×
  • Extra
  • Stil

    E konfirmojnë edhe studimet: Syve të kaltër nuk u besohet!

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 15:51

    Njerëzit me sy të kaltër janë më atraktivë, mirëpo ata nuk janë persona të besueshëm – ka treguar studimi i Universitetit të Pragës.


    Shkencëtarët e udhëhequr nga Karel Kleisner kanë arritur në përfundimin që personat me sy të gështenjtë i përjetojnë si njerëz të cilëve mund t’u besojmë, mirëpo janë më pak joshës, transmeton Telegrafi.

    Ekspertët kandidatëve u kanë treguar fotografi të personave me sy të gështenjtë dhe të kaltër, i kanë lutur që t’i vlerësojnë se a u krijojnë besim, sa u janë joshës dhe a u duken si njerëz me vetëbesim.

    Pastaj personave të njëjtë u janë treguar sërish, mirëpo u janë ndërruar ngjyrat e syve.

    Përfundimi në bazë të të cilit kanë arritur shkencëtarët që njerëzit me sy të kaltër i shikojmë si më joshës, ndërkaq ata me sy të gështenjtë si me më shumë vetëbesim dhe persona besnikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!