{"id":996008,"date":"2024-09-03T13:36:36","date_gmt":"2024-09-03T11:36:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=996008"},"modified":"2024-09-03T13:36:36","modified_gmt":"2024-09-03T11:36:36","slug":"sfidat-me-dezinformimin-aktivisti-rom-tregon-per-pervojat-me-lajmet-e-rreme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/sfidat-me-dezinformimin-aktivisti-rom-tregon-per-pervojat-me-lajmet-e-rreme\/","title":{"rendered":"Sfidat me dezinformimin, aktivisti Rom tregon p\u00ebr p\u00ebrvojat me lajmet e rreme"},"content":{"rendered":"<p><strong>Lajmet e rreme, ose &#8220;fake news,&#8221; jan\u00eb nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb epok\u00ebs digjitale, duke k\u00ebrc\u00ebnuar integritetin e informacionit dhe ndikimin mbi p\u00ebrceptimet publike. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku informacioni qarkullon me shpejt\u00ebsi p\u00ebrmes rrjeteve sociale dhe mediave online, dallimi midis fakteve dhe trillimeve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Por sa i p\u00ebrket perspektiv\u00ebs dhe ndikimit t\u00eb k\u00ebtyre lajmeve tek komunitetet jo-shumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, aktivisti i dalluar Rom dhe nj\u00eb prej drejtuesve t\u00eb organizat\u00ebs &#8220;Durmish Aslano&#8221;, Sejnur Veshall, ka bashk\u00ebbiseduar me gazetaren Shyret Hoxha n\u00eb nj\u00eb vodcast t\u00eb mbajtur n\u00eb \u201cRadio Romano Avazo\u201d &#8211; i realizuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit \u201cLuftimi i dezinformimit dhe propagand\u00ebs p\u00ebrmes Edukimit Medial p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, i financuar p\u00ebrmes grantit t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitet e fundit n\u00eb aktivitetin e mediave sociale \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e theksuar dhe shum\u00eb d\u00ebshpruese tendenca e lajmeve t\u00eb rrejshme, ose si\u00e7 quhet n\u00eb diskursin publik \u201cFake News\u201d e cila dhe e komplimenton \u00e7\u00ebshtjen e keqp\u00ebrdor\u00ebrimeve mbi natyrat e ndryshme. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e theksuar dhe besoj q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb strukturuar emancipimi dhe vet\u00ebdij\u00ebsimi mbi eliminimin apo zbutjen n\u00eb kontentin e lajmeve t\u00eb rrejshme, pasi q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb d\u00ebrmuese t\u00eb lajmeve, specifikisht n\u00eb kontentin e rrjeteve sociale t\u00eb cilat p\u00ebrdoren m\u00eb shum\u00eb n\u00eb telefon, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb zhvillim dhe n\u00eb rritje m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mesin ton\u00eb, duke u referuar pjes\u00ebs t\u00eb cil\u00ebs se nuk mundemi q\u00eb ta orientojm\u00eb kredibilitetin dhe zhvillimin adekuat t\u00eb nj\u00eb monitorimi mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.\u201d \u2013 u shpreh Veshall, gjat\u00eb bashk\u00ebbisedimit vodcast me gazetaren Shyret Hoxhaj e cila po vijon programin e pun\u00ebs praktike n\u00eb Radio Romano Avazo, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit projekt \u201cLuftimi i dezinformimit dhe propagand\u00ebs p\u00ebrmes Edukimit Medial p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, i financuar p\u00ebrmes grantit t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Se a ka hasur ai personalisht n\u00eb lajme t\u00eb rrejshme dhe se si i ka menaxhuar si t\u00eb tilla, Veshall tregon n\u00eb vijim: \u201cEkzistojn\u00eb raste, por nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dallime relative mes meje si nj\u00eb person i cili pjes\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb aktiviteteve t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve publike e kalon me Shoq\u00ebrin\u00eb Civile dhe jam m\u00eb af\u00ebr me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje dhe relativiteti i mendimit k\u00ebtu d\u00ebshton, por n\u00ebse e marrim kontekstin e nj\u00eb personi t\u00eb thjesht\u00eb se si do ta kuptone ose si do e haste k\u00ebt\u00eb problem, si p.sh. n\u00eb rastin e n\u00ebn\u00ebs sime se kur e sheh\u00eb nj\u00eb lajm t\u00eb rrejsh\u00ebm se sa shpejt i beson asaj, por n\u00ebse e marrim nga prespektiva ime q\u00eb un\u00eb m\u00eb shum\u00eb i jap r\u00ebnd\u00ebsi kredibilitetit t\u00eb informat\u00ebs ose servisit i cili ofron informat\u00eb, e pastaj mundem ta hulumtoj dhe lajmin, ose ndryshe lajmet t\u00eb cilat n\u2019a shfaqen \u00e7do dit\u00eb nuk mundemi t\u00eb i japim r\u00ebnd\u00ebsi dhe kjo n\u2019a b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb i japim m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi lajmeve q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb i filtrojm\u00eb se a jan\u00eb t\u00eb rrejshme apo jo, gjithmon\u00eb ato lajme t\u00eb ndara nga persona kredibil dhe media kredibile, pa i\u2019u ndar\u00eb dhe institucioneve t\u00eb cilat jan\u00eb dora e par\u00eb e informacioneve t\u00eb sh\u00ebndosha. M\u00eb ka ndodhur q\u00eb t\u00eb kem hamendje n\u00eb ndonj\u00eb lajm t\u00eb rrejsh\u00ebm, por e kam pasur shum\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb verifikimin e lajmit duke i referuar filtrimit q\u00eb p\u00ebrmenda.