{"id":997212,"date":"2024-09-06T11:29:49","date_gmt":"2024-09-06T09:29:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=997212"},"modified":"2024-09-06T11:33:51","modified_gmt":"2024-09-06T09:33:51","slug":"gashi-shba-te-kane-ndihmuar-ne-ngritjen-e-cilesise-ne-arsimin-e-larte-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/gashi-shba-te-kane-ndihmuar-ne-ngritjen-e-cilesise-ne-arsimin-e-larte-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Drejtori i AKA: SHBA-t\u00eb kan\u00eb ndihmuar n\u00eb ngritjen e cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs (SHBA) kan\u00eb financuar disa projekte n\u00eb Agjencin\u00eb e Akreditimit t\u00eb Kosov\u00ebs (AKA), me \u00e7\u2019rast kjo e fundit ka arritur t\u00eb avancoj\u00eb standardet e cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb, duke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kriteret e Asociacionit Evropian t\u00eb Sigurimit t\u00eb Cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb (ENQA). <\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka deklaruar drejtori i Agjencis\u00eb Kosovare t\u00eb Akreditimit, Naim Gashi, duke shtuar se ky avancim p\u00ebrfshin zhvillimin e metodologjive t\u00eb reja p\u00ebr vler\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb dhe integrimin e standardeve evropiane t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb (ESG), t\u00eb cilat ndihmojn\u00eb n\u00eb ngritjen e nivelit t\u00eb arsimit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e reputacionit t\u00eb institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>Front Online: <\/strong><\/em><strong>Agjencia e Akreditimit t\u00eb Kosov\u00ebs (AKA) n\u00ebp\u00ebrmjet disa projekteve \u00ebsht\u00eb financuar nga Ambasada e SHBA-ve p\u00ebr ngritjen e cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb. Cilat kan\u00eb qen\u00eb efektet pozitive nga projektet e sip\u00ebrp\u00ebrmendura?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Gashi:<\/strong> <\/em>SHBA ka financuar disa projekte n\u00eb AKA, t\u00eb cilat kan\u00eb pasur ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr zhvillimin e kapaciteteve t\u00eb Agjencis\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb ngritjes s\u00eb vazhdueshme t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, duke zhvilluar edhe kapacitet teknike t\u00eb AKA p\u00ebr ofrimin e sh\u00ebrbimeve profesionale nga AKA p\u00ebr IAL.<\/p>\n<p>Financimi i dokumentit: \u201cAnaliza tematike e proceseve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb Akreditimin\/Ri-akreditimin e Programeve t\u00eb Studimit\u201d, q\u00eb u zhvillua brenda konceptit t\u00eb Programit \u201cSpecialist Fulbright\u201d, dhe i sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit t\u00eb SHBA-s\u00eb me financim nga Qeveria Amerikane dhe e zbatuar nga World Learning. Kjo ka ndikuar q\u00eb AKA t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb mekanizma dhe t\u00eb ngrit kapacitetet e brendshme p\u00ebr zhvillimin e analizave dhe raporteve tematike p\u00ebr nevoja t\u00eb AKA p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Vizitat studimore nj\u00eb javore e delegacioni i Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Akreditim (AKA) dhe MASHTI-it (Qendra NARIC), n\u00eb SHBA n\u00eb Asociacionit p\u00ebr Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri Aplikative (ATMAE)n\u00eb Orlando t\u00eb Floridas n\u00eb ShBA.<\/p>\n<p>Partneri implementues i projektit, Kosovo Unitet State Alumni (KUSA) i angazhuar nga Ambasada e SHBA-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, ka n\u00ebnshkruar m\u00eb 21.09.2020 kontratat me Agjencin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr Akreditim (AKA) dhe partnerin implementues WUS Kosova, p\u00ebr financimin e dy projekteve, n\u00eb vler\u00eb prej 65 mij\u00eb dollar\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe teknike t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Akreditimit dhe plot\u00ebsimin e kritereve kryesore p\u00ebr kthimin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Asociacionin Evropian t\u00eb Sigurimit t\u00eb Cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb (ENQA).