×
  • Extra
  • Stil

    A është e sigurt të vendosni tampon gjatë natës?

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 22:44

    Nëse gjatë periodave tamponi është produkti më i rehatshëm për ju, me siguri keni menduar nëse është ose jo e shëndetshme ta mbani atë gjatë gjithë natës.


    Sipas gjinekologëve, mund të flini me një tampon gjatë natës vetëm nëse nuk e lini për më shumë se 8 orë.

    Mbajtja e tamponëve për një kohë të gjatë, lidhet me TSS (toxic shock syndrome)- një sëmundje e rrallë, por serioze që mendohet se shkakton infeksione të rënda nga baktere të caktuara. Prandaj, rregulli kryesor është ndërrimi i shpeshtë i tamponit pasi gjatë periodave gratë janë më të riskuara ndaj kësaj sëmundjeje.

    Duke e mbajtur për më shumë orë seç duhet tamponin (ose linesin) krijojmë padashje një mjedis miqësor për bakteret që më tej shkaktojnë infeksione të ndryshme.

    Edhe pse materiali i tamponit mund të ndryshojë nga njëri lloj në tjetrin dhe siguria mund të jetë më e madhe, për të qenë të qetë, mos e mbani më shumë se 8 orë maksimumi.

    Madje mjekët sugjerojnë të bëhet kujdes edhe me higjenën personale gjatë procesit të heqjes/ndërrimit pasi bakteret mund të transmetohen dhe qëndrojnë nëpër duar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!