\u201d \u2013 thot\u00eb ai.<\/p>\n<p><iframe title=\"Podcast me Shyret  Hoxhaj- FakeNews- Reporter\" width=\"500\" height=\"281\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/aEiUCflV2d4?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p>Gjithashtu Sejnur Veshall ndan\u00eb edhe metodat t\u00eb cilat p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr t\u00eb klasifikuar nj\u00eb lajm t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cLajmi gjithmon\u00eb varet nga produksioni dhe vet\u00eb fakti kush e plason, gjithnj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb vjen raporti institucional q\u00eb modeomos duhet t\u00eb jet\u00eb i sh\u00ebndosh mbi k\u00ebt\u00eb kontekst, por \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u2019i shohim si dor\u00eb e par\u00eb e marrjes s\u00eb informatave, pasi q\u00eb informata \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb. Nd\u00ebrsa kur i referohemi dhe lajmeve t\u00eb cilat n\u2019a ofrojn\u00eb portalet duhet t\u2019i\u2019a shohim dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb cili gazetar apo portal po e ofron at\u00eb lajm, pra k\u00ebtu ndodh ai filtrimi mes mediave t\u00eb cilat jan\u00eb vet\u00ebm online dhe mediave t\u00eb cilat e p\u00ebrmbushin k\u00ebt\u00eb nocionin mediatik dhe plasojn\u00eb nj\u00eb lajm i cili kalon p\u00ebrmes filtrave, rrug\u00ebve t\u00eb duhura redaktoriale dhe n\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e informatave.\u201d \u2013 njofton ai.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur dhe cilat grup mosha jan\u00eb viktim\u00eb e lajmeve t\u00eb rrejshme, si dhe cilat rrjete sociale p\u00ebrmbajn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti lajme t\u00eb rrejshme.<\/p>\n<p>\u201cNdoshta mosha rinore \u00ebsht\u00eb m\u00eb e theksuar mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por dhe mosha madhore t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb informata bazike. \u00c7do gj\u00eb e cila vjen nga telefoni, me ardhjen e \u201cTik-Tok\u201dut, \u201cSnapchat\u201d-it, lajmet e rrejshme kan\u00eb marrur nj\u00eb vrull shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh dhe faktorizimi i njer\u00ebzve jo-adekuat po ndodh dhe n\u00eb jet\u00ebn publike dhe private me degradimin total t\u00eb mediave, me degradimin total t\u00eb diskursit publik dhe me degradimin total t\u00eb cenimit qoft\u00eb familjar apo qoft\u00eb informativ. Un\u00eb besoj q\u00eb k\u00ebtu hyn\u00eb dhe ideja jon\u00eb q\u00eb monitorimi nuk po ndodh n\u00eb kontentin adekuat dhe duhet t\u00eb kemi nj\u00eb \u201cdor\u00eb\u201d m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb qoft\u00eb nga institucionet qoft\u00eb ndonj\u00eb projekt m\u00eb adekuat q\u00eb ne ta kemi inputin e duhur se si duhet ta menaxhojm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Duhet pasur parasysh q\u00eb tani rinia \u00ebsht\u00eb n\u00eb v\u00ebrdallje vet\u00ebm n\u00eb \u201cTik-Tok\u201d dhe ekziston nj\u00eb fluks i madh i analfabet\u00ebve adekuat, analfabet\u00eb aktiv t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ndajn\u00eb informata mbi \u201cTik-Tok\u201d-un dhe ne i marrim ato informata, e q\u00eb aty ndodh vet\u00ebm d\u00ebshtimi jon\u00eb i par\u00eb duke e nisur rrug\u00ebtimin ton\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb. Ne mund t\u00eb kemi shum\u00eb aludime, por pa pasur ndonj\u00eb verdikt final se si mundet t\u00eb ndryshoj dhe si do t\u00eb jet\u00eb ideja komplete p\u00ebr t\u2019i ndar\u00eb institucionet nga ndonj\u00eb dor\u00eb m\u00eb e fort\u00eb p.sh. donator ose projekt, duhet t\u00eb ekzistoj nj\u00eb platform\u00eb adekuate q\u00eb at\u00ebher\u00eb do biem n\u00eb nj\u00eb konsesus final.\u201d \u2013 b\u00ebri t\u00eb ditur Veshall.