<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbimit n\u00eb fush\u00ebn e arsimit K\u00ebshilli Amerikan p\u00ebr Edukim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Zyra n\u00eb Kosov\u00eb (American Councils for International Education Office in Kosovo) ka mund\u00ebsuar realizimin e projektit t\u00eb detajuar p\u00ebr digjitalizimin e komplet procesit t\u00eb akreditimit n\u00eb AKA, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit Fulbright Specialist n\u00eb fush\u00ebn e digjitalizimit.<\/p>\n<p><strong>Efektet pozitive, q\u00eb jan\u00eb arritur me bashk\u00ebpunimin dhe financimit nga ambasada e ShBA-ve:<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrmir\u00ebsimi i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb: Me ndihm\u00ebn e projekteve, AKA ka arritur t\u00eb avancoj\u00eb standardet e cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb, duke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kriteret e Asociacionit Evropian t\u00eb Sigurimit t\u00eb Cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb (ENQA). Ky avancim p\u00ebrfshin zhvillimin e metodologjive t\u00eb reja p\u00ebr vler\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb dhe integrimin e standardeve evropiane t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb (ESG), t\u00eb cilat ndihmojn\u00eb n\u00eb ngritjen e nivelit t\u00eb arsimit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e reputacionit t\u00eb institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe teknike: Projekte t\u00eb tilla si zhvillimi i nj\u00eb sistemi t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb dhe krijimi i mekanizmave p\u00ebr vler\u00ebsimin e brendsh\u00ebm kan\u00eb ndihmuar n\u00eb ngritjen e kapaciteteve t\u00eb AKA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb menaxhuar dhe monitoruar cil\u00ebsin\u00eb e arsimit. Kjo p\u00ebrfshin krijimin e nj\u00eb infrastrukture m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr akreditimin dhe vler\u00ebsimin e institucioneve dhe programeve akademike.<\/p>\n<p>Rritja e transparenc\u00ebs dhe pavar\u00ebsis\u00eb: Implementimi i mekanizmave p\u00ebr raportimin e shkeljeve t\u00eb standardeve dhe krijimi i nj\u00eb platforme elektronike p\u00ebr l\u00ebshimin e v\u00ebrtetimeve online kan\u00eb kontribuar n\u00eb rritjen e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies s\u00eb AKA-s\u00eb. Kjo ndihmon n\u00eb sigurimin q\u00eb proceset e akreditimit jan\u00eb t\u00eb hapura dhe t\u00eb ndershme, duke forcuar besimin e publikut dhe t\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb sistemin e arsimit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Modernizimi i proceseve administrative: Projekte, si zhvillimi i nj\u00eb ueb faqeje t\u00eb re p\u00ebr AKA-n\u00eb dhe implementimi i platformave elektronike kan\u00eb ndihmuar n\u00eb modernizimin dhe p\u00ebrshpejtimin e procesit t\u00eb akreditimit. Kjo ka p\u00ebrmir\u00ebsuar efikasitetin dhe ka ulur koh\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb kompletuar procedurat e akreditimit.<\/p>\n<h2>P\u00ebrkrahje financiare mbi 100 mij\u00eb dollar\u00eb amerikan dhe p\u00ebrkrahje me ekspert\u00eb<\/h2>\n<p><strong>Sa \u00ebsht\u00eb shuma e p\u00ebrgjithshme financiare q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur deri m\u00eb tani AKA n\u00ebp\u00ebrmjet projekteve t\u00eb ndryshme nga SHBA-t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Gashi:<\/strong> <\/em>N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve p\u00ebrkrahje ka qen\u00eb teknike n\u00ebp\u00ebrmes ekspert\u00ebve amerikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrkrahur AKA-n\u00eb zbatimin e standardeve t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb. Ne nuk posedojm\u00eb ndonj\u00eb shif\u00ebr t\u00eb sakt\u00eb se sa ka kushtuar p\u00ebrkrahje q\u00eb AKA ka p\u00ebrfituar nga Ambasada Amerikane. P\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrkrahjes