×
  • Extra
  • Stil

    Kujdes! Nëntë dezinfektues duarsh që janë shumë të rrezikshëm për lëkurën

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 22:17

    Më 19 qershor, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA (FDA), paralajmëroi për një produkt të rrezikshëm që përmbajnë dezinfektantët e duarve të prodhuar nga “Eskbiochem SA de CV” në Meksikë. Shkak i këtij publikimi ishte prania e metanolit në formulën e këtyre përbërësve, i cili është mjaft i dëmshëm.


    Metanoli, që njihet ndryshe edhe si alkooli i drurit, është një substancë që mund të jetë toksike kur përthithet përmes lëkurës ose gëlltitet. Për këtë arsye, nuk është një përbërës i pranueshëm për dezinfektantët e duarve.

    Lajmërimi vjen në mes të pandemisë globale të koronavirusit kur ka pasur mungesë të përkohshme të produkteve sanitare siç ka qenë edhe dezinfektanti i duarve, për shkak të rritjes së kërkesës.

    Nëntë llojet e produkteve të dezinfektantëve që nuk duhet t’i përdorni:

    Esk Biochem Hand Sanitizer

    CleanCare NoGerm Advanced Hand Sanitizer 75% Alcohol

    Lavar 70 Gel Hand Sanitizer

    The Good Gel Antibacterial Gel Hand Sanitizer

    CleanCare NoGerm Advanced Hand Sanitizer 80% Alcohol

    CleanCare NoGerm Advanced Hand Sanitizer 75% Alcohol

    CleanCare NoGerm Advanced Hand Sanitizer 80% Alcohol

    Saniderm Advanced Hand Sanitizer

    Sipas FDA, në testimet e këtyre produkteve është vënë re një përqindje e lartë e metanolit, 81 për qind metanol u gjet në Lavar Xhel dhe 28 për qind në “CleanCare No Germ”.

    Nëse keni qenë të ekspozuar ndaj dezinfektantëve të duarve që përmbajnë metanol, rekomandohet të kërkoni trajtim mjekësor, në mënyrë që të pastroheni nga efektet e helmimit nga metanoli. “Ekspozimi i konsiderueshëm i metanolit mund të rezultojë në të vjella, dhimbje koke, vizion të turbullt, verbëri të përhershme, gjendje kome, dëmtim të përhershëm të sistemit nervor, madje deri edhe në vdekje”,- thuhet në deklaratën e FDA-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!