Dikur e quanin të shëmtuar dhe pa stil, sot është gruaja më e fuqishme e botës

Në dhjetë vitet e fundit, revista Forbes e ka shpallur atë nëntë herë gruan më të fuqishme në botë. Për dallim nga partnerët e saj të mëparshëm, George W. Bush, Tony Blair, Jacques Chirac dhe Silvio Berluskoni, Merkel mbetet në pushtet dhe do të përpiqet të qëndrojë aty edhe për disa kohë.


Gjatë udhëheqjes së saj, ajo mori rol vendimtar gjatë krizës së emigrantëve, kundërshtoi Rusinë në krizën ukrainase dhe së fundmi, pas zgjedhjes së Donald Trump president të SHBA-ve, nga shumica konsiderohet si pishtare e demokracisë liberale perëndimore, transmeton Reporteri.net

Me një doktoraturë në kiminë kuantike, Merkel (62) është shumë më e njohur me qasjen metodike dhe pragmatike në zgjidhjen e problemeve, sesa nëpërmjet përdorimit alegoritmave politike.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, jeta e së cilës gjithmonë zgjon interesim të publikut, jo vetëm për atë që bën dhe se çfarë lloj vendimesh politike merr, por edhe për atë që shihet përtej syve të publikut, se si ajo jeton, çka  blen, ku udhëton, në çfarë apartamenti jeton etj.

Madje siç shkruan gazeta gjermane “View”,  as Ministri i Financave,Wolfgang Schäubl nuk e di banesën e saj,  duke theksuar se asgjë më shumë nuk dihet për banesën me qira, në të cilën jetojnë Merkel dhe burri i saj, profesor i kimisë kuantike.

Gjermanët nuk e shohin Merkelin vetëm si politikane e fizikante, por edhe si grua, ngapak gjyshe dhe si shtëpiake, e cila vetë bën blerjet në dyqan dhe burri i së cilës, rrallë ankohet për aftësitë e saj në kuzhinë.

Por a mund ta besoni se gruaja më e fuqishme e botës dikur paragjykohej për pamjen e saj?

Në kohën kur Merkel u bë zëvendës zëdhënëse e qeverisë së Republikës Demokratike Gjermane nën drejtimin e Lothar de Mezier, kryeministri i parë dhe i fundit i zgjedhur i Republikës Socialiste Demokratike njëherë tha se “pamja e Merkel është krejtësisht e mistershme”. Thuhet se ai madje i kërkoi shefit të tij të kabinetit t’i blejë asaj rroba më të përshtatshme.

“Ajo dukej si një shkencëtare mesatare gjermano-lindore që nuk kujdesesej aspak për pamjen e saj,  me një fustan të varur, sandale me gladiatorë dhe flokë të shkurtër”, ishte shprehur dikur de Mezier. /Reporteri.net