me ekspert\u00eb, Ambasada e SHBA-s\u00eb ka p\u00ebrkrahur projekte t\u00eb ndryshme q\u00eb lidhen me cil\u00ebsin\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb n\u00eb vler\u00eb mbi 100 mij\u00eb dollar\u00eb. Me p\u00ebrgjegj\u00ebsi mund t\u00eb them se p\u00ebrkrahje ka qen\u00eb kruciale p\u00ebr ngritjen e cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>AKA \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur edhe me ekspert\u00eb eminent\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb dhe inxhinieris\u00eb. \u00c7ka kan\u00eb ndihmuar konkretisht k\u00ebta ekspert\u00eb Kosov\u00ebn me p\u00ebrvoj\u00ebn e tyre?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Gashi:<\/strong> <\/em>Me p\u00ebrkrahjen nga Ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 Projekti Fulbright, n\u00eb Agjencin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr Akreditim (AKA), m\u00eb 2021, \u00ebsht\u00eb finalizuar dhe publikuar projekti zbatues i studimit t\u00eb fizibilitetit p\u00ebr digjitalizimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb proceseve n\u00eb Agjencin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr Akreditim.<\/p>\n<p>P\u00ebrkrahja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmes ekspertes amerikane dr. Trenia Walker. P\u00ebrmes k\u00ebtij projekti \u00ebsht\u00eb dizajnuar digjitalizimi dhe automatizimi i t\u00eb gjitha proceseve n\u00eb AKA, si dhe \u00ebsht\u00eb rritur transparenca ndaj publikut.<\/p>\n<p>Me fondet amerikane ky projekt \u00ebsht\u00eb dizajnuar. Nd\u00ebrsa me fondet austriake \u00ebsht\u00eb zbatuar teknikisht digjitalizimi i shumic\u00ebs s\u00eb proceseve n\u00eb AKA. Pjes\u00eb e k\u00ebtij suksesi ka qen\u00eb procesi i deklarimit t\u00eb stafit akademik (mbi 3000) dhe aplikimi p\u00ebr procesin e akreditimit\/riakreditimit t\u00eb programeve t\u00eb studimit. Ky proces \u00ebsht\u00eb avancuar dhe modernizuar gjat\u00eb k\u00ebtij viti n\u00ebp\u00ebrmes zhvillimit t\u00eb platform\u00ebs s\u00eb re, me financimin e Agjencis\u00eb Austriake p\u00ebr Zhvillim (ADA), n\u00ebp\u00ebrmes Projektit HEI 25. T\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e deklarimit t\u00eb stafit do t\u00eb ruhen n\u00eb sistem dhe nga viti i ardhsh\u00ebm do t\u00eb thjesht\u00ebsohet procesi i deklarimit.<\/p>\n<p><strong>A posedoni statistika t\u00eb student\u00ebve kosovar q\u00eb kan\u00eb studiuar n\u00eb Universitete t\u00eb ndryshme n\u00eb SHBA, konkretisht bazuar n\u00eb diplomat e nostrifikuara t\u00eb tyre dhe a angazhohen shumica prej tyre q\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb SHBA n\u00eb sistemin e arsimit t\u00eb Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Gashi:<\/strong> <\/em>K\u00ebto statistika nuk i posedon AKA, por dim\u00eb q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh i student\u00ebve nga Kosova p\u00ebrfitojn\u00eb bursa p\u00ebr vazhdimin e studimeve n\u00eb Shtetet e Bashkuara, nd\u00ebrsa nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb i vog\u00ebl studiojn\u00eb edhe me vet\u00ebfinancim.<\/p>\n<h2>Kosova mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb shum\u00eb nga sistemi arsimor amerikan<\/h2>\n<p><strong>\u00c7ka mund t\u00eb p\u00ebrfitoj m\u00eb shum\u00eb Kosova nga sistemi arsimor amerikan?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Gashi:<\/strong> <\/em>AKA ka bashk\u00ebpunim t\u00eb frytsh\u00ebm me Agjencin\u00eb Homologe Amerikane ATMAE, e cila \u00ebsht\u00eb e fokusuar n\u00eb fush\u00ebn e inxhinieris\u00eb dhe programeve CIT (Kompjuterik\u00eb, informatik\u00eb dhe teknologji). Homolog\u00ebt tan\u00eb amerikan\u00eb i kemi ftuar dhe kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e procesit t\u00eb akreditimit n\u00eb Kosov\u00eb. Ata po u japin institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb ide konkrete p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebtij sektori. Presidenti i ATMAE ka qen\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i ekipit t\u00eb ekspert\u00ebve p\u00ebr akreditimin e doktoratur\u00ebs n\u00eb FIEK t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs. Pra bashk\u00ebpunimi dhe p\u00ebrkrahja \u00ebsht\u00eb konkrete dhe rezultatet jan\u00eb evindete.