×
  • Extra
  • Stil

    Gjestet romantike më të tepruara që njerëzit s’duan as t’i dëgjojnë dhe as t’i shohin

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 7:53

    Romanca sigurisht është e bukur dhe pa të dashuria s’do të kishte kuptim. Por si çdo gjë tjetër, kur është e tepruar, bëhet paksa problematike dhe si pasojë pasioni zbehet.


    Cilat janë disa nga gjestet tipike romantike që njerëzit i përshkruajnë si të tepruara dhe të panevojshme?

    1. “Propozimet ekstravagante në publik para njerëzve të panjohur.”

    2. “Kur fton dikë për të dalë dhe i thua: ‘S’pranoj jo për përgjigje’. Nëse më ftojnë kështu, sigurisht i them jo.”

    3. “Të shfaqesh papritur në shtëpinë ose në vendin e punës të partnerit/es, vetëm për t’i shfaqur dashurinë. E tepruar.”

    4. “Momenti romantik më i sikletshëm është kur i shpreh dikujt dashurinë dhe i thua të mos flasë asnjë fjalë derisa ti të mbarosh.”

    5. “Të kalosh gjithë kohën me të dhe ta shoqërosh në çdo vend të mundshëm.”

    6. “Dy njerëz me pikëpamje komplet të kundërta që vendosin të jenë bashkë pavarësisht ndryshimeve. E vërteta është se nëse polet tuaja janë të kundërta, do vi një ditë që diferencat do t’ju përplasin.”

    7. “Ti thuash dikujt që sapo e ke takuar që ke rënë në dashuri dhe ndihesh shumë pranë tij/saj.

    8.”Të marrësh vendime të mëdha jete dhe t’ja rrëfesh partnerit si surprizë.”

    9.”T’i kërkosh leje babait të saj për të dalë me të.”

    10.”Kur të thonë, “ti je gjysma ime”. Jo, unë nuk dua të më personifikojnë si gjysmë. Ai duhet ta kuptojnë që ne jemi 1 dhe njerëz të ndarë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!