×
  • Extra
  • Stil

    E keni vënë re këtë detaj te celulari i partnerit? Mund të jetë shenjë tradhtie

    Reporteri
    14 Gusht 2020 | 20:53

    Nëse jeni të shqetësuar se partneri apo partnerja ju tradhton, ka disa shenja të cilat ja vlen të merren në konsideratë. Terapistja e çifteve, Melissa Ferrari, thotë se ndryshimi i sjelljes së partnerit/es në raport me celularin, mund të jetë një element dyshues në këtë aspekt.


    Nëse kanë diçka për të fshehur, gjëja e parë që ata bëjnë është ta vendosin përmbys ekranin e celularit në mënyrë që ju mos të shihni asgjë.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që partneri/ja ju tradhton.

    Sipas një studimi të kryer në Britani, 56% e personave që tradhtojnë thonë se përdorin telefonin e tyre për të kontaktuar me partnerët e tjerë. Ndërsa 82% e tyre pranojnë se e mbajnë gjithmonë me vete celularin në mënyrë që partneri/ja e tyre të mos u shohë fshehurazi telefonin.Një tjetër shenjë që paralajmëron ekspertja ka të bëjë me humbjen e dëshirës apo interesit së partnerit/es për të bërë gjëra në çift dhe fillon të veprojë si i pavarur.Nga ana tjetër, Melissa Ferrari sugjeron që të jini të vëmendshëm në ato raste kur partneri/ja fillon të kërkojë sa më shpesh të kryejë marrëdhënie, sepse sipas ekspertes, kjo do të thotë që hormonet e tyre janë në rritje për shkak të sjelljes apo interesit që dikush tjetër ka kushtuar ndaj partnerit/es tuaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!