<\/p>\n<p>Kosova mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb shum\u00eb nga sistemi arsimor amerikan n\u00eb disa m\u00ebnyra. Sistemi amerikan \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr fleksibilitetin dhe fokusin n\u00eb zhvillimin e aft\u00ebsive praktike dhe kritike. Kosova mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb duke integruar metoda t\u00eb ndryshme m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe kurikula q\u00eb inkurajojn\u00eb mendimin kritik, krijimtarin\u00eb, dhe zgjidhjen e problemeve.<\/p>\n<p>Programet e trajnimit dhe zhvillimit profesional p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb SHBA jan\u00eb t\u00eb avancuara dhe t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e aft\u00ebsive t\u00eb tyre. Kosova mund t\u00eb adoptoj\u00eb k\u00ebto praktika p\u00ebr t\u00eb forcuar aft\u00ebsit\u00eb e msimdh\u00ebn\u00ebsve dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar cil\u00ebsin\u00eb e m\u00ebsimdh\u00ebnies.<\/p>\n<p>Sistemi amerikan ka investuar shum\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00ebn dhe teknologjin\u00eb edukative. Kosova mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga eksperiencat dhe praktikat m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb integrimin e teknologjis\u00eb n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe krijimin e ambienteve t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Universitetet amerikane jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e lart\u00eb t\u00eb k\u00ebrkimit dhe edukimit. Kosova mund t\u00eb inkurajoj\u00eb partneritete me institucione t\u00eb tilla p\u00ebr t\u00eb rritur standardet e k\u00ebrkimit dhe p\u00ebr t\u00eb ofruar mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr student\u00ebt dhe akademik\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>*<em>Ky artikull\/intervist\u00eb u realizua nga mediumi \u201c<a href=\"https:\/\/frontonline.net\/gashi-shba-te-kane-ndihmuar-ne-ngritjen-e-cilesise-ne-arsimin-e-larte-ne-kosove\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Front Online<\/a>\u201d, p\u00ebr dhe n\u00eb kuad\u00ebr projektit t\u00eb gazet\u00ebs online Reporteri.net: \u201cLuftimi i dezinformimit dhe propagand\u00ebs p\u00ebrmes Edukimit Medial p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, i financuar p\u00ebrmes grantit t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb. Mendimet, p\u00ebrfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb Autorit(\u00ebve) dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs (SHBA) kan\u00eb financuar disa projekte n\u00eb Agjencin\u00eb e Akreditimit t\u00eb Kosov\u00ebs (AKA), me \u00e7\u2019rast kjo e fundit ka arritur t\u00eb avancoj\u00eb standardet e cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb, duke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kriteret e Asociacionit Evropian t\u00eb Sigurimit t\u00eb Cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb (ENQA). K\u00ebshtu ka deklaruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":997213,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750,21],"tags":[2021,2020,624],"class_list":["post-997212","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","category-lajme","tag-luftimi-i-dezinformimit-dhe-propagandes-permes-edukimit-medial-per-komunitetet-joshumice-ne-kosove","tag-projekti-1","tag-shba"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/997212","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=997212"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/997212\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/997213"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=997212"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=997212"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=997212"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}