Koronavirusi, a duhen dezinfektuar ushqimet pasi t’i blejmë në dyqane?

Koronavirusi ka vënë në alarm të gjithë botën. Jo vetëm për numrin e viktimave dhe të të infektuarve që po rritet dita ditës, por edhe në mënyrën e jetesës.


Mes masave drastike nga shumë shtete, izolimi dhe mbyllja e kufijve, shqetësues është edhe fakti nëse a mund të transmetohet ky virus nëpërmjet ushqimeve.

A duhen dezinfektuar ushqimet pasi t’i blejmë në supermarket, konkretisht frutat dhe perimet?

Ekspertët kanë deklaruar për CNN se frutat dhe perimet është mirë që të pastrohen dhe të lahen me ujin e rrjedhshëm që kemi në shtëpi.

Por para kësaj, është shumë e rëndësishme është që ne të dezinfektojmë duart dhe t’i lajmë sa më shpesh ato përpara se të prekim fruta, perimet apo diçka tjetër.

Sipas tyre Covid-19 është një sëmundje respiratore që merret nëpërmjet rrugëve aspiratore, pra që të jemi të kujdesshëm dhe të mos bëhemi shkaktarë të përhapjes së virusit, duhet bërë rregullisht dezifentikimi i duarve dhe larja e tyre me sapun.