<\/p>\n<p>Ai tregon dhe disa m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrhapjen e lajmeve t\u00eb rrejshme n\u00eb tregun e lajmeve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk besoj se mundemi t\u00eb i ndalojm\u00eb, por monitorimi dhe informimi m\u00eb i thell\u00eb duhet zbritur qoft\u00eb nga konteksti akademik, qoft\u00eb nga shkollat fillore dhe t\u00eb mesme q\u00eb s\u00eb paku t\u00eb ket\u00eb ligjerata apo diskutime me nx\u00ebn\u00ebsit mbi lajmet e rrejshme p\u00ebr t\u2019i klasifikuar, pra p\u00ebr t\u2019i\u2019a pasuruar diapazonin informativ. K\u00ebtu mund t\u00eb kemi vet\u00ebm disa hapa m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb q\u00eb ta arrijm\u00eb q\u00ebllimin p\u00ebr ta kristalizuar dhe klarifikuar k\u00ebt\u00eb kontent, por gjithnj\u00eb nuk mund t\u00eb i ndalojm\u00eb pasi q\u00eb ata gjithmon\u00eb do t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb format p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme, por vet\u00ebm n\u00ebse mund t\u00eb biem n\u00eb kontestin e filtrimeve kjo do t\u00eb ishte n\u00eb rregull.\u201d \u2013 shtoi ai.<\/p>\n<p>Gjithashtu ai tregon dhe mbi sigurin\u00eb e informacioneve t\u00eb cilat shp\u00ebrndahen, si dhe kontrollimin nga institucionet adekuate shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cJo nuk jan\u00eb t\u00eb sigurta, sepse ka dhe media t\u00eb cilat mund ta cenojn\u00eb dhe jet\u00ebn publike e private t\u00eb nj\u00eb personi, e q\u00eb e vetmja adres\u00eb momentalisht q\u00eb mund t\u00eb i qasemi p\u00ebr shtytje \u00ebsht\u00eb policia e Kosov\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb marrin nj\u00eb hap, por nuk mund t\u00eb kemi forc\u00eb adekuate, andaj besoj q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekstin informativ ose q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb strategji adekuate p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, do t\u00eb ishte m\u00eb e kapshme e cila do mb\u00ebrthente t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb jemi duke i diskutuar, por kjo kuptohet q\u00eb duhet t\u00eb niset nga instuticionet relevante q\u00eb do ishte dhe prioritet shtet\u00ebror\u00eb p\u00ebr ta rregulluar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.\u201d \u2013 tha ai.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, ai ndan\u00eb mesazh dhe me t\u00eb rinjt\u00eb se si duhet pasur kujdes n\u00eb marrjen e informacioneve.<\/p>\n<p>\u201cBesoj se s\u00eb paku duhet ta hulumtuar kredibilitetin e lajmeve, t\u00eb mos ken\u00eb qasje t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb me marrjen e informatave nga rrjetet sociale si \u201cTik-Tok\u201d-u, \u201cSnapchat\u201d-i etj. Por k\u00ebto rrjete t\u00eb i p\u00ebrdorin p\u00ebr humbje kohe, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebr humbje kohe e q\u00eb nuk duhen faktorizuar, qoft\u00eb persona apo portale n\u00eb k\u00ebto ide sepse ve\u00e7\u00ebse deformimi informativ ndodh nga kjo.\u201d \u2013 p\u00ebrfundon Sejnur Veshall.<\/p>\n<p>*<em><strong>Ky artikull dhe vodcast u realizuan n\u00eb kuad\u00ebr projektit t\u00eb gazet\u00ebs online Reporteri.net \u201cLuftimi i dezinformimit dhe propagand\u00ebs p\u00ebrmes edukimit medial p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d. Ky projekt u financua p\u00ebrmes grantit t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb. Mendimet, p\u00ebrfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb Autorit(\u00ebve) dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lajmet e rreme, ose &#8220;fake news,&#8221; jan\u00eb nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb epok\u00ebs digjitale, duke k\u00ebrc\u00ebnuar integritetin e informacionit dhe ndikimin mbi p\u00ebrceptimet publike. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku informacioni qarkullon me shpejt\u00ebsi p\u00ebrmes rrjeteve sociale dhe mediave online, dallimi midis fakteve dhe trillimeve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Por sa i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":996014,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[2021,2020],"class_list":["post-996008","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-luftimi-i-dezinformimit-dhe-propagandes-permes-edukimit-medial-per-komunitetet-joshumice-ne-kosove","tag-projekti-1"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/996008","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=996008"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/996008\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/996014"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=996008"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=996008"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=996008"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}