×
  • Extra
  • Stil

    Kjo është bima magjike kundër fryrjes së barkut

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 19:28

    Nje nga bimet me te mira medicinale që i shërben trupit të njeriut për një sërë problemesh është sherebela.


    Ajo vepron si një astringjent, stimulues dhe tonik, shkakton një ngrohtësi në stomak, lehtëson tretjen, shkakton dierezë, përshpejton qarkullimin dhe shërben si qetësues për sistemin nervor kur dikush ka probleme.

    Sherebela pihet në forme çaji dhe ka nje faze përgatitore per t’u bërë gati.

    Fillimisht për ketë gjë neve do të na shërbejnë disa gjethe sherbele dhe një limon.

    Bëjeni çaj dhe pijeni atë për 3 ditë në mëngjes dhe në darkë duke e kombinuar me një dietë të mirë, veçanërisht duke mos ngrenë ushqime me yndyre.

    Sipas dëshirës mund të hedhim edhe një lugë mjaltë në filxhan. Kjo gjë do të na ndihmojë që barku jonë të shfryhet.

    Në mënyrë që rezultati të jetë edhe më i mirë, këshillohet që caji i sherebelës të pihet para drekës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!