×
  • Extra
  • Stil

    Çfarë ndodh me dhjamin kur dobësohem

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 15:24

    Për disa persona rënia në peshë është një objektiv i pamundur, pavarësisht aplikimit të shumë dietave dhe aktiviteteve fizike.


    Gjithsesi, të paktë janë ata që e dinë se çfarë ndodhë me yndyrat e akumuluara dhe të djegura gjatë aktiviteteve fizike. Deri më tani shumë njerëz kanë besuar se dhjami i akumuluar ose yndyrat e djegura transformohen në energji, mirëpo kjo teori është e gabuar.

    Disa teori thonë se yndyrat e djegura kthehen në masë muskulore, gjë e cila është e pamundur.

    Përgjigja e saktë e kësaj pyetje është se dhjami konvertohet në dioksid karboni dhe ujë. Njeriu e nxjerr dioksidin e karbonit përmes frymëmarrjes, ndërsa ujin përmes lëngjeve trupore apo djersës.

    Nëse humbisni 4 kilogramë, 3 kilogramë yndyra humbasin përmes mushkërive përkatësisht përmes dioksidit të karbonit, ndërsa 1 kilogram del përmes lëngjeve të trupit.

    Natyrshëm lind pyetja nëse mund të humbisni peshë vetëm duke marrë frymë? Për fat të keq, nuk funksionon kështu. E vetmja mënyrë për të rritur sasinë e dioskidit të karbonit është duke lëvizur muskujt. Për shembull, qëndrimi në këmbë ose thjesht procesi i të veshurit dyfishon ritmin dhe aktivitetin metabolik.

    Këtë ritëm mund ta shpejtoni edhe duke ecur, vrapuar, gatuar apo pastruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!