×
  • Extra
  • Stil

    Befason një studim i ri: Pse duhet të inatosemi gjysmë ore në ditë?

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 13:05

    Sa herë në ditë ju ndodh që të inatoseni? Inatoseni me fëmijët, me kolegët, me partnerin, me nënën apo me persona të tjerë. Nëse edhe ju inatoseni shpesh, vjen një lajm i mirë, pasi një gjë e tillë i bën mirë shëndetit, nëse nuk teprohet.


    Gjysmë ore në ditë, është limiti për tu inatosur për të përfituar, thotë një studim i Universitetit Autonom të Meksikës (UNAM).

    Bazuar në këtë studim, inatosja dhe shfryrja e mërzisë për gjysmë ore në ditë, shkarkon stresin, përmirëson shëndetin e zemrës dhe atë të rrugëve të frymëmarrjes.

    Kjo pasi duket se zemërata shkakton një impuls neurokimik, i cili është në gjendje që të stimulojë valët cerebrale. Kjo do të thotë se sa herë që ne inatosemi, shtohet frekuenca kardiake dhe ajo e frymëmarrjes, duke i përmirësuar të dyja.

    Inati shkakton prodhimin e dopaminës dhe noradrenalinës, dy hormone shumë të shëndetshme për organizmin tonë.

    E para stimulon trurin që të punojë më mirë dhe noradrenalina rrit frekuencën kardiake dhe opresionin e gjakut, shkruan noa.al. Por këshillohet që inati të mos zgjasë më shumë se kaq, pasi në të kundërt prodhon kortizolin, i cili njihet si hormoni i stresit që shkakton shtim peshe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!