×
  • Extra
  • Stil

    E thotë shkenca: Femrat e bukura janë të dëmshme për shëndetin

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 11:42

    Shpenzimi i pesë minutave me një femër atraktive i rritë nivelet e kortizolit, hormoni trupor i stresit, sipas një studimi nga Universiteti i Valencias.


    Efektet janë edhe më të mëdha nëse meshkujt besojnë se femra pranë tyre është “jashtë ligës së tyre” . Kortizoli prodhohet nga trupi nën stresin fizik apo psikologjik, dhe është i ndërlidhur me sëmundjet e zemrës.

    Por, duhet thënë se kortizoli mund të ketë efekte pozitive në doza të vogla, duke e përmirësuar mirëqenien.

    Sidoqoftë, nivelet e larta kronike të kortizolit mund ta keqësojnë gjendjen e sëmundjeve të ndryshme, si atyre të diabetit, hipertensionit, impotencës etj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!