×
  • Extra
  • Stil

    “Lëngu i jetës” që nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 19:51

    Lëngu i kokosit i quajtur ndryshe si ‘Lëngu i Jetës’, ka vlera tepër ushqyese dhe ofron një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore.


    Shumë studime kanë treguar se ai vepron si antioksidant i fuqishëm, anti-inflamator, antibakterial, dhe si agjent antiviral, duke ndihmuar në trajtimin e kushteve shëndetësore të ndryshme.Lëngu i kokosit është i mbushur me sheqerna, vitamina, minerale dhe aminoacide. Përfitimet e saj shëndetësore, të tilla si ulja e presionit të lartë të gjakut, i atribuohet këtyre vlerave ushqyesve.

    Arsyet pse uji apo lëngu i kokosit duhet përdorur sa më parë nga ju:

    -Zvogëlon presionin e gjakut
    Uji i kokosit punon si zgjidhje e mahnitshme natyrore për uljen e presionit të gjaku, tek njerëzit me hipertension. Konsumi i rregullt i ujit të kokosit do të ndihmojë në mbajtjen e niveleve të presionit të gjakut në kontroll.

    -Ndihmon të sëmurët me diabet

    Duke qenë të mbushur me elektrolit dhe kalium, uji i kokosit është i nevojshëm nga diabetikët, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak, në kontroll.

    -Shëndeti kardiovaskular
    Lëngu i kokosit mundëson shëndetin kardiovaskular në nivele optimale. Ai gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut.

    -Rrit imunitetin
    Uji i kokosit është i mbushur me acid lauric, i cili rrit imunitetin dhe ndihmon në luftimin e infeksionit.

    -Forcon kockat
    Për shkak të përmbajtjes së tij të lartë të kalciumit, uji i kokosit ndihmon në forcimin e eshtrave, muskujve dhe indeve.

    -Përmirëson tretjen
    Enzimat Bioaktive të kokosit nxisin metabolizmin dhe permiresojnë tretjen.

    -Anti-plakje
    Citokinat e pranishme në ujin e kokosit veprojnë si një masë parandaluese kundër plakjes dhe kancerit. Antioksidanti i tij mbron trupin nga toksinat dhe kimikatet e dëmshme, të cilat në anën tjetër e mbajnë lëkurën të gjallë dhe të qetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!