×
  • Extra
  • Stil

    Ju e dini se çfarë do të thotë hungërimi, por nëse një qen mbyll sytë ndërsa e përkëdhelni, kjo nuk është një shenjë e mirë!

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 10:50

    Nëse keni një qen, me siguri mendoni se e njhni shumë mirë


    Por kjo nuk është gjithmonë kështu, sepse disa nga reagimet e tij shpesh kuptohen gabimisht.

    Merrni informatat e nevojshme për të rritur kompaninë tuaj!

    Nëse kanakari shtëpiak mbyll sytë kur e përkëdhelni në kokë, nuk do të thotë që i pëlqen, por ndoshta përpiqet të mbrojë veten, thonë ekspertët e kafshëve.

    Nëse ia ngul sytë, ai do ta përjetojë atë si një sjellje kërcënuese, domethënë një përpjekje për të imponuar dominimin. Prandaj, më mirë të shmangni shikimin e qenit në sy.

    Duhet ta dini që as përqafimet nuk i përshtaten gjithmonë. Ndonëse në këtë mënyrë ne shprehim dashurinë ndaj qenit, për të do të thotë t’ia kufizosh lirinë e lëvizjes.

    Ai shpesh do të gogësijë, do të lëpijë hundën e tij ose do t’i shtyjë veshët mbrapa për të treguar se është nën stres.

    Qenve nuk u pëlqen as të ecin në të njëjtën mënyrë, veçanërisht nëse nuk i lini të ndalojnë dhe të nuhatin përreth.

    Kur dilni me ta, eksploroni shtigje të reja dhe përfshini lojëra që do të ndihmojnë të përvetësojë aftësi të reja, por edhe të jenë i dëgjueshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!