×
  • Extra
  • Stil

    Kolegët e punës janë një nga bekimet më të mëdha të jetës

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 20:09

    Jo gjithkush e ka privilegjin të përshtatet dhe t’i pëlqejë shoqëria me kolegët, prandaj miqësitë në vend të punës nuk janë edhe aq të zakonshme sa duhet të jenë.


    Nëse mendoni se shakatë dhe bisedat me kolegët nuk janë asgjë më shumë sesa shpërqendrim i këndshëm në zyre, atëherë duhet ta ndryshoni mendjen, transmeton Telegrafi.

    Kjo për shkak se të pasurit dikë që jua lehtëson punën, që i bën detyrat më të lehta dhe që mund të bisedoni e të bëni shaka është një prej bekimeve në të mëdha të jetës.

    Këto janë gjashtë arsye se përse kjo është e vërtetë:

    1: Miqtë e punës jua bëjnë punën më pak të lodhshme

    Po pra, kur duhet ta ndiqni të njëjtën rutinë çdo ditë në zyre, puna mund të bëhet mjaft e mërzitshme. Por, nëse keni miq të mahnitshëm me të cilët ndani barsoleta dhe argëtoheni, puna asnjëherë nuk është e mërzitshme. Në fakt, bëhet argëtuese dhe emocionuese.

    2: Nuk keni nevojë asnjëherë ta kaloni pauzën në vetmi

    Kolegët e punës që i konsideroni miq do të jenë pranë juve për ta pirë kafenë e pauzës apo për të ngrënë ushqim së bashku.

    3: Miqtë e punës ju kuptojnë për problemet dhe frustrimet që i ekni

    Ndonjëherë e keni të vështirë të ankoheni te familjarët apo miqtë për punën apo për shefin sepse nuk janë aty dhe nuk e dinë saktësisht çfarë po ju pengon.

    Por, miqtë e punës ju kuptojnë për frustrimet dhe vështirësitë që i keni në punë. Ata e kuptojnë cilat detyra ju bezdisin e cilat ju stresojnë.

    Dhe më e rëndësishmja, ata e dinë se si t’ju japin këshilla për t’u ballafaquar me frustrimet dhe problemet.

    4: Me shumë gjasë e keni një “chat” grupor ku kaloni shumë mirë

    Pavarësisht se a është grup ku shpërndani MEME qesharake, GIF-a, thashetheme apo shkëmbeni mesazhe për dramën në punë, ai chat gjithmonë është aktiv dhe asnjëherë nuk bëhet i mërzitshëm.

    5: Netët kur dilni me miqtë e punës janë prej më të mirave

    Po, thashethemet dhe shakatë me miqtë e punës janë argëtuese, por kur dilni bashkë në darkë apo diskotekë, me siguri se edhe aty kaloni mahnitshëm.

    6: Miqtë e punës mund të bëhen si familja juaj

    Duke konsideruar faktin se do t’i shpenzoni minimum 40 orë në javë me miqtë e punës, kjo nuk është aspak e çuditshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!