eb vjetra \u2013 duke p\u00ebrmendur rrezikun e 3 vdekjeve p\u00ebr 10,000 dhurues t\u00eb gjall\u00eb \u2013 n\u00eb materialet ku informohen dhuruesit rreth komplikacioneve kirurgjikale q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb pasoja vdekjeprur\u00ebse.<\/p>\n<p>&#8220;Dekada e fundit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb e sigurt n\u00eb sall\u00ebn e operacionit p\u00ebr dhuruesit e gjall\u00eb&#8221;, tha Dr. Dorry Segev, kirurg transplantesh n\u00eb spitalin e Universitetit t\u00eb Nju Jorkut \u201cLangone Health\u201d dhe bashkautor i studimit t\u00eb botuar n\u00eb revist\u00ebn JAMA.<\/p>\n<p>Teknikat m\u00eb t\u00eb reja kirurgjikale jan\u00eb arsyeja kryesore, tha Dr. Segev, duke b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsohen udh\u00ebzimet p\u00ebr t\u00eb pasqyruar k\u00ebto p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb siguris\u00eb &#8211; dhe ndoshta p\u00ebr t\u00eb rritur interesimin p\u00ebr dhurimin e gjall\u00eb t\u00eb organeve.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmend se sa shpesh marr\u00ebsit e organit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr rreziqet e mundshme p\u00ebr dhuruesit e tyre, sesa vet\u00eb dhuruesit e mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebr ta, kjo \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb qet\u00ebsuese, q\u00eb t\u2019i lejojn\u00eb miqt\u00eb ose familjar\u00ebt t\u00eb dhurojn\u00eb p\u00ebr ta&#8221;, tha Dr. Segev.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra njer\u00ebz vdesin \u00e7do vit nd\u00ebrsa jan\u00eb ende n\u00eb pritje p\u00ebr nj\u00eb transplantim organesh. \u00cbsht\u00eb e mundur q\u00eb dhuruesit e gjall\u00eb t\u00eb japin nj\u00eb nga dy veshkat e tyre ose nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebl\u00e7is\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb organi i vet\u00ebm q\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrihet.<\/p>\n<p>Me gati 90 mij\u00eb persona n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb list\u00ebn e pritjes p\u00ebr nj\u00eb\u00eb veshk\u00eb, gjetja e nj\u00eb dhuruesi t\u00eb gjall\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb shkurton pritjen shum\u00ebvje\u00e7are &#8211; k\u00ebto organe gjithashtu mbijetojn\u00eb m\u00eb gjat\u00eb se ato nga dhuruesit e vdekur.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb vitin e kaluar, vet\u00ebm 6,290 nga mbi 27,000 transplantimet e veshkave n\u00eb SHBA u dhuruan nga donator\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, niveli m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb nga periudha p\u00ebrpara pandemis\u00eb. Siguria nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja penges\u00eb p\u00ebr dhurimin nga personat e gjall\u00eb. I till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi, pasi shum\u00eb pacient\u00eb hezitojn\u00eb t\u00eb pyesin. Dhe megjith\u00ebse siguracioni sh\u00ebndet\u00ebsor i marr\u00ebsit mbulon faturat mjek\u00ebsore, disa donator\u00eb p\u00ebrballen me shpenzime t\u00eb tilla si udh\u00ebtimi, ose pagat e humbura, nd\u00ebrsa rikuperohen pas transplantimit.<\/p>\n<p>Ekipi i Universitetit t\u00eb Nju Jorkut analizoi t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebr mbi 164,000 dhurime t\u00eb veshkave nga persona t\u00eb gjall\u00eb nga viti 1993 deri n\u00eb vitin 2022 dhe gjeti 36 vdekje pas operacionit. M\u00eb t\u00eb rrezikuarit ishin dhuruesit meshkuj dhe ata me nj\u00eb historik tensioni t\u00eb lart\u00eb t\u00eb gjakut.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pes\u00eb nga k\u00ebto vdekje kan\u00eb ndodhur q\u00eb nga viti 2013. Kjo periudh\u00eb p\u00ebrkoi me ndryshimin e procedurave n\u00eb qendrat e transplantimit n\u00eb SHBA, duke e b\u00ebr\u00eb heqjen e veshk\u00ebs me nd\u00ebrhyrje m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl kirurgjikale dhe duke zbatuar nj\u00eb metod\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalur hemorragjin\u00eb, tha Dr. Segev.<\/p>\n<p>&#8220;Me kalimin e koh\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb operacion i sigurt q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb i sigurt&#8221; dhe \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb dhuruesit e mundsh\u00ebm ta din\u00eb k\u00ebt\u00eb, tha Dr. Amit Tevar i Qendr\u00ebs Mjek\u00ebsore t\u00eb Universitetit t\u00eb Pitsburgut, i cili nuk ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb studim.<\/p>\n<p>Por ka edhe rreziqe afatgjata p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb parasysh, theksoi ai &#8211; p\u00ebrfshir\u00eb n\u00ebse veshka e mbetur e nj\u00eb dhuruesi pritet t\u00eb zgjas\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Rreziku q\u00eb nj\u00eb dhurues t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb m\u00eb von\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb veshk\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjithashtu i vog\u00ebl dhe varet nga faktor\u00eb t\u00eb till\u00eb si obeziteti, tensioni i lart\u00eb i gjakut, pirja e duhanit dhe historiku i s\u00ebmundjeve t\u00eb veshkave n\u00eb familje. Faktor\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e rrezikut i ndihmojn\u00eb mjek\u00ebt t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb gjasat e nj\u00eb dhuruesi t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr komplikacione t\u00eb m\u00ebvonshme n\u00eb jet\u00eb dhe qendrat e transplantimit mund t\u00eb ken\u00eb kritere disi t\u00eb ndryshme p\u00ebr p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk ekziston nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb si nj\u00eb donator me rrezik t\u00eb moderuar apo t\u00eb lart\u00eb &#8211; ose je i p\u00ebrsosur ose jo&#8221;, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si Dr. Tevar e merr vendimin p\u00ebr ta pranuar ose p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga nj\u00eb dhurues i mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mjek\u00ebt dikur mendonin se t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb mosh\u00eb madhore ishin dhuruesi i gjall\u00eb ideal. Por Dr. Segev tha se ka nj\u00eb zhvendosje drejt dhuruesve m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb gjall\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb parashikohet sakt\u00eb n\u00ebse do t\u2019u mjaftoj\u00eb veshka q\u00eb u mbetet.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb dhurues i gjall\u00eb m\u00eb von\u00eb p\u00ebrjeton d\u00ebshtim t\u00eb veshkave, atij i jepet p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb transplantim, vuri n\u00eb dukje Dr. Segev.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Personat q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb dhurojn\u00eb veshk\u00ebn e tyre p\u00ebrballen me nj\u00eb rrezik m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt vdekjeje pas operacionit, se \u00e7\u2019mendohej m\u00eb par\u00eb nga mjek\u00ebt, njoftuan studiuesit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn. Studimi p\u00ebrmblodhi t\u00eb dh\u00ebnat e dhurimit t\u00eb veshkave nga persona t\u00eb gjall\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb 30 viteve dhe zbuloi se deri n\u00eb vitin 2022, m\u00eb pak se 1 n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":993860,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[318,23],"tags":[],"class_list":["post-993859","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mjekesi","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/993859","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=993859"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/993859\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/993860"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=993859"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=993859"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=993859"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}